Nga: Nafi Çegrani
( Dinjiteti i njeriut të devotshëm përballë intrigave të nëntokës udbashiane dhe që u bëri sfidë prangave, i përballur me dënimin me vdekje-pushkatim! A thua, përse kështu, vallë?)
Fragment nga libri me titull:
… STUHIA E BALLKANIT (2)
( Këto janë gjëra që i kam përjetuar në lëkurën time, si viktimë i një procesi të krijuar në saje të shpifjeve dhe akuzave mashkruese, të kurdisura nga djajtë e asaj epoke, ose nga vetë Djalli kominternist që quhej UDB).
Ne shqiptarët si racë e veçantë që jemi, gjithmonë kemi jetuar dhe luftuar me sakrifica e guxim, kemi qenë zemërgjërë dhe tolerues në kohë dhe rrethana mjaft të rrezikshme për të ndihmuar të tjerët, dhe shpesh jemi bërë viktimë. Madje duke e ndihmuar edhe ardhjen e sistemik komunist, në beteja të ndryshme, ose edhe për të mbetur gjallë. Në ato dekada trishtuese të sistemit monist, para dhe pas Luftës së Dytë Botërore, madje edhe gjatë epokës së UDB-s, e cila ishte agjencia më e sofistikuar e spiunazhit gjatë Luftës së Ftohtë, e ne shqiptarët kemi qënë edhe të zhgënjyar, edhe kurban ballkanit,- do të thoshte shkrimtari I shquar Luan Starova. Madje e kemi paguar shtrejtë edhe lojërat e tyre tinzare dhe të fshehta me prapavija provokuese dhe të tensionuara, të cilët në kurriz të shqiptarëve janë bërë edhe manipulime dhe zhvillime të egra operacionesh të frikshme, duke mbajt mbi shpinë Gurin e Sizifit! Dhe kemi qënë përherë në antagonizma edhe me vetvehten.Mjerisht ! Por, mund të jemi të BASHKUAR si KOMB në shtrirjen e shtigjeve tona, sidomos tani pas shembjes së sistemit të frikshëm komunist dhe udbs, të cilët mbi ne shqiptarët ngritën strategjinë e paparë antishqiptare dhe të shovinizmit të tyre të egër, me misione perfide, duke vënë në jetë një veprimtari të çuditshme operative me mekanizma mashtrimi dhe lufte të fshehtë. E tani, ne shqiptarët, mund të jemi të bashkuar si një trung,vetëm atëherë kur të na vetëdijesojë dhe mësojë Amerrika, NATO dhe BE, sepse jemi një popull i veçantë në shtigjet ballkanike që kemi një gjuhë, kulturë, zakone dhe një histori, dhe kështu jemi të CAKTUAR nga Zoti. Megjithatë, përsëri them: mjerisht në kohë dhe hapësira kemi qënë dhe akoma jemi edhe shumë të përçar, jo pse jemi popull që kemi tri fe. Kurse fenë, të jesh myslimanë, katolik apo ortodoks, është çështje tjetër që në shekuj e kemi zgjedhur vetë. Feja nuk ka të bëjë me racën e gjakun, me kombin. Ajo është çështje tjetër, sepse NE jemi një TRUNG që ka rrënjë të thella në këtë tokë të lavruar me kopita kuajsh dhe të mbjellur me kafka njerëzish në histori shekujsh sa është vetë jeta…! Nuk ka dyshim se kjo ka të bëjë me një realitet të brendshëm të përndezur ndjenjash jete në kohë dhe beteja , ka të bëjë me të qënurit si komb i lashtë me shumë sakrifica dhe i viktimizuar, si popull me një histori të bujshme dhe tradita që na dallojnë nga popujt tjerë, edhe në luftëra që nga kohërat iliro-dardane, të kohës së Skënderbeut dhe më pas, ku shqiptarët gjithmonë kanë qënë të ngërthyer me baticat dhe zbaticat e shekujve, duke u përlesh egërsisht me jetën dhe vdekjen, mes rivalitetesh dhe tradhtish të gjakta ose të hakmarrjes, nderit dhe dashurisë, e që na bëjnë të mendojmë thellësisht për sfidat dhe brengën për të mbijetuar dhe mbetur gjallë në këtë cep të Ballkanit. Sepse UDB-a dhe KOS-i jugosllav si një makineri e madhe dhe e tmerrshme me vite e dekada, me kombinimet e veta operative dhe të spiunazhit shovinist antishqiptar, ishin katandisur me një SY të madh djalli ndaj shqiptarëve duke angazhuar rrjete të tëra informatorësh me emra të koduar dhe misione secrete të cilët vepronin në të gjitha republikat e Jugosllavisë, e veçmas në Kosovë…
Personat me duar të përgjakur dhe sadist të nemur më KIDNAPUAN si dikur Drajfusin , duke më dëbuar lidhur në pranga në qelitë e errëta të burgjeve të Bosnës, duke më akuzuar me gënjeshtra dhe në proces të kurdisur , të montuar , shpallën dënim ndaj meje: me vdekje-pushkatim për vepër që nuk e kam bërë dhe nuk kam ndonjë lidhje me “krimin” e imagjinuar nga vetë specialistët e nëntokës kriminale, masha të UDB-së…!
Pse vallë, kështu ?
“Po cilat ishin ,,dëshmitë,, e atyre dhe provat, sipas trupit gjykues, e kishin pas parasyshë rrezikshmërinë e tij të lartë ndaj sistemit komunist dhe qeverisë jugosllave, pasi kishte në dijeni shumë gjëra nga sfera secrete e atij Shërbimi famkeq, dhe sidomos pas arratisje së tij në SHBA, për UDB dhe Beogradin paraqiste një rrezik të shkallës së lartë. Andaj, ata bënë plane për arrestimin e tij dhe dënimin me pushkatim, sepse vetë kështu duke e pasur kokën e Kreshnikut në duar, do të mund të bënin gjum të rrehatshëm !- dëshmon i pandehuri, me mbresa të rënda shqetësuese që kredhen thellë në shpirtin e tij të pafajshëm, duke i ngjallë neveri akuzat prej gënjeshtrash që i kishin kurdisur djatë e organeve policoro-gjyqësore të atyre viteve komuniste, dhe duke kërkuar me këmbëngulje të kuptonte se si ishte e mundur e gjithë kjo marrësi me manipulime të drejtoheshin në adresë të tij, për çka, Ai, nuk kishte fare gjë në dijeni.
Por, dikush, qëllimisht donin që ta dënonin rëndë.
Pse kështu, vallë?
***
Ne ishim pesë vëllezër e një motër!- i thash në deklaratën time hetuesit. Nëna jonë, një grua e thjeshtë me ndjenja të mira, po bëhej çdo ditë më krenare kur ne vazhdonim mësimet, dhe unë do diplomoja për mësues në Normalen e Shkupit. Ajo sakrifikonte çdo gjë për shkollimin tone. Vëllau i madh Syla iku në Amerikë për një jetë më të mire. Tre të tjerët pas meje, Irfani njashtu u diplomua për mësuar, por edhe ai vajti në Amerikë. Vllau Tefiku u diplomua si jurist në Prishtinë, por nuk e gjente veten dot në një shoqëri të korumtuar dhe nga KQ i Lidhjes Komuniste trajtohej si jo i ,,volitshëm,, ose më mire të them i ,,papërshtatshëm,,! Vllau më i vogël vazhdoi studimet në degën e sociologjisë, por mbeti pa perspective! E ëma jonë, disi dukej e shqetësuar, dhe gjatë gjithë jetës mbeti e heshtur. Ne çuditeshim tek e shihnim të rrinte e tillë dhe e mvrojtur… Ajo e fshihte arsyen e grevës së saj, që të arrinte të mos na shihte ne të uritur. Ndërkohë vraponte me trasta në duar në rrugëtimet e gjata me tren gjer në Zenicë të Bosnë, duke pritur me ditë e netë të tëra para portë së burgut, ku i biri i saj, Kreshniku, dergjej i dënuar me vdekje. Dhe duke qarë pa zë, duke ngulshuar e lodhur dhe e rraskapitur nga lodhja dhe maltretimet që ia bënin, gdhinte sërish net të tëra pa gjumë, pa ngrënë e pa pirë…
,,… Një ditë kur fëmijët u kthyem nga shkolla, në der të banesës erdhi një polic i cili në dorë mbante një letër dhe një kuti prej kartoni e adresuar ne emrin tim!,,- rrëfen gruaja e Kreshnikut. Polici na tha që ta nënshkruanim letrën- vërtetim se e kemi pranuar pakon.
