ARKIVI:
25 Nëntor 2024

Me ADN-në drejt sistemit presidencial!

Shkrime relevante

Mirënjohje profesor Fatmirit për “Fjala e Lirë”

Nga: Fahri Dahri Njeriu është  i paisur me komplekse, si qenie e...

Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor, Komuna e Zveçanit

Zveçan, 25 nëntor 2024 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë...

Kujtime e mendime rreth tridhjetë vjetorit të themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës 1994 – 2024

Nga: Prof Dr Hakif Bajrami, historian, Prishtinë  Më 1 tetor 1997 u...

Florim Zeqa: Shtrirja e sovranitetit në veriun e vendit, është një mashtrim i madh…!

Florim Zeqa  Situata e krijuar në Veriun e Kosovës, është një problem...

Presidentja Osmani takoi një delegacion bipartizan të Kongresit Amerikan, të udhëhequr nga senatorja Jane Shaheen

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, takoi sot në Halifax,...

Shpërndaj

Florim Zeqa

Jam i vetëdijshëm se një shoqëri e katandisur nga antivlerat nuk i kapërdin lehtë ndryshimet pozitive, por jam thellësisht i bindur se në heshtje i përqafon ato. Prandaj e kam vendosur ta sfidoj veten në përballje me partitë e dështuara politike me bindjen e fuqishme në elektoratin e shëndoshë kosovarë, të atyre që e duan me shpirtë dhe zemër atdheun e tyre.

Zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të vitit 1992

Për freskimin e memories së lexuesve, Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh President i Republikës së Kosovës, i pari dhe historik, në zgjdhjet e para pluraliste presidenciale e parlamentare të 24 Majit 1992 në përputhje me Kushtetutën e Kaçanikut, me pjesëmarrje masive mbi 89 përqind, në rrethana të rënda okupimi e shtetrrethimi nga regjimi i dhunës serbe.

Edhe pse kanë kaluar 30 vite nga ajo kohë, Dr. Ibrahim Rugova mbetet i vetmi president i zgjedhur drejtëpërdrejt me votën e popullit të Kosovës. Të gjithë presidentet pas tij deri tek kjo e fundit nuk janë zgjedhur me votën e popullit, por me marrëveshje politike, gjegjësisht përmes kontrabandimit të votave të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Kosovës apo edhe më keq se kaq, përmes ndërhyrjeve të tmerrshme nga jashtë, siq ishte rasti i zgjedhjes së presidentes përmes zarfit në vitin 2011, dukuri kjo e paprecendent në vendet e lira dhe demokratike!

Vlenë për të theksuar se më 24 Maj të vitit 1992 zgjedhjet për Presidentin (Kryetarin siq quhej asokohe) e Kosovës janë mbajtur në Kosovë dhe jashtë saj, në vendet evro-perëndimore ku shqiptarët nga Kosova ishin të punësuar apo me qëndrim të përkohshëm. Në Kosovë për Dr.Ibrahim Rugovën për Kryetar të Kosovës votuan 762.257 votues, (fletëvotime të pavlefshme dhe “kundër” ishin 3.812), ndërsa jashtë Kosovës votuan 105.300 votues. Gjithsej 867.557 votuan për Kryetarin e Republikës së Kosovës.

ADN fillim i një organizimi të ri politik

Alternativa Demokratik për Ndrsyhim (ADN) nuk ka asgjë të përbashkët me partitë e krijuara nga ndarjet e partive ekzistuese. Ky është fillimi i një organizimi të ri politik konformë rrethanave të reja të kohës, pra, nuk është burim dhe as vazhdimësi e asnjë subjekti aktual politik.

Përveç krizës së thellë politike në të cilën e kanë katandisur vendin politikanët e papërgjegjshëm, shtetin e Kosovës e kanë mbërthyer një varg krizash si ajo: ekonomike, energjetike, financiare, shëndetësore dhe arsimore si pasojë e grevave politike, e në veçanti nga rrëshqitjet e dialogut të pabarabartë me Serbinë, ku shteti i Kosovës është duke shkuar drejt falimentimit dhe zhbërjes fizike.

Dëshprimi i mërgimtarëve, i dhimbshëm dhe i rëndë

Njerëzit nuk po ikin nga Kosova nga dëshira, por nga pamundësia për të jetuar dinjitetshëm në atdheun e tyre, ngase pushtetet e pasluftës ua mbyllen të gjitha dyert, ua shuan të gjitha shpresat për jetë në vendlindjen e tyre.

Është tepër e dhimbshme kur dëgjon, që të rinjë dhe familje të tëra, të lodhura nga varfëria dhe denigrimi social, nga humbja e të gjitha shpresave për një të nesërme më të mirë në shtetin e lirë, shesin shtëpi e pasuri për të blerë vizat për largim, dhe me lot në sy, me dhembje në shpirt dhe zemër të coptuar e mbyllin pragun e shtëpisë së tyre, për t’u nisur drejt një shprese të re në vende të panjohura, të cilat jo rralë iu sjellin dëshprim dhe përfundim fatal.

Është shumë e dhimbshme kur fëmijëve u ndërpritet fëmijëria në vendin e lindjes; kur nxënësit ndahen nga shokët e klasës, nga mësuesi që ua mësoi alfabetin e gjuhës shqipe, nga familja e farefisi i gjerë, ndoshta për të mos u parë më kurrë mes vete në këtë jetë!

Por akoma më e dhimbshme është kur dëgjon mërgimtarët e dëshpruar, me shpirtë të thyer dhe zemër të plagosur, të thonë; “nuk do të shkojë për pushime në Kosovë”, shkaku i zhgënjimit në partitë politike dhe politikanët kosovarë, pa dallim pozitë dhe opozitë, në një shtet pa pikë perspektive dhe tërësisht në duart e krimit të organizuar e mafio-oligarkisë kriminale.

Si pasojë e kësaj situate, mërgimtarët jo vetëm që nuk duan të kthehen, nuk duan më që as eshtrat e tyre t’iu kthehen në vendlindje! Jemi dëshmitarë se viteve të fundit janë në rritje e sipër rastet e varrimit të mërgimtarëve në vendet ku jetojnë dhe veprojnë prej vitesh në vendet evro-perëndimore.

Nuk e besoj të ketë gjë më të dhimbshme, se sa thyerja shpirtërore e një mërgimtari që tërë jetën i ka kushtuar familjes, lirisë dhe pavarësisë së atdheut të vet, e në fund të vie në situatë të braktisë vendlindjen e tij edhe për së vdekuri!

Kosova e sotme e getoizuar është bërë parajsë e politikanëve dhe ferr i qytetarëve, e cila më tepër i gjason një burgu kolektiv sesa një shteti të pavarur, më tepër i gjason një qeverisje provinciale sesa një shteti sovran, populli një kopeje delesh të ngujuara, ndërsa politikanët u ngjajnë barinjëve të uritur!

ADN garanton kalimin në sistemin presidencial

Sistemi Presidencial dhe zgjedhja e presidentit të shtetit drejtëpërdrejt nga populli (ide e kamotshme e presidentit historik Ibrahim Rugova) do t’u jepte fund bllokadave paszgjedhore dhe mënyrës së kontrabandimit të postit të presidentit të shtetit nga partitë politike.

Reforma e ashtuquajtur zgjedhore e filluar në vitin 2010, e bllokuar nga qeveritë e kaluara dhe e harruar së fundmi nga partitë opozitare, pushtetarët dhe legjislatura e aktuale e Parlamentit të Republikës së Kosovës!

Alternativa Demokratike për Ndryshim (ADN) fillimisht do të merret me ndryshimin e Kushtetutës, përkatësisht ligjeve dhe akteve nënligjore që mundësojnë reformën e mirëfilltë zgjedhore për zgjedhjen e presidentit nga populli, gjegjësisht për kalimin nga sistemi parlamentar në atë presidencial.

Ngjashëm, sikurse zgjedhja e presidentit, do të bëhet edhe zgjedhja e kryetarëve komunal me votë të drejtëpërdrejtë nga populli, model pa balotazh që e garantom kalimi në Sistemin Presidencial.

Sistemi Presidencial eviton ngërçet dhe krizat paszgjedhore

Sistemi presidencial paraqet çelësin e evitimit të ngërçeve politike dhe krizave artificiale paszgjedhore të paraqitura në mënyrë serike në Kosovën e pasluftës!

Sistemi presidencial automatikisht krijon premisat e dy blloqeve të forta parazgjedhore, respektivisht bipolarizimin e skenës politike, gjegjësisht krahun e djathtë dhe të majtë apo krahun e qëndres së djathtë kundrejt krahut majtist (social, socialdemokrat, pse jo dhe komunist të qëndres së majtë).

Përderisa në sistemin parlamentar mundësia e manipulimit me zgjedhjet është jashtëzakonisht e madhe, në sistemin presidencial zvogëlohet në minimum ajo mundësi, pasi vota e sovranit (qytetarit) është vendimtare në përcaktimin e kaheve qeverisëse të vendit.

Sistemet presidenciale janë forma të paraqitjes së demokracisë reprezentative që dallohen nga sistemet e regjimit parlamentarë, pasi që tek këto forma fuqia politike mbi anën ekzekutive nuk paraqitet nga parlamenti por nga presidenti i shtetit të pavarur i cili është (do të jetë) edhe komandant suprem i Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës.

E veçanta e sistemit presidencial është zgjedhja e presidentit nga ana e popullit. I zgjedhuri(a) e lidhë në vete funksionin e kryetarit të shtetit dhe të kryetarit të regjimit dhe nuk mund të shkarkohet nga këto detyra nga ana e parlamentarëve, pasi nuk ka veto parlamentare në këto sisteme qeverisëse.

Presidenti edhe pse nuk ka të drejtë iniciative për nxjerrjen e ligjeve, e ka të drejtën e vetos kundër parashtrimit të ligjit nga ana e parlamentarëve. Asnjë anëtarë i anës ekzekutive nuk ka drejtë të i takojë anës legjislative të sistemit në të njëjtën kohë.

Presidenti është fuqiplotë në anën ekzekutive dhe kontrolluese të institucioneve shtetërore.

Funksionimi i parlamentit në sistemin presidencial

Përfaqësimi në parlament bëhet sipas fuqisë elektorale, e jo si deri më tani (me kontrabandim të deputetëve në Kuvend). Kompetencat ekzekutive i merr Presidenti bashk me politikën e jashtme, ndërsa Kryeministri merret më shumë me çështjet e brendshme organizative, si; Ministrinë e Punëve të Brendshme, pastaj Ministrinë e Arsimit, të Shëndetësisë, Kulturës, etj.

Sistemi Presidencial garanton më shumë stabilitet qeverisës dhe pavarësi më të madhe për institucionet e pavarura në vend; si bie fjala; sistemin e drejtësisë (pavarësimin e plotë të prokurorive dhe gjykatave, si dhe ajo çka është më kryesorja garanton pavarësi më të gjërë të institucioneve shtetërore edhe në raport me bashkësinë ndërkombëtare, gjegjësisht përfaqësitë diplomatike të akredituara në vendin tonë.

Kushtetuta aktuale e bazuar në të ashtuquajturën “Pako e Ahtisarit”, është bërë pengesë serioze e formimit të FARK-ut dhe pengesë e vendimarrjes në Kuvend. Ndryshimi i ligjit, përkatësisht rregullimi i një ligji për heqjen e votës së dyfisht (vetos) të serbëve në parlament, i cili i largon përfundimisht vargonjët serb nga qafa e Kosovës.

Për më shumë se kaq, Kosova me Sistemin Presidencial, “De Jure” dhe “De Facto” e merr formën e shtetit sovran, me sistemin e ri qeverisës në njërën anë dhe Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës në anën tjetër, shteti ynë do të bëhej partner i fuqishëm politik dhe ushtarak i Aleancës Veriatlantike, përkatësisht NATO-s dhe SHBA-së, si garantuesin më të fuqishëm të lirisë dhe pavarësisë së shtetit tonë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu