ARKIVI:
18 Nëntor 2024

Puka nderon me “qytetar nderi”, Ramiz Tafilajn 

Shkrime relevante

Broçkullat e Albin Kurtit, trimërim për neootomanët…!

Belisar Jezerci, historian ____ Deklaratat e kryeministrit Kurti në medrese "Alauddin" në Prishtinë,...

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Lirim Mhehmetaj dhe fjalori i tij trashaman…!

Afrim Caka, Gjakovë ___ …SE MOS E KA PARË DIKUSH TË JETË SKUQUR...

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Shpërndaj

 Adem Lushaj, Deçan

Bashkia e Pukës, me një ceremoni të veçantë, ka nderuar shqiptaro-amerikanin, Ramiz Tafilaj me titullin “Qytetar Nderi i Pukës”, për kontributin e tij human dhe kombëtar. Në vendimin e Këshillit Bashkiak të Pukës, thuhet se shpallja e Ramiz Tafilaj për qytetar nderi të Pukës, bazohet në kontributin e çmuar të tij të dhënë në demokratizimin e Shqipërisë, çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës, humanitetin e tij për të shkolluar qindra shqiptarë, si dhe për promovimin e vazhdueshëm të vlerave kombëtare kudo në botë. 

Forhåndsvisning av bilde

Ramiz Tafilaj i shoqëruar nga shkrimtari dhe botuesi Nazmi Rrahmani, historiani tashmë i njohur Jusuf Buxhovi, publicisti dhe ish ambasadori Avni Spahiu, botuesi Milaim Abdullahu,… u priten nga Kryetari i Bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj, i cili pasi ka falënderuar delegacionin nga Kosova, ka prezantuar vlerat turistike dhe zhvillimore që posedon Puka, si dhe progresin e arritur për vite. “Puka, dita-ditës po ndryshon për të mirë. Kemi realizuar projekte të cilat na bëjnë krenar që jemi pukjan. Kemi pas përkrahje edhe nga donatorë privat që e dojnë Pukën, siç është bashkëvendësi ynë, humanisti i shquar kudo në hapësirat shqiptare, Skënder Thaçi. Vendimi i Këshillit Bashkiak për të shpallur qytetar nderi të Pukës, është nder për Pukën, kur dimë vlerat tua atdhetare të shpërfaqura nëpër vite”, është shprehur kryetari Gjonaj.   

Forhåndsvisning av bilde

“Ndër vlerësimet dhe nderimet e shumta e bëra në Kosovë, Shqipëri, e deri te dekorimi që më është bërë Presidenca e ShBA-ve, për mua janë tri më të rëndësishmet. E para është nderimi që më kanë bërë intelektualët e Komunës sime të lindjes, të Deçanit. E dyta është dekorimi i bërë nga Presidenca e Republikës së Shqipërisë. Kurse, ky nderim që më bën Puka, është në mesin e nderimeve më të mëdha gjatë jetës sime. Tashmë, në qytetin e bukur të Pukës, po bëj një strehë, po bëj një shtëpi.

Po bëhem qytetar i Pukës me tradita atdhetare”, ishin fjalët e veprimtarit të palodhshëm, Ramiz Tafilaj, drejtuar kryetarit Gjonaj dhe anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Pukës dhe të pranishmëve tjerë. Tafilaj ka folë edhe për kontributin e tij në demokratizimin e Shqipërisë dhe çlirimin e Kosovës, që sipas tij, Shqipëria dhe Kosova janë partnerë strategjik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, “SHBA-ja, si Kosovën, ashtu edhe Shqipërinë i sheh si partnerë strategjik në gjeopolitikën botërore. Kontributi ynë në demokratizimin e Shqipërisë, është i lidhur me interesin e përbashkët të SHBA-së dhe Shqipërisë. Njëjtë është edhe me Kosovën që tashmë është e pavarur falë Amerikës dhe sakrificës së popullit shqiptar. Miqësinë me SHBA-në duhet konsideruar jetike dhe në asnjë mënyrë nuk duhet dyshuar në përkrahjen amerikane për shqiptarët. Lobi shqiptar në Amerikë punon shumë për të mbajtur këtë miqësi, që falë amerikanëve dhe partnerëve të tyre, Kosova është e lirë dhe po ec drejt zhvillimit dhe demokratizimit”, ka thënë Tafilaj, i cili ka dhuruar komplete librash të historianit Jusuf Buxhovi, dhe librin “Krimet serbe në Kosovë-Rasti i Deçanit”, libra këto të përkthyera dhe zënë vend në institucionet më të larta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Forhåndsvisning av bilde

Ramiz Tafilaj dhe shoqëruesit e tij janë pritur edhe në Lezhë nga Kryebashkiaku, Pjerin Ndreu, me të cilin kanë vizituar edhe monumentin historik të Lezhës dhe sheshin e këtij qyteti. Njëjtë si homologut të tij të Pukës, edhe Kryebashkiaku i Lezhës ka pranuar si dhuratë nga botuesi Tafilaj dhe autori Buxhovi, kompletin e librave “KOSOVA I-VIII”.  

Forhåndsvisning av bilde

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu