Nacionalistët shqiptarë u japin vlera më shumë kombeve fqnje

1
304
Elena Kocaqi

Elena Kocaqi (foto), emrin e mbiemrin i ka grekë, por thotë se kombi grek nuk ekziston. E gjithë bota e njeh Greqinë, dhe shumë uiniversitete në botë mësojnë historinë e lashtë greke (jo tonën) filozofinë greke, Politikën e Platonit, Iliadën dhe Odisenë e Homerit, etj. – i njohin për grekë… Herodoti nga Halikarnasi (sot në Turqi) mbahet si babai i historisë, ishte helen. Fjala Demokraci e shumë fjalë të tjera politike, mjekësore e filozofike, janë me origjinë greke (jo shqiptare), por Elenës i është mbushur mendja top, se kombi grek nuk ekziston. Mendoj se duhet t’i shohim gjërat me një pikëpamje tjetër dhe të mos rrimë duke i mohuar të tjerët, se kjo nuk na ndihmon! Këtu poshtë – një përqasje ndryshe, jo për të kundërshtuar Elenën, por për një këndvështrim ndryshe, përfitues të historisë!

Arben Çokaj
Arben Çokaj

Arben Çokaj

Elena Kocaqi në gjithë veprën e saj përpiqet të thotë se “kombi grek nuk ekziston“. “Grekët janë shqiptarë…” – Kush e beson këtë?

Nëse shumica e popullsisë shqiptare, arvanite e dardane në Greqi, u sundua dhe u helenizua nga një grup i vogël helenësh, sipas arsyetimit të Kocaqit, atëherë si i thuhet kësaj? Mirë apo keq? Kush u tregua më i zoti në këtë rast?! Helenët (grekët) apo shqiptarët?

Çfarë propozon Elena, si rrugëzgjidhje? Shqip, ku don me dalë Elena me veprën e saj?! Pse ne na trajtojnë si komb inferior? A ka përgjigje Elena për këtë, apo gjithmonë fajin e kanë të tjerët?! “Kurva” Europë… Po ne, a thua kemi more ndonjë faj?!

Jo, ne jemi të mirë shumë.

VASILIQIA – GRUAJA GREKE E ALI PASHAIT…

Vasiliqia ishte një vajzë e bukur, greke, thonë (Elena me Arben Llallën e nxjerrin me siguri arvanite ortodokse). Në një nga ekspeditat e tij, Ali pashai ia vret gjithë familjen asaj dhe këtë e merr në haremin e tij, ku kishte 600-700 vajza e gra!

Më vonë Aliu e merr për grua dhe bie në dashuri keq me të, se vajzë e mirë dhe e re e ai ishte plakur tashmë. Ishte edhe besnike grekia e vogël… jo si ajo e Pushkinit (Thonë se Vasiliqia nuk u martua kurrë pas vdekjes së Aliut. “Nuk ka burrë të denjë”, – tha ajo – “që të gëzojë gruan e Ali pashait!” Edhe pse ajo kishte kërkesa.). Mendohet se Vasiliqia e ndikoi Aliun ta ndihmonte revolucionin grek, që i dha mundësi Greqisë (e jo Shqipërisë), që të pavarësohej nga Perandoria Osmane më 1822, dhe Aliu e pagoi me kokë këtë ndihmë.

Kemi shumë shqiptarë që janë sanguinë, jepen shumë pas gruas, lënë kokën për të, ajo ua merr unin e ata humbin arsyen. Dje kishim Aliun, sot kemi Metën etj.

Aliu nuk e kishte origjinën shqiptare, stërgjyshi i tij kishte ardhur diku nga Anadolli në Tepelenë dhe ai u martua me vajzën e çalë (që nuk ia merrte kush) të një beu lokal shqiptar aty. Prandaj beu e matroi me një të huaj… Aliu është brezi i 3-të apo 4-rt i këtij ardhacaku. Por krijoi familje shqiptare dhe u rrit si kaçak në ato zona të egra të Shqipërisë, i ndikuar shumë nga e ëma Hanko dhe dervishët e zonës!

Pati sukses dhe e gjeti rrugën të bëhej pasha, krijoi një perandori. William Plomer, te libri i tij “Diamanti i Janinës”, thotë se ai kishte aq autoritet, sa sikur t’i mbushej mendja të merrte gjithë Greqinë dhe ta shpallte të pavarur, ai do e arrinte këtë, se grekët (a e thashë mirë këtë fjalë? Grekët e Elenës, që nuk ekzistojnë), do e pranonin Aliun si mbret.

Tani a kishte more grekë ai territor dhe sa kishte? Sa kishte arvanitas, dardanë e vllehë, që grekët u treguan më të aftë dhe krijuan shtetin e tyre, me ndihmën edhe të shqiptarëve?!

Pra, ku është defekti jonë, që ne jemi kaq të vonuar, për t’i kuptuar gjërat dhe presim që punët të na i bëjnë të tjerêt?! Mos ēshtë osmanizimi, islamizimi dhe mentaliteti budallë, që krijohet prej tij nga rrush-prerja?! Pse nuk e thotë Elena këtë, se Milo e Fahri Xharra e Bajram Kabashi u shqyen duke e thënë, por prapë shqiptarët, si në Shqipëri e Kosovë, e në vise tjera dhe në diasporê e kanë kokën pak të rëndë, për të mos thënë të trashë, për ta kuptuar realitetin objektiv dhe rrimë duke përsëritur retorikën: na e kanë fajin të tjerët, e ne jemi fatkeqë!

Duhet me i ngre disa pikëpyetje logjike që të vëmë në punë arsyen, se fjalët i zotërojnë edhe ata pa arsye, që nuk dinë çfarë thonë. Duhet të guxojnë të merremi me veten dhe të mos i fajësojmë të tjerët! Edhe pse ata mund të kenë faj, ne duhet të shohim gabimet tona, dhënien e Çakorrit nga Ramboja, mos-liberalizimin e vizave për marrinë e tij dhe pastaj shpalljen “tradhëtar” të Ramës, për të justifikuar veprimet e dëmshne të tij ndaj Kosovës! Pra, karakteri i keq i liderit hajn shqiptar del në pah edhe sot.

Dalim te Elena. A kishte grekë në Greqi, më 1922. A u martua Aliu me një greke? A bëri Aliu një mut të madh për Shqipërinë e shqiptarët, edhe pse Napolon Bonoparte, me origjinë të largët shqiptare, i tha Aliut në atë kohë: “shkëputu nga Perandoria, po të ndihmoj…”, por Aliu si otoman kokërëndë dëgjoi anglezët dhe shkoi për lesh.

Ne si shqiptarë nuk fitojmë more asnjë gjë me librat disi të ekzagjeruar të Elenës, ku tregon histori, por ku mungon trajtimi e arsyetimi i duhur, që ne të mos krijojmë urrejtje për grekët “që na e futën” (se nuk mbeti kush pa na e futë!), por të shikojmë të përfitojmë prej tyre. Nga mënyra se si e respektojnë ata shtetin dhe si e bënë shtetin e tyre.

Greqia i ka helenizuar shqiptarët atje, arvanitët e dardanët por edhe vllehët, se ndoqi konceptet e shtetit komb, nacion, si vendet e tjera Europiane. Ne nuk e bëmë dot këtë, nuk po mund ta bëjmë as sot si duhet, e si gjithmonë fajin na e kanë të tjerët? E shqiptarët tanë, që shesin bythën me rastin më të parë, a nuk kanë asnjë faj?!

PO SERBËT, A NA PËRDORËN ASHTU SI TURQIT E GREKËT?!

Në të njëjtin plan i kemi rrethanat edhe me sllavët e kryesisht me Serbinë. Si na përdori turku si popull qyqar për të mbajtur Perandorinë Osmane, ashtu si grekët, që na përdorën e po na përdorin edhe sot me mbajtë Greqinë, ashtu na përdori dhe na përdor, tallë bythën me ne, edhe Serbia, Mali i Zi por edhe Maqedonia.

Kemi popull kokëtrashë, në krahasim me fqinjët – na ndihmon vetëm toleranca ndaj tyre e baballëku. Ata ende janë duke na përdorur e ne nuk i kapim si duhet intrigat e politikës dhe diplomacisë ballkanese e më tej. Sot jemi më mirë se kurrë më parë, por duhet ende të ngrihemi në nivelimn e arsyetimit politik, si fqinjët tanë!

A e keni pa patriotin Fahri Xharra si krenohet? “Serbinë e çliroi njeriu me plis…” – thotë.  “Mbreti i parë i Serbisë ishte shqiptar…” E ku është krenaria e entuziazmi këtu? Pra, për të zezën tonë të përjetshme, ne krijuam edhe Serbinë! Dhe jemi në konflikt me ta që në shekullin e 7-të, e nuk kemi zënë mend, prapë e mbushim territorin me xhamia e piskama arabe dhe ankohemi si qaramanë, pa qenë në gjendje ta ndryshojmë realitetin. Fajin e kemi vetë se nuk dimë, si tha Papa Albani XI: “populli em u ba rob, se nuk pati dien…

Dhe patriotat shqiptarë si Marin Mema, Elena Kocaqi, Fahri Xharra, Gjergj Bajram Kabashi etj. ndër ta edhe unë, çajmë kopalla përditë, duke u treguar shqiptarëve rrugën e drejtë, e ndonëse e teprojmë nganjëherë, po sulmohemi më shumë nga shqiptarët, që janë një dorë e zgjatur e shëbimeve sekrete anti-shqiptare të vendeve fqinje e më gjerë. Na padisin, raportojnë e bllokojnë edhe në FB, përveç tjerash. Turp e marrja e zezë për ta, por kjo nuk mjafton, nuk e ndryshon realitetin.

K O N K L U Z I O N

Ajo që kemi humbur nuk kthehet më, qaj Elena qaj, qani edhe ju tjerët. Ne duhet tani të promovojmë paqen, demokracinë, tolerancën dhe bashkëpunimin. Me luftë kemi humbur shumë, humbjet nuk kthehen. Të ruajnë sot interesat tona, të mos bëhemi qesharakë, si palla turke e arabe, e të kënaqemi duke humbur! Të përdorim trurin më shumë se muskujt!

1 KOMENT

  1. Është e vështirë të ndash të vërtetën nga jo e vërteta. Megjithë, në aktualitetin ku jemi, po thuaj të lirë, për të shfaqur mendimet, debati që zhvillon autori në këtë shkrim për mua, në të shumtën ka të drejtë. Por nuk mjafton. Sado të themi ose mos të themi se fajin na e kanë të tjerët, gabojmë. Po ashtu gabojmë të themi apo mos tê themi se fajin e kemi vetë ne shqiptarët, përsëri gabojmë. Në të dy rastet, kombi ynë është brenda. E rëndësishme është “masa” , sa përqind anon ballanca nga “faji i të huajve” dhe sa përqind e ballancës na e vendos “fajin tek ne”. Duke qenë se kemi shembuj shekullorë për rastet e veprimit të të dy “fajeve”, nuk ka asnjë vështirësi për të nxjerrë përqindjet që duhet ti shikojmë tek ballanca. Nuk them se përqindja nuk njihet, por them se të dy personazhet që përmend debati, duhet të zhvishen nga “egoja” e fshehur e nacionalizmit dhe e anti nacionalizmit. Kjo jo me vendin tuaj por me përkufizimin dhe masën e së drejtës që duhet apo nuk duhet nacionalizmi. Unë them kur i futej fushës së historisë duhet të shkëputesh nga “Toka” dhe të flasësh e të gjykosh nga “qielli”. Këtë e keni të vështirë ju të dy dhe këtë pa anësi e tregojnë gjykimet që shfaqni. Duhet të nisemi nga parimi:”do bëj historinë e drejtë të vendit tim”. Por ja që vendi im është “mpleksur” me kombe të tjerë, dashamirës ose jo, jemi edhe me miqësi, kemi marrë dhe kemi dhënë, kemi ndihmuar dhe na kanë ndihmuar; sikundër na kanë luftuar dhe nuk i kemi luftuar; na kanë marrë trojet dhe nuk u a kemi marrë trojet, etj. Kjo për faktin se sa komplekse është të shkruash historinë. Nëse do vazhdojme të ecim me akuzat e fqinjëve, që vetëm ne kemi qenë dhe mbetemi osmanllinj, pra të na gjykojnë dhe të vetgjykohemi me nisje fetare, dijeni nuk ka arritje, pra nuk ka fund. Kjo sepse besimi fetar, siç e konceptoj unë është vështrim fasade, duhet shikuar brendësia, thellësia e përbërjes tonë kombëtare. Sa i përket Aliut, ai ishte ai që ishte, arriti atë që se arriti. Ai mbetet një kaçak, vrasës pa asnjë ideal kombëtar. Kaq. Vrau si grekët e rinj edhe shqiptarët, vllehët. Por çamët, lebërit dhe arvanitasit (arbëroro-grekët) Aliu i vrau, i theri dhe kur i nevoiteshin u mbante fjalime ku u kërkonte falje, u përgjërohej, kjo sa kalonte lumin, pastaj u thoshte “kalova lumin ju dhjefsha kalin”. U zgjata, por pa i thënë të gjitha, sepse kaq do komenti. Përfundimi i falënderoj të dy personazhet dhe më vjen mirë që debatohet sepse me siguri nga debatet kur kuptohen drejt nga palët arrihet e verteta. Ju përshëndes dhe uroj krijimtari sa më shume dhe të drejtë, të saktë dhe të pastërt si qielli pa re.
    Fahri Dahri. 12/06/2021

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu