ARKIVI:
24 Nëntor 2024

Prind, mos fleni e ndiheni të rehatuar edhe kur fëmijët tuaj janë në shkollë

Shkrime relevante

NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit në ushtri

Përgatiti: Fadil Gashi/ Radio Kosova Ekipi Këshillimor dhe i Lidhjes i NATO-s,...

Depolitizimi i mërgatës!

Florim Zeqa Partitë politike siq shihet nuk kanë nevojë për intelektual, por...

Traditat Ilire-Arbërore, po prehen kirurgjikisht nga antishqiptarizmi islamik

Nga: Engjell Gishti, historian  TRADITA ILIRO - ARBERORE, PAGANE DHE E KRISHTERE...

Vjosa Osmani, “kush kërcen, kafja falas…!”

Shkruan : Refiqe R.Hamiti ___ VJOSA OSMANI, KUSH KËRCEN ,KAFJA FALAS "S'ka ku...

Shpërndaj

Lule Alidema, psikologe klinike
___
TI NDIHMOJMË FËMIJËT TANË
MOS FLENI O PRIND, MOS U NDJENI SHUMË REHAT EDHE PSE FËMIJA JUAJ ËSHTË NË SHKOLLË
***
Sa e dhimbshme!
Sa keq që në shkollat tona nuk mbahen orë – ligjëratë psikologjike enkas për edukim në parandalim të përdorimit të substancave narkotike.
Sot, rastësisht teksa shkoja te puna ime i shoh dy djem të ri, klasa VI-VII teksa pinin cigaren afër punës ku unë punoj.
Nuk arrita ta ndal veten përpos pa u ndalë të flas me ata.
Ishin dy djem ende të paformuar, si dy zogj të njomë, e si ti lë unë e të eci tutje kurse i shoh teksa ata helmohen.
Vendosa të ndalem sido që të më pranojnë dhe u përgatita qoftë edhe të më ofendonin.
Por jo, ndodhi e kundërta!
Nuk i pyeta për emrin sepse sikur ti pyesja në ato rrethana ata do të ndiheshin të identifikuar dhe nuk doja që ata të më ikin pa ju dhënë disa këshilla.
Dhe, pa i pyetur as për emër as të kujt janë i qasem bisedës me ata.
Për mua nuk ka rëndësi emri e as të kujt ishin ata fëmijë, rëndësi ka ti ndaloj nga dukuritë negative.
Direkt i pyes: pse po pini cigaren teksa mushkria juve ende nuk është e formuar mjaftueshëm, a e dini sa dëm ju bën?
Ende pa ju përgjigjur pyetjes time reagon njëri e më thotë: zonjë unë jo vetëm cigaren kam provuar edhe bari dhe po frikësohem se më ka krijuar varësi, si t’ja bëj, si të mos e marrë prapë?
Auuu i them sa keq, po a dini çka, unë jam psikologe a mundeni të vini deri te zyra ime të bisedojmë pak sepse po kam dëshirë të flas me ju.
Poooo thanë, madje u gëzuan që unë po dua tu ndihmoj.
I marr me vete i ulë para vetes dhe ju flas për dëmet e substancave, pasojat, u sqaroj se si ata në një të ardhme çfarë mund të arrijnë, çka është e drejtë çka e gabuar, kush janë ata për prindërit e tyre etj.
Sa me vëmendje më dëgjonin dhe sa shumë ishin të interesuar dhe kishin nevojë për fjalët e mia.
E mbyllëm bisedën meqë ata kishin orën mësimore dhe nuk doja ta humbënin orën, por ju dhashë mundësinë që të vijnë herë tjetër ta vazhdojmë bisedën.
Shkuan duke mu falemndëruar dhjetëra herë…
Me këtë ngjarje të sotit që tregova dua të ju them juve që keni fëmijë në shkolla, kërkoni që së paku një orë në javë psikologu i shkollës tu mbajë ligjëratë edukuese në parandalimin e përdorimit të substancave narkotike.
Mos fleni, mos u ndjeni keq të kërkoni kushte për ta shpëtuar fëmijën tuaj.
Fëmija nuk gabon me qëllim asnjëherë, ai gabon kur ka mungesë informacioni për dëmet e pasojat e sjelljes që bën, andaj ndihmoni, informoni mos pritni që dëmet të bëhen të pariparueshme.
Prishtinë, 04.10.2022

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu