Sinan Kastrati, Suedi
Mëngjes, e dielë, 11 shator 2022
Klerikë fetarë e rektorë univerzitet e paqit faqen e zezë!
Klerikë fetarë e rektorë univerzitet e paqit faqen e zezë !, ju që shkuat në Hagë te ”Krerët e UÇK-së” !
Më 11 shtator 2001, ndodhi një nga tragjedtë që tronditi botën! Para 21 viteve nga sulmet terroriste të 11 shtatorit në SHBA, vdiqën mijëra njerëz.
Sot mbushen 21 vjet nga rrëmbimi i katër avionëve të pasagjerëve nga terroristët islamikë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe sulmet më të mëdha terroriste në historinë moderne.
Sot, më 11 shator 2022, mbahen zgjedhjet parlamentare, regjionale e komunale në Suedi
Në mëngjes herët shikova lajmet në TV-e dhe lexova shtypin ditor, shkurt.
Në Suedi lajm kryesor ishin zgjedhjet.
Zgjedhjet në Suedi mbahen njëherë në katër vjet, të dielën e dytë të muajit shtator.
Organizimi i zgjedhjeve, fushata dhe votimi në Suedi, janë për ti marrë lakmi çdo njeri e çdo shtet demokratik i rruzullit tokësor.
Zyrtarisht sot votohet në Suedi por, vendvotimet janë hapur disa ditë përpara dha të gjithë ata që kanë dashur me votua, kanë mundur ta bëjnë këte dje e … pardje.
Arësyet janë shumë të thjeshta: që të mos krijohen tollovi në ditën e votimit.
Por as për 11 shtatorin e vitit 2001 e as për 11 shtatorin e vitit 2022 nuk e kisha ndërmend të flisja asnjë fjalë, sepse zgjodha një tjetër temë, ato të të ”haxhillëkut” 1*), jo në Mekë, e as në Viset e Devotshme, në Spanjë por në Hagë, atje ku janë ”krerët e UÇK-së”.
Nuk fola për 11 shtatorin e vitit 2001 e zgjedhjet në Suedi, që ka rastis të jnë më 11 shtator, jo pse këto janë të parëndësishme por pse më erdhi keq që në Kosovë, përveç partive politike, liderëve të saj, simpatizuesve dhe sa sahanlëpirësve të tjerë të ish ”krahit të lufës”, ”krerëve” e ”çlirimtarëve”, me të cilët Kosova jo vetëm që nuk eci përpara por shkoi dy hapa mbrapa e një para, si bretkoca, edhe ”krerët” e institucioneve shkollore, rektorët e univerziteteve dhe krerët fetarë, bëjnë fushatë gjoja ”krerët e UÇK-së janë të pafajshëm, ata po mbahen padrejtësisht në Hagë” etj.
Turp!
Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava e Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji dje ishin në Hagë.
”Krerët fetarë” të Kosovës, megjithate nuk ishin komplet sepse me ta nuk ishte edhe popi i kishës ortodokse serbe, vizituan për herë të parë çlirimtarët e pafajshëm.
Sa për Naim Tërnavën, nuk është për tu befasuar fare, pasi ka qenë i afërt me PDK-ën dhe Hashimin që nga paslufta, por është befasuese vizita e Ipeshkvit Dodë Gjergj dhe Artur Krasniqit me të në Hagë ?
Cila ishte arsyeja…? Nuk ka asnjë dyshim se fshehja pas togfjalëshit “krerët fetarë” është djallëzore, pasi Naim Tërnava përfaqësuesit e komuniteteve më të vogla fetare i ka marrë me vete “si të krishterë” për ta kamufluar vizitën thelbësore e të qëllimshme të tij. Kjo vizitë nuk mund të shpjegohet ndryshe, pos përzierje dhe presion ndaj Gjykatës Ndërkombëtare gjë që mund ta dëmtoj imazhin e Kosovës.
O Imzot Dodë Gjergji, mos shko pas e as mos prano, nëse ai të qet përpara, se ai është hilegji dhe të keqpërdorë.
Po pse Naim Tërnava, Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, nuk bëri asnjë reagim kundër sulmeve terroriste nga terroristë Islamikë të Al Qaeda-s dhe si është e mundur që heoi i tij “kombëtar” të jetë Sulltan Murati ?
O Naim Tërnava, po si nuk turpërohesh more ”burrë”?
Mjaftë më se vetëm sjell dëm po i sjell vendit e kombit !
Lere drejtësinë e mos u përziej në punë të gjykatave, se hoxhës nuk i ka hije me u përzi në politikë!
Rektorët ?
”Më dënoni nëse kam bërë gabime” ! (Bujar Dugolli, dekan)
Përfaqësuesit e Konferencës së Rektorëve thanë se janë ndjerë të emocionuar gjatë takimit me krerët e UÇK-së.
Nimani dhe Bajraktari treguan se gjendja e çlirimtarëve ishte shumë e mirë dhe u shprehën të sigurt se shumë shpejt ata do të lirohen të pafajshëm nga Haga., thua se ata janë mjekë.
Nimani dhe Bajraktari në vend se të interesohen për univerzitet që i kanë punët llugë, mirren me gjendjen shëndetësore të ”krerëve” të cilët dhjamin e tepërt e kanë edhe në krye e në këmbë.
Ata nuk turpërohen se ”dekani” i një nga fakulteteve të para të Univeriztetit të Prishtinës, Fakullteti Filozofik, Bujar Dugolli është plagiator.
Në shtetet ku sundon ligji e ku pushtetet janë të ndara, prifti shkon në burg osen ë spital, nëse ndonjë besimtar është duke vdekur. Edhe hoxha e hoxhenica, nëse ndonjë burrë o grue e besimit islam vdes, para se të vorroset, e bëjnë gati me qefin 2*) në spital …
Ju krerë të bashkësive fetare e ju rektorë, çka lypët në Hagë?
Tash radhën e kanë edhe (krye)prokurorët e kryetarët e gjykatave të Kosovës që të shkojnë në Hagë.
Kur vdiq J. B. Tito, edhe shkollat nëpër katundet më malore, organizonin vizita me shkua me e vizitua Titon në Dedinje.
A ende jetojmë ”krerët” që nuk duhët të merren me poltikë, kanë nostalgji 3*) për të kaluarën e turpshme ?
Ti Naim Tërnava e ju të tjerë sa për Hashim Thaçin, i cili krekosej se ”i ka pri luftës”, e ka ”çlirua vendit” e që madje nisi edhe me “luejt çoke me amerikanët”, të cilët pastaj e dërguan “vullnetarisht” në Hagë, pastaj për Jakup Krasniqin që nuk është “as musliman e as katolikë” e për Rexhep Selimin që e ”nisi luftën me Adem Jasharin dhe e përfundoi me Generalin Wesley Clark”. Kosova kurrë nuk ishte çlirua. E përsëris, Kosova me Hashimin, Jakupin e Rexhepin, po ia shtoj edhe Ramushin e Dautin, Fatmit Limën, Sami e Sylejman Selimin dhe … Xhavit Halitin, kurrë nuk do të çlirohej.
“Klerikët fetarë nisen për në Hagë, nesër do të priten në Qendrën e Paraburgimit nga krerët e UÇK-së“, Gazeta Blic, 1 ditë më parë
Në Hagë tashmë ka arritur një delegacion i klerikëve fetarë nga Kosova, të cilët nesër do t’i vizitojnë krerët e UÇK-së në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.
“Klerikët fetarë bashkohen për UÇK-në, shkojnë në Hagë për t’i vizituar çlirimtarët“, NJËSHI, sepse jemi të parët, 9 Shtator 2022
“Klerikët fetarë shkojnë në Hagë për t’i vizituar ish-krerët e UÇK-së“, Paparaci.com, 09/09/2022
“Klerikët fetarë arrijnë në Hagë për t’i vizituar krerët e UÇK-së“, NJËSHI, sepse jemi të parët, 10 Shtator 2022
“Rektorët e universiteteve publike vizitojnë ish-krerët e UÇK-së në Hagë“. lajmi.net, 05/07/2022 09:23
“Rektorët Nimani e Bajraktari vizituan ish-krerët e UÇK-së në Hagë“, Epoka e re, 5 korrik 2022
“Edhe rektorët e universiteteve publike vizitojnë ish-krerët e UÇK-së në Hagë“, Bota Sot. 5 korrik 2022 NË ORA: 09:25
VIDEO – ”Dugolli para senatit të UP-së: Më dënoni nëse kam bërë gabime“
Gentiana Ahmeti, Kallxo, 07.9.2022 – 13:39
ORCA: ”BUJAR DUGOLLI E PRANON FAJËSINË PËR PLAGJIATURË”
Në mbledhjen e fundit të Senatit të Universitetit të Prishtinës, Bujar Dugolli e ka pranuar fajësinë mbi plagjiaturën e bërë, ka njoftuar Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim ORCA.
“Dugolli pranon fajësinë për punimin plagjiat: Dënomëni, kam gabu që i kam besu Kastratit“, Metro Gazeta, 07/09/2022 | 14:58
1*) HAXHI m. fet.
Titull që u jepet besimtarëve myslimanë ose të krishterë, të cilët shtegtojnë në vendet e ashtuquajtura «të shenjta» (në Mekë a në Jerusalem); ai që ka shtegtuar në vendet e ashtuquajtura «të shenjta» dhe ka marrë këtë titull (në vendet ku vepron feja). U bë haxhi.
HAXHILLËK m. fet.
Shtegtim që bëhet nga besimtarët myslimanë e të krishterë në vendet e ashtuquajtura «të shenjta» (në Mekë a në Jerusalem); lutja fetare që bëhet me këtë rast (në vendet ku vepron feja). Shkoi për haxhillëk. U kthye nga haxhillëku.
2*) QEFIN m.
Pëlhurë e bardhë, me të cilën myslimanët mbështjellin dhe futin në varr të vdekurin (në vendet ku vepron feja myslimane). E mbështollën (e varrosin) me qefin.
Të prefshin qefinin! mallk. vdeksh! I bardhë si qefin shumë i bardhë.
* U bë qefin u zbeh shumë në fytyrë. Me qefin nën sqetulla (në kokë) në rrezik të madh, me kokë në torbë. E mbante qefinin me vete
- a) nuk trembej nga vdekja, e kishte marrë vdekjen parasysh;
- b) e ndiente se po i afrohej vdekja.
QEFINOS kal.
E mbështjell me qefin, i vë qefinin të vdekurit. E qefinosnin të vdekurin.
QEFINOSET pës.
e QEFINOS.
2*) NOSTALGJI f. libr.
Malli për dikë a për diçka. Nostalgjia për atdheun (për vendlindjen). Kujtoj me nostalgji.
Për fund:
Këtë opinion timin nuk duhët kuptua se kam qenë dhe jam kundër atdhetarëve të njëmendë dhe prijëve ushtarakë për luftë, por jo hashimave, jakupave e rexhepave ti prijnë ”luftës” sepse lufta, për ta është teatër e film, poezi … ku aktori (lexo: luftëtari) vritet e ngjallet dhe luan përsëri rrolet e tjera në teatër e film.
Sinan Kastrati, Suedi
Malmö, 11 shtator 2022
E pergezoj autorin per shkrimin. Kam te njejtin mendim me te.
E sa i perket ipeshkvit, mendoj se me ardhjen e tij ne krye te bashkesise katolike punet per kete bashkesi po e marrin teposhtezen. Tere ate pune te mundimshme ( pozitive) qe e bene paraardhesit e tij, ky po i hudhe poshte .
Doda eshte nje demagog i papare!
Vertet habitem! Sikur te akuzuarit te ishin te pafajshen do liroheshin shpejt sikurse ish kryeministri Haradinaj dhe ministri Limaj.
Te lumt penda i nderuari Sinan Kastrati,nuk mundet kush me te drejt me ta lujt as nji pik e as nji presje,ne ket shkrim po edhe ne shkrimet tjera te cilat i ke shkruar gjer me tani,presim shkrime nga ju edhe ma shum,per asye se je shum i sakt ne shkrime. Te pershendes dhe te deshiroi shendet te mir dhe lumturi ne jet Tahir Vishaj Helsingborg
Pershendes autorin e ketij artikulli, Sinan Kastratin. Eshte nji shkrim me te vetete i mire dhe i qelluar.
Me këtë shkrim të mrekullueshëm i nderuar Sinan më ktheve nja 60 vite pas, kur dëgjoja si i ri tregimin se çfarë i ka ndodhur një hoxhe merakli në pare, në katundin Selac në Shalë të Bajgorës, që sipas veprimeve të këtyre tre përfaqësuesëve të tri besimeve(Feve) po dalin të pa fe, se ua paskan hanger (ngrën) paret e atyre që janë në verime me paret e miletit(popullit) apo tash në demokraci të taksapaguesëve të Kosovës…
Katuni Selac në Shalë të Bajgorës me disa mahall (lagje) shqiptar po edhe me disa shkie. E autorizojnë njanin me shkue në Mitrovicë në vakëf me e marrur një hoxhë për me jau falur taravit në muajn Ramazan. Me që katundi ishte shumë largë dhe fukara s’ shkojke asnjë hoxhë Ky po i thot një hoxhe sa po lyp me ardhë e me na i falë taravit në Selac? Ku bre në Selac po atje as dreqi voe s’banë? Pona qatje po jetojm e katunin sun e bajm e me pru ma ngat shehri pasha zotin. Po Hoxha si merakli ja lyp trefishin se sa e kish hakun..! Katunari po i thot shumë bre hoxhë e na jemi fukara..! Hoxha ngul kam dhe spranom me shkue për ma pak pare, bile edhe i ve kusht që paret me ja paguar naten e katragjegjave pra pakëz para bajramit. Katundari ish kan i kthjellt nga mendja i thot hajrli koft hoxhë te unë e ke konakun tanë Ramazanin. Kur vie nata e katragjegjave katunari pas iftarit bien me fjetur në odë me hoxhen si ditëve tjera të Ramazanit dhe pasi e zen gjumi hoxhen ia merr plisin me shqllë dhe e qonë në dhomen e grues dhe e kish pasur një djal nja 10 vjetë dhe i thot. Kur të vish me na sjellur syfyrin bashkë me nanen tane e merr edhe kapuçin e hoxhes. E kur të veti unë se ku e xhete atë kapuç ti thuaj se në dhomen e nanes..!
Kur vie koha e syfyrit zgjohen dhe hoxha fillon tue rrotullue jorganin e tue lyp kapuçin. I zoti i shpisë po e vet? Çka po lyp hoxhë ? Kapuqin po e lypi bre… Hajt mos u lodh se tu ka pshtjell diku ner jorgan po tash na vie syfyri e masi t’ham bukë e lyp dhe e gjanë se ska ku me shkue se kapuçi kam s’ka kah me shkue jashta odës. N’ato fjalë trkoet dera dhe ky i thot djalit hajde hynë ai kur hynë knaten me ujë dhe kapuçin e hoxhës në dorë. Po e vet djalin. Po ku e gjete atë kapuç bre birë. Në shtratin e nanes e gjeta. E tash ju kthye hoxhës i cili ende ishte në kmish e tlina e po i thot: Euuu hoxhë po largë paske shkue bre… Hoxha i shpurdhit ish kanë e kur e shef se si është situata ik në vrap për dritarje në kmish e tlina dathun e pa çorapa dhe shkon i tmerruar heret në sbah(mengjes) në shtëpi të vete e nis e troket në derë. Graja e ndien dhe vet kush është në derë?
Hoxha me za i thot unë jam po çilma deren sa ma shpejtë..!
Kur e shef gruaja hoxhen ashtu në kmish e tlina, kryeshtruem pa kapuç e dathun edhe pa çorpa i thot : Çka të gjet kështu..?!
Msile dern e të hi mrena sa ma shpejt se ku mu ka gjet kapuçi mue mirë jam pshtue.
Edhe këta tre përfaqësuesit e tri (besimeve) feve siç u panë në fotografi pa kapuça, ku janë kanë e kenë e kanë vizituar s’ është çudi që pas një kohe kanë me dal edhe cipricullak siç thot populli se kush janë e me keni kanë pasur punë..!
Shume gabim. Urrejtja per UCK, dhe per individe te caktuar e ka bere autorin te shkruaje kete pacavure. Turp qe nuk doni njerezit tuaj po gezoheni dhe lumturoheni te rrine ne burgne nje kohe qe ata luftuan dhe ne lufte do kete te vrare armiq dhe spiune.
Ti i nderuar nuk e do Kosoven.
Z. Prifti!
Nese e thua hapur te verteten mbi te keqijat, mjerimet, turpet qe na bejne te vuajme nuk do te thot qe je urryes i clirimtareve (UCK).
Ne Kosove shume veshtire eshte te takosh nje njeri qe e urren apo eshte kunder UCK-se.
Ne Kosove ka shume njerez qe jane kunder disa udheheqesve te ish Drejtorise Politike te UCK-se.
Ata udheheqes, fatkeqesisht, bene punë te keqija. Per disa nga ta spiun ishte kundershtari politik. Kjo mjaftonte qe ata kundershtare politik te shpalleshin spiuj dhe te denoheshin sipas tekeve te udheheqesve te ish Drejtorise Politike. Kjo eshte e keqja e ketyre udheheqesve dhe per kete shkak me te drejte ata urrehen nga nje pjese e madhe e shqiptareve te Kosoves.
Per mua shkrimi i z. Sinani nuk eshte pacavure. Eshte nje shkrim i guximshem dhe objektiv.