Mr.sc.Nue Oroshi
Gjendja Kishtare në Kosovë në periudhën paraosmane – shekulli VII –XV një libër që zbulon shumë të vërteta historike për mbijetesën e kishës katolike në Kosovë
Libri “Gjendja Kishtare në Kosovë në periudhën paraosmane –shekulli VII-XV“, e autorit dr.sc.Besim Morina është një libër i rrallë i cili flet për gjendjen kishtare në plotë tetë shekuj histori, në një periudhë kohore mesjetare ku është shumë e vështirë të gjinden materialet burimore.Autori i këtij libri studiuesi Morina me një përkushtim të rrallë ja ka arritur që jo vetëm ti mbledhë këto burime historike por këto burime t´i sistemoj dhe t´i analizoj në mënyrë shkencore duke nxjerrur përfundime shumë të frytshme për tetë shekuj histori të mesjetës shqiptare.Libri fillon me një parathënie ku autori paraqet mundin e veshtirsitë dhe angazhimin e tij në përgaditjen e këtij libri të mesjetës shqiptare.Që në kapitullin e parë, Fillet e Krishterizmit,këtu përfshihen edhe nënkapitujt,Ipeshkëvijtë e para,Martirët,Justiniana Prima, Ipeshkvia e Prizrenit, Institucionet kishtare në kohën dyndjeve barbare,Kisha e Kosovës përballë pushtimeve Bullgare.Autori vjen në konkludim se Ilirët kishin qenë të kristianizuar në kohën apostolike,që e dëshmon edhe me faktin se që nga zanafilla e organizimit dhe konstitucionit hierarkike-kishtar, kishat ilirike ishin të pranishme në të gjitha çështjet dogmatike e disiplinore. Po kjo kishë bënte pjesë në kishen e Romës dhe ishte gjithnjë besnike ndaj doktrinës katolike.Kapitulli i dytë fillon me temën Kisha e Kosovës përballë pushtuesve Nemanjid, duke vazhduar me nënkapitujt, pushtimi Nemanjid në tëritorinë e Kosovës së sotme,kisha katolike dhe bashkësitë e tyre në Kosovë nga shekulli XIII deri në shekullin XV,popullata autoktone e krishtere në Kosovë, përvetsimi i kishave shqiptare nga ana e pushtuesve serbë.Në këtë kapitull studiuesi Morina ka bërë një punë mjaftë të madhe ku thotë se duhet theksuar se kisha ortodokse-serbe përvetësoi kisha të moçme iliro-shqiptare, ndërtoi apo rindërtoi mbi to, që nga shekulli XIII, duke u ngjitur në shekujt e sundimit osman, mbretërisë Jugosllave dhe deri në ditët e sotme.Është për t’u theksuar se vetëm në një koloni të vogël kotorrase e raguzane në Llabin e Epërm, përkatësisht në Bellasicë, përmendën 7 kisha. Mirëpo, monumentet të cilat nuk i takonin ritit ortodoks serb, mbetën nën mëshirën e kushteve natyrore, ndër të cilat duhet përmendur Kisha Katedrale në Novobërdë dhe shumë kisha të tjera te cilave u kanë mbetur vetëm themelet. Mbreti Milutin, rreth vitit 1315, ngriti Manastirin e Graçanicës në vend të një kishe të vjetër. Ky Manastir, sipas njoftimeve burimore historike dhe gjetjeve arkeologjike gjatë viteve 1957, 1963 dhe 1964, është një bazilikë e ndërtuar midis shek. VI-XI. Kjo bazilikë ishte qendër e ipeshkvisë së Ulpianës dardane.
Pas rrënimit të saj, mbi themelet e aniatës së mesme u rindërtua një kishë kushtuar Zojës së Bekuar të Graçanicës. Kjo kishë përmendet në letrën e papës Benedikti XI, në vitin 1303, si kishë famullitare katolike. Mbi këtë kishë është rindërtuar Manastiri i Graçanicës.Manastirin e Shenjtorëve Mihail e Gabriel, perandori Dushan e ngriti mbi themelet e një kishe të krishterimit të hershëm, që është ndërtuar mbi një kishë të moçme dardane, të periudhës së antikitetit të vonë. Rindërtimi është bërë rreth vitit 1348. Arkeologët në rrënojat e këtij manastiri, kanë zbuluar fragmente interesante të artit bizantin, romantik dhe gotik. Ajo që tërheq më tepër vëmendjen, është mozaiku, që nuk ka ndonjë paralele me ndonjë mozaik të punuar në Serbi, veçse më shumë i ngjan mozaikut në pagëzoren e katedrales Santa Maria në Firencë. Ndikimet perëndimore, posaçërisht ndikimi i Kotorrit, Tivarit dhe Raguzës, vërehen edhe në këtë Manastir. Në kishën e këtij manastiri, ruhet dhe varri i kryezotruesit shqiptar, Strazimir Balsha, nga vitit 1372.Është e njohur se pjesëtarët e familjes Balshaj, në vitet 1375 dhe 1385, udhëhoqën kuvendet kishtare në Patriarkanën e Pejës.Studiuesi Morina edhe për kishën e Deçanit me të dhëna burimore vjen në përfundim se kjo kishë është shqiptare dhe e ndërtuar nga shqiptarët:Kisha e Manastirit të Deçanit është vepra më e madhe që ruan elemente nga ndërtimtaria shqiptaro-dalmate, e ardhur nga bregdeti. Ndikimet e ndërtimit perëndimor, posaçërisht, ndikimet dalmato-shqiptare, që vinin nga Raguza, Kotorri, Korçulla, Tivari, Ulqini, Shkodra, etj., dhe që kishin depërtuar thellë në Kosovë vërehen më së mirë në këtë kishë, e rindërtuar apo ndërtuar gjatë sundimit të mbretërve nemanjid Stefan Deçani dhe Dushani -1327-1335.Këto studime që jep studiuesi Morina tregojnë qartë se Kishat iliro-shqiptare ishin pervetsuar nga serbët dhe më pas i kishin përshtatur në stilin e tyre kurse sot serbët bëjnë politikën e tyre shteterorë me kishat tona që na i kanë përvetsuar.Në kapitullin e tretë, Kisha shqiptare përballë pushtimeve Osmane, ku vazhdon me nenkapitujtë, pushtimet osmane në Kosovë, Islamizimi i të krishterëve shqiptar.
Studiuesi vë në pah se të njëjtën politikë të përvetsimit të kishave iliro.shqiptare që kishin bërë pushtuesit serbë e vazhduan edhe pushtuesit turq ku thotë se disa kisha, pushtuesit osman i shëndërruan në xhami, për shembull kisha e Mitropolisë në Shkup, kisha e Shën Kollit në Novobërdë, dy kisha të Prizrenit, një në Pejë. Në Tivar Katedralja e Shën Gjergjit, kurse pallati ipeshkvnor bëhet rezidenca e guvernatorit turk.Këtu autori vë ne pah edhe bashkëpunimin e ngushtë në mes te turqve dhe serbëve në dëm të tokave iliro -shqiptare, madje ky bashkëpunim i tyre ishte forcuar posaçërisht pasë rënies se Konstantinopojës ku ishte bërë një marrëveshje në mes te turqeve dhe kishës ortodokse për tolerimin dhe përhapjen e ortodoksisë në vendët ku sundonte Perandoria Osmane,një marrëveshje e tillë ka qenë shumë e rëndë për liro- shqiptarët për faktin se në periudhën e pushtimit osman shqiptarët u gjendën përballë një shtypje të dyfishtë, në njërën anë nga turqit e në anën tjetër nga serbët.Në kapitullin e katërt temë boshtë është Paraqitja e mësimeve të shtermbëruara dhe qëndrimi i përfaqësusve të kishës shqiptare-duke folur për nënkapitujtë Periudha Ikonoklaste dhe qëndrimi i kishës shqiptare rreth këtij problemi,ndarja përfundimtare e kishës ,pasojat e kësaj ndarje për Kosovën,roli i Kryezotërinjëve Balshaj në riformimin e kishës shqiptare.Duke folur për këtë rol studiuesi Morina thotë se në kohën e marrëdhënieve të mira midis Balshajve dhe Papës së Romës, qyteti i Prizrenit në kandin lindor të Arbërisë veriore, fitoi një ipeshkëv katolik (rreth vitit 1372), por, për një kohë të shkurtër. Mos lejimi i funksionimit të ipeshkvisë, për një kohë më të gjatë, na jep të kuptojmë për vështirësitë në të cilat ndodhej kisha katolike shqiptare, nën sundimin Rasian.
Libri përmbyllët me një rezyme në gjuhën shqipe dhe angleze, duke u pasuar me një vëllim mjaftë të madh të burimeve dhe literaturës historike për periudhën e mesjetës shqiptare duke i qemtuar dhe shikuar me sukses nga shumë burime të ndryshme historike.Autori i këtij libri vjen në përfundim se Arbëria, në mesjetë ishte një vend plot më kisha dhe manastire. Këtë nuk e shohim vetëm nga burimet, kryesisht mesjetare, por edhe nga gërmadhat e shumta mesjetare të kishave nga dokumentet e kohës së re, ashtu edhe nga nomenklaturat topografike. Këta tempuj të besimit krishterë, që u shërbenin banorëve autokton me shekuj, fati i ligë e deshi që pjesa me e madhe e tyre të shkatërrohet ose të përvetësohet.Për uzurpimet që i ishin bërë kishës katolike, kemi njoftime edhe nga letra e Papa Klementit VI (1346), ku Papa thekson se kisha e Shën Mërisë në Prizren dhe e Shën Pjetrit afër Prizrenit, janë të nënshtruara ipeshkvit të Kotorrit, Sergjit.
Por, disa mbretër të Rashkës, paraardhës të Dushanit, kuvendet dhe kishat e përmendura , i përvetësuan në kohën e vet, e që edhe tani ai i mban si të pushtuara (pronë të vetën). Me këtë vepër studiuesi dr.sc.Besim Morina hyn në radhët e studiuesve seriozë të mesjetës shqiptare duke paraqitur një libër aq të nevojshëm dhe të munguar për historinë kishtare te Kosovës në mesjetë.