ARKIVI:
14 Tetor 2024

Temat e propozuara për Simpoziumin e Pestë të LPK-së , që do të mbahet me 22 dhjetor 2022

Shkrime relevante

Jo Vulin, ju e pushtuar Kosovën, e cila nuk ishte territor serb asnjëherë!

Gani I. Mehmeti Vulin thotë për Kosovën « Është territori serb që na...

Akademik Prof. dr Hakif Bajrami: Kush e kurdisi tregtinë me organe njerëzore kundër UÇK-së II

Akuzë e madhe antishqiptare dhe antinjerëzore..., pamje e ashtuquajturës "Shtëpia e...

Shembulli i ingjinierës Rrita Shala, se si një grua nuk ka nevojë të zgjedhë mes fëmijës dhe karrierës

Susi Groth Rrita Shala, inxhiniere e makinerisë në Aventus në Warendorf,...

Tentimi i Hashim Thaçit për t’ia mveshur Rexhep Selimit “Komunikatën 59”, ishte shpifje e madhe!

Halil Geci, Skenderaj TENTIMI I HASHIM BROJËS PËR T’IA MVESHUR REXHEP SELIMIT...

Krrokëritjet e korbave nuk i trembin luanët

Nga Arif Ejupi, Gazetar dhe Publicist Reprezentacioni i Zvicrës në futboll në...

Shpërndaj

TË DASHUR BASHKËVEPRIMTARË, BASHKËLUFTËTARË DHE STUDIUES E PROFESORË TË FUSHAVE TË NDRYSHME!

Temat e propozuara për SIMPOZIUMIN E PESTË TË LËVIZJES POPULLORE TË KOSOVËS.

Urdhëroni dhe i zgjidhni temat që mendoni se janë me interes për t’u trajtuar. Mund te merrni edhe tema tjera që ju i mendoni të jenë me interes për vitet 1990 – 1991. Gjithashtu mund t’i shkruani dhe t’i dergoni edhe kujtimet e juaja per ato vite…

Ju lutemi që këto tema të propozuara t’i shpërndani te shokët dhe te studjuesit tanë në Tiranë, Shkup dhe Prishtinë.

Simpoziumi i Pestë Shkencor për LËVIZJEN: “Levizja e viteve 1990-1991 dhe shpërbërja e Jugo-Serbisë”.

SIMPOZIUMI I PESTË DO TË MBHAHET MË 22 DHJETORIT 2022

1. Veprimtaria e LPK-se (1990-1991) përballë vendimeve të Serbisë për mbylljen e shkollave në gjuhën shqipe dhe Universitetit të Kosovës;

2. Veprimtaria e LPK-së brenda vendit në dekadën e fundit kur po shpërbëhej Federata Jugosllave;

3. Keshillat Popullor të LPK-së të rretheve në Kosovë dhe viset e saj dhe bashkepunimi (koordinimi) me Degën jashte vendit;

4. Takimi i perfaqesuesëve të LPK-së me kryetarin e Republikës së Shqipërisë, Ramiz Alinë;

5. Mbledhja e Tretë e Pergjithshme e LPK-se ne Ujemir; (Per kete eshte Kumtesa e R. Avdiut e mbajtur per 30 vjetorin e Mbledhjes…)

6. Marredhenjet e LPK-se me Qeverinë e Bukoshit – LDK -se (‘91-’93) Kumtese e Emrush Xhemajlit

7. Marrëdhëniet e LPK-së me strukturat shtetërore të Tiranës zyrtare;

8. Roli i Xhavit Hazirit në veprimtarinë ilegale të LPK-së dhe në strukturimin e UÇK-së;

10. Keshilli per Pajtim e Bashkim Kombetar – 1990 Pozicioni i LPK-se dhe subjekteve tjera politike si dhe I Ukshin Hotit e Rexhep Qosjes.

11. Roli i LPK-së në Lëvizjen për Pajtimin e gjaqeve në Kosovë;

12. Formimi i BSPK-së në krye me Hajrullah Goranin dhe bashkëpunimi me LPK-në;

13. Lëvizja sindikale në Kosovë dhe greva e 3 shtatorit;

14. Roli i LPK-së në organizimin e demonstratave – Demonstratat e përgjakshme të vitit 1990;

15. Demonstrata 2 javore e LPK-së para OKB-së në Gjenevë: maj – 2 qershor 1990 (manifestimi më i madh i shqiptarëve jashtë vendit);

16. 2 korriku i Prishtinës dhe 2 korriku i Tiranës – ishte koincidencë apo …?

17. Peticioni i LPK-së (i inicuar nga Keshilli i Pejes-Xhemajl Fetahu) drejtuar Kuvendit të Kosovës per Shpalljen e Pavaresise nga Jugoserbia;

18. Helmimi i nxënësve nëpër shkolla – akt gjenocidi i pandëshkuar;

19. Vrasja e djemve shqiptarë në ushtrinë jugosllave;

20. Pushtimi i RTK-së nga forcat policore jugosllave dhe vënia nën kontroll të plotë të mediave përgjithësisht;

21. Konferenca e LPK-së në Prapashticë (1991);

22. Krijimi i partive politike në Kosovë – imitimi i demokracisë liberale në kushtet e apart’hejdit;

23. Kriza ekonomike dhe dështimi i sistemit të vetadministrimit jugosllav;

24. Shqipëria midis luftës speciale dhe demokratizimit;

25. Veprimtaria e LPK-se në Maqedoninë tonë shqiptare në dekadën e fundit të shek.XX-të;

26. Pjesëmarrja e shqiptarëve në sistemin politik dhe garën elektorale në Maqedoninë Veroire;

27. Dhuna dhe terrori shtetëror sllavo-maqedonas nën petkun e rendit demokratik-liberal (Rasti i Gostivarit, Ladorishtes)

28. Pozicioni i Lidhjes Komuniste të Kosovës në raport me lëvizen atdhetare (ilegale);

29. Kërkesat demokratike si pjesë e lëvizjes çlirimtare;

30. Lëvizja atdhetare dhe raporti i saj me legalistët në ish Jugosllavi – studim krahasimor;

31.Pavarësia e Maqedonisë dhe bojkoti i referendumit për pavarësi nga shqiptarët 1991; 2. Krijimi i subjekteve të para politike shqiptare në Maqedoni;

32. Demonstratat në Tetovë për pavarësi të rajonit të Maqedonisë Perëndimore me shumicë shqiptare, në shkurt 1990

33. Zgjedhjet e para shumëpartiake nëntor/dhjetor 1990 dhe faktori politik shqiptar në Maqedonine tone

34. Konflikti në Komunën e Tetovës për moslëshimin e vendeve deputetëve të zgjedhur shqiptarë janar 1991

35. Preambula e kushtetutës së parë të Maqedonisë së pavarur dhe protesta e shqiptarëve

36. Krijimtaria letrare dhe politike e të burgosurve politikë shqiptarë në burgjet e pushtuesit

37. Organizimi i LPK – së deri në Australi

38. Shkërmoqja e federates jugoserbe dhe çështja shqiptare

39.Roli I LPK -se ne nderkombetarizimin e çeshtjes shqiptare

40. Veprimtaria lobiste – diplomatike e LPK – se 1987 – 1994 – Nufri Leka

41. Veprimtaria e LPK – se ne komunen e Therandes – Sejdi Gega

42.Veprimtaria e LPK – se ne Kroaci dhe roli i Fehmi Lladrocit atje -Avdi Xhemajli

42.Pjesemarrja e studenteve te Universitetit te Prishtines ne LPK (« Bota e Re »)

43.Roli i LPK -se per organizimin e stervitjeve ushtarake ne shtetin tone Amë

44.Konflikti LPK – LDK, shkaqet dhe pasojat – Bislim Elshani

45.Dallimet programore LPK dhe LDK – Dilaver Goxhaj

46.Një dokument sekret ne Kanada per zgjidhjen e çeshtjes shqiptare – Begzad Baliu

Me respekt dhe konsideratë për Ju!

E-maili: shoqerialevizja@gmail.com

Nr. tel: 044 152 394

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu