Prof. Bajram Binaku, Pejë
____
Asambleistët e LVV të Pejës, edhepse nuk mund ti rrxojnë ata që e kanë pushtetin komunal, po e ngrisin zërin kundër dukurive negative në komunë. “Pushteti ynë, fytyrë s’ka, tutë jo, çka i bie ndërmend e qe i del llogari edhe për njerëzit e vet, e bën-thonë ata. Unë, si qytetar i thjeshtë i qytetit dhe komunës disa herë kam ngriur, zërin për problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët, jo qe mund të ndikoj tek pushtet lokal, po me qëllimin më të mirë qe ata dhe popullata të njoftohen për rrjedhat. Për tri vitet e fundit , në Komunën tonë u rreuan dy shkolla e është në procedurë të rrënimit edhe shkolla e tretë. Në fakt rrenimet në përgjithësi bëhën për të ndertue mbi to godina të reja. Po, a është kjo formë mënyra më e qëlluar? Sigurisht qe jo. Para pak vitesh u rrënua shkolla e vjetër e artit “Odise Paskali”! Ishte jo veç shkollë, po dhe një monument i rrallë kulture, jo vetem në Kosovë, po dhe me gjërë. Një ndërhyrje arqitekturale, mund të na sillte një atele arti, ndër vite, aty pranë shkollës se re, qe ishte ndërtuar viteve të shtatëdhjeta. Aty do të mund të ekspozoheshin vepra të ndryshme letrare, artistike e kulturore. Tani në vend të saj kemi një godinë ku si në të gjitha objektet shkollore, zhvillohet mësimi.
Mbaj mend si fëmijë një godinë të madhe e elegante, qe na zënte rrugën nga vinim në Pejë, rrugës se Rozhajës. Ajo shkollë ishte ndër të parat e pas luftes se dytë botërore, qe krijoj kuadro të bujqësisë, pemtarisë e vreshtarisë. E quanim “Shkolla bujqësore” Ajo, qe 2 vite nuk ekziston më. U rrënua nga temeli. Në vend të saj s’u ngrit asnjë ndërtesë për shkollarë. Në anën tjetër kemi disa mijëra banorë të lagjës “7 shtatori” dhe shtëpi për rreth, ku nuk kanë shkollë afër dhe nxënësit i dërgojnë me vetura, apo autobusë, në Shkollën “Smajl Hajdari”në Kristal; Shkollën, “Xhemal Kada” në qytet apo në Shkollën e Vitomericës. Secila nga këto shkolla mes veti kanë diferencë mbi 7 kilometra. Atëherë përse objekti shkollor i Shkollës ekonomike “Ali Hadri”u rrënua e s’u renovua, për nxënësit e fillores, tek e fundit dhe si paralele e njerës nga këto shkolla, qe ceka. Në fshatin Sigë kemi një paralele të tillë, të Shkollës se Vitomiricës, ku mësojnë pak nxënës të komunitetit serbë. Pata kerkuar, qe vendi ku sot gjendet alamet xhami në hyrje të Pejës të ndërtohet një shkollë apo çerdhe, po pushteti lejoj xhaminë e cila tani aspak nuk i sherben komunitetit për nevoja të arsimit. Tani kemi edhe një ndërtim të një shkolle në Poqestë. E pret rrënimi, shkollën prapa, e cila ka, madje të instaluar dhe ngrohjen qendrore. Do të ndërtohet shkolla e re aty, do të ndërtohen mure, klasë e kthina, po nxënësit nuk do të kenë as kompjuterë, as laboratorë të lëndëve ekzakte e as kushte. Madje kjo shkollë po ndërtohet mu buzë rrugës kryesore, qe lidhë fshatrat e këtij lokalitetin, ku zhurma do të jetë e pranishme gjatë procesit mësimor. Edhe ky investim do të jetë gabimi i radhës. Nxënësit, këtu kanë nevojë për plotësimin e kushteve tekniko-teknologjike, të cilat komuna nuk po i realizon askund. Para disa vitësh u rrënua një objekt kulturor i rëndësisë se veçantë, ish burgu famkeq i Pejës.
Në vend të tij sot është shkolla e muzikës. Në kohën e OZNES e Rankoviqit, poashtu aty bëhej muzikë, po jo me piano, violinë e vegla muzikore, po me dajak hu e stupc. Peja më këtë veprim, jo qe shkatrrojë një ndërtesë të burgut, po një ndërtesë më të tmerrshme të historisë se rrethinës se Pejë dhe më gjërë, ku kishte lënë vrragë të thella për ata, qe kishin shijuar këtë ferr. Edhe disa monumente kulture, janë në rrezik të shkatërrohen, sidomos kullat qe akoma i qendruan kohës. Njera nga to është kulla e sheremetit. Apeloj tek njerëzit e kulturës, intelektualë e përfaqësues të pushtetit, ti ndalojnë abuzimet me shkolla e objekte të kulturës!