ARKIVI:
22 Dhjetor 2024

Besa Ismaili, deputetja e PDK-së dhe Eman Rrahmani i LVV-së, reagojnë për përjashtimin e arsimtares nga Theranda, duke u thirrur në Ipeshkvin Dodë Gjergji

Shkrime relevante

Angazhimi kundër terrorizmit global , është angazhim për një botë pa fanatizëm dhe dhunë

Lirim Gashi, Prizren ( shqip , gjermanisht, anglisht dhe norvegjisht) ___ Tragjedia e Magdeburgut...

Meritat dhe dobësitë e Kryeministrit Albin Kurti në qeverisje

Halil Geci, Skenderaj Kryeministri Albin Kurti ka demonstruar një qasje të vendosur...

Kot e keni, mërgimtarët nuk do t’ju votojnë!

Florim Zeqa Shtyrjet e njëpasnjëshme të afatit të regjistrimit të mërgatës sonë,...

Epistolari i poetëve Shefqet Dibrani e Agim Spahiu

Shkruan: Adil FETAHU Shefqet Dibrani, “LETRAT E AGIMIT”, letërkëmbim, botoi Shtëpia Botuese...

Shpërndaj

Besa Ismaili, deputete e PDK-së në Kuvendin e Republikës së Kosovës
A ju kujtohet rasti i arsimtares Fatmire Bujupi në vitin 2016?
Nëse u kujtohet por edhe nëse nuk u kujtohet, të gjithëve që citonin dhe merrnin shembuj që nuk duhej marrë nga bashkëjetesa jonë ndërfetare, në debatin pro et contra UA-së, dua që të risjellë në kujtesën dhe vëmendjen tuaj qëndrimin e drejtë, të kohës, të impeshkv Dodë Gjergji.
Si këtë vjeshtë, por gjashtë vite më parë, në një tubim të shënimit të 30 vjetorit të revistës “Dituria Islame”, ku isha edhe unë e pranishme, i nervozuar nga përpjekjet për të përjashtuar arsimtaren e matermatikës nga mësimdhënia dhe marrëdhënia e punës në komunën e Malishevës, ai deklaron me sa vijon:
“??????? ????̈????? ??? ?? ???????? ??̈ ???̈ ?????̈? ???? ? ??????? ? ?????? ??̈ ????̈ ??̈?????, ????̈? ??? ?????̈ ?????. ????? ???̈ ??? ??????? ?????? …???? ??? ?? ????̈ ??????? ?? ??̈ ???????̈ ??? ?? ??̈ ??????? ?? ??????..”
Qëndrimet e tilla, në diskursin publik, mund edhe mos të jenë të popullarizuara, dhe të jenë të rralla. Por ato gjithsesi se janë qëndrime të drejta në një moment të duhur dhe të nevojshëm, dhe bëjnë historinë tonë të bukur.
Sot ne të gjithë duhet të jemi REMZIJE LEZI dhe askush të mos jetë si Këshilli Drejtues dhe kush gjen përfaqësim në të. Sepse të jesh si Këshilli Drejtues, qëndrimi që kanë bërë publik, ndoshta edhe mundesh, por është sikur të jesh pro apartheidit në kohën tij, apo antisemit në kohën e nazismit, e shumë e shumë shembuj të ngjashëm të kohës, që i përlan historia njerëzore si të errëta, e që s’dua t’i rendis këtu. Por, pastaj s’mundesh. Sepse dita vjen. Vonon dita e vënies së drejtësisë, por ajo gjithmonë vie. Dhe është mirë, nuk është lehtë, por është mirë që askënd mos me zënë ajo ditë me turp dhe fshehje nga qendrimet e dikurshme. Sepse shteti i Kosovës nuk është bërë mbi parime të pabarazisë dhe epërsisë së një grupi ndaj tjetrit. Kosova është shtet i qytetarëve të saj. Edhe i grave. Pa paragjykuar atë, apo vetëm atë.
Unë sot jam Remzije Lezi. Po ti?
Sfida +18
I sfidoj të gjitha ato që thonin se jam kundër çdo diskriminimi për vajzat dhe gratë +18, por assesi nën 18 vjeç, persona jomadhor apo fëmijë. (Kur vjen fjala te shamia dhe liritë fetare)
Ja ku e keni rastin që është rast që ngërthen në vete të drejtën e punës, të drejtat e njeriut, shanset e barabarta dhe barazinë gjinore.
Hajde të shohim për të satën herë me rradhë sa të njëmendta ishin deklaratat e juaja.
?
(Foto e Emanit të VV sa ishte në Haxh …)
* Deputet i LVV-së, Eman Rrahmani, për këtë dokument, thotë:
Ky dokument juridikisht nuk ka asnjë vlerë. As drejtori, e as Këshilli Drejtues i shkollës nuk mundet me largu prej pune asnjë mësimdhënës.
Drejtoria e arsimit është përgjegjëse për pranimin dhe largimin nga puna të mësimdhënësve.
Për më tepër, cenimi i të drejtave të dikujt, duke vepruar jashtë kompetencave zyrtare, është vepër penale.
Ps!
Këto janë pasojat e depërtimit të islamit politik në institucionet e shtetit të Kosovës si dhe në parti politike, pasi vetëm nga pozitat e tilla mbrohen ashtu qysh nuk duhet lejuar të drejtat dhe liritë njerëzore, krejtësisht nga këndvështrimi i përzierjes së fesë në politikë. Zatën ky është qëllimi i Islamit Politik Global, që popullit shqiptar, gradualisht, “në emër të të drejtave dhe lirive njerëzore” ti jipet identiteti i synuar fetar.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu