Mësuesi Fetah Rudi, miku im i shtrirë në spital pas atentatit që iu bë në Arllat, pas luftës. Ai edhe sot e kësaj dite ka mbetur invalid nga pasojat e atij atentati.
Sinan Kastrati, Suedi
Reagim kundër reagimit të Pirro Priftit kundër opinionit tim me titull: “Klerikë fetarë e rektorë univerzitetesh që shkuat në Hagë tek ”Krerët e UÇK-së” , e paqit faqen e zezë…!” Drini.us, 11 Shtator 2022 në rubrikat “Dossier, Mendime”
”Profesor” Pirro Prifti në faqen e Komenteve në Revistën Drini.us paska reagua kundër meje me këto fjalë:
” Shume gabim. Urrejtja per UCK, dhe per individe te caktuar e ka bere autorin te shkruaje kete pacavure. Turp qe nuk doni njerezit tuaj po gezoheni dhe lumturoheni te rrine ne burgne nje kohe qe ata luftuan dhe ne lufte do kete te vrare armiq dhe spiune.
Ti i nderuar nuk e do Kosoven, përfundon Pirro “komentin” (pirro 13 Shtator 2022 Në 12:32 pm)
Pirro, unë e dua atdheun tim, Kosovën dhe nuk më vjen mirë e nuk gëzohem që shqiptarët akuzohën e gjykohën në Hagë të barazohen me kriminelet serb, që kanë bërë krime kundër shqiptarëve të pambrojtur, civilëve të pafajshëm. Këto krime serbe i ka bërë ushtria e rregullt, policia serbe, paramilitarët serb, shteti serb ndërsa shqiptarët nuk kanë pasur mundësi të bëjnë krime sepse nuk kanë pasur ushtri e as polici (të rregullt, armatim etj) sepse nuk kanë pasur shtet, nuk kanë pasur ushtri e polici.
Shqiptarët që akuzohen në Gjykatën ndërkombëtare, në Hagë, akuzohen si individë e jo si ”ushtri” prandaj nuk është e drejtë të thuhet se në Hagë po gjykohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës, po gjykohën çlirimtarët etj.
”Komandantë, shkofshi e mos u kthefshi” (Sinan Kastrati, 24. 07. 2019
Mua nuk më vjen mirë që akuzohen një ish kryeqeveritar e kryetar shteti (Hashimi), dy kryetarë të Kuvendit të Kosovës (Jakupi e Kadriu) dhe të tjerë të cilët akuzohen për krime lufte kundër njerëzimit. Më shumë do të isha i kënaqur dhe i gëzuar që asnjë shqiptar të mos ketë bërë krime, të mos ketë vrarë shqiptarë e të tjerë, civilë.
Fetahu: Më kanë plagisur me armën që është vrarë Xhemajl Mustafa
Por shumë shqiptarë të njohur, ushtarakë të dalluar me akademi ushtarake (Kolonelë), intelektualë (Xh. Mustafa…), politikanë, kryetar komunash (Ismet Raci). U burgosën e keqtrajtua (nga Hashim Thaçi), Jakup Kastrati, ish kryetar i LDK-së, më vonë i zgjedhur Kryetar Komune (2002) dhe Cen Desku, nënkryetar. U bënë atentate (ndaj Fetah Rudit, ish aktivist dhe asambeist i LDK-së në Malishevë, tash në karrocë), u zhdukën me dhjetëra të tjerë në ish burgjet e UÇK-së (Behajdin Hallaqi …. ). Numri i atyre që u vranë, vetëm pse mendonin ndryshe, është i madh (Ibrahim Nikqi, me vëllain vritet afër Kuksit, kur këtheheshin nga Zvicrra, pas çlirimit të Kosovës sikurse që vriten edhe ”Komandant Drini në Prizren e Kolonel Tahir Zeman ë Pejë). Janë vrarë me dhjetëra fshatarë, civilë të pafajshëm (Ramiz Hoxha, Selman Binishi), janë plaçkitur mërgtimtarët që këtheheshin nga gyrbeti (Halil Azem Kastrati, Brahim Jup Kastrati) etj.
Vojni Sud u Sarajevo, broj 20/87, 2kr marta 1987 godine
Dyshohet se prapa këtyre vrasjeve, plaçkitjeve qëndron ish Shtabi i UÇK-së i udhëhequr nga ish LPK-ja, nga Hashimi, Jakupi, Rexhepi … Fatmir Lima etj., të gjithë ”komandantë” të UÇK-së, tash janë gradua, disa në ”Gjeneralë” e deri në ”Marsshallë”.
Pirro, lufta e popullit të Kosovës për çlirim kundër okupatorit serbo-sllav ka fillua qysh herët me patriotët e penës e të pushkës qysh në Luftën e Dytë Botërore por udhëheqësit shqiptarë, të Shqipërisë me Enver Hoxhën në krye u lidhën me armiqtë tanë, “vëllezërit serb”, komunistët jugosllavë kundër Kosovës. Ata dërguan emisarë, malazezët Dushan Mugosha, Milladin Popovic, Svetozar Vukm. Tempo etj. në Shqipëri … Ndërsa aradhat partizane të Shqipërisë, i erdhën në ndihmë jugosllavëve. Oficerët shqiptarë në krye të aradhave partizane ndodhte që hanin e flenin në kullat e odat shqiptare në Kosovë. Mbrëmjeve kur dhizej zjarri në oxhakun e kullave, partizanët fillonin me paraulla ”Vdekje fashimit, liri populli2” dhe lexonin pamfletet e ish leninistëteve e ”internacionalisteve”. Nëse ndonjë plak iu thonte se ne nuk i kemi serbët vëllezër, komandantët gjindoseshin dhe e nxirrnin patllakën nga shoka duke i kërcënuar ”Derri i Kosovës, ta thaj kokën po fole keq për vëllezërit … ” çka nuk ishte në zakonin shqiptar që në oda të mbanin në shokë e prehër armet e shokët e të krahut dhe Kosova mbet nën Jugosllavi. Ju, “Shqipëria Socialiste”, hapët llogore e vorre për shqiptarët e Kosovës. Nga Shqipëria, për në Tivar shqiptarët e Kosovës, disa mijëra të lidhur shkuan luginës së Drinit, nëpër Kuks e Shkodër deri Mal të Zi e në Tivar u pushkatuan disa mijëra shqiptarë. Ishin eprorët serbë e jugosllave që në teritorin shqiptar, rrugës i vrisnin shqiptarët, nëse uleshin me pi ujë …
Në shtëpinë e Marjo Berishës, babain i të cilit zhduket në Drenoc të Zatriqit, si tradhtar e vëllai i shpallet dëshmor, qershor 2018
Edi Rama, që ti e përkrah, bashkë me vëllain, Aleksander Vuçiq, punojnë për ndarjen e Kosovës e kundër pavarësisë, si dikur ish baballarët e tyre.
Pirro, është mirë që mos të kalosh kufirin e të na përzihesh në punët tona.
Do të ishte e udhës që ti të interesohesh për vrasjen e Kolon. Ahmet Krasniqit dhe vrasjeve tjera që ndodhën në Shqipëri në vitet më të vështira për Kosovën (1998, 1999). Shteti shqiptar dhe falangat e lpk-së mëshifen pas vrasjeve të shqiptarëve të Kosovës në Shqipëri e në Kosovë.
Zëri i Kosovës, ”Zëri i Koresë së Veriut”, 5 nëntor 1998
E tash:
-Pirro Prifti (apo Popi), është mirë ta presim fjalën e Gjykatës për Hashimin, Jakupin e … Rexhep Selimin e pastaj, pse jo, edhe mund të flasim.
Jakupi është pjellë e ish marksistëve, stalinistëve e enveristëve ndërsa Hashimi, është pjellë e fatosave, mejdanave, brokave që në Shqipëri i ndanin shqiptarët e Kosovës që vinin nga Mërgata për të luftua se a jeni me FARK-un apo me UÇK-në (Lexo: LPK-në)
Ata akuzohen nga Gjykata që ata vetë e kanë përkrahur dhe themelua në Kuvendin e Kosovës (Hashimi ka bërë presion te deputetët që të votohet kjo gjykatë dhe kur filloi lufta, kuqaloshët që flenin në villat e Enver Hoxhës e në Rogner, i ndanin luftëtarët në dy krah, duke i pyetur me kënd jeni?).
E tash, kur kjo gjykatë i akuzon Hashimin, Jakupin, Rexhep Selimin etj. për krime kundër njerëzimin, pa të drejtë reagojnë, edhe organet e shoqatat të ashtuaquajtura të luftës se po gjykohet Ushtria, Çlirimtarët etj.
Unë mendoj ndryshe prandaj edhe kam reagua kundër prijësve e “krerëve” fetarë që kanë shkua në Hagë për vizitë “krerëve” të UÇK-së .
Se a ka apo jo fakte apo jo Gjykata, ta presim vendimin e gjykatës, ajo vendos.
Kjo që ti thua, Pirro, edhe ti del në përkrahje të atyre që në emër të shoqatave, bashkësive fetare, rektorëve të univerziteteve,shkojnë në Hagë, është pikërisht ndërhyerje dhe presion mbi gjykatën.
Bislim Zyrapi, dëshmitari i rrejshëm në gjyqin ushtarak në Sarajevë kundër 10 oficerëve madhorë shqiptarë
Hashimi, Jakupi, Selimi etj akuzohen:
“Prokuroria po pretendon se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.
Në aneksin e publikuar sa i përket krimeve që pretendohen se ndodhën në Semetishtë dhe Budakovë, prokuroria ka listuar krimet e luftës si arrestimi dhe ndalimi i paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor ose çnjerëzor, torturë, vrasje.
Ndërkaq, si krime kundër njerëzimit i ka listuar burgimin, vepra të tjera çnjerëzore, torturën, vrasjen, zhdukjen e personave me forcë dhe persekutimin.
Kurse, për krimet që pretendon që ndodhën në Gjilan, si krime lufte i ka listuar arrestimi dhe ndalimin e paligjshëm ose arbitrar, trajtimin mizor ose çnjerëzor, torturën dhe vrasjen. Ndërsa, si krime kundër njerëzimit ka listuar burgimin, vepra të tjera çnjerëzore, torturën, vrasjen dhe persekutimin”.
Ushtria çlirimtare, Drejtoria e Financave (e hajnisë)
Pirro, mos shkruaj ti paçavura 1*)
Kësaj radhe kaq.
Literatura që e gjeta:
“ZPS kërkon vazhdimin e paraburgimit ndaj Veselit, Krasniqit dhe Selimit”
12 Shtator 2022
https://www.njeshi.com/zps-kerkon-vazhdimin-e-paraburgimit-ndaj-veselit-krasniqit-dhe-selimit/
‘Veprime çnjerëzore, trajtim mizor dhe tortura’/ Aktakuza e plotë ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit! Operacionet për të cilat akuzohen nga 1998-1999 (VIDEO)”
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kreu i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli dhe deputeti i Vetëvendosjes dhe ish krye parlamentarit Jakup Krasniqi gjenden tashmë në Hagë dhe zyra e prokurorisë së dhomave të specializuara ka bërë publike aktakuzën.
Aktakuza me 71 faqe për liderët e UÇK-së/ DOKUMENTI I PLOTË në shqip
https://shqiptarja.com/lajm/aktakuza-ndaj-thacit-veselit-selimit-dhe-krasniqit
”Prokuror Millaku, urdhëro faktet, burgose Hashimin!”
Post published: 9 Dhjetor, 2016
https://www.ballikombetar.info/prokuror-millaku-urdhero-faktet-burgose-hashimin/
”Si u vra Ramiz Hoxha dhe sa larg nga vendi i largimit u pa Fatmir Limaj”
28 Tetor 2016 – 23:46
Djali i Ramiz Hoxhës, për vrasjen e të cilit sot Fatmir Limajt i ka shkuar një aktakuzë, Fadil Hoxha është rrëfyer në “Interaktiv” të KTV-së, ditën e vrasjes së babait, 2 nëntor 1998.
https://telegrafi.com/si-u-vra-gjate-luftes-ramiz-hoxha-nga-bellanica-video/
”JA SI U PUSHKATUAN RAMIZ HOXHA DHE SELMAN BINISHI NGA “UÇK”-ja?
Sinan Kastrati
https://www.ballikombetar.info/ja-si-u-pushkatuan-ramiz-hoxha-dhe-selman-binishi-nga-uck-ja/
Autori (Sinan Kastratit) me Enverin dhe Fadilin, djemt e Ramiz Hoxhës nga Bellenica (i pushkatuar, me 1998)
1*) PAÇAVURE f.
- Copë e grisur nga një rrobë; leckë që përdoret për të kapur enët kur janë në zjarr, për të larë, për të fshirë furrën etj.; rreckë e fëlliqur; sukull. Paçavure e madhe (e vogël). E kapi (e fshiu, e fërkoi) me një paçavure.
- keq., përçm. Copë letre ku është shkruar diçka pa kujdes; vepër e shkruar a dokument pa vlerë; gazetë pa vlerë, fletushkë e keqe. Paçavuret e borgjezisë. Nënshkruan një paçavure.
- fig. Njeri pa karakter, njeri pa vlerë; njeri i ulët.
* E bëri paçavure (leckë, rreckë) shih te LECK/Ë, ~A. Ia bëri mishin paçavure të zezë e rrahu keq sa ia bëri mishin me njolla të zeza.
Perseri e ke gabim i nderuar. Kjo qe po ben ti eshte nje turp per bashkatdhetaret e tu qe po rrini ne burg per faj te spiunlleqeve tuaja. Kjo i ka bere dem Kosoves sepse shkaterrimi i nje Partie si UCK ka shkaktuar fitoren jo te drejte te Albin Kurtit dhe te Osmanit, sepse u perjashtua nga lufta PD. sE DYTI FUTJA NE BURG E DRETJEUSVE TE uck ju turperon juve gjithsesi sepse i kene dhene dore Serbiese te njollose luften clirimtare duke e paraqitur UCK jo si ushtri clirimtare por si bandite. Dhe kjo ju ngarkon me pergjegjesi te madhe. Turp edhe njehere per ju qe kerkoni te mbroheni duke u justifikuar se ata kane vrare. Po ore kane vrare spiunet dhe bashkpuntoret e serbve.
I nderuar Pirro
Kam respektin me te madh per ata njerez qe i dalin zot atdheut te tyre dhe jane te gatshem te japin gjithçka per te dmth edhe jeten e tyre. Nje numer i madh i shqiptarve te Kosoves u futen ne radhet e UÇK-se ne luften e fundit dhe shume prej tyre dhane jeten per liri. Lavdi!
Megjithate, drejtuesit e ushtrise, ne nje vend normal, drejtojne ushtrine e jo shtetin. Perndryshe kjo pune po i bie sikur keta drejtues te ushtrise, siç po i quani edhe ju, paskan luftuar per ta kapur pushtetin. Normal kur ushtria kryen punen e vet i hap rruge politikes, por ky nuk ishte rasti te ne.
Gjykata Speciale me seli ne Hage eshte e Kosoves sepse e themeluan vete keta ish drejtuesit e UÇK-se qe sot jane brenda ne te. Aty nuk gjykohet UÇK-ja por individe, te cilet kane emer e mbiemer. Nese ata jane te pafajshen do te lirohen dhe keshtu do te jene pastruar, pra nuk jane me te dyshuar.
Nuk eshte ashtu. Populli e sheh ndryshe kete maskarallek qe ka bere Sinan Kastrati nepermjet ketij shkrimi. Ai mund te me shaje sa te doje sepse e paska zakon, por e verteta nuk mund te justifikoje spiunet dhe bashkepuntoret e serbve.
Turp.
Ndoshta e ke Lexuar gabim.
Une kame perkrahur dhe perkrah gjithmone kauzen e UCK. PER KETE MUND TE SHOHESH SHKRIMET E MIJA.
Ideja eshte se gjate luftes mund te jene vrare dhe spiune te Serbise dhe kjo nuk do te perbente asnje faj per clirimtaret. Kush i sherben pushtuesit duhet luftuar.
Kjo ka qene ideja e reagimit tim
dUHET TE KERKOSH NDJESE PER REAGIMIN TUAJ TE PAMATUR.
”Profesor Pirro Prifti, edhe ti paq faqen e zezë !”
Nga Drini.us, 13 Shtator 2022
Profesor Pirro Prifti, ky opinion imi ka me shume se 13 muaj dhe nuk e di pse tash po reagon.
Atehere nuk kam reagua, as tash nuk dua te reagoj por ti, Pirro je rreshtua gabimisht.
Une e kam thene dhe kjo qe e kam thene une, edhe para 13 vjeteve, qendroj prapa fjaleve te mia sepse disa nga ”çlirimtaret” jane te akuzuar per krime lifte ne Hage.
Diten !
P. S. Pirro ky eshte reagimi im i fundit. Te lutem, me lere rehat!
Permiresim:
Ka me teper se dy vjet, jo 13 muaj siq e kam shkrua une.
Faleminderit per mirekuptim.
Sinani