ARKIVI:
24 Nëntor 2024

Përkujtesë historike: Vrasja e Maxharr Pashës më 6 shtator 1878 në Gjakovë, mareshalit osman me prejardhje gjermane

Shkrime relevante

Vjosa Osmani dhe fërkimet me Qeverinë e Kosovës: A po kërkon interesa personale dhe po injoron votën e qytetarëve të Vetëvendosjes?

Nga: Luan Dibrani Në një periudhë të tensionuar politike, Presidentja e Kosovës,...

Ish kongresmenja demokrate samoane amerikane, sot si republikane Tulsi Gabbard, zgjidhet si Drejtore e Inteligjencës Kombëtare

Klajd Kapinova, New York Ish kongresmenja demokrate samoane amerikane, sot si republikane...

Mendon se lufta mund të përfundojë vitin e ardhshëm

Foto: Lars Eivind Bones / Dagbladet Marlene Lundberg Holm Presidenti Volodymyr Zelenskyy thotë...

Shpërndaj

Jusuf Buxhovi, Prishtinë
___
VRASJA E MAXHARR PASHËS NË GJAKOVË
***
Më 6 shtator 1878, në Gjakovë u vra Maxharr Pasha, mareshalli osman me prejardhje gjermane (Karl Detroit nga Magdeburgu).
Vrasja e Maxharr Pashës në Gjakovë paraqet konfrontimin e parë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit me Perandorië Osmane në luftë për mbrojtjen e trojeve shqiptare nga copëtimet në përputhje me vendimet e Kongresit të Berlinit, sipas të cilave, Plava dhe Gucia duhej t’i jepeshin Malit të Zi.
Maxharr Pasha, i cili ishte edhe anëtarë i delegacionit të Perandorisë Osmane në Kongresin e Berlinit (bashkë me Karatheodej Pashën), erdhi në Kosovë që të bindë anëtarët e Kryesisë së Lidhjes për zbatimin e vendimeve të Kongresit të Berlinit, pra për dhënien pa luftë të Plavës dhe të Gucisë Malit të Zi. Në Prizren, ku qendroi fillimisht, u kundërshtua. Por, ai vazhdoi për në Gjakovë, i bindur se atje do të gjejë mbështetës. Edhe dega e Lidhjes në Gjakovë njësoj reagoi dhe kërkoi që pashai të largohej. Meqë këtë nuk e bëri, forcat e Lidhjes e rrethuan në kullën e Abdullah Pash Drenit – përndryshe njëri ndër liderët e Lidhjes, ku kishte kërkuar strehim në formën e besës. Pas një lufte me forcat e Lidhjes, kryesisht malësorë të Krasniqes, vritet Maxharr Pasha bashkë me Abdullah Pashë Drenin dhe përcjellësit e tij.
Me këtë vrasje, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, si organizatë politike, dëshmoi edhe gatishnmërinë ushtarake për mbrojtjen e trojeve shqiptare nga copotimi. Kjo formë e rezistencës do të vazhdojë për tri vjet rrjesht me luftën në Plavë dhe Guci në vitin 1879, atë në Hot dhe Grudë si dhe përfundimisht në mbrojtje të Ulqinit në viti 1880, ku krahas forcave osmane, u ballafaqua me presionin e gjashtë fuqive europiane për ta dorëzuar Ulqinin Malit të Zi.
Ky konfrontim ushtarak i dha fizionomi konceptit politik të Lidhjes Shqiptate nga ai për mbrojtjen e etnisë, siç ishte në fillim dhe puçej edhe me interesat osmane, te ai për autonomi politike dhe administrative, që me formimin e Qeverisë së Përkohshme të Lidhjes Shqiptare në fillim të vitit 1880, do t’ia hapë rrugën shtetndërtimit shqiptar si proces i pandalshëm historik, ku Kosova kishte rol kyq.

K O M E N T E

1 KOMENT

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu