ARKIVI:
18 Nëntor 2024

Kalendarit të Atdheut, tregim nga Kasam Shaqirvela

Shkrime relevante

Qeveritë Kosovë-Maqedoni e Veriut mbledhje të përbashkët nesër në Prishtinë

-Qeveria e Kosovës sot miratoi nisma para mbledhjes me Qeverinë e...

Shpallen martirë nga Vatikani edhe dy klerikë të tjerë shqiptarë

E shtuna e 16 nëntorit është një ditë historike për Kishën...

Letra nga Janjeva të vitit 1782

Dr. Nusha Zhuba , Romë Letra nga Janjeva Më duhen lekët për të...

Broçkullat e Albin Kurtit, trimërim për neootomanët…!

Belisar Jezerci, historian ____ Deklaratat e kryeministrit Kurti në medrese "Alauddin" në Prishtinë,...

Shpërndaj

Nga Kasam ShAQIRVELA, Shkodër 

KALENDARIT TË ATDHEUT 

(Tregim i shkurtër i dalë nga rrëfimi i ngjarjes së përjetuar) 

Gjatë kohë ëndërroja, sikurse një çilimi, për “Kalendarin e Atdheut”, që ma pati lënë trashëgim Gjyshi im, ndjesë pastë, të kyçur me dry aty në arkën e vet, ai atë arkë e kishte sjellur nga kurbeti, të cilin e kishte bërë me shumë mundime, për një kohë mjaft të gjatë që e kishte kaluar atje në Vllajakë. Dhe unë tani, pareshtur, po e kërkoj çelësin e arkës së vjetër!  

Edhe Lokja më pati thënë se gjyshi sa ishte gjallë, vetë ai, çelësin e varte, bashkë me pushkën grykëhollë, te bedeni kryesor i Kullës së Vjetër… Sa mbaj mend unë, nga rrëfimi i gjyshes, ajo më tregonte se në atë kalendar gjyshi i shënonte datat me ngjyrë të kuqe si gjaku ndonëse dinte shkrim e këndim, ai e vente pikën me gishtin e tij të premë “çup”, që ia kishte prerë “naçallniki”1 i udbes-UDB(Uprava Državne Bezbednosti=Drejtoria e Sigurisë Shtetërore)..!  

Kur e kishte pyetur ai farë kryeshefi i njësitit ndëshkues, gjyshin tim, me rastin e bastisjes së Kullës Vjetër për punën e armëve(aksionit për mbledhjen e armëve), i kishte pasë thënë: “-I kahit je ore ti malok ardhacak(odakle si ti seljačino novajlija)”! -I Atdheut, ishte përgjigjur Gjyshi sepse nuk kishte desht me fol serbisht(edhe pse klasën e parë dhe të dytë qysh në kohën e krajlit e kishte mbarue te daskali, po në serbisht) dhe e dinte shumë mirë atë gjuhë bastardësh por nuk e flitte… dhe për atë shkak e kishte zgjatur krahun e tij.. e me gishtin tregues që e kishte drejtuar kah Mali Sharr, duke e tundur kokën në shenjë pohimi e duke u thënë në heshtje se, -unë jam i vjetër këtu sa vetë Mons Skardusi … Nga ky akt i papritur i gjyshit por dhe fort i guximshëm, “naçallniki” i xhindosur si një hienë e uritur për gjak, aty për aty, i kishte urdhëruar milicët ta lidhnin malësorin e pabindur e pastaj, me kmesën(kumbesën)e tij t’ia shkurtonin gishtin dhe, me gojën e vet kishte pasë thënë: “-prisnja se e paska si shumë të gjatë gishtin(skratite mu taj prst jer mu je predugačak)!” 

Gjyshi, që e kishte kuptue gjuhën e bastardhëve, ashtu i paepur që kishte pasë qenë, i kishte shtrënguar dhëmbët, sikurse luftëtari thikën kur e kalon lumin në këmbë, I futur nëpër ujë, duke e kafshuar “sherveten” që e mbante rreth qafës, e cila i shërbente për t’i fshirë djersët e ballit kur punonte në arë, apo kositte “Livadhin e Madh” i cili ndodhej afër “Prrojt t’Thatë”, mu aty nën malin te “Gjuri Shipes”, vetëm e vetëm për të mos piskatur nga dhimbja…e që mos t’i bëhej qefi naçallnikut..! 

Dhe ai, pra gjyshi, u vënte shenjë të kuqe datave të shënuara në ditët e zeza, nga Motet e Mëdhaja, në fletët e Kalendarit të Atdheut me ngyrë qielli që ngjante me një natë të kthjellët me yjet plot shkëlqim… 

***

Pasi kishte rënë në tokë pjesa e gishtit të cunguar ngs dora e gjyshit, naçallniki si i përdhosur i kishte rënë me këmbën e tij të mbathur me çizmen ushtarake të pushtuesit…thua ti se gjyshi e kishte ndërmend ta merrte copën e gishtit për ta ngjitur prapë në dorë…?! Naçallniki në dëshprim të thellë e kishte urdhëruar togun ndëshkues për lëvizje të menjëhershme drejt një tjetër pike dyshimi për fshehje armësh… Gjyshi e kishte mbajtur veten… por sa ishin larguar udbistët… atij, siç kishte treguar Bija, vajza e axhës së tij që kishte qenë duke i sjellur drekën, ai ishte mbajtur me dorën e shëndoshë për një dru molle të egër…dhe ngadalë ishte lëshuar në tokë ku me dorën e shëndoshë, me gishtat e saj e kishte gërmuar tokën sa e kishte mbushur një grusht dhe nga bahçja ku ndodhej e ia kishte vënë gishtit çup për t’ia ndalur gjakun që i rridhte curril… e pastaj e kishte lidhur me sherveten që e mbante në qafë…dhe, me të mbërritur kushërina, ia kishte dhënë edhe kutinë e duhanit për ta mbushur me duhan varrën që të mos gjakoste më…Ai duhanin e mbante në kutinë metaltë ku ishte e gravuar një shqiponjë dykrerëshe, atë kuti ai e mbante në xhepin e lurkës..të cilën e kishte pasë të varur në një degë të thyer të mollës. Në largim e sipër, naçallniki, kishte thënë… “ostavite ovog nerazumnog šiftara… nek se onesfesti pa neka ga pojedu gladni vukovi kad osete miris krvi“…(lërene këtë sqiptar të paarsyeshëm le të alivanoset pastaj le ta shkyejnë ujqit e uritur kur ta ndiejnë erën e gjakut.) 

***

Nanuçja, siç i thoja unë gjyshes sime, pra Lokja më pati thënë se, gjyshi im, atëbotë, çelësin e kishte lënë amanet, qysh më atëherë kur, me një ton urdhërues, kishte pasë thënë: ”-ket çels ne ta marre nipi jem i cili, ma i pari prej tjerve, ka me pvet për gjyshin e vet dhe ka me e shqyptue emnin Atdhe”…. 

***

Ëndrra vazhdon,… sot e mot…! 

 © K. Sh.  

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu