Sadri Ramabaja, analist politik, Prishtinë
_____
Gjendja dëshpruese në sistemin tonë të arsimit, në të gjitha nivelet, ka përgjegjësit e saj që kanë adresë. Ata duhet t’i kërkoni tek LDK-ja dhe PDK-ja.
Këto dy forca politike janë shkatërruesit real të arsimit në Kosovë.
Grafiku që po e sjell më poshtë [është i publikuar në një studim të pedagogut tonë Halim Hyseni], dëshmon krimin që kanë bërë këto dy parti politike në këtë sektor.
Përqindja e analfabetëve funksionalë në Kosovë krahasuar me atë të analfabetëve funksionalë në disa nga shtetet e BE-së, e dëshmon inkriminimin e përmasave morbide që është bërë për 20 vite me radhë.
Në vend që drejtuesit e ri të LDK-së dhe PDK-së të dalin e të kërkojnë falje për këtë krim të pandëshkuar, ata instrumentalizojnë Sindikatën e Arsimit përmes krerëve të saj!
Ndërkaq krerët e Sindikatave të Arsimit, që janë thejshtë shtojcë e marioneta të SHIK-ut alias PDK-së, janë dëshmia më e mirë e talljes që ata tok kanë bërë për 20 vjet me Shtetin dhe të ardhmen e ktij vendi.
Rrahman Jasharaj dje de fakto mori rolin e kryeopozitarit, duke bërë publike kauzën e re të opozitës. Ai bëri thirrje hapur popullit të “bëhemi bashkë për t’mos lejuar Kosovën të kthehet në diktaturë!”
Çka ka të bëjë kjo grishje me angazhimet sindikaliste dhe me grevën që ai po e drejton?
Megjithatë, është më mirë që ai edhe përmes këtij “llapsusi” politik, e bën të qartë se në shërbim të kujt është kjo grevë.
Rrjedhimisht bëhet edhe më e qartë se krimi në arsim ka emër.
Halim Hyseni, një ndër ish – udhëheqësit kryesor të arsimit përpara luftës e me ndikim të madh gjithashtu pas luftës në Kosovë.
* Sqarim! “Medokasi im”, dmth bashkëvendasi i Medvegjës. Halim Hyseni është i lindur në Kapit të Medokës, Medvegjës .