nga Kasam ShAQIRVELA, Shkodër
- Dromca mendimesh, analizash, reagimesh, këndvështrimesh, esesh, filozofemash …
Gjergj Kastrioti-Skënderbeu është një figurë reale me të cilën, pamëdyshje se, identifikohet populli shqiptar, atë e lindi nëna arbërore, e krijuan rrethanat historike duke e bërë dhe ngritur në një figurë të lavdishme patriotike dhe jo vetëm… sepse bëmat e tij dedikuar lirisë së popullit të vet, Atdheut të vet si dhe rajonit më të gjerë në Evropë, ku dhe e vulosi kohën me emrin e vet, e cila periudhë u quajt “Epoka e Skënderbeut” apo “Koha Skënderbegjane”. Madje jehona e lavdishme e kësaj periudhe kaloi kufijtë natyrorë të Trojeve të Arbrit, sepse misioni i Gjergjit i kaloi përmasat atdhetare duke u kthyer në legjendën e gjallë që preku mbarë botën e qytetëruar, demokratike dhe liridashëse, e cila në shpërblim të pranimit shpirtëror të kësaj figure, emblematike dhe me përmasa biblike, shkruajti një mori librash për të si dhe i ngriti me duzina përmendoresh anekënd Globit për nder të heroizmit të tij të pashoq! Kjo qe pra fryma hyjnore e tij që si ushqim shpirtëror pati përmasën e liridashjes universale..!
***
Ka kalu koha kur pleqt tonë me kësulë të bardhë(Plisin e Bardhë pellazg) mbi krye, kur i pyesje – çka je bre burrë? Ata me gojën plot, të thoshin: -“jam turk elhamdulilah”…! E nga ana tjetër bënin be në, “bukë e krypë me zemër të mirë” dhe “besa-besë me fjalën e dhënë“…?!
Kur të zgjohen nga gjumi i asimilimit shqiptarët etnikë të shpërngulur në Turqi, dhe kur të ngrihet vetëdija e tyre në nivelin mbi 51% për të anuar nga shqiptaria e shqiptarizmi… atëherë do ta sheh mirë ai shtet se si do ta paguajë tagrin e atij zullumi shekullor ndaj popujve që i nënshtroi në përgjithësi por ndaj popullit shqiptar në veçanti, popull ky që i pati dhënë një çetë kryeministrash e ushtarakësh kësaj perandorie, një duzinë dijetarësh në shkenca të ndryshme… dhe ajo, Perandori Osmane, …çka i dha???
-Nuk i mjaftoi që ia shiti tokat e Trojeve Shqiptare fiseve barbare sllave por në tërheqjen për në shtratin e vdekjes të kësaj kuçedre mongolo-aziatike, popullatën shqiptare e la pa teritor të definuar edhe përkundër faktit që ishin 4 vilajetet shqiptare… me popullsi dërmuese shqiptare të të katër konfesioneve,… e la dhe të papërcaktuar e njohur juridikisht si komb shqiptar kundrejt fqinjëve ballkanikë të “linxhirës së zezë” që bashkonte në vete grekët, serbët, malaziasit e bullgarët.. si aleatë e këlyshë të “Kugës së Bardhë“, poashtu aziatike, që ishte vetë Rusia…?!
***
SHTYLLA KU NE KAPEMI E MBAHEMI
Është një shtylla ku kapen e mbahen fort shqiptarët…ajo shtyllë quhet shqiptarizëm… dhe vetë emri i tillë nuk njeh prandaj edhe nuk i përmban në vete nuancat apo ngjyrimet politike e as teologjike respektivisht fetare apo konfesionale…,gjithçka tjetër është mjegullim sysh, larje truri dhe nga kjo si pasojë para mpihet e pastaj ngathet trupi dhe ashtu i ngathur bie në letargji ku si përfundim ka zhbërjen repektivisht vdekjen si komb!
© K. Sh.