ARKIVI:
27 Dhjetor 2024

Në dasmat dhe kanagjeqet e Turjakës nuk këndonin qikat si dikur 

Shkrime relevante

Kryeministri merr rolin e gjykatësit!

Florim Zeqa I gjithpushtetshmi i vendit, Kryeministri i cili nuk i respekton...

Serbja Sonja Biserko, zëri i së cilës nuk po dëgjohet nga ndërkombëtarët, “analistët tonë” dhe disave nga opozita e Kosovës

Nga: Gani Mehmeti Biserko: Lista Serbe është përgjegjëse për gjithë situatën në...

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Shpërndaj

Nëna e autorit, Naza me Nusen- Nexhmie Krasniqin nga Zhilivoda, në Turjakë

Sinan Kastrati, Suedi

Vazhdon nga numri i kaluar me titull ” Takimi me Jusuf Buxhovin në Hotelin Grand”, Drini.us, 2 Shtator 2022 në rubrikat e faqës së ”Drinit”, ” Dossier Kujtime 

 Nga Ditari im (15) kujtime nga Kosova 

Në Turjakë 

Sot nuk mund të punoja. Në Malmö ishte kohë e keqe. Dielli nuk dukej e deti kishte valëvitej, disa lartë lagëte brigjet. Fryente një erë e ftohtë. Gjithë natën fjeta por edhe ditën nuk u zgjova nga shtruni (e folme e Turjakës). Disa fletë të shprendara në dhomën time të vogël të punës, të shprëndara, nuk mund ti gjeja, se cilat  janë shënimet që kisha mbajtur për Turjakën. 

Dëshira për të të shkuar në Turjakë, si dikur nuk ishte më. Nuk më shkohej sivjet në Turjakë. Ishte hera e parë që nuk kisha dëshirë të shkoj në Turjakë. Nuk isha as në Tiranë. Dhe kjo nuk ishte një rastësi … 

Meqë nuk më shkruhej, fillova të lexoj kujtime e letra nga personalitete të shquara të letërsisë, ”Sterjo Spasse për vdekjen e Nonda Bulkës 

“ME ILAÇE DHE ME HUMOR DO TË LUFTOJ DEMONIN” 

Pardje, më 14 nëntor 1972, në orën 20:10’ vdiq në spitalin e Onkologjisë në Tiranë i shumëdashuri i ynë NONDA BULKA, një nga figurat e mëdha të kulturës dhe letërsisë sonë, prijësi i shquar, krahë përkrah me Migjenin, i letërsisë përparimtare të viteve ‘30. Në minutat e fundit të jetës, pranë tij u ndodhën Qefserja, e shoqja, Sterjovica ime, Qiroja dhe e shoqja e të vëllait të Nondës, Gabrielit, vdekur edhe ai dy vjet më parë….” 

“Sterjo Spasse përmes letërkëmbimeve” 

 Nga Sadik Bejko 

Libër i ri i Ilinden Spases 

“Sterjo Spasse përmes letërkëmbimeve” 

letra me Mitrush Kutelin, Nonda Bulkën dhe të tjerë shkrimtarë të gjysmës së dytë të shekullit të njëzetë. 

Më poshtë vjen një letër e Arian Spasses diplomat në Nju Jork për të atin Ilinden. 

Më shumë shihni në postimin e Arian Spasses nga i cili i kam marrë fotot dhe letrën më poshtë. 

Letër Ilinden Spases nga Arian Spasse”. 

Prap nuk më shkruhej dhe nuk më pëlqyen letrat e Spasses. 

U çudita më ”Ilinden-in”, emër ”maqedon” …. Po për cilën ”Maqedini” flet ”Ilindeni”? 

Një natë gushti (`22), pas orës 22:00 të natës erdhën në Prishtinë 2 kusherinj të mi, vëllezër: Derguti dhe Milaimi, djemtë e Reshit Tafilit nga Turjaka, mahalla e Vogël, vetëm për të më takua. Pasi ndejtëm pakë në Prishtinë, në një vend ku ata e njihnin sepse Prishtina ishte rrit, u nisëm për në Turjakë. Rrugës, u ndalëm në Kijevë dhe Milaimi bleu një (shalqin 10-12 kg), llubunicë i themi në Turjakë dhe nga shishe ujë Rugove për mua e Dergutin. 

