ARKIVI:
19 Tetor 2024

Interesat afatgjate kombëtare e shtetërore janë alfa dhe omega e Marrëveshjes me Serbinë!

Shkrime relevante

Telekomi apo Z-Mobile, kush e humbi apo kush e fitoi arbitrazhin

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan ___ Zhvillimet e fundit në skenën politike në të...

Mustafa Bajrami me qëndrime antishqiptare për identitetin tonë kombëtar!

Shkruan Luan Dibrani Mustafa Bajrami është një figurë e njohur për qëndrimet e...

Rilindja,18 tetor 1978: U dha Çmimi Nobel për Paqe , Nënë Tereza – laureate

-Gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja shkruante historinë/ PRISHTINË, 17 Tetor 2024- Behlul...

Marrëveshja e Ohrit që përjashtoi Shqiptarët nga Kushtetuta e Maqedonisë!

Ahmet Asani ▪︎ 23 vite më parë, më 13 gusht të vitit...

Shpërndaj

Fadil Maloku

Propozimet që dolën nga këshilltarët e Macronit e Scholzit, duhet të peshohen fjalë për fjalë (jo nga (ba)nalistat që qojnë ujë në mulli të Serbisë) dhe të “dekodohen” ekskluzivisht nga ekspertët e lëmive përkatëse. Natyrisht, i gjithë ky “operacion” duhet të zhvillohet në sinkron me partnerët tanë strategjik amerikan. Ndryshe, mund të rifutemi sërish në “labirintet” dhe kurthet e Serbisë (e cila ka dy dekada që e ka të detajizuar çdo element si të ofertave ashtu edhe të kërkesave të Brukselit dhe Washingtonit), ku u përplitem me dekada të tëra të dalim nga kurthet e saja diplomatike (që i sistemoj përmes gjuhes dykuptimëshe), strategjike (që i determinoj interesi dhe nevoja kombëtare e shtetërore) dhe gjeopolitike (që i imponoj interesi afatgjatë i partnerëve dhe sponsorëve të pavarësisë sonë). Tani, për t’i realizuar interesat tona kombëtare e shtetërore dhe ato të sigurisë e stabilitetit të partnerëve tanë strategjik, ne duhet atyre t’u sugjerojmë, rekomandojmë, po edhe t’i bindim ata për peshën dhe rëndësinë e një shteti të fuqishëm, të vetëm dhe unikat në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ngase, vetëm një shtet (etnikisht) monolit, i demokratizuat, dhe i zhvilluar ekonomikisht dhe ushtarakisht mund t’u garantoj atyre siguri dhe stabilitet për dekadat vijuese… Paraprakisht;

1. Brukseli dhe Washingtoni, gabojnë rëndë nëse i besojnë blanko Serbisë për “shkurorëzimin” e saj definitiv nga orbita dhe ndikimi i Rusisë. Historia serbe njehë shumë situata identike, para dhe pas dy luftërave botërore, kur Serbia arriti të ua hedhë “kilen” si perëndimorëve (të kujtojmē vetëm “premtimet” që qeveritarë serb të Mbretërisë SKS-ene, ua kishin dhënë Anglisë dhe aleatëve perëndimor, në prag të luftës së dytë botërore) ashtu edhe lindorëve (tradhtia e Informbyrosë komuniste që ia “gatuan” J. V. Xh. Stalinit më 1948);

2.     Qeveria kosovare, në koordinim të plotë me opozitën, akademitë, shoqërinë civile, ekspertet e njohur të jashtëm dhe të brendshëm, etj. duhet të insistojë pandalur në njohje nga Serbia, në mënyrë që ta siguroj një ulëse në OKB. Sepse, duket që “thembra e Akilit”, propozimeve të këshilltarëve Macronit e Scholzit, por, edhe një “kafshatë” e vështirë për t’u kapërdirë për Serbinë është padyshim fakti;që Kosova të jetë pjesë e Kombeve të Bashkuara. Sepse, në momentin e disponimit të një ulëse për Kosovën në OKB, përjetë i humbin shpresat Serbisë për ta rikthyer ndonjëherë “djepin” e ortodoksizmit serb nën ndikimin e sajë.

3. Qeveria kosovare, duhet të insistojë që të hiqet klauzola që e pengon bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Dhe se kjo e drejtë duhet gjithqysh t’i kthehet sovranit, i cili me (Referendum apo deklarim formal publik) vullnetin e vetë do vendos për mënyrën e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë dhe viset tjera etnike shqiptare, në Ballkan.

Tani, për t’i realizuar interesat tona kombëtare e shtetërore dhe ato të sigurisë e stabilitetit të partnerëve tanë strategjik, ne duhet atyre t’u sugjerojmë, rekomandojmë, po edhe t’i bindim ata për peshën dhe rëndësinë e një shteti të fuqishëm, të vetëm dhe unikat në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ngase, vetëm një shtet (etnikisht) monolit, i demokratizuat, dhe i zhvilluar ekonomikisht dhe ushtarakisht mund t’u garantoj atyre siguri dhe stabilitet për dekadat vijuese….

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu