ARKIVI:
18 Tetor 2024

Dy miqët virtual që si dëgjoja më, Merxhan Kurtishin nga Tetova dhe Naim Tmaven nga Lismiri i Fushë-Kosovës!

Shkrime relevante

Zhdukja është kur individi i fundit i një specieje vdes

Aurel Dasareti https://lapsi.al/2024/10/17/dy-qendrimet-ekstremistet-e-be-kunder-organizatave-humanitare-per-refugjatet-e-gjadrit/ Shqipëria ka filluar të mbushet me “refugjatë” meshkuj nga Azia...

Toka e vinçave: Irani ekzekuton një person çdo katër orë

Ekzekutimi publik i Esmail Jafarzadeh. Foto: Mohsen Zare CC BY 4.0 Arnt...

Hipokrizia e kërkimit shkencor në Shqipëri dhe një Projekt Ligj që zgjidh

Prof. Dr. Pirro Prifti Projekt Ligji për Kërkimin Shkencor të propozuar nga...

Kujtime nga viti 1979, si student, në Shqipëri e mësues, në Suedi

Sinan Kastrati, Suedi ___ Nga Ditari im ___ Në fillim të tetorit (`24) isha sikurse...

Shpërndaj

Gj.- B.Kabashi 
___
E kisha vërejtur me kohë që diçka nuk po dëgjohen miqët e mi të mirë, Merxhan Kurtishi nga Tetova, i diplomuar në ekonomi në vitin 1970 dhe as Naim Tmava nga Lismiri i Fushë Kosovës.
Pse po heshtin, mendoja!
Nuk isha mësuar me heshtjen e tyre.
Më bëri kurreshtar “heshtja” e Merxhan Kurtishit, ati burri inteligjent, që megjithese në moshë, njihej për gjallërinë e tij të madhe. Ka vite e vite që e kisha mik virtual, ndër më të shquarit e mundshëm, i cili merrte pjesë në të gjitha debatet që i zhvilloja në fb dhe e jepte mendimin e tij për pothuaj të gjitha shkrimet që i botoja në Drini. Merxhani ka qenë ndoshta i vetmi tetovar aktiv q’e merrte pjesë e debatonte në temën e islamit politik dhe pasojat e tij shkatërrimtare për kombin.
Ai vdiq sot një vit, më 30.08.2021, në moshën 79 vjeçare.
Vitin e kaluar disa muaj më vonë, pasi e pyeta Valon Kurtishin nga Tetova që e kishte të familjes, e mora vesh se paska vdekur Merxhani, pasi kishte qenë duke u shëruar nga Covid19, në kohën kur u dogj spitali në Tetovë , ku shëroheshin të sëmurët me këtë sëmundje.
Tragjedi, kur mësojmë për vdekjen e një intelektuali të shquar, lexuesi pasionant, alpinisti, një njeriu aq të mbarë në jetë.
Urime viti 2021 nga veterani Merxhan. Foto e 27.07.2013. (Srecna nova 2021 godina veteran Merxhan,foto od 27 07 2013). Marrë nga profili i të ndjerrit në fb. 
Një Njeri që e ka dashur natyrën dhe provonte gjithë kohën të ishte pjesë e saj.
Po ashtu, Sot, pothuaj një vit pas, mësoj që paska vdekur edhe Naim Tmava, një burrë i lindur në vitin 1988.
Trishtuese …
Ai ishte bashkëpunëtor i Drinit dhe një luftëtar i murtajës islamike. Naimi ka qenë ndër të rrallët që e ka kuptuar dhe luftuar me vendosmëri fashizmin islamik, megjithëse aty ku jetonte islamizimi përhapej dhe kultivohej në mënyrën e metodat më antishqiptare.
Naimi më ka dërguar shumë shkrime që ia kam botur në Drini, gjithnjë deri në muajin maj 2021.
Pastaj nuk u dëgjua më … Sot duke menduar rreth bashkëpunimit me të hyra tek profili i tij në fb dhe e vërej një ngushëllim të familjes për vdekjen e tij para një viti.
Më pikëlloi pa masë vdekja e këtij burri në moshë relativisht të re i cili ndaj së keqës nuk është mëdyshur se a duhet folur a jo, por ka folur si njerëzit e mëdhenj e burrat e vërtetë.
Shpirti i këtyre njerëzve kaq të mbarë, të guzimshëm e human, u prehtë në paqen e përjetshme!
___
Ja një shkrim i Naim Tmavës, i datës 2 maj 2021. Nuk janë fare me rëndësi gabimet e mundshme drejtshkrimore, por mendimi i tij.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Eshte humbje e madhe per kombin kur shuhen njerez te mire e patriotë sic ishin z. Kurtishi dhe z. Tmava.
    Ngushellime familjareve dhe shokeve te tyre.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu