ARKIVI:
23 Shkurt 2025

Aurel Dasareti: Përgjigja ime zonjës Silvana Berki

Shkrime relevante

Nderim i veçant për Nënë Terezën në Nju Jork

Nga: Frank Shkreli Koncert në Carnegie Hall për të celebruar jetën dhe...

Zelensky: I gatshëm për të dhënë dorëheqjen si president

Zelensky gjatë konferencës për shtyp të së dielës në kryeqytetin ukrainas...

Pjesëmarrja më e lartë e votuesve në 35 vjet në Gjermani

Atle Hansson , Document.no 23.02.2025 19:14 Midis AfD-së ka një atmosferë të...

Patriotizmi…, i deputetës Ypsilane Iksi!

Shkruan e këndon: Lirim Patrioti Lirim Gashi, Prizren ___ PATRIOTIZMI VAGINAL I DEPUTETES YPSILONE...

Koalicioni LVV-LDK, zgjidhje e favorshme përr Kosovën

Idriz Zeqiraj, Gjermani ___ Thonë se skena politike në Kosovë është e kontaminuar....

Shpërndaj

Aurel Dasareti (Lauran Audati) ju pershendes! Kur bën deklarata kaq të forta qoftë ai kryeministri apo kushdo tjetër, më duhen fakte ku e mbështesni ju opinionin tuaj. Një intelektuali nuk i lejohen deklarata pa fakte dhe duhet të mësohemi të flasim me fakte dhe jo mllef.
Silvana Berki

@tampere.fi
vana-68@hotmail.commob. 0451368381
___
Nga: Aurel Dasareti

Përshëndetje e dashura zonja Silvana Berki dhe faleminderit për komentin tuaj

Politika praktike është arti i injorimit të fakteve.

Konflikti i interesit – i referohet, në një kontekst kërkimor, kushteve që mund të ndikojnë në kërkimin në një drejtim të caktuar. Një konflikt interesi mund të lindë kur aktorët në procesin e publikimit (vlerësues, autorë  dhe redaktorë) mund të kenë interesa që mund të ndikojnë në vlerësimin në një mënyrë ose në një tjetër.

Në shkrimet e mia nuk kam asnjë konflikt interesi. Zero. Nëse dikush që më kritikon sepse mendon se kam, duhet ta bëjë të ditur, me fakte.  

Ndaj e nderuar zonjë, më tregoni të gjitha faktet nga letrat e mia ku unë kritikoj pa fakte. Sa i përket kryeministrit, të gjithë shqiptarët dhe bota e kanë faktin se ai nuk është i përshtatshëm të “drejtoj” (sundojë) atdheun e gjyshërve të mi. A ka ndonjë fakt më të padiskutueshëm se kjo?

Nuk më intereson aspak (zero) kush bëhet kryeministër i Shqipërisë, por kush jo.

Gjithkush ka të drejtë të ketë mendimin e vet, por askush nuk ka të drejtë të jetë faktikisht i pasaktë.

***

PS: Një fragment të letrës sime “Vetëvrasja e shqiptarëve, lehtësim nga çlirimi i vetvetes” që shkrova disa kohë javë më parë:

 

(…) Duhet të shmangim komentet me ata që janë në Konflikt interesi sepse janë të paguar të mbrojnë punëdhënësin që qëndron dhe vëzhgon në hije.

Fryma e së vërtetës dhe lirisë – është mbështetja e kombit dhe shoqërisë. O shqiptar! Duaje të afërmin tënd, por mos lejo që ai të të mashtrojë! Gjiganti legjendar Gjergj Kastrioti- Skënderbeu ka thënë: “Lirinë nuk ua solla unë, atë e gjeta mes jush”! Vogëlsi-a ime ju thotë: “Pisllëkun, kriminalitetin, korrupsionin, hajninë, jo-burrërinë, pabesinë, indiferencën (mos-reagimin) ndaj ligësive të “baballarëve të kombit”, përndryshe kalbësirave qoftëlarg në: Shqipëri, Kosovë, FYROM, Kosovën Lindore dhe Mal të Zi, shtypjen ndaj grave, keqpërdorimin e rëndë të fesë, indoktrinimin (detyrimin) jo vetëm të grave por edhe të vogëlusheve për të mbuluar me qilim edhe sytë, shkatërrimin e arsimit, shkakun e ikjes së të rinjve, humbjen e shpresës, boshatisjen e vendit, xhelozinë e sëmurë dhe armiqësinë ndaj njëri-tjetrit, paaftësinë për të identifikuar manipuluesit, paaftësinë (mungesën e vullnetit) për të identifikuar bojkotuar apo distancuar nga mediumet amatore antikombëtare të financuara nga tradhtarët dhe armiqtë e jashtëm të cilët duan që ne të mos ekzistonim, shitblerjen e diplomave universitare, trafikimin e femrave, trafikimin e fëmijëve, legalizimin e drogës, vrasjet e njëri-tjetrit, servilizmin ndaj të huajve, dashurinë e pakufishme ndaj egërsirave që kanë kryer shumë gjenocide ndaj jush (dhe përdhunime seksuale), mercenarizmin, mendjelehtësinë kinse të tjerët do të na mbrojnë jo vetëm nga armiqtë e jashtëm por edhe nga vetvetja, tradhtinë ndaj Kombit dhe Vendit etj., – nuk ua solla unë, ato i gjeta mes jush (mes nesh)”

***

PS: Ilustrim i rastit. Sapo shfletova shtypin shqiptar – tregohet “atdhedashuria” e kryeministrit shqipfolës – që dëshiron që ne të mos ekzistojmë:

https://www.syri.net/op-ed/539874/kombi-kosovar-dhe-operacioni-ushtarak-ne-kosove-tezat-djallezore-te-serbise-ne-fjalimin-e-rames/

Ditën (natën e mirë dhe respekt për Ty.

Aurel Dasareti

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu