Akademik Prof Dr Hakif Bajrami
Mësa mjegullat mund ta shkatërrojnë bjeshkën, për aq sado të sulmohet, herë djathtas e herë majtas, herë hapur e herë tinzishtë, sa nga saboterët dhe tradhtarët përbrenda, sa nga armiqët jashtë radhëve të kombit, për aq mund ta shmangin, denojnë e përbaltin, kushdo qoftë vepërn jetësore të arkitektit të mendimit, fjalës dhe veprës për krijimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila me luftën e saj të drejtë –me NEOLUFTË e bëri realitet shtetësinë e Kosovës, e Ai është Adem Demaçi.
Në Shqipërinë Etnike të idealit të Adem Demaçit, në Kosovën e Tij, ora e histories pati rrahur ma ngadalë se kudo në Evropë, për shekuj me radhë. Dhe, me këtë ngadalësi jo vetëm hielgjinjët e brendëshem por edhe të pabesët e historisë shqiptare, provuan nga viti 1878 e deri më 1999, ta bartin në varr, për mos me u ndie ma për së gjalli një liberator prijës i vegjelisë, rinisë shkollore, studentëve, por ma në fund i tërë globi u detyra t` i thot po, strategjisë së tij. E për ta kthyer historinë andej kah nuk e planifikonin gjaksorët e kombit tonë, pikërishtë më 1958, kur filloi institucionalisht të shkruhet historia shqiptare në:Londër,Moskë,Beograd e Tiranë, në Prishtinë do të shpaloset kreatori që për një gjysëm shekulli, do të avansohet në ndërtuesin ma të madh kombëtar, njëherit në rrënuesin ma të egër të armikut numër një për kombin tonë, i cili një kohë kishte tapi evriopiane të quhet Mbretëri SKS; e pastaj pati siguruar doplomë të OKB-ës e të quhet RSFJ. E për ta përshepjtuar dekën e RSFJ-ës e njëherit, për të lindë Republika e Kosovës, Adem Dema u përkujdes paralelisht ta shkatërrojë burgun e kombeve (të parën RSFJ-ën) e njëherit në stilin kuantik ta ndertojë si kala të dytën Republikën e Kosovës. Adem Dema pra do të hynë në histori si shkatërrues i armikut ma tëmadh të shqiptarëve e që nuk ishte Serbia, por hapësira UNIKE Jugosllave; limanet e Bregdetit Jugosllav dhe Hekurudha Beograd-Tivar që e lidhë Rajnën me Danubin e që njihet në gjeostrategji si kurrizi i Ballkanit.Njëherit Adem Dema si ndertues i madh qysh më 1964, do ta shkruaj fundin e Jugosllavisë dhe fillimin e Republikës Kosovës, drejtë krijimit të Shqipërisë etnike, ashtu si e pëprthekuan Rilindasit tanë famëlartë. Pra Adem Dema ishte, është dhe mebtet NXËNËS SHEMBULLOR I Rilindjes kombëtare. Dhe, për ta kuptuar kombi i tij nganjëherë në mjegull, për ta kuptuar realitetin të gjithë armiqët e Kombit tij, Adem Dema do të shpërthej: “le të kuptohet si të kuptohet. Do burgoset për ta penguar për 28 vjetë Programin e tij, por nuk pati fuqi që e ndalë. Edhe nga burgu, ADEM DEMAÇI, për çdo vit do të shpërthej përmes shokëve të idealit me : trakte, flamujë kombëtar, roman që flet, mendon dhe lëvizë ndërgjegjën e kombit (Gjarpijtë e gjakut), që tokën dhe nejrëzit i banë për çdo vit më të vëndosur shkallë-shkallë. Prandaj, askush nga shtresa partiotike nuk i frogohej gjakut që duhet të derdhur për çdo pllambë Kosove, por jo jashtë trojeve të saj. Adem Dema donte në luftën e tij, vetëm një Flamur, që Kosova të kurorzohet në tokë me zot. Dhe shpërthen me fjalë që shitojnë shtetin (shtetet) marionetë, dhe në të njejtën kohë zgjojnë ndienja atdhedashirie tek të robruarit dhe te të shypurit, shumë natyrshëm, por edhe me ironi dhe paksa kërcnim:
“Ma ngadale o ujku plak,
Se ta laj trupin me gjak,
Se edhe të parët e mi
Ia patën çendisë,
Krahërorin osmanlisë.
Me martina të Sulejman Vokshit (1878/81)
Me topa të Haxhi Sadrisë. (në Kulinë më 1910).
Pra duke u përqëndruar në këtë shkollë, që u begatua me kryengritjen shqiptare më 1912, me luftën e Azem Bejtë Galicës, të Bajram Currit, Elez Isufit, si nxënës i Hasan Prishtinë prap do të mësojë shkollë kryengritëse 1918-1928, do të mësojë prap luftë antifashiste të Enver Hoxhës, Fadil Hoxhës Emin Durakut e Qemal Stafës, prap luftë të drejtë për bashkim kombëtar të Shaban Palluzhës, Gjon Sereqit e profesor Ymer Berishës,Marije Shllakut e Bedri Pejanit. Me këtë kapital historik rrevolucionar, do të shpërthej më 1958 shumë ntyrshëm e me të drejtë:
Kosovë oj Nënë e dashur,
Me lejo të luftojë për TY
Se jam djal i dheut tendë!
Dhe koha duhej të piqej e Kosova dhe e tërë Shqipëria e pranoi më 1964, kur si lebirator me trimat dhe heronjët që i kishte tubuar si bleta rreth veti, në stilin e Bajram Currit, do ta dali në mjedanin e historisë me program në kuadër të Lëvizjës Rrevolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve. Në atë program decidivisht thot: Lufta jonë, do të jetë shumë e vështirë dhe e gjatë. Ne do të bëjmë luftë të drejtë politike dhe krejtë me qëllim që t`i bashkohemi Shqipërisë Bregdetare. Prandaj, lufta jonë nuk do të ketë karakter IDEOLOGJIK, në asnjë etapë të saj. E pra, në këtë luftë të drejtë, nuk ka rendësi a do të na ndihmojë LINDJA apo PERENDIMI. Nga cila do anë që vjen ndihma për kauzën tone të drejtë, ne do ta pranojmë për aromë miqësie dhe BESË shqiptare, që nuk tundet mësa bjeshka e shkëmbi. E me armikun Serbian në luftën tonë do ta kemi vetëm nji qëllim: Le të dihet e ta merr vesh bota, se kush e ka shtri shekuj me radhë gishtin e krimit, e kush e ka të shtrirë dorën e drejtësisë dhe të pajtimit”. Këtë rreshtim bota e civilzuar sa më herët që ta kuptojë, aq më mirë do të jetë për te e për armikun, sepse ne jemi të gatëshëm të sakrifikohemi, e sakrifikimi nuk do të ndodhë për një ditë, por do të jetë konstantë matematikore, si aksiomë, për një kohë të gjatë në luftë, deri në fitore.
Këtë porosi Adem Dema e shfaqi disa here nga burgu. E shfaqi para atyre të Institutit Kernegi me seli në Vashgton DC, por edhe raportet e HJUMEN RAJS WOCH më 1965, më 1968, më 1981, më 1987 dhe më 1990, dy muaj para se Stipe Mesiqi nuk e plotësoi kerkesën serbiane, që ta siellin në Serbi dhe ta likudojnë, siç vepronin me ushtarë dhe rininë revolucionare shqiptare gjatë viteve 1959-1992.
Me këtë luftë nga burgu prej një vigani, do të deshmohet pastaj me burrëri dhe mirënjohje që të hapërojmë në histori me ball të hapur, duke u emancipuar tutje në fushën e pafund të arsimimit, zhvillimit ekonimik, kulturor, duke mos i harruar miqët e shtrenjët, në rend të parë, ata që na i kuptuan varrët, pak me vonesë, por na pranuan për TAPI, siodmos dhëmbjet tona,plagët tona ,zakonet tona jetësore popullore, sepse me okupatorin nuk kishim asgjë të përbashkët. Dhe e kemi ditur se atë minutë që fillon lufta, ma ska shpresë se gjakësori se do ta na riokuptojë.
E shkrepi Baca këtë rreshtim për ta imunizuar trurin tonë nga mortaja që na kanosej me shpërngulje masive, sepse Jugosllavia e kjalit na pati shitë: “një familje shiptare jugosllavia Turqisë, Turqia Jugosllavisë një kali, më 1938, me afat skadues 1939-1944, në mënyrë që pastaj vatrat shqiptare do të ishin Toplicë e dytë. Kurse Jugosllavia e despotëve titist më 1953-1966 e kishte këtë çmim: “Një familje shqiptare Turqisë, një intrigë në favor të Jugosllavisë në OKB, në stlin e Marrveshjes Lozanës Greqi-Turqi, nga viti 1923, për ta përseritur tragjedinë e ÇAMËRISË në Jugosllavi, në pazare me Ismet Ynenin, Xhelal Bajarin dhe Fuad Kyprilin, duke përhapur intriga në OKB më 1953, se: “Shqiptarët muslimanë po shkojnë me deshirë atje ku e kanë dinin dhe iamnin të siguruar”!. E Adem Demaçi, do t` i bashkojë dy armiqët në një epruvetë të izoluar, me plotë shtiza që i helmojnë mikrrobet infektive qysh më 1958, mu atëherë kur Presidiumi i Kuvendit Popullor të Shqipërisë, bëri akuzë në KS OKB se: “Jugosllavia po provonë GJENOCID ndaj shqiptarëve të rëbëruar siç bëri gjenicid në Sanxhaqet e Nishit dhe Pirotit më 1877, kuptohet tash (1958) me metoda më të sofistukuara neofashiste”.
E Adem Dema kundër këtij atentati kombëtar mbi shqiptar, do të shpërthen mu në gjykatore me guxim të palëkundur duke iu drejtuar të gjithë shqiptarëve:
“Rrini këtu se dielli i qiellit tuej,
Nuk do të ju ngrohë si ngrohë këtu,
Sepse të idhta janë atje kafashat e bukës,
Ku tëndin se ke dhe vllau të mungon.
Dhe do të shpërthej rinia dhe populli më 1968, më 1981-1999, ku çdo lëvizje ka filluar me emrin e Tij, duke porositë popullin: MOS TA LËSHOJMË KOSOVËN, sepse duhet të fokusohemi në zhvillimin ekonomik duke menjanuar nepotizmin, hipokrizinë e hajnat, duke e ftuar kombin në luftë që t`i shporrim tregatrët flamujve, saboteurëve të UÇK-ës që dërguan në Hagë 62 dosje kundër luftës sonë çlirimtare.Prandaj, një orë e më pare duhet t` i bëjmë publik tugjarët e kmishave të zeza, në favor të njëfar institucionalizmi, që është promovuar si luftë hilegjinjësh, për të pasur pushtet, për ta kthyer popullin në pronë të partisë.Tani, shtrohet pyetja HAMLETIANE: A është BACA MISIONAR apo VIZIONAR i një lufte gjeostrategjike që nuk ka fillim as nuk ka mbarim, e kjo porosi duhet t` i përthekojë shekujt që vijnë, sepse ajo kohë që ka kaluar,e nuk mund të përmirësohet, do të na sherbej t` i zbusim palgët tona, vajin e muhaxherëve të Sanxhakut Nishit, tragjeditë gjatë shpërnguljës, ose si do ta përceptojmë dheun e përgjakur nga këmbët e zbathura të nënave dhe motraave tona, baballarëve tanë që e skuqen borën e dimrave: më 1877/8, dimirin 1912/14, duke deportuar Serbia dhe Mali I Zi me 395 anije evropiane në Anadolli, mbi 300 000 shqiptarë. Këtë plagë Baca Demë e kuptonte me ndërgjegje e me BESË filantropike me dhëmbje krenare, duke provuar që ta sherojë trupin tonë të përgjakur,plotë plagë njerëzore, deri në trishtim. E nëse nuk e dëgjomë POROSINË E BACIT, nga lartë poshtë e anasielltas, le ta na mallkojë ZOTI, pati thënë Azem Beçiri më 1962 .
Shiqoni sa i hidhëruar ishte Baca në ata që drejtojnë shtetin sot, ata në majet e Akademisë ngjyrosur me ideologji puro totalitare; i përcillni deklaratat e Bacit për institucionet shkencoro-kulturore që rënkojnë në papunësi,ku shumë punonjës në to, kotën mbi tyrezat që flakrojnë byrokraci meritokrate, deri te nëpunsi që rrenat politike i kthejnë në mjegulla në sojin e xekrrit, për çdo kënd që nuk është i partisë “shtetëformuese’, i fisit, krahinës ,mëhallës, të gatëshem të gjithë, për t`u gjakësuar me të gjithë, po nuk e votuan kallauzin e grixhës tyre të plaçkitjeve meskine, në luftë për bajraktar, sepse nuk ka rëndësi a ka shkollë dhe a është i paisur me dituri, me rëndësi është t` i takojë partisë dhe “mençuria është aty, nën shtruherë”. Sot, sipas mësimeve të Bacit, me“rëndësi është të ket akcil perosni pozitë politike dhe ai si faktor që është çdo gjë pasha i tyre, e dine”!.
E ne që nuk jemi në këto maje, sepse keq jemi izoluar, sa që në shumë raste na zinet fryma nga pesha e hielgjinjëve dhe lakejëve që quhen demokrat, madje politik. E fjala demokrat, emër lakmues për t` i mbuluar aromat e mykut dhe infektimit korruptiv, është konvertuar në këtë fonemë, që Baca aq shumë e luftoi, por ai nuk kishte mison PREOFETI por kishite VIZION shpëtimtari, si demokrat i vërtetë që ishte.
Madhështinë e Bacës nuk e vërtetojnë numrat e librave që janë e do të shkruhën, por porosia e tij antologjike për çdo popull liridashës. Baca nuk e duronte belbzimin e lutjeve dhe urtave që dikur në fund të shekullt XX, nuk i hante as legeni i mbeturinave, se okuopatori serbian do të largohet nga Kosova me lutje dhe urata drejtuar Evropës plakë, e cila deshtëm nuk deshtëm, duhet të dihet se ende nuk i ka ndryshaur veset, se prap po provon të na i shrrojë thikat në trupin tonë nga çdo anë, përmes lajkave drejtuar Serbisë, fakt ky që dëshmohet me çështjen e vizave. Baca, kur pozicionohej në këtë rrafsh, nuk mendonte fare për MISION, por kishte për bazë, se RINISË sonë heroike i duhej VIZION: “Nuk ka rendësi çka ka bërë kombi për ty, por ka rendësi se çka ke bërë ti për kombin”. Kjo filozofi edhe sot po deshmohet se po arrin ta valvitë Flamurin e shtetit të Kosovës me shumë sukses.
Prandaj, filozofia politike dhe strategjike e Bacës në Zyrën Politike të UÇK-ës, ishte e motivuar nga shprehja antologjike se: “Tek lind dielli (në shkrepat e Japonisë) dhe digjet rana (në zallin e Afrikës), do të ndihet lufta e drejtë shqiptare kundër Serbisë gjaksësore:
“Jam Adem Demaçi, do të mësojë Evropa,
Jam Pajaziti prap të gjuaj me topa,
Jam Tahir Sinani, jam Tahir Shqipnia
Me pushkë të Luanit e me Epope të Jasharajve.
Do të digjet e shkatrrohet copum- copë Serbia!
Prap pesha ontologjike e mësimit të Bacës është civilizuese dhe filozofike
Prandaj, nëse Balzaku e ka vënë letërsinë franceze, në ballë të Evropës, për nga atavizmi realist; nëse Hgeli e ka vënë filozofinë gjermane, në ballë të shkencës botërore, për nga aspekti analitik; nëse Hemingvej e ka bërë literatureën amerikane kulturë që dëgjon, mendon dhe studion; nëse Omaar Khajami me Rubairat e ka bërë Orientin Perendiomor, sespe ka ndikur në te, duke e avansuar në dritare të diturisë së urtë; nëse Aristoteli e ka bërë filozofinë Antike kulture të punës; nëse Ajanshatjni ka siguruar se RELATIVITETI është i kontrolluar, se vogëlsia dhe madhësia janë të pa kufishme, se jeta dhe vdekja jetojnë në hasmëri paralele pa pushim, por koha për Bacin DEMË kurrë nuk vdes,i mund të dya jetën dhe vdekjën , prandaj Zoti në librin e shenjët në fund betohet:Pasha kohën. E Baca ia shtonte këtij betimi fonemën: “ Pasha kohën e robnisë, pasha lirinë, Shqipëri Etnike edhe TY do të ngrohë Dielli, sepse ne dhe koha punojmë për ty.
Në vijim nëse Bernard Raselli e ka bërë Londrën qendër të Botës’, duke synuar ta rritë madhështinë e Perandorisë britanike; nëse Zh. P. Sartri meson me guxim se rrevolucioni duhet të ngadhjnjej edhe aty ku nuk ka shpresë, atëherë Adem Demaçi, e ka bërë burgun dhe filozofinë e sakrificës, diplomacisë dhe politikës, shkencës dhe kulturës, që nëse sinçerishtë punojmë mos të ndihemi INFERIORE para askujt, atëherë Dielli do të rrezitë çdokund shpresat e lirisë, dhe më në fund me luftë të drejtë, do të kemi të gjithë popujt liri të vërtetë. Në këtë rrafsh racionalist, nëse Rene Dekarti me filozofinë e tij: “Cogito ergo sum”, solli revolucion për civilizimin, atëherë Adem Demaçi me pozicionin e tij filozofik: Mendoi, flas dhe verproi I lirë, ne hapësirën kombëtare dhe ndërkombëtare, për mobilizim të mendjes, për kauzën e luftës së drejtë, me mendim të lirë solli në një fron të mendimit, e solli fjalën dhe veprimin TREKËNDSHIN e zgjimit kombëtar në vijat: TIRANË–PRISHTINË–SHKUP–TIRANË, gjitënjë në funksion të bashkimit, atëherë pse ta maskojmë e nuk e themi: Adem Dema mbetet PITAGORA kësaj hapsire etnike, flamurtae i NEOLIUFTËS, vizionar i Kosovës Republikë, për t` u çliriuar i tërë njerëzimi nga robëria, pra jo vetëm shqiptarët. Lidhur me këtë model lufte sikurse UÇK, së cilit model të gjitha shtetet që rëbërojnë popuj, sot ia kanë dron, dhe e luftojnë, e kjo luftë është para syve tone. Prandaj, nëse kemi bërë përpiekje para disa vitesh që Bacën ta peshojmë me çmimin “NOBEL” për paçe, deshtimi nuk ka qenë se nuk e meritoj, por deshtimi ishte aty se është bërë një vlerësim joprofesional dhe jo realist në stilin filizofik se Baca mbetet edhe për mileniumet që vijnë, yll polar që shkelçen humanizëm dhe filantropi.
Lavdi dhe respekt një arkitrekti të tillë, kalanë e të cilit nuk e tund asnjë fortunë. Baca pra, na la një kapital, të cilin duhet ta gjurmojmë, ta ruajmë, duke promovuar emrin e tij në një DEKORATË kombëtar dhe ndërkombëtare, që do ta ketë emrin “ADEM DEMAÇI”. Kjo dekoratë, kushtuar dhe dedikuar atyre që e begatojnë vlerën e urtisë dhe skarificës, duhet të shprehë hapësirë dedikuar atyre që sigurojnë liri të pastër dhe të drejtë, i sigurojnë NEOLUFTËS FRON mbretërie, kurse PALEOLUFTËS vend të sigurtë në muze, për t` u plasuar aty dhe për të sunduar në tërë botën DEMAÇIZIMI si NEOLUFTË: me luftën pajtimtare se: Nuk është trim dhe burrë ai që e ngrehë gishtin e krimit, por është trim dhe burr ai që e shtrinë dorën e pajtimit.
Më 12 tetor 2022 Prishtinë