Nga: Adem Lushaj, Deçan
Këtyre ditëve, Qeveria e Kosovës i ka hapur dyert idiotizmit të shfrenuar, duke ua hequr kapistrat shumë idiotëve të cilët janë lëshuar në jehun e tundimeve urrejtëse ndaj kryetarit të SBASHK-ut, z. Rrahman Jashari dhe mësimdhënësve në përgjithësi.
Nuk e di se nga vjen kjo urrejtje ndaj shtresës më atdhetare të dëshmuar historikisht, e posaçërisht në kohën e regjimit gjakpirës serb. Këta frelëshuar, që deri dje kanë llapur me një diskurs krejt tjetër, sot nën hijen e diademës së qeverisë, cijatjet e tyre qenkan kthyer në të lehura të zëshme e të guximshme, dhe me ndërsyerje të pakontrolluara. Kryeministër ndali, ngase zgjebosja e tyre po e infekton shoqërinë, dhe mësymjet e tyre janë duke e lënduar pjesën më vitale të saj (mësimdhënësit).
Nuk ka të drejtë askush, qofshin edhe këshilltarët tuaj apo ministra e zëvendësministra, të ndërsehet më ofendime të tilla, sepse këto ofendime janë duke e dëmtuar rëndë personalitetin, njëkohësisht edhe shëndetin e tyre.
Duke u bazuar në të drejtën ndërkombëtare, secili njeri ka të drejtë kërkese për mirëqenien, se sa është meritore, ka metoda të ndryshme për ti zgjidhur ato, por jo përmes zhargoneve ofenduese të atyre që nuk janë kompetent.
E juaja është të thirreni në ligjet e Kosovës, përmes njerëzve adekuat, dhe me tone njerëzore, e jo t’i urdhëroni ata që i mbani për kapistre që të vjellin vrerë, duke krijuar panik ndër ta.
Pushtetet e dhunshme, sado që zgjasin, e kanë një fund!