ARKIVI:
6 Prill 2025

Mjaftë më me gjuhën e urrejtjes, se i humbët çdo kuptim lirisë që me aq mund e fituam!

Shkrime relevante

Një mbrëmje shqiptare në zemër të Gjenevës – promovimi i librit “Shekulli i Parë”

Nexhmije Mehmetaj Më 4 prill 2025, në një atmosferë të ngrohtë dhe...

Zonja Anna Luhrmann, kërcënimi juaj vie nga lëshimet ndaj serbëve dhe masat ndaj Kosovës

Në foto: Anna Luhrmann Gani I. Mehmeti Ministrja e Gjermanisë për Evropën dhe...

Mbresa e kujtime apo kur e prisnim të shtunave Ali Sutajn

Arif Molliqi, Llukë e Epërme  Mbresa dhe kujtime KUR E PRISNIM TË SHTUNAVE ALI...

Refugjate, në vendin tënd…!

Dijana Toska, gazetare, Shkup Të ndjehesh refugjate në vendin tënd! Si ta duash...

Shpërndaj

Lule Alidema, psikologe klinike, Prishtinë
____
Turp turp turp…!
***
(Ju lus pa ofendime në publikimet e mia, sepse veshi im nuk e duron më ofendimin, u teprua më me gjuhën e urrejtjes, të mësohemi të komunikojmë pa ofendime, keni konsideratë së pari ndaj vetes pastaj ndaj meje e shoqërisë)
Edhe pas sa viteve që Kosova u bë “Shtet” nuk ndalen këto mosmarrveshje, këto përqarje e këto garime primitive se kush do të triumfoj?!
Lufta me veten qenka lufta më e rënda që provuam deri më tani!
Po na e gërryen brendësinë tonë secilën ditë, po na e shpërlanë trurin tonë, po na e shkatërron jetën!
Marrëzi e pa fund!
Kjo politikë e derisotme e dështuar ushtroi, nxiti dhe po ushtron e nxitë tutje çrregullime psikologjike ndaj njerëzve të pafajshëm, popullit që u mashtrua në vazhdimësi duke ju besuar për dy dekada e më shumë.
Nuk janë fajtorë gjithë mësimdhënësit, përdoreni pak logjikën të dini të bëni dallimin mes mësimdhënësit meritor dhe atij që politika në fuqi e bëri mësimdhënës.
Mossuksesi i fëmijëve tanë nuk rezulton vetëm nga pamjaftueshmëria e punës së mësuesve, është rezultat dhe pasojë e shumë faktorëve tjerë duke filluar nga politika në vend, familja, planprogramet e dështuara e stërngarkuara, joedukimi në përdorim të teknologjisë etj…
Mjaftë më me gjuhën e urrejtjes, mjaftë më me qëllime negative…
U LODHËM, U LODHËM, U LODHËM më nga kjo gjendje amatoreske traumatike!!!
I humbët çdo kuptim lirisë që me aq mund e fituam!
Kan være et bilde av 2 personer og tekst

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu