ARKIVI:
20 Nëntor 2024

Albin Kurti në ballafaqimin jo të lehtë, do të nxjerrë shumë më shumë për vendin sesa që rrezikonin të humbnin pararendësit e tij

Shkrime relevante

Intervistë e Lis Bukurocës dhënë gazetares Rudina Xhunga (Video)

Erdha në Shqipëri të bëj dhëmbët dhe zbulova sekretin e madh!...

Me rastin e 20 vjetorit të kalimit në amshim të Primus Prenkë Ndrevashaj

Kisha “Zoja Pajtore e Shqiptarëve” në Southfield të shtetit Michigan, themeluar...

Shpërnguljet për në Turqi dhe historitë e trishta të vrasjeve të organizuara të shqiptarëve të rinj

Nga: Sami Islami, Londër ___ (Sipas një ngjarjeje të vërtetë) ___ Edhe pse Kosova kishte...

Prindër të dashur, tregoni se si është e mundur që fëmiu juaj të përfundoj në pranga…?!

Monika Braja, Selanik ____ Prindër të dashur , Nena dhe Baballarë , që...

Në 15 vjetorin e shkuarjes në amshim të Babait, Halil Zeqës…!

17.04.1933-19.11.2009 Mga: Florim Zeqa Halil Zeqa largëpamës dhe vizionar Halil Zeqa lindi më 17.04.1933...

Shpërndaj

Ragip Rugova, Prishtinë
___
– Së pari, Albin Kurti në këtë ballafaqim aspak të lehtë sigurisht se do të nxjerrë shumë më shumë për vendin e tij sesa që rrezikonin të humbnin pararendësit e tij, ca prej tyre sot në Hagë;
– Së dyti, edhe nëse lakohet prej peshës së presionit të të fortëve, do të lakohet me dinjitet. Kur them “me dinjitet” mendoj jo vetëm në dinjetet ti tij personal por pikë së pari në dinjitet të vendit të cilin ky e mbronë me pastërti të pa shoq dhe jo me faqe të zezë si të ishte i shantazhuar për krime të pa numërta gjatë jetës së tij politike;
– Së treti, ky do të luftojë deri në momentin e fundit… Do të luftojë me parime dhe me fuqi të argumentit dhe jo me forcën si argument të cilën e kan në dorë ata që sot i bëjnë presion të lakohet. Do të luftojë me parime dhe me argumente sa që edhe ata që i bëjnë presion do të rrezikojnë t’i shkelin ca parime që vet i promovojnë si vlera demokratike dhe qytetruese të kohës sonë. Pra këta mund ta bëjnë të lakohet vetëm me forcë pa krahasueshëm disproporcionale ndaj një kryeministri të pastër si rreze dielli të një vendi të vogël që të vetmën forcë ka parimësinë si argument… Parimësinë e të drejtës në liri dhe pavarësi për të cilën vuajti shumë dhe luftoi gjatë, të cilën 2008-ën ia njohën me gojë të vetën këta që sot po i bëjnë presion duke i nëpërkëmbur fjalët e veta!
Këto, kështu të shtruara, Kurti jo që nuk din por për hirë të interesit të vendit që udhëheqë nuk mundet t’ua thotë kështu të shtruara emisarëve ndërkombëtarë në publik. Në publik, se në katër sy ua thotë pa iu rrudhur syri… Sepse s’kan me çka ia mbyllin gojën. Por këto, kështu të shtruara e jo deri në fund të çveshura sepse ‘cullakia’ e pastajme e atyre që 2008-ën na njohen kështu si jemi sot e sot goxha i hajnë fjalët e veta do t’i shpërfaqte si tepër banal me forcën si argument në dorë të cilën përdorin në ‘disciplinim’ të viktimës njëherit duke lëshuar pe deri në mirëkuptim ndaj agresorit dhe kriminelit në këtë sagë ballkanike, këto kështu të shtruara i sheh dhe i kupton çdo qytetar i informuar i Kosovës. Çdo qytetar pos opozitës dhe goxha do media të cilët gjatë këtij procesi tepër të vështirë bënë kolonën e peste duke mos u bashkërenduar me kryeministrin e vendit të vet. E ndër këta disa madje edhe duke u bërë zëdhënës direkt të interesit të Serbisë dhe jo të vendit të tyre.
Albin Kurti madje nga kjo betejë politike e diplomatike mund të del edhe politikisht i rënë, mu si Adem Jashari në fushëbetejë lufte. Por rënia e tijë në këtë betejë në paqë do t’i afrohet shumë lavdisë së rënies së Adem Jasharit në fushë baroti. Sepse te dyt luftuan si burrat! Kurse ata që me mendësi kuislinge bënë argatin e Serbisë dhe në fund i gëzohen rënies së birit të popullit të tyre do të mbahen mend si qyqarë dhe si kuislingë.
Respekt për kryeministrin Albin Kurti!

K O M E N T E

1 KOMENT

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu