ARKIVI:
18 Tetor 2024

Mes varreve, te Adem Shkreli!

Shkrime relevante

Toka e vinçave: Irani ekzekuton një person çdo katër orë

Ekzekutimi publik i Esmail Jafarzadeh. Foto: Mohsen Zare CC BY 4.0 Arnt...

Hipokrizia e kërkimit shkencor në Shqipëri dhe një Projekt Ligj që zgjidh

Prof. Dr. Pirro Prifti Projekt Ligji për Kërkimin Shkencor të propozuar nga...

Kujtime nga viti 1979, si student, në Shqipëri e mësues, në Suedi

Sinan Kastrati, Suedi ___ Nga Ditari im ___ Në fillim të tetorit (`24) isha sikurse...

At Shtjefën Gjeçovi meriton më shumë !

Nga: Frank Shkreli 12 Korrik 1874 --14 Tetor 1929  “Këto punë po i...

Rrëfime të Irsa Shores për kalanë magjepsëse të Gjirokastrës

Irsa Shore 𝐊𝐚𝐥𝐚𝐣𝐚 𝐞 𝐆𝐣𝐢𝐫𝐨𝐤𝐚𝐬𝐭𝐫𝐞𝐬 është një ndër më të mëdhatë në...

Shpërndaj

Ngazëllehej si fëmijë!
___Pushkë zanin e lis trupin t’ka nipalani, thoshte! Nesër dua me pi kafe me ty. Këtu, n’soliterin e parë, të Kult Plusi!
Dje thirri. Dje foli dhe u knaq kur i thashë: Nesër daja t’pret të Kult Plusi! E dje asht vetëm nji natë mes të sotmës. E sot asht vetëm nji ditë nga e djeshmja!
Ai s’erdhi të kafja. Shkoi të varri n’arkën e drunit! Unë i shkova të koka! E koka kishte vetëm gjumë! Varri, kishte vetëm dhé e dërrasa. Edhe pak njerëz që s’flisnin! Që s’afroheshin afër gropës e arkës me trupin e tij t’pa jetë! Kishte edhe emna. Pa numër! Qytet memec ishte nji kodër që zbriste të nji përrua!
Erdhi Ademi! Mbi krihët e malësorëve erdhi. Unë e prita n’ballë t’varrit. Por sytë e përlotun m’folen: __Ke qenë hije randë nipalan. Kurrë s’ke durua me tu përlloqë këpucët me maje! Ore! Nuk ecë për tokë vëllau i Azem Shkrelit. Përhava vinë e shkojnë poetët shkreljanë!
Ai, shallbardhi me tirqit e vjetër e xhamadanin e grimcuem vitesh, e vuni dorën të veshi dhe malësorçe i çoi fjalë Zhuj Selmanit!
__Prite se t’erdhi! Çoi fjalë Azemit e t’atit Ujkan që ta marrin me allçin e shaluem se s’mundet me i përlloqë këpucët me maje!
Unë ia këputa kangën malësorit t’ri; __mos e t’mero Zhujin, se ky nuk ka vdekë. Ky asht nisë hijeve e përrojeve këtij fundshtatori, me t’birin, Aliun. Po e kërkon nji firajë ku mundet mu shtri e me pa qyqën tue knua n’rrem. Edhe do tufa klekash asht tue i kërkua për t’birin.
Hoxha e rrudhi ballin! Ç’asht kjo vdekje Ilirishte me kangë paskrahu e me deklamim vargjesh mbi varrin e hapun!
Vajtim pagan asht, thashë e nji grusht dhe ia hudha mbi fytyrë!
Kur ia vunë dërrasat e dheu u ba kodër mbi trupin e tij thashë:
__Pse shkrove për Shkrelin e Rugovën e nuk e bane dekën n’Ashtën e Shkrelit! Edhe ti edhe yt vëlla Azemi, tanë krijimtarinë ua kushtuet atyne bjeshkëve por trupat ua falet Prishtinës!
Pse s’ua çuet eshtnat atje ku i përkundi djepi?!
Jo! Unë s’do t’kalbem n’kodrat e Dragodanit. N’Drelaj me pret Bubulina. Rugovës ia kam falë rrashtën!
***
Kur i kthehen dheut e bahën atdhe!
Lamtumirë Adem Shkreli!
28.09.2022
Vërejtje! Shih ceremoninë e varrimit në videon e mëposhtme:
Adem Shkreli, rraja e parë e vargut shkrelian!
Ai s’ka vdekë sot!
ka vdekë që kur i vdiq i biri,
n’mërgatë, pa e pa
që kur u mbyll n’lëvozhgën e vet tue i pritë nipat
që kurrë s’iu kthyen,
që kur i vdiq Azemi, vargu i ndamë përgjysëm
që kur Ymeri s’iu kthye n’Rugovë ma!
Me besoni se ai s’ka vdekë sot,
ka vdekë që kur u mbyll Rilindja e ky mbet qyqe,
dikund të tre soliterat,
pa vlla, pa djalë, pa fjalë!
Pusho i qetë nipalan.
Me tirqi kam me ta ba dekën
me kangën mbas krahut kam me ta thirrë zanin!
27.09.2022
Mund të jetë një imazh i 1 person dhe mjekër
Tashmë i ndjeri Adem Rugova-Shkreli

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu