ARKIVI:
20 Nëntor 2024

NATO-ja e ka shikuar luftën tonë heroike në televizor, ndaj kemi të drejtë t’ju q…më si rusët, gjermanolindorët, rumunët dhe bullgarët!

Shkrime relevante

Intervistë e Lis Bukurocës dhënë gazetares Rudina Xhunga (Video)

Erdha në Shqipëri të bëj dhëmbët dhe zbulova sekretin e madh!...

Me rastin e 20 vjetorit të kalimit në amshim të Primus Prenkë Ndrevashaj

Kisha “Zoja Pajtore e Shqiptarëve” në Southfield të shtetit Michigan, themeluar...

Shpërnguljet për në Turqi dhe historitë e trishta të vrasjeve të organizuara të shqiptarëve të rinj

Nga: Sami Islami, Londër ___ (Sipas një ngjarjeje të vërtetë) ___ Edhe pse Kosova kishte...

Prindër të dashur, tregoni se si është e mundur që fëmiu juaj të përfundoj në pranga…?!

Monika Braja, Selanik ____ Prindër të dashur , Nena dhe Baballarë , që...

Në 15 vjetorin e shkuarjes në amshim të Babait, Halil Zeqës…!

17.04.1933-19.11.2009 Mga: Florim Zeqa Halil Zeqa largëpamës dhe vizionar Halil Zeqa lindi më 17.04.1933...

Shpërndaj

Lirim Gashi, Prishtinë
___
KUNGULLI BOSH I NATËS SË SHTRIGAVE, E KA MERITUAR VILEN NE BREZOVICË
*
Pse këto vilat e Brezovicës nuk kthehen në përkujtimore të heroizmit të atyre që i blenë me djersën e luftës, paqes, shtetndërtimit, punës, dijes, sakrificës dhe nderit?
Pse të mos kthehet për shembull, vila e Enver Hoxhajt nga Peçani i Suharekës “që ka kokën si kungulli bosh nga nata e Halloweenit” në një përkujtimore të heroizmit të tij kundër UÇK-së në luftë dhe kundër ndërtimit të shtetit në paqe, kur djali është rritur dhe ka studiuar pa brekë dhe boq në byth si melaqe.
Nga ana tjetër, vilat janë diçka shumë e rëndësishme, e nevojshme dhe ekzistenciale për jetën e njeriut, ndaj uzurpatorët e vilave nuk mund të quhen ndryshe përveç “yje që kanë zbritur nga qielli me pushkë në dorë në pyje”.
Këtyre heronjve të luftës, të punës e të paqes mund t’u falen të gjitha mëkatet, përveç mëkatit me Vlora Çitakun, të cilën e asishen ditë e natë pa i dhuruar para dhe vila, kështu që do të mbeten në parajsën e Shefqes pa para dhe p…. !
A nuk e shihni se si thonë në televizione “Kemi ndërtuar Kosovën me miliardat që kemi mbledhur nga shitja e pasurisë së baballarëve dhe mamallarëve ?
Trupat e NATO-s duke hyrë në Kosovë …
Dhe para kësaj, e kemi çliruar me “shigjeta dhe pushkë, duke i goditur objektivat e armikut në Terrnje dhe Studençan nga fshati Mamushë ?”
Ndërsa NATO-ja e ka shikuar luftën tonë heroike në televizor, ndaj kemi të drejtë t’ju qijmë si rusët, gjermanolindorët, rumunët dhe bullgarët, dhe t’ju marrim sa të duam tokë e para, e më pas të ngjitemi në Rahovec te komandanti Latifi, mbi xunxe magara,
Këta mbinjerëz silleshin pas luftës sikur të kishin luftuar për çlirimin e Afganistanit nga rusët.
Ndaj besonin se kishin të drejtë të shpërblenin veten për çdo minutë të kaluar në front me nga 1000 marka gjermane.
Kështu nuk sillen as muzikantët e dasmave të ciganëve, që u vënë flakën valltareve të qyqekut në belin e hollë dhe në trekëndëshin magjik me muzikën turbo-hot, ndaj ato nga orgazma e çmendur i bindin baballarët dhe nënat e tyre të shesin shtëpitë e tyre për t’i shlyer faturat e argëtimit.
Epo, të dashurit e mi, nuk jemi po aq të çmendur, budallenj dhe analfabetë sa ishim mënjeherë pas luftës, kur shpresonim se do të ishit e kundërta e banditëve të Millosheviqit.
Ju keni abuzuar me besimin tonë ndaj jush, në mënyrë aq të pacipë, të neveritshme dhe të pabesë, saqë nuk mund të kemi as edhe një minutë keqardhje për ju.
“Kumandantat” duk i bombardue pozicionet ushtarake – policore të Serbisë në Kosovë dhe në Jugosllavinë e Milosheviqit…!

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Mos e harro edhe Rexhep Selimin e VV, sepse edhe ai hyn ne te njejten kategori me keta per te cilet shkruan. Prandaj, nganjehere shkruaj edhe per Rexhen.

    Nese do qe te dukesh me objektiv, atehere mos harro dhe shkruaj edhe per Rexhep Selimin

    Nese do qe te dukesh me objektiv, nganjehere shkruaj edhe per R. Selimin e VV sepse edhe ai hyn ne te njejten kategori me keta qe i permende.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu