Me drejtorin e Biblotekës Kombëtare të Kosovës dhe mikun, Fazli Gajraku-n, unë dhe Nexha. Prishtinë, gusht 2022
Sinan Kastrati, Suedi
Vazhdon nga numri i kaluar me titull ” Vizita në burgun tashmë muze të Prishtinës”, Drini.us, 31 Gusht 2022, në ”Dossier, Histori, Kujtime”
Nga Ditari im me kujtime nga pushimet verore në Shqipëri, Greqi dhe në Kosovë, korrik, gusht 2022 (13)
Burgu i Prishtinës (vazhdim)
Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, te Fazli Gajraku
Në hotelin Grand me Jusuf Buxhovin, Saim Tahirajn … e një grup atdhetarësh humanist nga Zvicrra, Zara e Kroacisë e Kosova
Në Turjakë te nipat e kusherinjët, te Jup Rexhepi e Kamer Ilazi e në Gjakove, të vëllai i madh, Laha
Në Beleg, në familen e Bajram Lush Alisë
Në Prishtinë, në “Amaro” u takuam me:
Skënder Zogajn, Safet Muratin, Ismet Tahirajn e me … Milazim Krasniqin
Biblioteka ime me libra në banesën time në Prishtinë
Me mikun e shtëpisë, studjuesin e madh, njeriun e thjeshtë, të heshtur fjalë pakë e punë shumë, drejtorin e Bibliotekës, Fazli Gajrakun.
Sot është 1 shtatori, dita kur duhët të fillon mësimi në shkollat fillore e të mesme në Kosovë.
-A do të hapen dyert e shkollave për nxënës sot?
Nuk dua të ndërhyej se a është e drejtë greva e mësuesve (mësimdhënësve) të Kosovës, a jo por edhe unë dua ti them disa fjalë si ish mësues Letërsie (atherë: gjuhë eletërsi shqipe) në Kosovë dhe tash, si mësues në Suedi.
E kam fillua punën si mësues qysh kur studjoja, si student i rregullt në UP dhe punoja (100 %), në fund të viteve 1970-ta.
Punova në kohën kur ndiqesha, jo vetëm unë por shumë mësues letërsie (shqipe) e … historie, nga drejtorë shkollash e drejtorë të arsimit në komunë, sekretarë komuteti të LK-së e komandantë policie, që nga qendrat e lokaliteteve e deri në Krahinë (KSAK), me kryet nën gërshërë por asnjëherë nuk bëmë greva, ndoshta pse askush nuk guxonte ta ngrinte “zërin” kundër pushtetit serbo-sllav?
Erdha në Suedi, në fillim të viteve 1990-ta. Edhe këtu punova me e pa rrogë (mujore), vullnetarisht sikurse që shumë kolegë tanë, mësuese të gjuhës shqipe, me nxënës shqiptarë, punojnë pa të ardhura dhe ndiqen nga pushteti grek në Greqi. Ato (shumica janë mësuese), mësimin as në shkolla nuk iu lejohet (godinat shkollore). Nuk i lejojnë të mbahet mësimi plotësues shqip. Mësimin e mbajnë gjysëm ilegalisht nëpër objekte të papërshtatshme për mësim dhe pa mjete pune (shumësa, tabela, projektorë …) dhe çka është edhe më keq, nuk kanë kurrfarë përkrahje, mbështetje e as ndihmë nga Ministria e Arsimit të Shqipërisë. Punojnë pa pagesë.
Unë isha dhe takova disa mësues e prindër shqiptarë në fund të korrikut dhe fillim të gushtit 2022 dhe pash tmerrin që përjetojnë mësueset e nxënësit shqiptarë.
Katalogjet dhe librat që mi fali Fazli Gajraku. Prishtinë, gusht 2022
-Sa orë punoni në ditë, mësujes-e?
Po ju mësues (shqiptarë, nuk e di a kanë hyrë në grevë edhe mësuesit serbë, boshnjak, turk etj), që kërkoni rroga më të larta, pajtohem edhe unë por a mendoni ju se edhe nëpunësit, shërbyesitit civilë, pastruesit e rrugëve duhet të kenë rroga më të larta? A vetëm ju keni fëmi e familje?
Pyetja e fundit për ju mësues greviste e ti Rrahman kryegrevisti:
-Sa orë pune bëni në ditë e sa ditë, javë e muaj pushoni gjatë vitit shkollor?
Unë dhe mësuesit e tjerë në Suedi punojmë çdo ditë duke filluar në orën 08:20- 16:30-17.00, pra plot tetë (8) orë punë e ju, a punoni më shumë se 4 orë shkollore nga 40 min.?
Duke shfletua gazetën ”Bujku”, në Biblitekën Kombëtare të Kosovës, në Prishtinë, gusht 2022
Në fillim po i paraqes disa shkrime shqetësuese për grevën e pastaj, dua të ia lë fjalën Halim Hyseni, ekspert i arsimit, njohës, pedagog dhe këshilltar në Prishtinë e Refiqe R. Hamiti, analiste dhe mësimdhënëse nga Prishtina dhe në fund të këti vazhdimi, pasi ta kryej me grevistët, do ti këthehem temës time, do të shkoj në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.
“Përurohet Abetarja e përbashkët Kosovë-Shqipëri – nxënësit kudo që janë do të kenë një tekst unik”
”Çka pritet të ndodhë më 1 shtator në shkollat e Kosovës, flet Rrahman Jasharaj”
”Përplasjet Qeveri – SBASHK, një shtatori i gjen nxënësit në shtëpi”
”Kurti: S’mund të paguhen njerëzit për punën që s’e bëjnë”
”Kurti: Mësimdhënësit do të vlerësohen sipas performancës dhe përgatitjes profesionale”
”Në disa shkolla në Prishtinë po ka mospajtime mes mësimdhënësve për çështjen e grevës”
Madje në shkollën “Ali Sokoli” në Prishtinë raportohet se po mbahet mësimi rregullisht. Në shkollën “Dardania” disa mësimdhënës kanë njoftuar nxënësit në grupe në Viber se mbahet mësimi sipas planit.
Në shkollën “Ismail Qemaili” në Prishtinë po ashtu raportohet se ka pasur përçarje mes mësimdhënësve sa i përket grevës.
Po ashtu edhe në gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë jo të gjithë mësimdhënësit kanë qenë njëzëri për grevën, ndonëse shkolla i është bashkuar grevës.
Drejtoresha e Arsimit në Komunë e Prishtinës, Besjana Musmurati, ka thënë se mbi 95 për qind e shkollave në kryeqytet janë në grevë.
“LDK për grevën në shkolla: Shkak i papërgjegjësisë dhe paaftësisë së Qeverisë Kurti”
Halim Hyseni
”Ata që e mbështesin bashkësinë e komunave me shumicë serbe në Kosovë, ose janë të paditur ose kundër interesave shtetërore të vendit”
Analizë Dossier
Drini.us, 31 Gusht 2022, Halim Hyseni, ekspert i arsimit, Prishtinë
”Letër e Halim Hysenit personelit mësimor – edukativ të Republikës së Kosovës: Ndalonie grevën, mos u shërbeni atyre që e rrezikojnë vendin!”
Analizë Arsim Mendime
Nga Drini.us, 30 Gusht 2022
Halim Hyseni, ekspert i arsimit, Prishtinë
Autori është kuadër i njohur udhëheqës i arsimit të Kosovës, para e pas luftës.
Letër dashamirëse personelit mësimor – edukativ të Republikës së Kosovës
Mos u bëni vegël e një personi pa ndjenja kombëtare!
Mali (Kosova po digjet), plaka (Rrahman Jashari) po krihet!
Agjenda politike e Rrahman Jasharit me kolaboracionistë për shkatërrimin shtetit të Kosovës dhe kombit shqiptar duhet të ndalet!
Mos ia ktheni buzëqeshjen dhe shpresën Vuçiqit se “ Kosova vërtetë është Serbi!”
Me grevë cenohet interesi publik dhe ndëshkohet rëndë përjetësisht e ardhmja e mbi 300 fëmijëve, nxënësve dhe të studentëve të Kosovës!
Me atavizma të kaluarës, Kosova dhe kombi shqiptar nuk mund të mbijetojnë!
A është personeli mësimor – edukativ në Kosovë më i privilegjuari në Evropë, me performancën më të ulët në këtë kontinent!?
Personeli mësimor – edukativ i Kosovës, deri në vitin 2018 është paguar kot për pesë vite e një muaj!?
Personeli mësimor – edukativ i Kosovës, deri në vitin 2018, është paguar kot për pesë vite e një muaj!?
Nga viti 2018 deri në vitin 2020, vazhdon tatëpjeta e arsimit të Kosovës
Programi i VV-së, nuk mund të nxjerrë edukimin dhe arsimin e tashëm nga kolapsi!
Prindër, shoqëri civile, institucione arsimore – shkencore në më krye me Akademinë e Kosovës, heshtja e juaja sa është e papërgjegjshme aq është e turpshme dhe antikombëtare
Kosova peng i SBASHKU-ut dhe BSK-ës
”Protesta e 1 shtatorit …, nuk është edhe e imja si mësimdhënëse!”
Analizë, Drini.us, 31 Gusht 2022
Shkruan: Refiqe R. Hamiti, analiste dhe mësimdhënëse nga Prishtina
https://drini.us/?s=Refiqe+R.+Hamiti
”Populli flet me zemër”, Bujku, maj 1992
Po iu këthehem kujtimeve të mia, në Shqipëri, Greqi dhe Kosovë
Një ditë pune, rreth orës 11:00 shkova në Biblitekën Kombëtare në Prishtinë dhe domosdo se doja ta takoja edhe mikun tim të shtëpisë, Fazli Gajrakun nga katundi Gajrak. Recepionisti më tha se drejtori (Ganiu) është në një takim dhe nuk dihet kur vjen. Unë i thash thirre e tregoj se jam mik, Sinan Kastrati me punë e banim në Suedi dhe nuk mund të vije, vetëm verës.
Menjëherë e lajmëroj drejtori puntorin se në orën 13:oo do të vije në Bibliotekë.
Ato dy orë, unë i shfrytëzova duke e shfletua Rilindjen e vitit 1979-1981 dhe Bujkun e vitit 1992, muajin maj, muaji kur mbaheshin Zgjedhjet e Para Parlamentare e Presidenciale në Kosovë”.
Nuk më mjaftuan dy orët e pritjs sës drejtorit për ti shikua ato që kërkoja pasi që një puntore erdhi para kohe e më thirri:
-Drejtori ka ardhur
U nisa bashkë me Nexhën, gruan dhe kur u ofruam afër zyrës, Fazliu derën e kishte lënë të hapur, kjo tregonte se ai priste mysafir, më priste mua.
Bisedat me Fazliun, si me mik filluan duke i kujtua pleqtë, mixhën Halit, Aliun (babën e Fazliut), Imerin, Ramadanin e … Ganiun, vëllain e Fazliut por e pyeta edhe për vajzën, për baxhanakin (Ibrahim Berishën, profesor univerziteti), Milazimin, Hasan Mekulin, ish profesorin e Letërsisë së Përbotshme dhe ish Drejtorin e Bibliotekës Kombëtare (atherë, Biblioteka Krahinore e Univerzitare). Ai përgjigjej ngadalë, i matur por shumë i arësyeshëm edhe fliste e më përgjigjej me kënaqësi.
Pastaj, Fazliu më dhuroi disa katalogje të Bibliotekës dhe disa libra që mi kishte ruajtur. Njëherë në vit, gjatë pushimeve verore, sa herë të shkoi në Kosovë, shkoi edhe te Fazliu e ai më dhuron libra.
Ajo që më erdhi keq dhe më preku shumë ishte biseda rreth ish gazetës ”Rilindja” që është shumë e kërkueme për lexim e studime. ”Ka disa njerëz keqbërës që kur kërkojnë psh ndonjë përkujtim të babait, nënes ose nuses, në Rilindjet e viteve 1970-1980-ta, ai në vend se me e fotografua ose fotokopjua ”përkujtimin”, foton e prindërit, ai e shkyen fletën e Rilindjes dhe e merr me vete (e vjedh) dhe kështu, dëmi është i pakompenzueshëm”.
-Po kjo a ndodh edhe me gazetën “Bujku” ?
-Nu e di por kështu më kanë thënë disa të unteresuar dhe, prandaj e kemi të vëhtirë me i digitalizua, “Rilindjen”, “Bujkun” dhe revistat tjera, nëse ato nuk janë të plota.
Vazhdon
Sinan Kastrati, Suedi
Malmö, 1 shataor 2022