,,Çfarë është kjo?- e pieta policing. Por ai nuk i përgjegj, vetëm duke murmurit, tha se do e shikoni vetë. Dhe iku kokëulur duke murmurit diçka në gjuhën e tij serbosllave ose sllavomaqedonase. Porsa e hapëm me fëmijët kutijën prej kartoni, sytë na mbetën të ngulitura në teshat: një palë kostumi, nja dy këmisha dhe disa cikërime të tjera të bashkëshortit tim të cilat na vinin nga burgu… E hapëm edhe një cope letër e shkruar zyrtare dhe e vulosur nga Gjykata e Zenicës, dhe duke e lexuar, mbetëm të shtanguar. Në letër thuhej: ,,Këto janë të gjitha që la Kreshnik Kalaja sa ishte gjallë. Pushkatimi u krye me date kaq e kaq në orët e hershme të mëngjesit të atij dimri!,, Fëmijët nisën të qanin me zë. Dy vajzat nisën të shkulnin flokët…
,, A thua e kanë pushkatuar lidhur me pranga babain tone?,,- kishin pyetur fëmija.
Por, ajo,gruaja e Drajfusit, Qama, e cila ishte një grua e vuajtur dhe me moral shumë të lartë, kishte hesht si një malësore e vërtetë e cila ishte mësuar t’u bête ballë stuhive dhe rrebesheve të jetës !
***
Një natë të ftohtë dimri u dëgjua një breshëri e mbytur të shtënash pushke që na ngriu zemrat dhe të nesërmen mësuam se Kreshniku qe pushkatuar; qe vrarë mizorisht burri më i urtë i fisit, më i përmbajturi; më i qeti, më i dhembshuri dhe më i druajturi. Ne rriteshim duke u bindur se regjimi kominist antishqiptar kërkonte viktima dhe se ne ishim kurbanët e caktuar për të.
Goditjen kundër nesh komunistët e ngritën në sistem, e motivuan teorikisht në “luftën e klasave” me motive politike dhe nuk e ndalën asnjë çast shkallëzimin e saj në baza nacionale!
Kështu kishte nis njëkohësisht edhe lufta e diferencimit të madh .Edhe sot në këtë moshë të shtyrë nuk e gjej dot se cila qe ajo forcë që na bëri të mbijetojmë: instinkti i dashurisë për jetën?… Apo tek njeriu fshihen forca të panjohura që padrejtësia i detyron të dalin në sipërfaqe?
Duke i hedhur një sy kuptimit të jetës sonë nën diktaturën e regjimit të rrept udbashian, arrijmë në përfundimin se ajo ka qënë vetëm një luftë etnikumi që kërkonim Bashkimin e trojeve etnike shqiptare si një komb në një atdhe të përbashkët gjeografik në Ballkan.
Tanimë kishte kohë që kishte filluar fushata e diferencimit politik dhe dëbimeve masive nga puna, madje edhe nga punët më të thjeshta me motivacionin “nuk plotëson kushtet” ose është i ,,papërshtatshë,, etj etj. Prapa këtij cilësimi, kësaj vule ogurzezë gjithkush duhej të shihte rrezikshmërinë shoqërore të personit që i vishej dhe çdo drejtues, tek i cili ai tani do të paraqitej, e shtynte fatkeqin nëpër shkallët e punëve të rënda fizike pa mëshirë. Vetëm në rolin e një skllavi të bindur mund t’i siguroje vetes karakteristikën e nevojshme për pranimin tënd në një shkollë tetëvjeçare ose të mesme për mësues. Ndryshe nuk bënte, kishte shumë raste që një numër i madh intelektualësh shqiptarë në Kosovë, pot rdhr në anët e Tetovës dhe Gostivarit të ishin largyaer nga puna dhe arsimi si ,,irredentost,, ose ,,separatist,, ! Dhe të gjitha këto masa komunistët i quanin “pastrim” !- shkruan autori dhe vazhdon më tej: “ Ata, analistët, ekspertët dhe bylykbasha të tjerë të KQ të LK dhe të UDB-s jugpsllave u bënë mjeshtër të kësaj lufte “shkencore” antishqiptare, ndërsa ne me shumë dhimbje u mësuam të qëndronim në këmbë përballë këtij rrebeshi të verbër, ashtu sië e kemi traditën, edukatën dhe kulturën e racës që i takojmë .
Ata përpiqeshin të bënin të besueshme rreziqet imagjinare që gjoja u vinin prej nesh,që të përligjnin dhunën, kurse ne me ndershmëri e korrektësi shembullore mundoheshim me tërë energjitë tona shpirtërore dhe morale të vërtetonim se ajo dhunë qe fare e padrejtë.
Dhe kjo qe lufta më e tmerrrshme që u zhvillua kundër nesh (Shqiptarëve) në Jugosllavi, për gjysmë shekulli të sundimit komunist. I duhet psikanalizës dhe kriminalistikës moderne të analizojë dhe zbulojë ligësitë e pakufizuara që qëndruan të fshehura në subkoshiencën e njeriut për të shpjeguar se si pushteti i pakufizuar, i ngritur në sistemi totalitar, të një ndërgjegje kolektive kriminale nga më të shëmtuarat në botë”.
Lufta kundër nesh identifikohej me forcat lëvizëse të shoqërisë dhe amoraliteti politik justifikohej me domosdoshmërinë historike. Deviza e tyre ishte, e ngjajshme si ajo e shabloneve ruse dhe staliniuste : “Revolucioni i justifikon viktimat”.
Dhe komunistët loznin me injorancën si me një bishë të uritur, të cilën meqë s’e kënaqnin me mirëqënie i hidhnin për të “ngrënë” inteligjencien si shkaktare të disfatave të tyre ekonomike dhe politike . Dhe sidomos atë inteligjencie që kish prejardhje shoqërore të tillë që i “vriste sytë drita e socializmit” dhe “ëndërronte kthimin e popullit në errësirë”.Kështu liderët komunistë do të jepnin tani vetëm orientime dhe njerëzit, duke ngrënë njeri-tjetrin, do të kryenin brenda tyre proçesin e diferencimit të shqiptarëve me shqiptarë.
Të verbuar nga zbatimi pa pengesa i çdo mase represive, ata luanin pa turp edhe të tilla komedi groteske. Ata s’mund ta mendonin që e drejta ka disa ligje të saj të pavarura dhe që ajo ngre krye. madje, edhe në vetëdijen e njerëzve të indoktrinuar, siç ndodhi me Kosovë më 1981, dhe pas një dhjetëvjeçari shembja totale e Jugosllavisë në Gadishullin e Ballkanit.
… Vitet kalojnë si lumi, me to kalon edhe jeta me gjitha stuhitë dhe sfidat e saja, me të gjitha uraganet e rrëmujat që venë e vijnë me batica dhe zbatica ku kalamendet njeriu i cili ec në rrugën e tij, me shpresë se e njeh drejtësinë si syrin e diellit.
Kështu e ka jeta,- thonë.
***
Unë edhe sot pyes, si i dënuar pa bërë ASNJË krim, (apo vetëm pse jam shqiptar), a ka vallë, në arsenalin e metodave të sundimit të një shteti një shembull ku duke shfrytëzuar pushtetin absolut një kastë të sulet me kaq egërsi ndaj një populli siç kemi qënë ne shqiptarët, të na privojnë nga liria, nga dinjiteti, yë na shpronësojnë, dhunojnë, të na burgosin, ndalojnë e vrasin, ose të na depersonalizojmë vëllezërit e vet të një gjaku dhe, pasi t’i ketë konsumuar të gjitha këto, t’u afrohet viktimave dhe me buzëqeshje t’u kërkojë shërbimin e tyre si spiunë. Kjo ishte strategji e agjenturës që quhej: UDB !Ata e peshuan qëndrimin ndaj meje dhe vendosën arrestimin pa pasur në tavolinë asnjë akuzë që të provonte fajësinë. Por, faji im i vetëm ishte vetëm ai pse isha shqiptar dhe kisha dinjitetin tim! Ç’rëndësi kishin akuzat për punonjësit e SJB dhe SDB së Bosnës ose Maqedonisë që i dirigjonte Beogradi, UDBA jugosllave dhe KQ i LKJ?
Ndërgjegja kolektive u manipulua dhe individi u gjend i pambrojtur përballë pseudoligjit, e që unë personalisht ndaj fatin tragjik të Drajfusit. Edhe sot e sot kërkoj zbardhjen e rastit të montuar në saje të çkafit më dënuan me pushkatim, dhe më pas , duke ushtruar dhunë e terror sollën dënimin të rënda më kapitale dhe rigoroze që egzistonin në Jugosllavinë komuniste të viteve të rënuara…
( Vijon )