Në foto: Akademik Neritan Ceka
Tiranë, më 13 shtator 2022
Promovimi i djeshëm i veprës “Kosova” I-VIII në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Tiranë u vlerësua ngjarje e rëndësishme kulturore, që i hap rrugën bashkëpunimit shkencor në nivel kombëtar.
Akademik Neritan Ceka, me këtë rast theksoi se Akademia e Shkencave e Shqipërisë, po i bënë hapat e rëndësishëm që t’ua hapin dyert e bashkëpunimit studiusve të pavarur, që shënojnë të arritura shkencore siç është tashmë vepra “Kosova” e Buxhovit, e cila, në saje të përkthimit në anglisht ka arritur edhe në shumë qendra akademike ndërkombëtare dhe universitete me renome. Kjo dhe veprimet e ngjashme do t’i ndohmojnë të vërtetls për të cilën shoqëria shqiptare ka nevojë më shumë se kurrë për ta dëshmuar qenien e saj historike, etnike, kulturore dhe shtetërore në rrethanat kur qendrat e shumta antishqiptare, me gënjeshtra dhe sajesa, veprojnë pareshtur kundër saj. Me këtë rast, akademik Ceka vletësoi bashkëpunimin e mirë midis arkeologëve të Tiranës dhe Prishtinës në fushën e hulumtimeve arkeologjike në Kosovë që lidhen me qytetërimin antik, ku del në pah zhvillimi i tij i hershëm.
Edhe profesor Luan Përzhita, theksoi se tash më shumë se kurrë kërkohet që të njësohen hulumtimet institucionale dhe ato individuale për t’u nxjerrë në pah e vërteta historike për shqiptarët në hapësirat e tyre etnike dhe historike, e ku vuri në pah se gjurmimet e vonshme arkeologjike në Kosovë hje Maqedoni janë të një rëndësie të veçantë për t’u thyer falsifikimet e historografisë serbe, veçmas ato që fshehin ose konvertojnë qytetërimin e zhvilluar antik ilir-shqiptar në hapësirën e Dardanisë me atë të vonshëm sllav. Në këtë aspekt, profesor Përzhita, theksoi rëndësinë e “Kosovës” në tetë vëllime, të cilën e vletësoi vepër madhore, ku thyhet status quoja e historiografisë shqiptate si dhe bëhet demistifikimi i gënjeshtrës serbe për gjoja shtetin mesjetat serb në Kosovë dhe trashëgiminë e përvetësuar të krishtërimi ortodoks.