Në Turjakë, mbërrim afër orës 23:00 të natës. Iu tregova rrugës se unë dua të shkoj në trojet tona, aty ku kam lindur e jam rritur, në mahallën e Aliagëve, te nipat, djemt e vëllait e ti shoh edhe ata të axhallarëve 1*), të afërmit e tjerë të farës e të fisit Kastrat. 

Takimi me dy djemt e Reshit Tafilit, ishte një takim që s`e prisnja. Milaimi nuk më tregoi se do të vjen me Dergutin i cili tash jeton në Durrës … Gjatë rrugës, para se me hy në Prishtinë, më tha: 

-Baca Sinan, del e më prit te …. Por nuk tregoi se është me Dergutin, vëllain më të madh. 

Milaimin, nuk e kam pasur nxënës timin por kur unë punoja si mësues (letërsie) Gjuhe e Letërsie Shqipe, ai ka qenë nxënës shkolle, aty ku unë punoja.  

E mbaj mend se ishte një djalë i urtë dhe i dashur, ndërsa Derguti, ishte pakëz problem 2*) por shumë i zgjuar. 

Milaimin dhe Dergutin nuk mund ti harroj edhe për arësye të afërsisë familjare. Gjyshja e tyre, tezja Zade, bijë e Asllan e Avdyl Fejzullahit të Dragobilit, ishte tezja e gjyshit tim, babës Imer, nip Dragabili. Sa herë që kishim ndonjë gëzim a festë në familje, baba Imer na thonte:  

-Shkoni e merrne tezen Zade.  

Nuk ndodhte me pas ndonjë festë në shtëpinë tonë e mos me qenë edhe tezja Zade. 

Ajo ishte një plakë e shtirë (e sertë) 3*) por shumë e dashur. Rrugës nga mahalla e Vogël deri në mahallën e Madhe, ajo gjysëm e krrusur, ndalej në arat ku kishte bastun (pjepra, llubunica) e pemë tjera dhe nuk vinte pa na pru e dhënë diçka . 

Edhe Dergut Halili, vjehrri i tezes Zade, tregonte gjyshi, ”a kân burrë 300 derhem dhe kur folte, qitke flakë për goje e fjala i zinte ven”. 

Ai kishte 2 djem, Tafilin dhe Halilin. 

Halili (shkurt ”Lil” Derguti) ishte kohanik i babës dhe kishin qenë ushtarë Shypnie në mbrojtje të trojeve shqiptare, në Qafë të Çakorrit deri në Plavë e Guci e në Nokshiq. Lili nuk kishte shoq në anën tonë. 

Familja e Dergut Halilit, shte ndër familjet më të njohura për mikëpritje, bukëdhënës e kishte pasur burra të besës e të pushkës.  

Me Kamer Ilazin, Destan Gjelën, Idriz Kapllanin dhe Aziz Amrushin. Bregu i Rekës, Turjakë, gusht 2022

Baca Reshit, djali i Tafilit, baba i Dergutit dhe Milaimit, na nderonte babën Ukë, gjyshin dhe neve. Edhe unë e kam nderua bacën Reshit por i desha edhe djemtë e bacës Reshit, Dergutin e Milaimin. Nuk ka ndodhur që të shkoj në Turjakë e mos të shkoj në Mahallë të Vogël te baca Lil, sa ishte gjallë dhe te baca Reshit. 

Prandaj, Milaimi e kishte marrë me vete Dergutin, sepse e dinte që unë kam qejf me e pa e kishin vendosur me më marrë mua në Turjakë dhe nuk iu prisha, shkova me ta, edhe pse ishte pakëz vonë.  

Rrugës nga Prishtian, Milaimi më tregoi se njëherë kur ai ishte nxënës shkolle fillore, ishte rrëxua dhe hundët i kishin qit gjak e unë, si mësues që isha, kisha mindil të paluar e stylograf në gjepin e vogël të komletit të teshave, aty ku shihej nga të tjerët. E kisha marrë mindilin e ri dhe ia kisha fshi gjakun Milaimit pastaj, kishim shkua te Ismet (Ali) Bytyqi, tash i ndjerë, ish shok shkolle e pune e kishim hëngër drekë e pushua. Ai mi kujtonte ndodhitë që unë i kisha harrua por më dukej se po i shoh e po dëgjoj sikur atherë të kishin ndodhur dje. E unë i thoja Milaimit: 

-Ma ke borxh një mindil të ri! 

Derguti ishte ndryshe nga Milaimi. Ai ishte më i gjinshëm por edhe më I ”guximshëm”. Kur unë luaja futboll, natyrisht se luaja mire ose me saktë: isha më i miri në katund dhe shkollë, Derguti, vinte e më thonte: 

-Edhe unë dua me luajt. 

-Dergut, ti je i vogël … por ai nuk largohej deri sa shkoja në zyrën e mësuesve dhe merrja një top e ia jepja Dergutit e ai,atherë largohej e shkonte e lunate me moshatarët e vetë. 

Kur shkuam në Turjakë, Derguti dhe Milaimi dualën më së pari dhe ma hapën derën e makinës dhe u përshëndetëm dhe i falenderova. Ismeti i Bacës Dul, kishte qenë në rrugë, afër shtepive tona, me Naimin, vëllai i katërt. Donin të shkonin në Banjë me e marrë gratë e Fehmit e Naimit, motra që kishin qenë në dasmë. 

Unë doja te hyja e të fleja te djemtë e vëllait të ndjerë, Zeqës por Ismeti më tha se nuk është askush në shtepi, janë në një dasëm …në Marali ? 

At natë fjeta te Ismeti, djali i madh i bacës Dulë. Sadija, gruaja e Ismetit dhe vajza e madhe, për 5 dakika ma k`thyen sofrën, e bënë bukën gati, sugjuk shtëpie që mua më hahet shumë. 

Tezja Zade me nipin, Milaimin

Të nesërmen, bashkë me Ismeti, Jakupin, Januzin dhe Ilazin shkuam te Abaz Rexhepi. Ai e martonte nipin, kishte pasur dasëm, e martonte djalin e Januzit. Në odë përveç tymit të duhanit, që nuk dalloheshin si duhej aty ku pritnin të ftuarit, mysafirë e miq në të dy anët e dyerve i kishin vjerrë dy flamuaj, flamurin shqiptar dhe flamurin zviceran, sepse pop o punonin e jetonin në Zvicërr. Shumicën e burrave pleq i njihja e djemt e ri, nuk i njihja. 

Prej pleqve, baca Jup, vellai i  madh i Abazit, si më i madhi ishte ulur në krye të oxhakut. Ishte lodhur. Brahimin, djalin e dytë të bacës Jup, nuk e njoha. 

Aty kishin qenë Imer Ilazi, Idriz Xhema, Qerim Kapllani, Agim Moria e më vonë erdhën edhe Rexhep Berisha, me mahallën e vetë. Iu bana për hajr dhe ia dhash edhe unë ni ren fjalësh. 

Një djalë na shkepte cigare e shahirat, do djem të ri këndonin këngë të reja por askush s`i dëgjonte. 

Nuk ndejtëm shumë dhe dualëm. Baca Jup mu lut që të rrije por mendoja të shkoj edhe te Kamer Ilazi. Atje, kishin kanagjeq, pritje. Djali i Shaqes së Ilaz Shaqë Kamerit po e nreqte ni qikë …. (shkonte nuse). 

Në Turjakë është adet që në dasma, kanagjeqe (kana, ngjyra kur të ngjitet qikës e bëhet nuse. Edhe kjo fjalë, ”kanagjeq” nuk ishte në fjalorin e gjuhës shqipe) dhe kur të vdes dikush, në vdekje, të gjitha familjet e Turjakës, të të gjitha mahallëve shkojnë aty ka ka vade, lindje-vdekje. 

Rrugës, kur dualë mu te Bregu i Rekës, aty te shtepia ku dikur e ka pasur Asman Meta, takuam një grup burrash.  Me ta kishte qenë Kamer Ilazi, Destan Gjela, Aziz Amrushin e Idriz Kapllan Alia. Edhe ata ishin kânë tuj shkue te Abazi, për me ia bâ për hajr që e martonte nipin. 

   

Reshit Tafil Derguti, baba i Dergutit dhe Milaimit

Një tjetër ndryshim që pash në Turjakë ishte se në dasëm e as në kanagjeq nuk i dëgjova qikat që i këndojnë dhëndërrit e nuses e as duke ”e sharë” familjen e nuses dhe të qikës, ku shkon nuse, siq këndonin dikur. 

…… 

1*) XHAXHA m. 

Vëllai i babait kundrejt nipit e mbesës. Xhaxhai i madh (i vogël). Vajza e xhaxhait. 

E kam xhaxha. Shkoi ndër xhaxhallarë. 

XHAXHESHË f. sh 

Gruaja e xhaxhait. 

XHAXHI m. fëm. 

Përdoret nga fëmija kur i drejtohen me nderim e me dashuri një të madhi ose kur flasin për të. Ma dha xhaxhi. 

XHAXHO m. bised. 

  1. Përdoret kur i drejtohemi një të moshuari, të cilit nuk ja dimë emrin.

Si je, xhaxho? Çfarë kërkoni, xhaxho? 

  1. Burrë i moshuar, plak. Ishin ca xhaxho.

Shënim: Fjala “axhë”, që ka një përdorim shumë më të gjërë në Kosovë, në fjalor nuk ishte. Ishte vetëm fjala“xhaxh-i”. 

Nëse ndonjëherë iu kam drejtuar xhaxhallarëve të mi me “Xhaxhi”, ata mu kanë lutur që most ë iu them “xhaxhi”, sepse e kanë kuptuar si fjalë ofenduese, kur iu britnim kuajve që të largohen ose në lavër “xha-xha”. 

Reshit Tafili me mua (Sinan Kastratin). Turjakë, 2017 (?)

2*) PROBLEM m. 

  1. mat. Problemë. Problem me dy (me shumë) të panjohura. Problem në gjeometri. Shtroj problemin.
  2. Çështje e ndërlikuar që shtrohet për t’u zgjidhur dhe që kërkon studime e diskutime (në një fushë të caktuar të shkencës ose të veprimtarisë praktike); gjendje e koklavitur dhe e vështirë që kërkon përpjekje e masa të ndryshme për t’u kapërcyer. Problem filozofik. Problem politik (ekonomik, ideologjik, arsimor, kulturor). Problem ndërkombëtar. Problem kryesor (themelor). Problem i rëndësishëm (kyç, jetik, i dorës të parë). Problemë anësore. Problem i vështirë (i ndërlikuar). Problemet e edukimit të brezit të ri. Problemet që shtron koha. E zgjidhën atë problem.

* U bë problem dikush krijoi shqetësime të mëdha për të tjerët me sjelljet e veprimet e tij sa duhet të merren me të; u përmend për të keq, folën keq për të. 

E bëri problem diçka i dha rëndësi, e theksoi, tërhoqi vëmendjen e të gjithëve për diçka, e ngriti me të madhe, e bëri çështje. 

PROBLEMATIK mb. 

  1. Që shtrohet si problem për t’u zgjidhur; i ndërlikuar, i koklavitur. Çështje problematike.
  2. Që duhet parë e studiuar për t’u bindur se si është në të vërtetë, që nuk ka shumë gjasë të jetë i tillë, jo plotësisht i sigurt, i dyshimtë. Gjykim problematik. logj. Mbetet diçka problematike.

Detyrë që ka disa të dhëna dhe një kërkesë, e cila duhet të zgjidhët e të gjendet me anë veprimesh të ndryshme. Problemë e vështirë. Problemë në aritmetikë. Përmbledhje problemash e ushtrimesh. I dha një problemë. E zgjidhi problemën… 

SERTË mb. bised. 

  1. Që lakohet, që shtypet a që petëzohet me vështirësi. Tel i sertë. Llamarinë e sertë. Zbut hekurin e sertë me zjarr.
  2. është i fortë në shije, në të pirë, në të nuhatur. Duhan i sertë. Uthull e sertë. Erë e sertë.
  3. fig. Jo i afrueshëm, idhnak, i vrazhdë, i ashpër (për njerëzit). Burrë (djalë) i sertë. Njeri i sertë.
  4. fig. Që shtrohet me vështirësi (për kafshët e punës); që të sulmon dhe të kafshon (për qenin); i egër. Kalë i sertë. Mushkë e sertë. Qen stani i sertë.
  5. edhe fig. I ashpër, i rreptë (për vendin dhe për dukuritë e natyrës). Udhë e sertë. Vend i sertë. Shtigje të serta. Shkëmbinj të sertë. Dimër i sertë. Kohë e sertë.

Vazhdon   

Sinan Kastrati, Suedi         

Malmö, 3 shataor 2022         

sinan.kastrati@hotmail.com

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu