ARKIVI:
19 Tetor 2024

Hajrulla Tërnava për deklaratën e Kurtit : Ajo është një kërkesë për vetëdijesim kombëtar e ndërkombëtar, se Serbia po e kërcënon Kosovën me luftë

Shkrime relevante

Pozitat juridike të krishterëve në Perandorinë Turke

E përgatiti: dom Nikson Shabani ___ 1. Pas pushtimit të Kostandinopojës më 29...

Për një grua të sprovuar aq keq nga jeta

Ervina Toptani, shkrimtare, Vjenë ___ Më rastisi të njoh një grua që jeta...

Telekomi apo Z-Mobile, kush e humbi apo kush e fitoi arbitrazhin

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan ___ Zhvillimet e fundit në skenën politike në të...

Mustafa Bajrami me qëndrime antishqiptare për identitetin tonë kombëtar!

Shkruan Luan Dibrani Mustafa Bajrami është një figurë e njohur për qëndrimet e...

Rilindja,18 tetor 1978: U dha Çmimi Nobel për Paqe , Nënë Tereza – laureate

-Gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja shkruante historinë/ PRISHTINË, 17 Tetor 2024- Behlul...

Shpërndaj

Deklarata e Hajrulla Tërnavës, ekspertit të sigurisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti ka thënë para disa ditëve se ekziston rreziku nga një sulmi ushtarak i Serbisë ndaj Kosovës.

Albin Kurti ka thënë se Serbia paraqet kërcënim ndaj Kosovës dhe për paqen në Ballkanin Perëndimor , sepse ajo po armatoset nga Kina dhe Rusia.

“Nëse nuk ka përgatitje për luftë, pse vitin e kaluar Serbia dhe Rusia kanë pasur 104 stërvitje dhe aktivitete të përbashkëta ushtarake nga 91 që kishin planifikuar dhe në të njëjtën kohë. Dy stërvitjet më të rëndësishme ushtarake ishin ‘Mburoja Sllovene’ dhe ‘Vëllazëria Sllovene’”.

Sipas kryeministrit, Serbia po armatos fuqishëm ushtrinë e saj me pajisje që i merr nga Rusia dhe Kina, dhe kjo përbën rrezik për paqen në Ballkanin Perëndimor.

“Përderisa serbët i kanë këto ëndrra për Kosovën si pjesë e Serbisë, këto ëndrra do të kthehen në makth për të gjithë Ballkanin, duke theksuar se në Ballkan nuk mund të ketë luftë pa Serbinë, as paqe pa shqiptarë”, ka theksuar Kurti në një intervistë ekskluzive për Večernji List të Kroacisë.

Ai tha se, kryeministri Kurti me këto informata Kryeministri Kurti do që t’i arrij qëllimet politike në shume kahje sa i përket rrethanave politike që po zhvillohen mes Serbisë dhe Kosovës.

“Kryeministri Kurti është Kryeministër i Kosovës i cili e qeveris këtë vend dhe në suazat ligjore ai është njeriu që e përfaqëson Kosovën si në ndërmjetësime njashtu edhe në politikat ndërkombëtare që zhvillohen lidhur me Kosovën.

Prandaj në këto kohë të ndërlikuara që po ndodhin e sidomos duke e pasur parasysh luftën e Rusisë me Ukrainën, ai është njeriu më i informuar për rrjedhat politike dhe situatat zhvillimore të këtyre kohëve në këto treva.

Me këto informata Kryeministri Kurti do që t’i arrij qëllimet politike në shume kahje sa i përket rrethanave politike që po zhvillohen mes Serbisë dhe Kosovës, e sidomos kur vete Vuçiqi ka paralajmërime të tilla kërcënuese me lufte ndaj Kosovës”, u shpreh kryeministri.

Ai tha se deklarata e Kurtit kanë për qëllim njoftimin e oipinionit dhe miqve ndërkombëtar në krye me Amerikën dhe NATO-n lidhur me kërcënimet e Serbisë.

“Por, një vërejtje i dedikohet edhe Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, i cili është birësua me Vuçiqin dhe në çdo situatë i del krah atij sikur ta kishte vëlla atë, e që ndodh edhe portin detar të Durrësit me ia fal Serbisë sikur që ka paralajmërime.

Prandaj Kryeministri e ka si qëllim ti publikoj ato të dhëna që opinioni publik nuk i ka të njohura, e që me to edhe politikat ndërkombëtare të ndërmjetësojnë dhe mos të ndodhin befasitë e paralajmëruara të kërcënimit që po i bën Vuçiqi. Prandaj, kjo deklaratë është një kërkesë për vetëdijesim kombëtar dhe ndërkombëtar se Serbia kërcënon Kosovën me luftë”, është shprehur Tërnava.

Ai u shpreh një sulm i mundshëm i Serbisë ndaj Kosovës, do t`i kushtonte shumë shtrnejtë Serbisë.

“Pra, në rast se ndodh një gjë e tillë ndaj Kosovës nga ana e Serbisë, do t`i kushtonte kësaj të fundit shumë shtrenjtë.

Kjo, sepse Serbia e ka provuar njëherë luftën me NATO-n, e kur dihet se si territorin e Kosovës e siguron KFOR-i, si pjesë përbërëse e NATO-s që është. Me njoftimin e Kryeministrit Kurti, edhe institucionet mbrojtëse të Kosovës, sikur që janë FSK dhe policia duhet ta ngrisin nivelin e gatishmërisë së sigurisë konform me rrjedhat e situatave të sigurisë në vendin tonë”, përfundoi Tërnava.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu