Ilir Seci, New York
Nazistët gjermane në kampet e shfarosjes para se me i mbytë hebrenjtë me gaz, ua nduknin,(shkulnin), atyne dhambët e florinjtë që mbasandej i shkrinin në kallëpe ari para se me i dërgue në Zvicer ku i depozitonin në bankat e famshme…mirepo nga fundi i Luftes se Dyte Botnore kur nazistët panë se ditet e tyne ishin të numërueme dhe nuk kishin fort kohë, nga nxitimi ata dhambtë e ndukun të hebrenjve filluen me i dergue me thasë se nuk premtonte koha me i shkri në kallëpe si perpara per me i depozitue në banka…ndër skenat ma makabre të mundshme ishte kur punonjesi zvicerian i bankes peshonte thasët e mbushun me dhambë të shkulun hebrenjsh para mbytjes me gaz…dhe mbasandej i hapte ato thasë duke hedhë dhambtë nëpër kutiat e posaçme ku shperndaheshin barabar perpare se me u depozitue…dhambtë e shkulun hebrenjve para se me u mbytë me gaz vezullonin në thasë si kokrra drithi, ndersa punonjesi gjakftohte, i patrazuem aspak herë mbas here mbushte kacinë me dhambe florini, ate kacinë e vogël tipike të bankave, duke rrafshue kutiat plot, mu si ai dugajxhia në shehër kur peshonte drithin në kandar….qindra-mija dhambë të shkulun njerëzish shkokloheshin nëpër atë kaci makabre…tana të depozotueme mbasandej në bankat ma kriminale në planet.
…Mark Pieth, historian dhe autor i librit “Pastrimi i arit: Sekretet e pista të tregtisë së arit”, shkruen se :
“…zviceranët ishin të lumtun ta shkëmbenin arin me franga zvicerane, e cila gjatë Luftës së Dytë Botnore ishte e vetmja monedhë e shkëmbyeshme përveç dollarit amerikan…Rreth 80% e arit nazist u pastrue në Zvicër, ndërsa pjesa tjetër nëpërmjet Turqisë, Italisë, Portugalisë e ndonji vendi tjetër të vogël…Afërsisht 90% e arit nazist që shkoi në Zvicër u depozitue në Bankën Kombëtare të Zvicrës ndërsa 10% i mbetun shkoi në banka ma të vogla komerciale. Ari në bankat zvicerane vinte nga hebrenjtë dhe gjithashtu nga rezervat e grabituna të bankave në Austri, Belgjikë, Hollandë dhe Republikën Çeke si dhe tjera vende të pushtueme nga nazistet. Ne këtë menyre Zvicra u pagoi naziteve rreth 1 miliard e 700 milione franga zviceriane,(CHF), të asaj kohë, duke pastrue në mënyrë efektive arin e vjedhun që u përdor për me financue luftën e Hitlerit.”
– “Zviceranët ishin bankierët kryesorë dhe ndërmjetësit financiarë të nazistëve, duke qarkullue shuma të mëdha ari dhe valutë të fortë” – ka thanë Stuart Eizenstat, ish-zv/sekretari amerikan i tregtisë ndërkombëtare, – “Neutraliteti u përplas me moralin; shpesh të qenit neutral jep nji pretekst për me shmangë konsideratat morale.”,(The Swiss were the principal bankers and financial brokers of the Nazis, handling vast sums of gold and hard currency,” said Stuart Eizenstat, former U.S. Undersecretary of Commerce for International Trade. “Neutrality collided with morality; too often being neutral provided a pretext for avoiding moral considerations.”)…
Per arin e plaçkitun hebrenjve kanë pasë perdorë nji term – “melmer” – si cilësohej ari i marrun nga viktimat e Holokaustit, që u shit dhe u mbajt nga bankat zvicerane. Mbasi perfundoi Lufta e Dyte Botnore, në vitin 1945, Forcat Aleate u kërkuen bankave zvicerane me dorëzue çdo fond të mbetun nga nazistët. Bankat zvicerane rezistuen duke permendun ligjet e tyne mbrojtëse bankare, por kjo pallavër nuk u eci te Aleatet fitues të luftes të cilet mbasandej i vendosën Konfederates Helvetike nji embargo ekonomike të papame ndonjiherë në histori, aq e forte embargoja sa Zvicra u dorezue mbasi nuk rezistoi dot as edhe nji vit…kjo embargo që nuk para permendet shume në libra dhe dokumentare, bani të mujtun me u jetësue “Marrëveshja e Uashingtonit e vitit 1946” që detyroi Zvicrën me pranue kushtet e aleateve…
Zori i detyroi…jo reflektimi por zori dhe mungesën e reflektimit e provon ma se miri qendrimi i Zvicrës ndaj hebrenjve mbas Luftes se Dyte…Paturpësia dhe mungesa totale e marres kulmoi mbas luftës kur bankat zvicerane banë çka ishte e mujtun me mshefë gjurmët, sidomos lidhun me arin e të zhdukunve gjatë holokaustit, rastet kur hebrenjtë pronare të ligjshëm te llogarive ne banka ishin zhdukë gjatë gjenocidit të tmerrshëm…manevrat sadiste të bankave shkuen deri aty sa kur trashgimtaret e ligjshem të hebrenje të zhdukun në kampe perqendrimi kerkonin trashgimitë e veta, bankat zvicerane u kërkonin çertifikatë vdekje për anëtarin e familjes…të mbytun me gas në kamp përqendrimi!? Athue se nazistet leshonin çertifikata vdekje kur shfarosnin…dhe kjo maskarade vazhdoi deri ne vitin 1962, kur hyni në fuqi nji ligj që detyronte bankat zvicerane me identifikue “llogaritë e fjetuna” që ishin mbajtun nga hebrenjtë para luftës, se ndryshe pa atë ligj nuk ua jepnin kurrë trashgimtarëve…edhe ate ligj e nxoren nga zori nen presionin amerikan se per ndergjegjesim e reflektim…kurrë. Qendrimin e tillë e mbajtën vetem ndaj hebrenjve sepse siç asht provue mbas Luftes se Dytë, “Credit Suisse” ka ndihmue nazistët e arratisun në Amerikën e Jugut; dhe, sipas hetimeve bankat zviceriane respektuen llogaritë bankare të nazisteve në arrati…Nji raport argjentinas zbuloi se të paktën 12 mijë nazistë në Argjentinë mbanin llogari në “Credit Suisse”. Çashtja se sa pare janë transferue nga bankat zvicerane për nazistët e arratisun mund të mos dihet kurrë plotësisht, por nji hetim i viteve ‘90 zbuloi se ishte “paprecedent në histori”…
…kjo me pak fjalë asht Konfederate Helvetike (CH) – “neutrale”…dhe jo vetem gjatë Luftes së Dytë, por edhe para e mbrapa asaj Lufte…Para Luftes se Dyte Botnore Zvicra permbledhtazi mund pershkruhet nga ky fragment i fjalimit që Gabriel Garcia Marques mbajti në vitin 1982 në Suedi kur mori çmimin “Nobel” në letërsi :
-“…dhe se zviceranët paqësorë të sotëm, të cilët na gostisin me djathnat e tyne të buta dhe orët e tyne të mnershme, e gjakosën Evropën si ushtarë të fatit deri në shekullin e gjashtëmbëdhetë. Edhe në kulmin e Rilindjes, dymbëdhjetë mijë mercenarë me pagesë të ushtrive perandorake plaçkitën dhe shkatërruan Romën dhe vranë tetë mijë nga banorët e saj.”…Edhe mbas Luftes se Dyte Zvicra me bankat e veta vazhdoi me qenë “parajsa financiare”,(safe heaven), e diktatoreve nëpër planet të cilët të patrazuem depozituen atje parate e tyne të paligjshme,(illicit funds)…duke fillue nga Trujillo i Republikes Dominikane, Marcos i Filipineve, Duvalier i Haitit, Traoré i Malit, Salinas i Meksikës, Mobutu Sese Seko i Zairesë-sot Kongo, Abacha i Nigerisë, Montesinos i Perusë, Nazarbayev i Kazakistanit, Mubarak i Egjiptit, Gbagbo i Bregut te Fildishte, Karimova e Uzbekistanit, Razak i Malajzisë, Yanukovych i Ukrainës e deri te grate e dashnoret e Putinit, të tanë jane akuzue botnisht për depozitime parash të vjedhuna në Bankat Zviceriane…kurse lidhun me kombin tonë mjafton me permende faktin se Zvicra u ka dhane strehim politik drejtuesve te organizates “Hakmarrja per Drejtesi”, te akuzuem per terrorizem e vrasje ne Shqipni mbas viteve ‘90…
…Kjo asht pra Zvicra që dje ua paska ndalue me ligj simbolin e shqiponjës lojtareve me kombësi shqiptare që perfaqesojne Zvicrën në futboll…
– “mos me ba simbolin e shqiponjes” – paskan vendose autoritetet e Konfederates Helvetike se kjo na provokoka serbët namuzlinj…asgja me u habite kur nji shtet që ka tanë ketë trashgimi të errët i perfill kaq shume ndjenjat e shtetit me te kaluemen ma të errët në Ballkan…kortezi kolegësh tek e mbramja…