ARKIVI:
17 Tetor 2024

Ai që s’di të mësojë, jep mend  

Shkrime relevante

Hipokrizia e kërkimit shkencor në Shqipëri dhe një Projekt Ligj që zgjidh

Prof. Dr. Pirro Prifti Projekt Ligji për Kërkimin Shkencor të propozuar nga...

Kujtime nga viti 1979, si student, në Shqipëri e mësues, në Suedi

Sinan Kastrati, Suedi ___ Nga Ditari im ___ Në fillim të tetorit (`24) isha sikurse...

At Shtjefën Gjeçovi meriton më shumë !

Nga: Frank Shkreli 12 Korrik 1874 --14 Tetor 1929  “Këto punë po i...

Rrëfime të Irsa Shores për kalanë magjepsëse të Gjirokastrës

Irsa Shore 𝐊𝐚𝐥𝐚𝐣𝐚 𝐞 𝐆𝐣𝐢𝐫𝐨𝐤𝐚𝐬𝐭𝐫𝐞𝐬 është një ndër më të mëdhatë në...

Ku ishim, ku jemi dhe kah po shkon diplomacia dhe politika globale në suazat e rendit të ri botëror

Nga: Prof Dr Hakif Bajrami, historian Sot zhvillohet një luftë tinzare në...

Shpërndaj

Behxhet Shala, KMDLNJ: ”Mos na çani bythën se nuk po gjykohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës”

Sinan Kastrati, Suedi

Pas një shkrimi ”Klerikë fetarë e rektorë univerzitetesh që shkuat në Hagë tek ”Krerët e UÇK-së”, e paqit faqen e zezë…!” në portalin Drini.us, 11 Shtator 2022, pati disa reagime në formë të komenteve që menodoi unë se u prit mirë.  

Një nga reaguesit më të zhurmshëm, Pirro Prifti që po më përcjell mua, si Tit Livi (Tit Livi është historiani më i rëndësishëm romak i kohës së Augustit. Ai lindi në Patatvium (Padova e sotme) në vitin 59 ose 69 p.e.s dhe vdiq në vitin 17 të erës sonë. Studioi për retorikë) dhe Elvia Qelebia (Evlija Çelebiu (osm. اوليا چلبي; Stamboll,[1] 25 mars 1611- afro. 1682), reagoi disa herë, natyrisht me ”komente” duke u mundua që me çdo kusht të më të ”gjej” ndonjë behane e të më hudh në taborrin e armiqëve. 

Por ai nuk e ka hallin te ”opinionet” e mia por te ”partia” e PD-së  dhe te Hashimit  … i cili ja ka tha krahin Edi Ramës .”Kjo i ka bere dem Kosoves sepse shkaterrimi i nje Partie si UCK ka shkaktuar fitoren jo te drejte te Albin Kurtit dhe te Osmanit, sepse u perjashtua nga lufta PD …” (pirro). 

Duke pasur parasysh se pas ”Pirro-s” apo “Priftit” qëndon “partia socialiste”, e bija besnike e PPSH-së dhe Edi Rama, unë dua ta ndihmoj Pirron e Priftit që nuk po sheh sepse para syve e ka një llugë e nuk po e sheh malin. 

Pirro, për ”komentin” e fundit të kam dhënë përgjgije por unë nuk jam ndalur, kam reagua edhe njëherë e ti ende nuk e paske lexua ose e ke dhënë ”teslimin” 

Fitorja e Pirros 1*)  

Pse dhe nga kush u rrehën burrat e fshatit Çabiq ? 

Babain e Berat Buzhalës dhe të tjerë, i varën kokëposhte në puse, ja si i shpëtuan ekzekutimit. 

”Babain e Berat Buzhalës e varën kokëposhtë pus (bunar). Infosot, 25. 09. 2016

GJYQI I HAGËS 

Çabiqi është fshat i komunës së Klinës, vendlindja e komandantit: Mujë Krasniqit i njohur me pseudonimin e tij Kapuqi, afër katundit të Cerovi, katundi i Sokol Bashotës dhe jo larg, Aqarevës së Rexhep Selimit. 

Në fshatin Çabiq u rrehën djem e burra. Nuk u kursyen as pleq e mysafirë. 

Vendi ku u rrehën Çabiqasit, tash quhet “GJYQI I HAGËS”, ish “Kroi i Maziqit  

“Kroi i Maziqit”, është vendi ku u rrahën burrat e fshatit. Kroi i Maziqit, është në Jug-Lindje të fshatit Çabiq. Tash, “Kroi i Maziqit”, quhet nga fshatarët dhe rrethina e asaj ane “GJYQI I HAGËS”, vendi ku barbarisht u rrihën fshatarët e Çabiqit nga bashkëfshatarët dhe ndonjë I huaj. 

Disa nga ata që janë rrahur barbarisht janë: 

Gegë Buzhala, ish ofiqar 2*) në zyrën e vendit në Ujmir 

Bardhec Prek Laci, nga Dabërdoli, ish mësues i fiskulturës në shkollën e Ujmirit,  

Miftar Idriz Hoti nga Likovci, i ram në Çabiq (ka vdekur), 

Shaban Sadiku, është vrarë në kohë lufte, 

Imer Avdi Gashi, puntor hekurudhe, tash ka 80 vjet, 

Fejzullah Nur Gashi, kusheri i Shabanit etj. 

Disa nga burrat e rrahur u dërguan në një vend tjetër, me të sigurtë, në Likoc 

Po të mos ishte prifti i kishës së Zllakuqanit të Klinës, Dom Fran Sopi, që me me autoritetin e vetë, ndihmoi dhe ndikoi te disa ish komandantë, disa nga të torturuarit (arrestuarit) do të vdisnin ose do ti vrisnin pasi që i kishin futur me krye teposht në bunar (pus), në fshatin Likoc. Ata ishin: 

Bashor Gegë Buzhala nga Çabiqi (baba e Berat Buzhalës, gazetar) dhe  

Bardhec Laci, nga Dabërdoli, arsimtar. 

Pirro, para se ta përfundoj edhe këtë shkrim që më këtheve në kohë për disa vjet, po të pyes ty, këta njerëz, këto viktima, a kanë mundur të dalin para gjykatës ushtarake e të marrin dënimet sipa ligjit që i denonte Sokol Dobruna, me ligj, kod a kanun?  

Forhåndsvisning av bilde

Teksti i Betimit, Agim Mehmeti ”E vërteta për FARK-un”, fq. 125

Nëse k`tyre iu shtojmë edhe Ramiz Hoxhën (Bellanicë), Selman Binishin (Banjë) Ajet Gashin, Nazf Bashotën (Bubavec), Refik Karadakun (Damanek) …, numri i të vrarëve arrin në dyshifror  

Kur mendoja se humbi e u harrua ”Prifti”, ”si bora e parvjeme” (pop. Turj.), Pirro doli përsëri nga bunkeri me pushkë ne krah e bomba në dorë, tamam si partizanët . 

Klerikët” e ”Rektorët” që ishin në ”Haxh”, Pirro ”luftëtari”, nuk deshi ti lerë vetëm. Nuk don me u koritur Pirro. Pirro mund edhe të jetë i fikur, por jo i koritur. Marren ai nuk e merr me vete por mundohët ta ”mëshef si maca m… ” dhe me iu mvesh të tjerëve. 

Pirro nuk më paska harrua.  

Pirro, ty do të shkon jeta duke shkrua “komente” por ”kapsollin ta ka hangër pula” (pop.) 

”Nuk eshte ashtu. Populli e sheh ndryshe kete maskarallek qe ka bere Sinan Kastrati nepermjet ketij shkrimi. Ai mund te me shaje sa te doje sepse e paska zakon, por e verteta nuk mund te justifikoje spiunet dhe bashkepuntoret e serbve. 

Turp. (pirro 16 Shtator 2022 Në 2:12 pm) 

Pirro, për cilët spiuj dhe për cilin popull e ke fjalën? 

Populli i Kosovës i njeh në palcë këta maskarenj e maskarallaqet e tyre, të shumicës së ish komandantëve të UÇK-së (jo Hamëz e Adem Jasharit … ). 

Pirro, para se të filloj, dua të them: nuk të kam sharë por ti po e shan vetvehten. Megjithate, përsëri po të përgjigjem. 

Vetë emri “Ushtri Çlirimatare” (UÇK), për shqiptaët e Kosovës ishte një togfjalësh me tri fjalë ndër më të dashurat. Shqiptarët e Kosovës s`kishin pasur ushri , iu mungonte Ushtria Çlirimatare”, dhe donin ate si drita dritën e diellit. Këto fjalë, “ushtri” e ”çlirimtar” kishin dëshirua ti kenë si bukën e kripën. Ishin fjalët më të nevojshme që i mungonin popullit të Kosovës e që do të futen në historinë e shqiptarisë dhe të Kosovës,në veçanti. Ato përpos që ishin fjalë të ëmbëla, e të dashura, ishin po aq edhe emocionale për faktin se Kosova (shqiptarët) nuk kishin pasur ushtri që i ruante kufinjët e dhe i mbronte nga armiqtë barbarë dhe menduan se kjo ushtri do ta mbroj popullsinë shqiptare dhe kombësitë tjera, joshqiptare që jetojnë në Kosovë.  

Por as sot e kësaj dite askush, pra askush, asnjë njohës ushtarak nuk pat guxim, historian etj. nuk e tha të vërtetën e plotë të ushtrisë çlirimtare, pa ngjyrime ideologjike, ndikime partiake e politike se çka në të vërtetë ndodhi aty. E pranoj se unë nuk mund të them se e njoh (sa duhët) artin ushtarak dhe nuk kam guxim të jap përfundime e konkludime për UÇK-në. Ama e di dhe e them hapur se UÇK-ja nuk duhët të identifikohet me individë, me asnjë dhe nuk duhët marrë e as me ia mvesh askujt (individëve) meritat e Ushtrisë Çlirimatare” 

-Jo! 

Ata, individët që mundohen me I marrë meritat, janë profiterë të (pas) luftës dhe ka dyshime pikërisht te ata që thirren se janë “baballarët” e ushtrisë rreth emërtimit të saj, vendit e kohës së themelimit: 

“Xhavit Haliti: Unë ia lashë emrin UÇK-së, ky ishte propozimi tjetër”, Gazeta Express, 16/08/2021 23:17 

Xhavit Haliti, një prej themeluesve të UÇK-së dhe anëtar i LPK-së, ka thënë se emrin UÇK e kishte propozuar vet ai te Kryesia e LPK-së dhe ishte miratuar. 

Haliti, në një rrëfim për emisionin Pressing, ka thënë se është ai pagëzuesi i ushtrisë së armatosur që u themelua në vitin 1994. 

E vërteta e emërtimit të ushtrisë në UÇK është ndryshe. 

“Nikë Gjeloshi: Xhavit Haliti nuk është autor i emrit të UÇK-së, autori i emrit të UÇK-së jam une”, Drini.us, 24 Gusht 2021 

Kështu thot edhe Sadri Ramabaja: ”Nikë Gjeloshi është autori i emrit të UÇK-së“, Reporteri, 22/11/2021 | 22:00 

Udhëheqësit e të ashuquajtur “Ushtri Çlirimatare e Kosovës” (UÇK), Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi … po edhe të tjerët, të vetëquajtur “komandantë”, Sabit Geci, Sami Lushtaku, Sokol Bashota e tjerë, janë shumë, ”komandantë” e ”komesarë politik”, ”zëdhënës” e ”përfaqësues politik” sa as Rusia e Kina nuk kanë më shumë, janë sa ministrat a e zv. ministrat e Qeverisë Haradinaj. Ata i kanë bërë më shumë dëm se sa dobi Kosovës. Besoj, se po më kupton, Pirro sepse jam shumë konkret. 

Për këtë temë mund të flasim me ditë e netë dhe përsëri mbetën shumë dilema e pikëpyetje: 

Ku, kur u themelua UÇK-ja. A ka ndonjë filmim, fotografi sikurse që “kemi” llampën me vajguri kur u themelua “nëna” parti, Partia e Punës e Shqipërisë pasardhëse e Partisë Komuniste të Shqipërisë 3*). 

Nëse lexohen me kujdes po nga udhëheqësit e LPK-së (Ibrahim Kelmendi), lind pyetja me vend, ku, kur dhe kush e themeloi UÇK-në? 

Hashimi në një rast kur ishte, moti në odën e Jasharajve do të thonte se këtu është themelua UÇK-ja. 

Kelmendi i quan komplotistë Xhavit Halitin e Azem Sylën. 

”Për ilustrim: Në vitin 2001 Xhavit Haliti në intervistë që i ka dhënë Blerim Shalas, ka 

dezinformuar se vendimi për themelim të UÇK-së është marrë në Kuvendin e 3-të të lëvizjes, i mbajtur një Ujmir. Ndërsa në intervistën e fundit në TV-Klan dezinformoi se UÇK-në e paskësh formuar ai, me katër të tjerë, më 17 nëntor 1994. Në të dy rastet ka gënjyer! Përse? Për tu dhënë argumente gojëkëqijve se UÇK-ja paskësh qenë dobiçe ose krijesë e Serbisë… 

Edhe të tjerë (pseudo) UÇK-istë kanë përhap dezinformomë të ngjashme.Ta zëmë edhe Hashim Thaqi, për të komplotuar edhe Familjen Jasharaj, në odë të Jasharëve në fund të vitit 1999 pat gënjyer, se në odën e Jasharëve e kishte formuar UÇK-në. 

Isha aty. Belbëzova diç, por nuk isha decitiv për ta diskredituar Hashimin si komplotist i UÇK-së. Isha tepër primitiv. Heshta për hir të unitetit, në kohën kur ANTI-UÇK-istët e sojit Xhavit Haliti, Azem Syla, Hashim Thaqi dhe Co, në bashkëveprim me krerë të LDK-së dhe marionetat e Serbisë, po e diskreditonin UÇK-së dhe po maksimalizonin veten e tyre si profiterë të Luftës!” 

Forhåndsvisning av bilde

Në odën e bacës Ali: Fetah Berisha, Ali Gashi, unë (Sinan Kastrati, autori i fejtonit) dhe Xhemajli Kastrati nje nga luftëtarët më të dalluar në luftë, tash kryetar i katundit Drenoc. Drenoc, qershor 2018

Sa i përket vrasjeve të civilëve shqiptarë, e “spiunëve”, unë nuk e mohoj se ka pasur spiuj por kam mendua e pritur me të drejtë se si “Ushtri e Popullit”, “Ushtri Çlirimatare”, spiunët, dezertorët, sabotatorët, tradhtarët, do të dalin para gjykatës (“Gjykatës Ushtarake”) 4*). 

Siq dihet UÇK-ja kishte “Gjykatën Ushtarake” e kryetar i Gjykatës ishte Sokol Dobruna 5*) 

Forhåndsvisning av bilde

Ali Gashi, tash i ndjerë nga Drenoci i Zatriqit, komuna e Rahovecit, qershor 2018, Drenoc

Sokol Dobruna kishte dënua …. 

“Dobruna: Unë e dënova me pushkatim Kuçin” 

Ish-kryetari i Gjykatës Ushtarake të UÇK-së, Sokol Dobruna, e pranon publikisht se e ka gjykuar kryetarin aktual të Suharekës, Blerim Kuçi, dhe e ka dënuar me pushkatim. Në një intervistë për “Kohën Ditore”, ish-udhëheqësi i Shërbimit Juridik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në kuadër të të cilit shërbim ka funksionuar edhe gjykata, thotë se arsyeja pse e kishte dënuar me pushkatim Kuçin ishte dezertimi nga ushtria. 

Dobruna, që tashmë i ka mbushur 70 vjet flet, siç thotë ai “pa pardon”, për të gjitha ngjarjet në UÇK. Ai ka thënë se Kuçi nuk ishte pushkatuar për shkak se nuk kishte mundësi që të rreshtonte një brigadë ushtarësh para të cilëve duhej të kryhej pushkatimi dhe mungesa e plumbave të manovrave. 

“Nuk është ekzekutuar për shkak se në momentin e bombardimit nuk kam pasur mundësi me dhanë urdhrin për pushkatim pa e thirrur mjekun, pa e thirrur prokurorin pa e thirrur ushtrinë, sipas rregullores dhe Ligjit mbi ekzekutimin e sanksioneve penale ushtarake. Unë nuk kam pasur mundësi t’i siguroja plumbat qorr”, thotë Dobruna. Ai shton se ndihet mirë që Blerim Kuçi sot jeton, teksa nuk e fsheh patriotizmin e njeriut që e kishte gjykuar. Sipas Dobrunës, Kuçi kishte bërë luftë të mirë pasi i ishte falur jeta. 

Themeluesi i Gjykatës Ushtarake dhe i ligjeve me të cilat kishte funksionuar kjo gjykatë thotë se asnjë person nuk është ekzekutuar me vendim të saj. Ai nuk e fsheh se po të kishte kohë, shumë persona që ishin në burgjet e UÇK-së do të gjykoheshin me pushkatim dhe do të ekzekutoheshin” 

“Paraprakisht dua t’ju tregoj se në Gjykatën Ushtarake kemi pasur Kodin Penal të Luftës, dhe Kodin e Ekzekutimeve Penale. Unë personalisht e kam dënuar njerin me pushkatim, Blerim Kuçin.” (S. Dobruna). 

Forhåndsvisning av bilde

Drenoci i Zatriqit, shkrum e hi. Foto nga lufta

Edhe Blerim Kuçin thuhet se e kanë futur në bunar (pus) me krye teposht dhe e kanë urinua (larë me shurrë) 

Lufta që kishte fillua brenda krerëve të UÇK-së dhe frcave tjera (”fraksione”) brenda saj se a kishte vetëm një formacion ushtarak i njohur si UÇK-ë por i udhëhequr nga njerëa të paditur sa i përket luftës me LPK-istët dhe formacioni tjetër, i njohur si FARK sa, i udhëhequr nga oficerë me akademi ushtarake e përvojë luftarake, kishte kalua gati në luftë vëllavrasëse në mes tyre.  

Dhe si pasojë e gjithë atyre (mos)marrëveshjeve sot kemi më shumë veteranë se Ushtri e Aleksandrit të Madh, të Maqedonisë.  

Edhe tre kuaj (e një qen) të shpallen veteranë të luftës së uçk-së në Kosovë! (R. Sh.?) 

Nuk ka se si të shpjegohen ndryshe deklaratat, polemikat e intervistat e Jakup Krasniqit, Xhavit Halitit e Nasim Haradinajt për FARK-un e për fondin 3%-shit të Qeverisë së Bukoshit, pos si parodi nga kllounët, si ish “zëvëndëskomandantit” e ish zëdhënësisi i uçk-së, Jakup Krasniqi, ish “gjenerali” i luftës Nasim Haradinaj dhe ish “babait”, “autor” i emërtimit të “uçk”, Xhavit Haliti.. 

“Themeluesit pranojnë se nuk arritën “UÇK-në” e tyre ta aktivizojnë në luftime, nga sabotimi që i bënë luftës, kryesia puçiste e LPK-së: Hashim Thaçi, Xhavit Haliti, Azem Syla, Kadri Veseli, me hafijet e tjerë të Serbisë. 

Dihet botërisht se Shqipëria ka qenë ndër shtetet më diktatoriale dhe më të varfëra të botës por, megjithatë, ka qenë superfuqi propagandistike, lehaqene, siç thuhet në zhargonin mediatik. “Komandantët”, pa ushtarë dhe pa beteja, të LPK-së, kopjuan nga komunistët shqiptarë të Hoxhës, ekzekutimet e kundërshtarëve politikë, të shoqëruar me propagandën lehaqene, se, kinse, po luftojnë pushtuesin. Ata kishin proklamuar themelimin e një “UÇK-je”, me datime e vende të ndryshme, herë dekada, e herë vite më parë. Por, kurrë nuk e organizuan në formacione ushtarake, ashtu si e pranojnë edhe vetë themeluesit e asaj “UÇK-je”, e cila mbeti fiktive, imaxhinare!” (I. Z.) 

Nganjëherë ata ”harronin” FARK-un e ziheshin mes veti.  

Ramush veç sa nuk e sulmon Rexhep Selimin por Rexha qetoshet, sepse frigohej prej Ramushit e Dautit   

Haradinaj s’e duron më Rexhep Selimin: Ti je rrenc i madh, u shëtitshe nëpër Shqipëri” 

(“Ka diçka shumë interesant që dua t’ua them, Rexha është shumë i mençur, djalë i zoti. Prej që ia ka nis lëvizjes për liri, është aktiv po therrë n’kom nuk i ka hy, pernimi asnjë therrë Rexhep Selimit s’i ka hy, ka shpëtuar vet, edhe pas luftës ka shpëtuar mirë, nuk e ka bërë asnjë ditë burg, asnjë problem nuk i ka ndodhë… por prit veç pak, ti po thua  që për pak ditë pushtet e kam shit tokën, ti je rrenc i madh, ti ke nejt në Shqipëri je shëtit nëpër 15 kateshe para luftës, gjatë luftës dhe pasluftës,  gjithë kohës, e din që nuk është ashtu, je ulë afër këtij burri për vota, ky ka me pa që ke me lanë këtë shpejt”, i tha Haradinaj Selimit.) 

Por kjo edhe pritej sepse “Jetojmë në shtetin e rrenëve me udhëheqës rrenacakë”, me  

“Sylesha, sylugatata e sy … e veteranëve të rrejshëm të luftës së uçk-së 

Duke i dëgjuar shumë nga tregimet që herë rriteshin e bëheshin legjenda e “luftëtarët”që kishin lindur me “këmisha” ia kalonin edhe Oso Kukës së Vraninës, një ditë në fund të pranverës shkuam (vetë i treti) në odat e podrimqakëve.  

Konakin e pare dhe kaftjallin e hëngrëm në odën e Ali Ethem Gashit në Drenoc të Zatrqiqit.  

Aty përveç pritjes e muhabetit me kafe, duhan e me sofër të bardhë, erdhën edhe disa podriqakë, drenocali e folën për shumë ndodhi e vaki (vaki, ndodh, rastis.) 

Forhåndsvisning av bilde

Shkolla fillore në Drenoc të Zatriqit

Aty dëgjova edhe për lista me emra për likuidim dhe për disa nga ”kasapët”, për duart e “Rrezikut”, duar me gjak deri në bërryla, 

Kush u pushkatua “Në emër të popullit”? dhe për burrin me plis të bardhë që u vra para nxënësve të shkollës në Drenofc, kush ishte ai? 

A kishte me të vërtet¨listë me 67 persona për likuidim në Drenofc? 

Me sherr e me hile gjithashtu, “shtabi i UCK-së” nga Drenofci, i ka qu një grup “ushtarësh”, pra me urdhër të “shtabit” që të shkojnë në shtëpinë e Hasan Rrustemit, udbash ta marrin Murat Rrustemin, kondukter, vëllain e Hasanit, që edhe më shumë ti hasmërojnë familjet e ti ndajnë, në ata të “luftës” dhe “kundër”, që konsideroheshin krerët e LDK-së që nga Ibrahim Rugova e deri të kryetarët LDK-së të fshatrave. Këtu flitet se ka qenë Mensur Zyberaj, ai që ka dhënë urdhër me shkua te Murati. 

Muratin e arrestojnë dhe e burgosin në burgun që ishte në podrumin e shkollës, e torturojnë dhe askush nuk e din më se çka ndodhi me Muratin. Ai “zhduket” dhe sot e gjithë ditën nuk dihet ku e ka varrin apo çka ka ndodhur me te, si dhe shumë të tjerë para e pas tij. 

“Rreziku”, Gani Gjemë Paqarizi nga Lubizhda e Malishevës, i kishte përvjelur duart me gjak dhe i lante në kroin e fshatit Drenofc, me ato duar e me gjakun e të burgosurve që i rrihte e i torturonte, të burgosurit. 

“Në emër të popullit” vritet Hasan Rrustemi 

Kush ka hy në lokalet e Zyrës së Vendit, që ishte afër shkollës, dhe në shkollë, nuk dilte i sh`nosh, thonë fshatarët e Drenofcit. 

Hasan Rrustemin, udbashin e vret Asman Zyberaj, “Në emër të popullit” dhe Murat Alush Rrustemi, vëllai i udbashit, zhduket në Burgun e Drenofcit të Zatriqit. 

Kush ishte burri me plis të bardhë që u vra para nxënësve të shkollës në Drenofc? 

Gani Paqarizi dhe një tjetër njeri e kanë pushkatua, një njeri me rroba të zeza, këmishë e plis të bardhë, te shkolla e vjetër e para fëmijëve, nxënësve të shkollës (më 10-18 korrik 1998). 

“Një burrë me plis të bardhë në fushën e sportit të shkollës, është vrarë para nxënësve, thanë të gjithë të pranishmit në odën e bacës Ali. 

Aty përveç “Rrezikut” ka qenë edhe Sabit Geci, “Qopa”, i cili paska thënë “shkaku i tij, “Burrit me plis”, kam mbetur sakat (kishte mbetur në karrocë, ”qopë”). 

Flitet se Ganiu, “Rreziku” i ka torturua të burgosurit e pastaj i ka qu në Kleqkë e se çka ka ndodhur me ta më, veç Zoti e din. E din dhe duhet me e djtur edhe këta që janë gjallë dhe po thonë: “… e mbrojta luftën e pastër të UÇK-së. 

Tjetri, Behadin Hallaqi, i cili ka jetuar në Prizren, një njeri shumë autoritativ, është zhdukur në Drenofc e drenocasit, gishtin e drejtojnë nga “udhëheqësit” e “shatabit të UÇK -së” në Drenofc. 

Në kohën, kur Behadin Hallaqi “zhduket”, Hashim Thaçi e Kadri Veseli ishin në Drenofc. 

Hysen Brahim Muhagjeri i katundit Denjë ka qenë në burgun e Drenofcit, edhe ai është zhdukur, “pa shej e pa dok”. 

Avdi Muhamet Berisha i Brestofcit është zhdukur në Burgun e Drenocit, pasi e kishin torturua e djali e tij, iu ka qit bombën policisë serbe në bunker (do të flas më vonë, në këtë shkrim, të vogël. Afërsisht kështu më tha edhe vëllai i tij, në Brestoc, Mario Berisha). 

Vesel Krasniqi,”Kallabiqi”, nga Pastaseli, djali i Beq Krasniqit, (shumar), rojtar pylli, i burgosur në burgun e Drenofcit, edhe ky eshtë i zhdukur në Drenoc e nuk dihet asgjë, as sot. 

Toni e Mici, (ushtarë) luftëtarë në Kroaci, e më vonë në UÇK-ë arrestohen në Ratkofc e të lidhur e bijnë e i burgosin në Drenofc. 

Pasi dalin nga burgu i Drenofcit, Toni e Mici ndahen nga “shtabi” i Drenofcit dhe e formojnë shtabin në Rahovec. 

Shtabi në Rahovec e ka pas emrin “ARTI”. Të dytë, Toni e Mici, janë vrarë në Apterushë, tash janë shpallur hero. Kanë qenë në brigaden 124 që përfshinte fshatrat: Drenofc, Ratkofc, Brestofc, Reti e të gjitha fshatrat tjera të komunës së Rahovecit. 

Hiseni i Denjit, Murat Rrustemi i Drenofcit, Vesel Krasniqi, “Kallabiqi” i Pastaselit, shumar, Hasan Avdija, magjup, të dyshuar për spiunim kanë qenë të burgosur në Burgun e Drenofcit, në podrumet e shkollës, aty ku i linin drutë, janë zhdukur. 

Sipas bacës Ali, Ruzhdiut e të të pranishmëve të tjerë, ka pas burg në Drenofc, ku edhe katër të burgosurit e lartë përmendur zhduken. 

Bislim Zyrapi, Kadri Kastrati, Selim Krasniqi, Hisen Ibrahimi … kanë kalua shpesh nëpër Drenofc të Zatrqiqit. 

Lista me 67 persona për likuidim 

Në Drenofc ka qarkullua një listë me 67 persona për likuidim. Në mesin e tyre ka qenë edhe baca Ali, Ali Ethem Muharremit, si njerëz të rrezikshëm, kryesisht udhëheqës e njerëz të afërt me Rugovën, me bindje e besim në LDK-në por askush nuk ishte në gjendje nga të pranishmit në odën e bacës Ali që ta verifikoj ose së pakut të tregoj një kopje të asaj liste. Për ketë, tha edhe baca Ali por askush nuk paraqiti ndonjë fakt, fletë-listë me emrat e të “dyshuarve!. 

Kush janë ata? 

…. 

“Sokol Dobruna: Unë e dënova Blerim Kuçin me pushkatim (Video)”, telegrafi.com, 25.02.2015 • 18:48 

https://telegrafi.com/sokol-dobruna-une-e-denova-blerim-kucin-me-pushkatim-video/ 

 “Blerim Kuçi ishte dënuar me pushkatim“, Zëri i Kosovës -23 Prill, 2013 

https://zerikosoves.com/blerim-kuci-ishte-denuar-me-pushkatim/ 

Dobruna: Blerim Kuçi ishte dënuar me pushkatim, bile, e kam thirr prindin me pa për herë të fundit”, Zëri i Kosovës -27 Shkurt, 2015 

https://zerikosoves.com/dobruna-blerim-kuci-ishte-denuar-me-pushkatim-bile-e-kam-thirr-prindin-me-pa-per-here-te-fundit/ 

Blerim Kuçi: ”Jo, nuk flas për pushkatimin tim!“, Posted on February 25, 2015 by Gazeta Informata 

https://gazetainformata.wordpress.com/2015/02/25/blerim-kuci-jo-nuk-flas-per-pushkatimin-tim/ 

Thaçi, Selimi e Haliti prapa vrasjeve, Geci: Krejt LDK-në kemi me ju vra’, Bota Sot, 7 NËNTOR 2016 NË ORA: 11:52 

https://www.botasot.info/aktuale-lajme/603492/thaci-selimi-e-haliti-prapa-vrasjeve-geci-krejt-ldk-ne-kemi-me-ju-vra/ 

“Prej Parisit në Podrimje“, SINAN KASTRATI, Bota Sot, 5 MARS 2019 NË ORA: 10:53 

https://www.botasot.info/opinione/1042710/prej-parisit-ne-podrimje/ 

“Mos na e çani bythën se nuk po gjykohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës!” ,Epoka e re, 29 qershor15:38 

Shkruan: Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA 

https://www.epokaere.com/mos-na-e-cani-bythen-se-nuk-po-gjykohet-ushtria-clirimtare-e-kosoves/ 

Haradinaj s’e duron më Rexhep Selimin: Ti je rrenc i madh, u shëtitshe nëpër Shqipëri”, 23/03/2018 18:20 

https://lajmi.net/haradinaj-se-duron-me-rexhep-selimin-ti-je-rrenc-i-madh-u-shetitshe-neper-shqiperi/?page1=7 

Jetojmë në shtetin e rrenëve me udhëheqës rrenacakë”, SINAN KASTRATI MË: 11 MARS 2018 NË ORA: 10:5  

https://www.botasot.info/opinione/849221/jetojme-shtetin-e-rreneve-me-udheheqes-rrenacake/ 

Syleshat, sylugatat e sy … e veteranëve të luftës së uçk-së“, Sinan Kastrati, Suedi, 24.04.2018 10:11:12 

https://www.fokusi.org/syleshat-sylugatat-e-sy-e-veteraneve-te-luftes-se-uck-se/ 

Në odën e Ali Ethem Gashit në Drenoc të Zatrqiqit“, SINAN KASTRATI MË: 2 MARS 2019 NË ORA: 14:20 

https://www.botasot.info/opinione/1041045/ne-oden-e-ali-ethem-gashit-ne-drenofc-te-zatrqiqit/ 

A kishte lista me emra për likuidim (edhe) në Drenoc të Zatriqit dhe kush i hartonte ato lista?”, Sinan Kastrati,  03.03.2019 10:49:47 

https://www.botasot.info/opinione/1041471/a-kishte-lista-me-emra-per-likuidim-edhe-ne-drenofc-te-zatriqit-dhe-kush-i-hartonte-ato-lista/ 

1*) Fitorja e Pirros nënkupton sakrifica të rënda . Në betejën që u zhvillua më pas në Heraklea afër Tarentit (280 para Kr.) Pirro i Epirit u ndesh me një ushtri Romake dy herë më të shumtë në numër se ushtria e tij dhe doli Fitimtar . Mirëpo ai humbi aq shumë oficerë dhe ushtarë saqë thirri: “Edhe një betejë tjetër si kjo dhe më duhet të kthehem vetem në Epir “Prej ketej lindi edhe shprehja “Fitore si e Pirros”. 

2*) (OFIQAR m. vjet. 

Nëpunës shtetëror, i ngarkuar me një detyrë të caktuar. Ofiqar i lartë. Ofiqari i gjendjes civile.) 

3*) Partia e Punës e Shqipërisë pasardhëse e Partisë Komuniste të Shqipërisë ishte partia udhëheqëse e Shqipërisë në vitet 1948-1991 ashtu si dhe e vetmja parti e ligjshme. U themelua me ëmërtimin Partia Komuniste e Shqipërisë më 8 nëntor të vitit 1941 me bashkimin e grupeve të komuniste të cilët deri në atë kohë luftonin të vecuar nga njëri-tjetri. Koordinimin për këtë bashkim e bëri malazezi Miladin Popoviq. Për pjesën më të madhe të ekzistencës së saj, partia ishte e dominuar nga Sekretari i saj i Parë, Enver Hoxha, i cili ishte edhe drejtuesi de fakto i Shqipërisë. Emri iu ndryshua nga PKSH-ja në PPSH më 1948 në Kongresin e I, ndërsa pas 1991 në Kongresin e X të PPSH i mbajtur në qershor 1991 u vendos ndryshimi i emrit nga PPSH në Parti Socialiste (PS). 

Forhåndsvisning av bilde

”Kroi i Muzaqit”, tash ”Gjyqi i Hagës”, në Çabiq, ku u torturuan burra e pleq

4*) Gjykata Ushtarake e UÇK-së  

Dobruna: Gjykata Ushtarake e UÇK-së vepronte e pavarur nga Shtabi i Përgjithshëm, trajtoi vetëm dy raste 

Ish-kryetari i Gjykatës Ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sokol Dobruna ka folur për intervistimin e tij në Gjykatën Speciale dhe për rolin e tij në krye të Gjykatës Ushtarake të UÇK-së. 

Dobruna ka thënë se këshillimi për ushtarët e UÇK-së ka qenë që të mos bëhet asgjë e keqe që do të dëmtonte imazhin e një ushtrie të re siç ishte UÇK-ja. 

“Jo që nuk është vrarë dikush por askush nuk është paraqitur në Gjykatën Ushtarake. Gjykata Ushtarake është formuar me 16 dhjetor të vitit 1998. Gjykata në shkurt të 1999 edhe zyrtarisht është formuar. Në Gjykatë janë paraqitur vetëm dy raste. Njëra ishte për vjedhjen e një veture në emër të kolaboracionistit”, tha ai. 

Dobruna thotë se Gjykata Ushtarake ka vepruar në mënyrë të pavarur nga Shtabi i përgjithshëm i UÇK-së. 

“Më kanë thënë në disa raste: baca Kolë po mendon se je në gjyq civil. Unë iu kam thënë se ky është mendimi im dhe nuk e ndryshoj. Ndryshe e lë këtë punë”, ka thënë Dobruna në Dukagjin. 

5*) Kush është Sokol Dobruna? 

79-vjeçari Sokol Dobruna është jurist me profesion, ndërsa gjatë luftës së Kosovës në vitet 1998-1999 ka shërbyer si kryetar i Gjykatës Ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 

Gjatë luftës, ai kishte dënuar me pushkatim Blerim Kuçin, ish-ministrin dhe aktualisht deputetin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. 

“Unë personalisht e kam dënuar njeriun me pushkatim, Blerim Kuçin ish-kryetarin e Suharekës. Mirëpo i njëjti ligj që e ka dënua, ligji i ekzekutimeve penale i cili është në arkiv e ka liruar,unë jo por ligji”, kishte deklaruar Dobruna në një intervistë dhënë Klan Kosovës, në herët gjatë këtij viti. /Insajderi.com 

Sqarim: Të dhënat për të maltretuarit, të rrahurit, të zhdukurit dhe të vrarët i kam marr vetë. Unë që isha në Drenoc të Zatriqit dhe në Brestofc, në qershor të vitit 2018, në odën e Ali Gashit dhe në Brestofc, te Mario Berisha. Pasi u publikua një fejton, pas 1 viti me 7 vazhdime (1 mars 2019…) në Bota Sot dhe në fokusi.org, pat edhe reagime nga shoqata e veteranëve “OVL-UÇK dega në Rahovec reagon ndaj shpifjeve të pseudogazetarit Sinan Kastrati për luftën e UÇK-së”, 11/03/2019, me kryetar Vijadin Beishën (ka vdekur),   

“Vdes veterani i luftës së UÇK-së, Vijadin Berisha”, 06/08/2022 08:28, 

Ruzhdi Muharremi, djali i bacës Ali i cili gjithashtu ka vdekur dhe Habib Zogaj, vendas imi. 

Të gjithë kan marrë përgjigjet e merituar, shtatë reagime gjithësejt po nga unë. 

Prandaj, unë fjalët e para 4 vjetëve, megjithëse ka ndonjë gabim, përsëri po i paraqes në vegëza ashtu qysh i kam thënë atherë. 

Për burrat e Çabiqit, gjithashtu isha në Çabiq më 2015. dhe mora disa shënime, para më shumë se shtatë vjetëve. Ato i botova në disa vazhdime por nuk ka pasur asnjë reagim atherë.  

Shumica ndoshta të gjithë përsonazhet e heronjët e mi kanë vdekur tash. Para disa 2 vite kishte vdekur edhe baba i Beratit, Bashori.  

Edhe për dy vrasjet që ndodhën në Bubavec, isha vetë në Bubavec. Për njërin të vrarë, familjarët e katundi e njohin vrasësin por nuk e kanë bërë publik.  

Për vrasjen e Refikut isha në Damanek sepse i njoh prindërit e Refikut të ndjerë, babën (Latifin) dhe xhaxhallarët: Rrustemin, Tahirin dhe Bajramin. 

Edhe për Ramiz Hoxhën e Bellenicës kisha dëgjuar shumë nepër oda rreth vasjes (pushkatimit) por ishte dëshirë e dy djemve të Ramizit që të takohen me mua dhe u takuam në Malishevë dhe biseduam edhe me dy djemtë e Ramizit, Fadilin dhe Enverin. 

Përveç bisedave që kisha me disa nga familjarët, kam edhe fotografi, dëshmi të tjera, e deklarata (nga disa). 

Kur Fejtoni im në disa vazhdime botohej ne portalin dhe në gazetënBota Sot e disa portale të tjera, kërcënohesh me fjalë e më të ndyera sikurse që merrja letra përkrahje e miradie. 

Një grua, që jetonte në Holandë, me shkruante afërsisht kështu: ”O vllavi jem krejt shka pa thu asht e vertetë. Mue ma kanë vra vllain …” 

Atherë, unë i shkruajta: A mundesh ti me më tregu qysh ta kanë vra vëllain? 

-Jo nuk guxoj se me kanë thënë vëllezërit ”Kanë qenë një grup njerëzish e na kanë thënë: hiqni deklararat që i keni dhënë policisë së UNMIK-ut se edhe gurt e shtëpisë kemi me iu djegurr”. 

Mu lut që mos të ia bej emrin publik dhe fjalën e kam mbajtur. 

Në fillim të muajit të kaluar isha në Greqi dhe para bustit të Aristotelit mua kujtua një maksimë e tij ”Gabimi vjen në shumë mënyra, ndërsa për të bërë gjërat siç duhet ka vetëm një rrugë”. Nuk më pëlqeu sepse Adem Demaçi thonte se për me luftua me Serbinë dhe me e ç. Aristotelilirua vendin ka 100 rrugë (motërzim) 

Me Oscar Wilde ”Ai që s’di të mësojë, jep mend” po e mbyll për (sonte, sepse mbrëmë e kam fillua) sot, në mëngjesin e 17 shtatorit, në orën 02:47 minuta. 

Sinan Kastrati, Suedi             

Malmö, 17 shtator 2022             

sinan.kastrati@hotmail.com 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu