ARKIVI:
10 Janar 2025

Gjonimajt kthehen në atdhe …!

Shkrime relevante

Derisa të dyshuarit për vrasje garojnë në politikë, ky vend nuk do të ketë qetësi

Halil Geci, Skenderaj Neve, si familje, gjithmonë kemi ngritur këto çështje të...

Dhimbje për largimin nga jeta të Behar Berishës, veteranit të UÇK-së

Nga: Dritan Goxhaj, Tiranë VDEKJA NUK TË RESPEKTON KURRË Vdekja nuk e respekton...

Rreth librit të profesorit Musa Sabedini: “Etika, mburojë e gazetarisë profesionale”

Gani I. Mehmeti Musa Sabedini : ETIKA, MBUROJË E GAZETARISË PROFESIONALE, Botuar nga...

Trump premton një përgjigje të fortë

PËRGJIGJE PREMTIMI: Ja Trump dhe Trudeau të fotografuar së bashku në...

Trump për Putinin: – Dëshiron të takohet

Donald Trump dhe Vladimir Putin u takuan në Helsinki, Finlandë në...

Shpërndaj

Dr. Nusha Zhuba (Anna Hida), studjuese, Romë
___
Për të gjithë dashamirësit që duan të njohin historinë e vendlindjes me protogonistët e sajë…
Gjonimajt kanë qenë një brez piktorësh shumë të famshëm në vitet 1600- 1700 në Itali, të cilët arritën kulminne tyre me piktorin që fatkeqësisht vdiq në një moshë shumë të re 35 vjeç Antonio Gjonima.
Nuk është ditur asnjëherë prejardhja e tyre sepse kanë lëvizur në shumë vende , Itali , Kroaci, Austri, Slloveni, Çekosllovaki për punë. Shumë studiues dhe katalogues të veprave të artit i kanë menduar “Dalmatë ” edhe për shkak të mbiemrit të tyre që herë quheshin, Jonima, Yonima, Gonima, Gjonima etjjj.
Por ata që studiuan prejardhjen e tyre ishin, Marcello Oretti, Pjetër Zani ( ky prift me origjinë shqiptare) dhe Jana Zapletalova ( studiuese Çeke sepse një piktor i brezit të pestë të Gjonimajve Johani ka jetuar në Çeki) i ka sdudiuar në mënyrë specifike këta piktorë të famshëm shqiptarë.
Marcello Oretti ka lënë një dorëshkrim në të cilin fillon jeta dhe veprimtaria e kësaj familjeje, pastaj janë arkivat ndërmjet Bolonjës , Padovës e Venecias që na dokumentojnë origjinën shqiptare të Gjonimajve.
I pari i tyre ishte Nikollë Gjonima Albani babai i Francesk Gjonimës edhe ky piktor i famshëm edhe pse deri tani i njihen vetëm dy vepra. Francescu ka lindur në Shqipëri në vitin 1625. Ai u martua me Elenë Kryekushin nga Kruja bijë e një familjeje fisnike të cilët kishin qenë në shërbim të Skënderbeut, por që fatkeqesisht pas vdekjes së tij u detyruan o të bëheshin mysliman ose të largoheshin për në Venecia, ku Gegë Kryekushi gjyshi i Elenës kishte luftuar në Friuli dhe kishte qenë një nga administratorët e Venecias.
Francesc Gjonima pati djalin e tijë Simonin piktor të famshëm i cili edhe ky pati dy djem Francesc Vlash Gjonimën dhe Anton Gjonimën…
Me martesën e Francesk Vlash Gionimës me një konteshë italiane ju kërkuan një sërë dokumentash për të vërtetuar origjinën fisnike të tyre . Nga aty doli prejardhja e këti fisi me emër në Itali.
Në pikturat e tyre përveçse mbiemrit të tyre gjetën edhe fjalën “Alessio” ku tregohej prejardhja e tyre pra Lezha … Për këtë janë marrë një sërë dëshmish sidomos nga ipezhgvinjtë, Pjetër Bogdani ( Shkodër) , Mark Skura ( Durrës) , e Mark Suma ( Sapa) . Pjetër Bogdani dëshmon për linjën mashkullore thotë ishin nipa të Pjetër Shpanit, një nga prijësat e Dukagjinit dhe ishin me origjinë shkodrane, ( për këtë dëshmojnë dhe dokumentet veneciane në të cilat flitet për vejushën e Florian Jonimajt nga Shkodra e cila merrte pension nga Venecia) dhe nga linja femërore ishin të afërm të familjes së Skënderbeut.Mark Skura dëshmon për familjen Kryekushi të Krujës , po ashtu dëshmon edhe Mark Suma.
Ne i kemi njohur familjen Gjonima si , Princa Dhimitër Jonima me vilajetin e tijë që shtrihej nga Mati në jug gjer në kufinjtë e principatës së Koja Zaharisë në Veri… Në kto zona gjejmë emra të ndryshëm princash dhe kjo varet që herë pas herë i fitonin e humbnin këto principata në varësi edhe të armikut që i pushtonte. Në kohën e Gjonimajve ata zotëronin skelën e Shufadës dhe Kriporet e Shënkollit…
I kemi njohur si prifta që në kohën e Skënderbeut, të cilët kanë shërbyer me devotshmëri duke qenë pjesë edhe e kuvendit të Arbërit në Mërqi.
Përsa i përket Gjonimajve Lezhjanë ata janë piktorë të famshëm dhe vështirësia e dallimit të pikturave mes tyre është shumë e vështirë ; e para se ata prezantohen me të njëjtin mbiemër e dyta shumë vepra të tyre janë punuar nëpër kisha, kështjella e shtëpi gjë që ka bërë të vështirë katalogimin e tyre . Shumë prej tyre edhe pse janë të katologuara nuk gjenden pasi nuk i janë prezantuar publikut. Shumica e tyre janë në afreskët e kishave.
Ajo që bie në sy në formimin e Antonio Gjonimës përveçse të atit piktor është dhe një mbiemër Crespi , dhe ky po shqiptar i cili kishte një nga shkollat më të mira të Bolonjës në pikturë.
Gjonimajt princër akoma sot kanë toponimet e tyre, sidomos në Kurbin. Gjonimajt piktor kanë toponimet e tyre në Dajç të Zadrimës tek kodrat e Gjurmarkut…
Sigurisht prezantimi në mauzoleun e Skënderbeut ishte diçka shumë e bukur organizuar nga Bashkia Lezhë dhe posaçërisht nga kryetari Pjerin Ndreu, në bashkëpunim me drejtorinë rajonale të turizmit dhe pallatin e kulturës Lezhë. Ky eveniment nuk kishte si qëllim ekspozimin e punimeve të tyre, por prezantimin e tyre pas 500 vjetësh në Shqipëri e i cili do shërbente si një hapësire për studimin e mëtejshëm të këtyre artistëve të ardhur nga kohë të largëta në vendlindjen e nga ku Nikoll Gjonima u detyrua të linte vendlindjen e tijë Lezhën…për të realizuar ëndërrën e tyre…
Përgatiti Dr. Nusha Zhuba

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu