ARKIVI:
20 Nëntor 2024

Kur dola nga burgu, Nëna më kishte vdekur !

Shkrime relevante

Intervistë e Lis Bukurocës dhënë gazetares Rudina Xhunga (Video)

Erdha në Shqipëri të bëj dhëmbët dhe zbulova sekretin e madh!...

Me rastin e 20 vjetorit të kalimit në amshim të Primus Prenkë Ndrevashaj

Kisha “Zoja Pajtore e Shqiptarëve” në Southfield të shtetit Michigan, themeluar...

Shpërnguljet për në Turqi dhe historitë e trishta të vrasjeve të organizuara të shqiptarëve të rinj

Nga: Sami Islami, Londër ___ (Sipas një ngjarjeje të vërtetë) ___ Edhe pse Kosova kishte...

Prindër të dashur, tregoni se si është e mundur që fëmiu juaj të përfundoj në pranga…?!

Monika Braja, Selanik ____ Prindër të dashur , Nena dhe Baballarë , që...

Në 15 vjetorin e shkuarjes në amshim të Babait, Halil Zeqës…!

17.04.1933-19.11.2009 Mga: Florim Zeqa Halil Zeqa largëpamës dhe vizionar Halil Zeqa lindi më 17.04.1933...

Shpërndaj

Shkruan: Nafi  Çegrani   

***

Dromca  jete  

 TE VARRI  I  NËNËS ! 

( Kur dola nga burgu, Nëna më kishte vdekur !) 

Shumicën e gjeneratave shqiptare të cilët derdhen rrugëve të gurbetit, i merr malli për Nënën , prindërit, dhe nuk dinë kur kthehen dhe se a i gjejnë gjallë. Prandaj rapsodi ynë këndojnë këngë për këtë përmallim dhe ua lejnë brezave amanet qëma shpesh të vejnë në vatrat e tyre familjare… 

Por, ata breza e gjenerata të cilët dergjen nëpër burgje dhe nuk kanë mundësi me vite e vite ta shohin familjen, prindërit, babain dhe Nënën, ngase gjenden brenda murreve të skëterrës. 

Një përmallim i tillë, dhimbje dhe thyerje zemre për Nënë, familjen, më brejti me vite e vite. Nuk kisha kah t’ia mbaja… Shikoja lartë kah qielli ku dukej vetëm një copë diell dhe i lutesha Zotit që Nënën ta kishja me jetë të gjatë, sepse i tillë ishte malli për Nënën që edhe sot më djeg dejt dhe damarët si prrush, si zjarr! 

Pas shuymë vitesh, kur u hapë porta e hekurt e burgut, vajta në shtëpi, por NËNËN NUK E GJETA GALLË. Kishte vite që kishte vdekur nga e keqja për të birin e saj të dënuar nga ordia xhahile e klanit të PADREJTËSISË. 

Vajta te varri i Nënës dhe aty mbi atë truall ledinash që e kishte mbuluar një barrë i thatë, nga sytë e mi pikuan disa pika loti. 

«  A qanë burri? »- thash me vete. Po, po, qanë, po si nuk qanë. Qanë nga dhimbja dhe përmallimi për Nënën e vuajture cila u përballë me fortunat dhe uraganet e artyre viteve të tmershme komuniste. 

Aty pranë varrit, duke mbledhur dheun me grushtat e mi, venin e vinin kujtimet vërdallë për Nënën time, dhe nuk besoja se nuk e kisha gjallë. 

… Lirisht mund të them se malli përNënën është një  ndjenjë e madhe dhe e papërshkrueshme  ndërshqiptarë , ku ngërthehen dhe gërshetohen ngjeshur narativa dhe e gjithë përmallimi i ngjeshur, i cili mund të shtjellohet edhe në formën e një filmi të dhimbshëm që mund të realizohet ! Sepse, nga Nëna buron e gjithë jeta …  

Keni lexuar një roman për nënën, dhe keni parë e ndjerë sa shumë ka mbetur pa thënë e pa shkruar. Mund të numëroni edhe ca vepra letrare, romane për nënën, mund të recitoni edhe sa poezi të bukura e me përmbajtje  të thellë, por asnjëherë nuk kemi arritur të shkruhet çdo gjë e arritur aq sa duhet për Nënë, edhe kur është e gjallë, edhe kur ajo ka ikur në botën tjetër. Për mua, Ajo mbetet edhe si lotë dielli që djeg në dejt e qënies që e lindi. Ajo, Nëna, gjersa është gjallë as kafshatën e gojës nuk kursen për fëmijën që e ka lindur. Nëna edhe gjumin ia falë fëmijës së saj, edhe ëndrrat, edhe shëndetin edhe jetën… Nëna është dhimbja dhe malli që njeriu  e ndieni thellë në zemër e në shpirt. Atëherë kur Nëna lind fëmijën e saj, aty fillon edhe jeta ! Prandaj, dikur në shqip e quajmë: Amë ! Kjo do të thotë burim i jetës që fal Perëndia. Lind dhe rrit Nëna djalit. Bëhet burr, e rrit me halle dhe derte…Ai shkon edhe në luftë për Liri e Komb. Dhe, lind Nëna edhe djalin edhe vajzën… Pa djalë e pa vajzë nuk  ka jetë! Sepse edhe vetë jeta dhe Nëna janë të lidhura ngushtë për bijtë dhe bijat që vijnë pas… Njeriu vetëm kur ta kuptojë gjithë këtë ndërlidhje do të japi krejt kontributin e tij që i takon natyrshëm. Shkollimi, arsimimi dhe edukata, me kohë dolën në pah dhe u zhvilluan në masë të gjerë në gjithë globin për një arsye të thjesht: bota me krejt elementet dhe gjallesat që e përbëjnë, por që dihet se gjallesat përbehen nga elementet kimike, atëherë nuk ka nevojë për shpjegim më të hollësishëm se çka do të thotë kujdesi ndaj  Nënës dhe Natyrës në përgjithësi, sepse nga andej lindi edhe jeta! 

Andaj edhe shkruaj  për  lotët e saj, për mallin që ende e djeg si prrush zjarri…  

Poetët dhe shkrimktarët botëror kanë shkruar për figurën e ndritur dhe mallin për NËNËN ! 

Kurse   Migjeni  shkruan: 

Melodi e këputun – lot i kjartë nga syni 
i një grue  së dashun… 
andje e përplasun, xhevahir i tretun, 
një andërr e shkelun, në melodinë e këputun. 
Nga vaji i heshtun shkunden supat e zhveshun, 
verbojnë nga zbardhimi… e ther, ther hidhnimi 
për çastët e rrëshqitun, për fatin e ikun, 
për gëzimin e humbun në melodinë e këputun. 
Brrylat ndër gjujë të mpshtëtun, ftyrë në shplakë e fundosun: 
Qan grueja e pikllueme, me zemër të piskueme 
(një kitarë e gjymtun, za kange i mbytun 
në melodinë e këputun). 
Hesht njeriu pran grues që qan e turpnueme… 
syni i venitët, në të loti vërvitët, 
diçka nxjerr nga xhepi shpirti 
–  melodinë e këputun… 

***  

 “ Më kujtohet ajo ditë dimri me shumë dëborë në Bosne, kur më vizitoi Nëna ime për të parën dhe të fundit here ! ajo rrinte e mbrolur dhe frika në asht, qëndrronte andej xhamave në burgun hetues të Zenicës ku bëheshin vizitat e të burgosurve me të afërmit e tyre… “ Nuk shoh nëna, kurrgjë nuk shoh”, -u dëgjua zëri i saj i shterrur si nga një humnerë, një zë plotësisht të qetë dhe disi më dukej me një ngjyrë tjetër, dhe që delte nga gjiri i saj plotë dhimbë… 

“Mos u  mërzit nënë, nuk keni pse merakoseni, do ta shikojmë këtë punë, do ta shohim se kush ku e kanë hallin…!-, i thash Nënës. 

Gardiani i cili rrinte afër, m’u kërcënua se do ta ndërpriste vizitën, përshkak se nuk duhej të flisja shqip me nënën. U thash se ajo nuk di të flasë gjuhën serbokroate. 

“ O bir i nënës, pse të marrin në qafë…Po çfarë të kanë bërë kështu, o birë?”- ishin fjalët e fundit me ngashtrim të Nënës. 

Vizita prej disa minutash u ndërpre, dhe Nëna iku duke kthyer edhe njëherë kokën nga dera, lotët i pikuan në faqe si kokra qelqi. Ishin lotët e Nënës, asaj Nënës sime që ma nuk e pash kurrë të gjallë…   

(Nëna ime, loti im përmallimi!)

…Vite dhe kohë apsurditeti  nën regjim totalitar komunist ku thehej dinjiteti i njeriut, vetëm pse ishte shqiptar fisnik! Eh, sa zollumin na e kanë bërë nga ata të cilët thonin fjalën e djallit, sjellnin aktvendime të rezikshme me motive politike dhe antishqiptare, sepse ishte shoqëri dhe shtet injorantësh. Të merrnin në qafë duke të burgosur dhe dënuar, vetëm nëse merreshe me punë hallalli dhe e doje kulturën, dijen, dritën e syve të kombit, e doje kultivimin e të mirave për Atdhe. As Gjykatat e Zenicës apo ato Supreme të udhëhequra nga Kapedanoviqa , Baboviqa, Bradariqa e Ante Varuneka të cilët kishin edhe fytyrën si ajo e Satanajt. Shumë të këqia më kanë bërë, vuajtje e burgje, torturime dhe përgjakosje…Më shanin , fyenin e ofendonin vetëm pse e doja Nënën, Atdheun dhe kombin tim të cilit i takoja… 

*** 

Shqetësimi i shpirtit në dejt e mi, dhe të  shprehurit  mes nuancave të jetës dhe asaj brenda mureve të burgut, ose për lotin e Nënës me dhimbjet që më brrenë, nuk janë të rregullt në saje të asaj që është e lidhur me realen dhe meditimin mendor, merr karakter filozofik dhe patriotik, me përmasa të gjera në kohë dhe hapësirë, për kohën dhe vitet e stuhishme Brenda mureve të burgut famkeq, dhe shkruaj si një kalorës planetar në shtigjet ballkanike, sepse  Nëna ime ishte një fisnike dhe bujare, e cila lindi 5 djem dhe një vajzë, dhe na i dha  krahët e shqiponjës dhe fluturon nëpër shekujt e historisë së kombit, të jetës moderne plotë rrëmuja e rrëmete. Plot stuhi e tufane me të gjitha baticat dhe zbaticat që ka jeta, të fatumit të njerëzve të pamposhtur, duke u ndeshur keqas me honet e thella të pikëpyetjeve, stalagmitet e kurtheve në kthesat e errëta të labirintheve të burgut, kllapave e thonjëzave dhe muret e ftohtë të pikave, brenda qeliave prej betoni, aty ku ngrica akulli e kaplojnë edhe zogun e dëborës, aty ku nuk duket dielli as qielli, dhe kujtoja lotët e Nënës…!  

Nëna, në të djathtë të fotos …

Sot, përveç varrit nuk mbeti gjë nga kujtimet  për Nënën. Malli për te,  kurrë nuk do të venitet, përkujtimi i përhershëm i mbetet  varri me pllakë mermeri shkruar dy rreshta epitafi!  

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

“…Kurrë u kthye nga burgu në shtëpi, familja ishte plotë trauma dhee shkatruar fare. Edhe në fshat, babai i thinjur, ishte plotësisht e shkatërruar nga fyerjet.  

…Më tej, në varreza, ku gjendej varri i Nënës,  ishin edhe dy varre, njëri i gjyshit dhe tjetri i gjyshes… (Në ndërkohë aty varroset edhe Qama…ajo gruaja e guximshme dhe luftarake!) 

E  Nëna, si Nënë?   

Ajo shkëlqente, edhe sytë i kishte si drita e diellit. Ajo ishte nëna ime. Ishte njeriu që Allahu vetëm njëherë t’a krijon në dynja.  

…Prezenca e saj, edhe pse tashmë nuk është në mesin e të gjallëve, më bënte të ndjehesha mirë. Por tani që më iku ndjehem sikur kam humbur një pjesë të vetes sime. E pranoj se të Allahut jemi dhe te Ai do të kthehemi. Zoti  im ka urdhëruar që ajo kështu të ndahej nga dynjaja (por, e kam brengë se ajo ndërroi jetë nga e keqja që ia shkaktuan ordia e njerëzve intrigantë të ulët nga natyra, servilë-zvarranikë të pakarakter në këtë botë me shumë dhimba sa ishte gjallë! 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu