ARKIVI:
19 Nëntor 2024

Ata që e vranë ushtarakun Ahmet Krasniqin, vranë Ushtrinë e Kosovës 

Shkrime relevante

Shpërndaj

Sinan Kastrati, Suedi

Kujtime për mikun tim, Kolonelin Ahmet (Hajriz) Krasniqin nga Zhilivoda me rastin e 24 vjetorit të vrasjes 

Dje ishte përvjetori i vrasjes së Kolonelit 

Koloneli Ahmet Krasniqi u vra më 21 shtator 1998, pakë para mesit të natës të 22 shtatorit 1998 

Kush janë vrasësist e Kolonelit ? 

Vrasësit e Koloneli janë: 

Shteti shqiptar ish i ashtuajturi ”Shtab i UÇK-së” që vepronte në Kosovë e në Shqipëri 

Kusha janë vrasësit (dorasit), më së pakut rëndësi ? 

Ata shkrepën plumbat në ushtarakun më të madh shqiptar të të gjitha kohrave, pas Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, në kryeqytetin shqiptar, në Tiranë. 

Mëngjesi i ditës së marte të 22 shtatorit 1998, e gjeti Tiranën të zymtë, sepse një rrugë e saj u la me me gjakun e një shqiptari e ushtaraku shqiptar nga Kosova.  

Tirana, nuk e mbrojti birin e saj, ushtarakun e devotshëm, kolonelin e pazëvendësueshëm, nipin e Aziz Zhilivodës kryetrimin e maleve të Çyçavicës 1*),  ai i cili kishte luftua me pushkë kundër baballarëve të atyre që do ta vrasin Kolonelin në Tiranë. 

Ata që e vranë Kolonelin, muarën hakun e gjakun sepse Azizi iu kishte vrarë ”vëllezërit serbe”, çetnikët 2*) me rroba e uniforma partizane, e me yllin e kuq pesërremës në kapela, 

Ish-ministri i Informacionit e zbulon se kush e vrau Ahmet Krasniqin – ja  sa ishte shuma për vrasjen e tij (Emri) - Bota Sot

Ata që e vranë Kolonelin në Tiranë, vranë të ardhsmen e Kosovës, do të thoshte Sabri Novosella, një nga bashkëpuntorët e hershëm të Ahmet Krasniqit. 

Kolonel, Hashim Thaçi më shumë se njëherë do të thoshte: Hashim Thaçi i tha Ahmet Krasniqit – “Shumë shpejt do e kryej misionin me ty” kurse Tahirit “Hashim Thaçi: Do të luftoj me ty Tahir Zemaj si me shka”,  

 

Kurse Bardhyl Mahmuti, një nga përfaqësuesit e lpk-së (UÇK-së) të hënen më 21 shtator 1998 në shoqatën “Liria” në Malmö të Suedisë para një mase prej qindar bashkëatdhetarëve shqiptarë do të deklaronte “… do ta vrasim e edhe Ahmet Krasniqin” dhe vërtetë pas më pakë se dy-tre orëve vritet në një pritë të organizuar, nga afërsia dhe me gjakftpftësi në Tiranë Kolonel Ahmet Krasniqi, 

Kolenel, unë asnjëherë nuk erdha para varrit tënd ta lë një tufë me lule e ti them disa fjalë si unë do të dëshiroja, fjalë që ti nuk i mbajte për besën që ma pate dhënë. Desha të këndoj ty por derisa të mos dalin urdhëdhënësit që urdhëruan vrasjen tënde, të dy fatosat e ”gjenerali” komunist i Enverit,  (Nano e Klosi dhe Kudusi Lama) dhe krerët kriminel të ish LPK-së të Rognerit, nuk do të vije para varrit tënd. 

Unë nuk do të vije të takoj ty, aty ku prehen eshtarat e tu në Prishtinë, sëpakut, jo tash. 

Ahmet, ende më ushtojnë veshët  e maqinës sës shkrimi ”Unis”,  maqinën që shkruaje poezi, përktheje klasikët e poezisë kur shkruaje kujtimet, në Rovinj. 

Bisedat me ty ishin të shkurtëra, sepse, ty të vinte keq sepsee bisedat me telefon ishin të shtrenjta, e unë sa kisha ardhur në Suedi e jetoja me ndihma sociale. 

Gabove Kolonel që më dëgjove mua e iu besove atyre që i kishe përreth në Tiranë. Gabuam të gjithë por ti e deshe Kosovën e lirë. Ata që erdhën e u takuan me ty, në Tiranë e në Osllo, ishin vrasësit e tu, ishhin ata që e vranë Ushtrinë e Ardhshme të Kosovës. 

Dje, më 21 shtator, 2022, unë nuk të kujtova, sepse unë e mora vesh më 22 shtator të vitit 1998 se ndaj teje u bë atentat. Ditën kur e mora vesh, ishte mengjes e unë isha në orën e mësimit kur një fqinj më lajmëroi: 

-U vra Ahmet Krasniqi në Tiranë. 

Dola nga mësimi dhe më nuk i vazhdova më mësimet në kursin kompjuterik që i kisha fillua dhe mbeta handikap në mësimin kompjuterik. 

Eh sa atentatet ndodhën në Tiranë e në Selanik … kundër Hasan Prishtinës që tash jeni afër,  në statuja në qendrëne e qytetit të Vushtrrisë, aty ku dikur ishin të burgosur familja jote, baballarët e nëna jote 

Dje, ish mësuesi im i gjimnazit, e bashkëpuntori yt, Skënder Zogaj që ishte edhe njohësi më i mirë e mik besnik i Kolenelit (Daja i gruas së Skënderit, Merrushe Gjoshi- Zogaj është mbesë Zhilivode, mbesa e Muharremit, djalë axhe me babain e Ahmet Krasniqit, Hajrizin), do të shkruante: 

“Vrasësve të kolonelit Ahmet Krasniqi, qe 24 vjet u ka shkuar mjaft mirë kungulli mbi ujë, sepse qe 24 vite nuk u zbuluan! Dhe mos zbulimi është argumenti që i tregon se kush janë vrasësit, sepse, Ahmet Krasniqi është vra në mes të Tiranës, në një atentat të paralajmëruar nga policia e shtetit, që disa herë ka bastisur objektin e FARK-ut, i ka çarmatosur rojat e Shtabit dhe të objektit të punës së ministrit Krasniqi, i cili po ashtu është ndaluar dhe iu ka marrë arma personale, që atentatorëve t’u lehtësohet puna dhe ta kryejnë vrasjen e planifikuar! Këto veprime i kanë bërë zyrtarisht në bashkëpunim strukturat policore dhe ushtarake të Tiranës: kryeagjenti Fatos Klosi dhe ushtaraku Kudusi Lame, prandaj, veprimet e tyre të dëshmuara janë fakte që tregojnë se këta dy zyrtarë shtetëror janë krye-orkestruesit e atentatit”, thotë Zogaj për “Bota sot”. 

Forhåndsvisning av bilde

Aziz (Mustafë Krasniqi) Zhilivoda, axha i Ahmet Krasniqit

Sipas tij, zyrtarisht nga organet e rëndit në Tiranë janë penguar hetimet për vrasjen e Ahmet Krasniqit. 

Për Ahmetin 3*) janë thënë e shkruar më mijëra faqe, shqiptarë e joshqiptarë (kroatë, serbë jugosllavë) e filma dokumentarë  por shteti shqiptarë heshti sepse e ”shteti” e vrau. 

Forhåndsvisning av bilde

Hajriz (Mustafë) Krasniqi, baba i Ahmet Krasniqit nga Zhilivoda

1*) Çyçavica është një mal i vendosur në qendër të Kosovës me një gjatësi prej rreth 8 km dhe me gjerësi prej rreth 5 km. Maja e saj më e lartë arrin në një lartësi prej 1,091 m (3,579 ft). Pika më e njohur është e ashtuquajtura Kodra e Stanicës. Mali i Çyçavicës ndodhet në vijën kufitare ndërmjet rajonit të Drenicës dhe Rrafshit të Kosovës. Lumi Sitnica kalon në rrëzë të malit të Çyçavicës. Fshati më i afërt është fshati Krasaliq në anën e Drenicës ndërsa Zhilivoda në anën e Artakollit. Qytete më të afërta janë: Vushtrria, Kastrioti, Fushë Kosova dhe Drenasi. 

Gjatë Luftës së Kosovës 1998-1999, shumë fshatarë u strehuan në rajonin e këtij mali deri në përfundimin e luftës. 

2*) Četnici (alternativ svensk stavning tjetniker) (serbiska: Четници, četnici) är en serbisk beteckning för ett militärt kompani. 

Begreppet har sedan andra världskriget kommit att användas för nationalistiska militära grupper, vilkas mål är att skapa ett Storserbien. Militära förband eller grupper av detta slag har ibland befunnits skyldiga till krigsförbrytelser.[1] Beteckningen har av denna anledning i vissa fall kommit att användas som skällsord, främst bland andra sydslaviska folkgrupper såsom bosniaker, kroater och slovener. 

Në gj. shqipe e serbe nuk gjeta fjalën Četnik prandaj u detyrova ta përdor ate që e gjeta në suedisht. 

(Aziz Zhilivoda, luftëtar dhe udhëheqës i shquar për Shqipërinë etnike  

Zhilivoda është fshati buzë Qyqavicës legjendare, komuna e Vushtrrisë) 

3 (a)*) Ahmet Krasniqi, Wikipedia 

https://sq.wikipedia.org/wiki/Ahmet_Krasniqi 

3 (b)*) Si e njoha kolonel Ahmet Krasniqin 

Dr. Drazhen Jerkovic, epror i luftës në Qeverinë e Kroacisë për Gospiç dhe shef i Shtabit të krizës nga viti 1991 deri 1993, në inervistën për ‘’Globus’’,flet për vrasjen, ende të pa ndriçuar, të ministrit të Mbrojtjes të Kosovës dhe udhëheqësit të UÇK-ës, ish-nënkolonelit të APJ Ahmet Krasniqit, zbulon të vërtetat e fshehta për shërbimin e armatosjes së Likës në prag të agresionit serb. 

Udhëheqësi i vrarë i UÇK-ës, Ahmet KRASNIQI, është hero postum i luftës atdhetare kroate: i cili më 1991 e çarmatosi kazermën e APJ në Gospiç, ndërsa gjykata ushtarake Kroacisë e shpalli fajtor ! 

https://www.facebook.com/277283315635816/photos/intervista-e-dr-drazhen-jerkovicsi-e-njoha-kolonel-ahmet-krasniqinudh%C3%ABheq%C3%ABsi-i-v/737115256319284/ 

Forhåndsvisning av bilde

Sinan Kastrati, sot me 22 shtator 2022 Malmö

Sinan Kastrati, Suedi          

Malmö, 22 shataor 2022          

sinan.kastrati@hotmail.com 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu