ARKIVI:
19 Shtator 2024

Grevat ka mundësi të mbahen pa luajtur rolin e viktimës … , kur nuk jeni viktima!

Shkrime relevante

Mendime për librin “Ilirët e Bujarisë (Bavarisë) dhe shtrirja e tyre në Europë

Nga prof. ing. av. Sazan GURI Pasi lexova me kujdes librin e...

Ne nuk jemi më ata që ishim dje, poezi nga Ervina Toptani

Ervina Toptani, Vjenë Ne nuk jemi më ata që ishim dje, në prehër...

Shkodra qytet-bastion fundamentalist dhe terrorist islamik

Sulltan Mehmet - Fatihu (I tmerrshmi), shkatërruesi i Shkodrës deri në...

Skandal seksual në “Medresen Alauddin“ në Prishtinë, prokuroria ta hetoj rastin!

  Shkruan: Luan Dibrani Çështja  fetare si fenomen është ngritur qe një vit...

Shpërndaj

Pamje nga një protestë e këtyre ditëve në Prishtinë nga ana e “grevistëve” të udhëhequr nga kryesindikalisti i arsimit Rrahman Jashari. 
Liri Loshi, Skenderaj
___
Tash u përzinë gjerat pak me këtë kërkesën që sindikatat me opozitën ta pamundësojnë rrëshqitjen në diktaturë. A është greva e mësimdhënësve për rroga a për diktaturë?!
Në krejt botën demokratike qeveritë ballafaqohen me greva dhe me grevistët. Herë takohen e bisedojnë e herë nuk takohen. Herave tjera negocohet përmes ndërmjetësuesve, pa u takuar fare. Për çdo orë pune të humbur qeveritë demokratike të botës i ndalin pagesat. Mbetet çështje e sindikatave se a do t’i kompenzojnë punëtorët për ditët e humbura të punës. Dhe, askush nuk i quan këto qeveri si diktatoriale.
Unë jam në Kosovë për pushime dhe po shoh familje që përpiqen ta mbyllin muajin me një pagë të ndihmës sociale. Kujtoni njerëzit e hendikepuar që duan të punojnë e nuk munden. Edhe ata duhet të jetojnë, apo? A ju shkon mendja se si ia dalin në fund të muajit. Për një familje e di vetë se si ia del, sepse e di që i ndihmon familjari i tyre nga Kanada, por nuk di se si ia ia bëjnë qindra familje të tjera kur dy prind të hendikepuar marrin vetëm 200 euro së bashku në muaj!
Në asnjë mënyrë nuk dua ta banalizoj të drejtën e çdo punëtori për të kërkuar atë që meriton, por mos e banalizoni grevën tuaj me deklarata politike duke e paraqitur veten viktimë. Kosova është e varfër dhe mësuesit i kanë rrogat e vogla. Por më të vogla janë rrogat në sektorin privat. Deri dje ishin vetëm 170 euro në muaj. Sot janë 260 euro. Gjerat duhet parë pozitivisht. Një qeveri që ka nisur nga A-ja (ngritja e rrogës minimale) sigurisht se do të vijë edhe të B-ja (ngritja e pagesave sociale), pastaj të C-ja (ngritja e rrogave të sektorit publik) e kështu me radhë.
Është në natyrën dhe të drejtën e njeriut që të kërkojë sa më shumë. Kërkoni edhe ju sa të mundeni! Por, merrni pak mësim nga të tjerët. Grevat ka mundësi të mbahen e mësimi të mos bojkotohet. Grevat ka mundësi të mbahen pa luajtur rolin e viktimës. Nëse deri sot keni qenë nder kategoritë më të paguara në Kosovë, kjo tregon se nuk jeni viktima.
Pas Covid-19 dhe pas luftës në Ukrainë, jeta është vështirësuar në tërë botën. Normalisht se në situata të këtilla, ata që e pësojnë të parët janë qytetarët e vendeve të varfëra, siç është edhe Kosova. Personalisht kam mirëkuptim për juve, por edhe për policët, për zjarrfikësit, për mjekët, infermierët, stafin civil në qeveri, në komuna etj. Nëse jeni ju viktima, atëherë krejt këto kategori janë viktima të varfërisë bashkë me juve!
Luftoni për pozitën tuaj sociale, por shikoni pak edhe se çfarë ngjet rreth jush, sepse kështu bëheni më të arsyeshëm në kërkesat e juaja. Shikoni edhe se çfarë ngjet përtej juve. Një pjesë e madhe e shteteve që sot i njohim si ekonomikisht të fuqishme, pritet që brenda këtij viti ose në vitin e ardhshëm të futën në recesion ekonomik. Bota do të ballafaqohet me vështirësi financiare. Dhe, kur ndodh kjo, përseri në siklet më të madh do të jenë vendet e varfëra, meqë ndihmat për to do të zvogëlohen. Nëse e ndjekim rrjedhën logjike, pritet të zvogëlihet edhe ndihma e diasporës, do të bijnë investimet, do të ketë papunësi, do të ketë më pak para që hyjnë në Kosovë (remitencat). I vetmi lajm i mirë është se mergata nuk pritet të heq dorë nga njerëzit e vet dhe kafshatën tonë do ta ndajmë me juve bashkë, siç e kemi ndarë gjithmonë.
Nuk dua ta arsyetoj qeverinë. Nëse një qeveri nuk është në funksion të qytetarit të vet, nuk duhet të jetë në pushtet as katër orë e lere me katër vite. Mirëpo, për këtë nuk vendos opozita, nuk vendosin mediat, nuk vendosin sindikatat. Vendos populli. Prandaj, bëhuni të arsyeshëm dhe mos nxisni trazira që do t’ua vështirësojnë jetën edhe më shumë.
Është vështirë të mendohet se në një krizë globale, një qeveri tjetër do ta shpëtonte Kosovën nga kriza financiare që ende s’ka hyrë, por që pritet të hyjë e që unë mendoj se do të hyjë patjetër. Prandaj, nëse qeveria aktuale po i menaxhon financat në mënyrë strategjike për ta zbutur një krizë realisht të mundshme financiare, kjo nuk do të duhej cilësuar si një taktikë e pamençur.
Unë nuk pajtohem me shumë gjera me Albin Kurtin dhe njëra nga ato është edhe mënyra se si ai shfaqet personalisht para kërkesave të qytetarëve të vet. Nuk pajtohem as me ekskomunikimin e tij me mediat. Injorimi i mediave është injorim i të drejtës së qytetarit për të qenë i informuar. Por, kjo është rruga që ai ka zgjedhur dhe ne duhet të presim se ku do ta shpie atë kjo rrugë! Mbase ai do të ndryshojë e do ta mbajë pushtetin. Mbase do të bjerë keq për të mos u ngritur më. Por, ideja është që të ruhet shteti, të ruhet ajo që është pronë e përbashkët dhe të ruhet interesi i përgjithshëm. Nëse nuk i kontriboni kësaj, vështirë se do ta keni një jetë më të lehtë në të ardhmen.
Paqe për të gjithë! Jam i lumtur që gjendem në Kosovë dhe nga afërsia fizike i shoh më mirë gjerat dhe mund të komunikojmë së bashku. Jam duke observuar…

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu