ARKIVI:
6 Prill 2025

Asociacionit, me kompetenca ekzekutive duhet t’i thuhet; NO PASARAN!

Shkrime relevante

Një mbrëmje shqiptare në zemër të Gjenevës – promovimi i librit “Shekulli i Parë”

Nexhmije Mehmetaj Më 4 prill 2025, në një atmosferë të ngrohtë dhe...

Zonja Anna Luhrmann, kërcënimi juaj vie nga lëshimet ndaj serbëve dhe masat ndaj Kosovës

Në foto: Anna Luhrmann Gani I. Mehmeti Ministrja e Gjermanisë për Evropën dhe...

Mbresa e kujtime apo kur e prisnim të shtunave Ali Sutajn

Arif Molliqi, Llukë e Epërme  Mbresa dhe kujtime KUR E PRISNIM TË SHTUNAVE ALI...

Refugjate, në vendin tënd…!

Dijana Toska, gazetare, Shkup Të ndjehesh refugjate në vendin tënd! Si ta duash...

Shpërndaj

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina

1. Me planin e Ahtisarit është paraparë krijimi i asociacionit të komunave serbe, por jo kompetencat ekzekutive. Asociacioni, sot poashtu është normë dhe standard i tolerancës evropiane. Kosova me Projektin e Ahtisarit, ka hy në obligime që ta krijojë një asociacion të komunave ku janë shumicë qytetarët serb. Ama, kërkesa problematizohet në momentin kur këte normë dhe standard evropian nuk po e kërkojnē serbēt lokal (shkaku i nevojave të tyre), po institucionet shtetërore serbe (Presidenti, KM, ministrat, madje edhe mediet sociale, etj.), shkaku i interesave ekonomike e strategjike, që e ka pjesa veriore e Kosovës…për Serbinë.

2. Institucionet e Serbisë, nuk do duhej t’i projektonin, e lëre mē t’i përfaqësonin interesat e serbëve të Kosoves. Por, meqë ish qeveritë e Kosovës e kanë pranuar Serbinë, si partnere negocuese tani në finalizim të këtyre negociatave , qeveria aktuale (mendoj unë) do duhej që të paktën ta “dramatizoj” ekstremisht këte fakt (edhe shkaku; i uljes së pazarit) e argument të fortë negocues.

3. Ngase, Asociacionin, qysh pe lyp (25% të territorit tē kosovës, për 3% serb!) Serbia, lëre që është; – ANTIKUSHTETUES, (sepse, është në kundërshtim të plotë me parimet themelore të Kushtetutes ahtisariane); por, është edhe; – ANTISOCIOLOGJIK, (sepse, serbët janë minoriteti mē i superdiskriminuar nē botë); – ANTIETIK, (sepse, s’ka shoqëri në botë, ku 3% minoritar, ta mbivotojnë shumicen absolute mbi 95%); e – ANTIPOLITIK, (sepse, përveç që e çekuilibron komplet balancin e nivelit vendimarrës të shtetit, ai edhe e bosnjizon Kosoven). Thënë, më thjesht; Asociacioni, me kompetenca ekzekutive përveç që do e bosnjizojë shtetësinë e Kosoves, ai edhe do e vonoj demokratizimin e Shqipërisë, Serbisē, Ballkanit, madje edhe të gjithë kontinentit evropian…

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu