ARKIVI:
19 Mars 2025

Edi Rama sot sërish mashtroj shqiptarët, por jo edhe parlamentarët europian!

Shkrime relevante

Tepria me politikë dhe sherret që mund të lindin…!

Xun Çetta Kur teprohët më politikë, plas sherri, dhe humb durimi në...

Historiani e shkrimtari Jusuf Buxhovi: “Trazirat e marsit 2004 ishin skenar i Beogradit, Rugova i paralajmëroi”

https://www.youtube.com/watch?v=qJrfVhZJIZI&fbclid=IwZXh0bgNhZW0CMTEAAR10Zec98j1xIknOnKJdpcF0_k9Pa_HIicrsEoyHy8DmNb_35Xw_-rBqIcc_aem_L2HZWBLX91sXcmPgam9HpQ

Shqiptar Shaljani dhe rrëzimi i mitologjisë së rrejshme të islamizimit

Intervistoi: Rrezart Kalaja I intervistuari: Profesor Shqiptar Shaljani Rrëzimi i mitologjisë së rrejshme...

“Lule për Moisiun” – 90 Vjet Homazh për Kolosin e Teatrit Botëror

Nga: Sak Muji, Zvicër Kujtime për Aleksandër Moisiun, kolosin shqiptar të teatrit...

Babës tem…, atij që e ka përditë vendin e parë n’zemrën teme

Ervina Toptani, shkrimtare, Vjenë Babës tem ...jo pse asht dita e Babës po...

Shpërndaj

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina

____

Edi Rama, sot sërish mashtroj shqiptarët por jo edhe parlamentarët evropian! Në të vërtetë ai nuk e mbrojti UÇK-n dhe Kosovën, po karriken e tij të pushtetarit.

1. Është naive të mendohet se fjalimi i “flakët” (që disa injoranta mediatik e identifikuan me lloj – lloj epitetesh e folklorizma të tipit patriotik) i sotëm i Edi Rames (vëllaut binjak të Aleksandër Vuçiqit) në Asamblenë e Këshillit të Evropës, ishte i sinqert, ishte fisnik, ishte patriotik, etj.

2. Sepse, Edi Rama (si një politikan tipik makiavelist) dhe ekipi që atë e “këshillon” (paramendone tash kur i njejti merr instruksione e këshilla nga shkollarët e Beogradit!) fare nuk “notojnë” as në ujërat e tabanit shtetërorë e aq më pak atij kombëtarë. Imperativi i vetëm i tij dhe e i suitës së tij, janë mbetja në pushtet me çdo kusht dhe me çdo çmim…!?

3. Si një kalkulant pra i njohur dhe i sofistikuar, Edi Rama gjithë këte gjurullti e bëri (jo se i dhimbset UÇK-ja, e komandantat e saj që janë në Hagë) në Asamblenë e Këshillit të Europës) vetëm shkaku; i zhvendosjes së vëmendjes së publikut shqiptar nga temat e krimit dhe korrupsionit galopant dhe shkaku; i synimit që ta marr edhe një mandat tjetër për ta udhëhequr Shqipërinë e shkretë dhe të dërmuar nga krimi, korrupsioni e tash edhe nga kriza ekonomike,që po troket në familjet shqiptare.

Ne në Kosovë fare, s’kemi nevojë të futemi në kurthet dhe kalkulimet djallëzore të tij, sepse, tanim edhe “zogjët e malit” i kanë kuptuar si hiret ashtu edhe qëllimet e tij. Mirë bënë ca politikan tanë… që nuk u prononcuan fare për “fjalimin e ti të zjarrët” në  Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës.?!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu