ARKIVI:
1 Prill 2025

La Turquie (1910) / Shkrimi i shqipes me shkronja latine apo arabe? – Deklarata e Dervish Himës mbi qëndrimin e shqiptarëve ndaj kësaj çështjeje

Shkrime relevante

Me murtajë kundër kujtesës historike shqiptare

 Jusuf Buxhovit "PER TE TERRA MIA - LE CONFESSIONE DI GJON...

Rusia i fton 160,000 të rinj për shërbim ushtarak

Russian Prime Minister Mikhail Mishustin leads a meeting with his deputies...

Autopsia e socializmit feudal

Eshref Ymeri (Dështimi i një sistemi politik)                            Para disa kohësh, miku...

Rreth fushatës së Qeverisë Gjermane ndaj Orbanit, Vuçiqit, Ficos, Dodikut e të tjerëve

Autor: Lirim Gashi, Prizren ___ (në shqip, serbisht, gjermanisht dhe anglisht) ___ Pse qeveria e...

Marrëzi, hipokrizi apo servilizëm i Ipeshkvit Dodë Gjergji

Bardh M. Nengurra, Sarpsborg, Norvegji HIPOKRIZI DHE SERVILIZËM APO BUDALLAKI Kryeipeshkvi i Kishës...

Shpërndaj

Dervish Hima (1872 – 1928)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 10 Shtator 2022

“La Turquie” ka botuar, të enjten e 10 shkurtit 1910, në ballinë, intervistën ekskluzive me patriotin dhe publicistin e njohur shqiptar Dervish Himën në lidhje me qëndrimin e shqiptarëve ndaj çështjes së shkrimit të gjuhës shqipe, të cilën Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Shkrimi i shqipes

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Dr. Dervish Hima, duke folur për çështjen e shkronjave shqiptare, bëri këto deklarata mbi qëndrimin e shqiptarëve ndaj kësaj çështjeje :

Disa nga deputetët tanë, të cilët shkuan në Shqipëri për punë të ndryshme personale, e shfrytëzuan këtë rrethanë për t’u demonstruar banorëve të Kosovës dobinë dhe rëndësinë e shkronjave latine. Megjithatë, ata u gjendën në prani të një opozite, e cila mbronte shkronjat arabe. Prandaj ishte e nevojshme të ndriçohej populli. Deputetët shqiptarë kanë marrë nga votuesit e tyre shkresa kundër procedimeve të tyre. Qeveria, nga ana e saj, ka vendosur që të mos merret më me këtë çështje dhe t’u lërë shqiptarëve të përvetësojnë shkronjat shqipe ose arabe.

Përvetësimi i shkronjave latine është mjeti i vetëm i aftë për të frenuar agjitacionin sllav dhe atë grek. Që nga shpallja e Kushtetutës alfabeti ynë kombëtar ka bërë përparim gjigant.

Më shumë se njëqind mijë njerëz kanë mësuar gjuhën e tyre amtare në një kohë të shkurtër, falë alfabetit latin. Edhe barinjtë në mal mësuan të lexojnë e të shkruajnë. Shkronjat latine nuk ndryshojnë asgjë për fenë myslimane. Për Kuranin, natyrisht, do të përdorim shkronjat arabe dhe do t’i shpjegojmë librat e shenjtë, me të njëjtat komente, në përdorim në të gjithë popujt myslimanë. Natyrisht, puna jonë letrare nuk është e lehtë pasi ne vetë duhet të gjejmë mjetet për të mirëmbajtur shkollat. Megjithatë, ne nuk do të tërhiqemi nga asnjë sakrificë për ta çuar punën e ndërmarrë në përfundim të suksesshëm.

 * Aurenc Bebja, Francë. Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania.  https://www.darsiani.com/la-gazette/la-turquie-1910-shkrimi-i-shqipes-me-shkronja-latine-apo-arabe-deklarata-e-dervish-himes-mbi-qendrimin-e-shqiptareve-ndaj-kesaj-ceshtjeje/.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu