ARKIVI:
23 Nëntor 2024

Jeto për të treguar apo përballje me heshtjen

Shkrime relevante

Harbutëria e “analistëve” ndaj mërgatës sonë nëpër botë

Afrim Caka, Gjakovë SYTË TANË S'JANË SI MË PARË!!! Eh ç'ju raskapit shpirti...

Presidentja Vjosa Osmani në vizitë pune në Kanada-përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë...

Përkrahësja e madhe e kauzës Shqiptare, Edhit Durhami, përkujtim në 80 vjetorin e vdekjes

Edith Durham 1863-1944 Nail Draga, Ulqin Nga të dhënat e njohura  deri tash...

Prezantohet Fjalori i Madh për Gjuhën Shqipe, Gjinushi: U hartua nga 55 bashkautorë e 25 hartues

Nga Marseda Qefalia 22/11/2024 TIRANË, 22 nëntor /ATSH/ Në ditën e dytë të Kuvendit...

Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Nga edlira.ruzi 22/11/2024 TIRANË, 22 nëntor/ATSH/ Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë...

Shpërndaj

Zeqir Bekolli, Prishtinë

Prend Buzhala, “Në Kapërcyell”, roman, botoi ShB “Lena”, Prishtinë 2020

Prend Buzhala në letrat shqipe bëri emër si kritik letrar e studiues i letërsisë, por edhe si gazetar, eseist, poet dhe romansier. Në këto fusha ai njihet shumë i përkushtuar me qëllim që gjeneratave t’u lë pas një seri veprash me përmbajte e vlera kulturore e letrare. Një përpjekje të tillë e hasim edhe te romani i tij i tretë me radhë, “Në kapërcyell”, që dëshmon për stilin e veçantë te të shkruarit dhe gjuhë të pastër që librin e bëjnë tërheqës për lexim. I përshkruar me “doza” të caktuara psikologjike, romani “Në kapërcyell” ka për subjekt përballjen e krye personazhit-Plakut, me botën e tij të brendshme, plot katrahura.

Duke e nxjerrë në pah këtë “betejë” , autori, është këmbëngulës dhe nisë të kërkojë, që ajo që gjendet e mbyllur brenda të nxirret jashtë, të çprangoset, se në radhë të parë është e shëndetshme për individin, por edhe për shoqërinë. Me këtë, ai dëshiron të thotë se shumë gjenerata që kanë shkuar, kanë ikur me thesare të “prangosura” pa i nxjerrë në sipërfaqe, duke e varfëruar kështu të vërtetën për ngjarjet dhe ndodhitë e së shkuarës. Mbase kjo mund të shërbejë si vërejtje edhe për shoqërinë tonë e cila përjetoi aq shumë, por bëri fare pak për të zbardhur të vërtetën, për ta plasuar atë në arenën ndërkombëtare. Bota e brendshme, që unë do ta përkufizoja si heshtje, që bartë me vete një “plojë lufte” mbi supet e Plakut që mbeti i vetëm i gjallë. Ajo botë e brendshme, do t’i shfaqet si një lloj Rrëfimi, zë i pa dukshëm, por që vazhdon të mos e lë të qetë, ta trazojë, sepse ato burimin e kanë në kohë lufte të vitit 1999, një skenë tragjike përplot vrasje, dhunime, djegie e shkatërrime. Një peizazh i tmerrshëm i luftës së fundit veç sa nuk e ngulfatë krye personazhin, pos që kërkon të shpërthejë mbi syprinën njerëzore. Në këto ngjarje tejet tragjike, defilojnë orgjitë pushtuese, ushtarë e paramilitarë, tanke e granata që krijojnë një atmosferë tejet të rëndë, përballë një qëndrese të njerëzve të pambrojtur dhe duarthatë. E gjithë kjo, romanit i jep një karakter e përmbajtje psikologjike të një “beteje” shpirtërore, me një forcë të brendshme, që autori do ta cilësojë edhe si të pa dukshme.

Esenca e gjithë asaj qëndron në faktin se gjithë ato skena që ishin ngulitur në nder dije nga pamje të llahtarshme, kërkonin të dilnin, të shpërthenin, të shpërfaqeshin dhe si të tilla të merrnin dhenë. Autori, duke u përpjekur ta shpërfaqte të tashmen, ai do të tregojë se edhe e kaluara për kujtesën e Kryepersonazhit kishte lënë gjurmë të pashlyera nga tragjedi e njerëz të pushkatuar siç ishte rasti me intelektualen dhe veprimtaren e njohur Marie Shllaku. Janë këto rrëfime që i përngjajnë një agonie për një histori të pa treguar por të mbarsur me ngjarje, kulmi i të cilave arrin, më 1999, kur para syve u vriten njerëzit e fëmijët, u dhunohen gratë e vajzat , u digjen, garantohet dhe shkatërrohen kullat. Të gjitha këto skena e llahtari përbëjnë esencën e tregimit të pa rrëfyer. Një dialog dhe një qortim i magjinativ dhe i vazhdueshëm është i pranishëm për gjatë veprës. Por ajo që është për t’u vlerësuar dhe në këtë roman del edhe si porosi për të mos u nënshtruar pavarësisht situatave e ajo është: “Jeto për të treguar” , që sipas pikëpamjes religjioze është porosi e Hyjit. Ndaj, mbajtja e “fshehtë” e të vërtetës është tradhti, madje e trefishtë, në radhë të parë ndaj të rënëve, kurse nxjerrja e saj është shërim. Me një fjalë edhe qëndresa edhe nxjerrja e të vërtetës trajtohen si procese normale të mbijetesës. Trysnia që vazhdon për të vërtetën e periudhës së luftës nënkuptohet edhe si një qortim shoqëror. Por çuditërisht edhe pritjet e gjata për një këndellje pas luftës nënkuptohen si një zhgënjim përballë shpresave të pafund për ardhmërinë.

Ndryshe, romani nuk ka një subjekt tradicional të fabulës, porse i ka boshtet e ideve qendrore; pafuqinë e njeriut për ta ndërprerë fatkeqësinë personale, familjare e kombëtare (metaforikisht; kjo pafuqi, siç thotë Milan Kundera, e bën historinë, sepse të pafuqishmit janë subjekt i historisë). Boshti tjetër është ai i dëshmitarit të heshtur (me tragjeditë që ngjasin që nga viti 1956, në aksionin famëkeq të armëve e deri më 1999, pesë breza). Ndërsa kujtesa është ajo që e ka kuptimin e mbajtjes gjallë të ndodhive nëpër kohë. Koha vjen si përvojë e jetuar, e historisë sonë kombëtare, si vetëdije e refleksion e empiri e të ndodhurave. Përdorimi i viteve të ndodhive që shënjojnë edhe data që lidhen me historinë tonë, i jep dorë autorit që të thellohet në realitetin ekzistues.

Vlerë të veçantë të poetikës moderne e postmoderne, romani ka monologun e dialogëzuar, si shkoqitje e botës së brendshme të personazhit. Ndryshe, vepra përshkohet nga një mozaik tërësish artistike e tematike. Së këndejmi, ka një mori çështjesh që trajtohen në sfondin e strukturës së ndërliqshme të veprës. Në funksion të kësaj strukture të shumësisë së çështjeve komplekse, janë edhe tregimet pleqërishte, rrëfime të veçuara, që kanë për narrator plakun, si sinonim i urtësisë dhe provoje e që ua rrëfen nipit e mbesës që i shpëtuan luftës, por që e kanë parë e përjetuar atë tragjedi lufte. Kështu, në vend të rrjedhës së fabulës, autori zbaton poetikën e romanit modern të ndërlidhjeve shumëplanëshe për të depërtuar në thellësitë e realitetit historik e personal, të luftës e të paqes, të së mirës e të së ligës, të së bukurës dhe të së shëmtuarës. Në këtë mënyrë, edhe realiteti shfaqet me gjithë aspektet e ndërliqshme që e karakterizojnë.

Zeqir Bekolli me Prend Buzhalën

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu