Pirro Prifti, Tiranë
Panairi i Librit në Frankfurt (gjermanisht: Frankfurter Buchmesse, anglisht: Frankfurt Book Fair) është panairi më i madh tregtar në botë për libra, bazuar në numrin e kompanive botuese të përfaqësuara, dhe numrin e vizitorëve. Konsiderohet të jetë panairi më i rëndësishëm i librit në botë edhe për marrëveshje dhe tregti ndërkombëtare. Ngjarja vjetore pesë-ditore në mes të tetorit mbahet në Qendrën e Panaireve Tregtare në Frankfurt mbi Majn,
Per vitin 2022, Mysafiri i Nderit dhe Tema bosht ishte Literatura sllovene.
Botuesit nga Shqipëria në këtë panair kanë filluar të paraqiten që nga viti 1995[2] ndërsa botuesit nga Kosova që nga viti 1999 (Panairi i Librit në Frankfurt – Ëikipedia).
Për këtë vit Panairi i Librit në Frankfurt u organizua nga datat 19 tetor -23 tetor 2022.
Për Frankfurter Buchmesse-in ishte i 74-ti vit që organizohej, dhe ishin rreth 4,000 ekspozues në dispozicion nga më shumë se 80 vende.
“Si panairi kryesor tregtar i industrisë së librit,” thotë presidenti dhe CEO i Frankfurtit Juergen Boos, “Frankfurter Buchmesse ka një pozitë dominuese në biznes. Megjithatë, është shumë më tepër se thjesht një vend për të bërë biznes: panairi përfaqëson diversitetin, pluralitetin dhe kundër çdo lloj diskriminimi“.
Midis atyre 4,000 ekspozuesve, të gjitha grupet kryesore botuese janë regjistruar për të marrë pjesë në Frankfurter Buchmesse në tetor, duke përfshirë grupet kryesore të botimeve shumëkombëshe me bazë në Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar–Penguin Random House, Simon & Schuster, Hachette, HarperCollins, Macmillan, Scholastic, ingram Content Group, Taylor & Francis, Springer Nature dhe Elsevier. Spotify dhe TikTok, janë gjithashtu në listën e ekspozuesve, siç janë rreth 70 stendat kolektive të vendit.
Tregjet aziatike të librit u përfaqësuan sërish në Frankfurt, duke përfshirë Kinën, Japoninë, Korenë, Malajzinë, Filipinet, Tajvanin dhe Tajlandën. Tregjet kryesore evropiane të librit – duke përfshirë Francën, italinë, Norvegjinë, Poloninë – u përfaqësuan gjithashtu me stenda të mëdha kolektive. Nga Afrika, ekspozuesit erdhën nga tregje duke përfshirë Gana, Nigeria, Afrika e Jugut dhe Bregu i Fildishtë, Guinea dhe Egjipti. Në këtë panair të librit i u dha vënd të veçantë edhe Ukrainës në një stendë prej 100 metra për botuesit ukrainas dhe institucionet ukrainase (Frankfurter Buchmesse 2022: 4,000 Exhibitors Registered to Date(publishingperspectives.com).
Shqetësues ishte fakti se Shqipëria nuk mori pjesë në këtë Panair , megjithse llogaritet se vetëm gjatë vitit 2022 janë botuar privatisht nga botues poetë, shkrimtarë, publicistë shumë libra deri në 2000 botime, ndërsa nga institucionet shtetërore shqiptare janë botuar dhe ribotuar disa dhjetra libra shkollorë, midis të tjerave dhe Abetarja e famshme e përbashkët si dhe plot libra, manuale etj.
Megjithse ky eveniment ndërkombëtar ishte i parashikuar Ministria e Kulturës nuk e vuri `ujin në zjarr`, dhe as e çau kokën fare për të përfaqësuar Shqipërinë. Indiferentizëm horror.
E vetmja Shtëpi botuese shqiptare e cila ishte e pranishmë privatisht në Panairin e librit në Frankfurt ishte Shtëpia Botuese `JOZEF` nga Durrësi. interesant është fakti që kjo shtëpi botuese është themeluar nga një patriot me mbiemrin Kaçulini, patriot i cili në marsin vitin 1914 priti Fan Nolin kur erdhi për herë të parë në Durrës dhe predikoi për herë të parë në gjuhën shqip psalmet e fesë së krishterë orthodokse.
Ky predikim i atëhershëm u bë në oborrin e Kishën Shën Spiridoni në Durrës (sot nuk egziston kjo kishë sepse është prishur në 1967 dhe në vënd të saj ka qënë deri vonë godina e SHIK-ut). Prifti grek i asaj kishe nuk e lejoi Fan Nolin e Madh që të predikonte brënda Kishës por i tha të predikonte shqip jashtë saj. Kështu që Fan Noli predikoi jashtë saj para një grumbulli të madh besimtarësh orthodoksë patriotë. Nipi i Kaçulinit të Famshëm, Aurel Kaçulini, ka këtë shtëpi botuese e cila përfaqësoi veten privatisht në Panairin e Librit në Frankfurt .
Madje përfaqësuesit e Kosovës që përfaqësoheshin zyrtarisht si shtet në këtë Panair e pyetën Aureli Kaçulinin Aurelin e pyeten kosovaret perse nuk merr pjese Shqiperia… Aureli heshti.
Kosovaret i thanë që të bashkohej me ta. Aurel Kaçulini u tha: “Faleminderit por unë jam shqiptar dhe jam këtu privatisht për tu përfaqësuar privatisht, megjithë zemër por nuk mundem“……
Kosova e lartësuar, – Shqipria e turpëruar para ndërkombëtarëve.
Të huajt bëjnë çudi… Shqipria 114 vjet pavarësi, Kosova 14 vjet Pavarësi por e përfaqësuar.
Kjo ngjarje kaq e thjeshtë nuk mund të mos lerë përshtypje kaq të trishtë jo vetëm për mungesën e seriozitetit të Ministrisë së Kulturës e për pasojë duket sikur Shqipëria nuk paska letërsi as artistike, as publicistikë, as kulturë, por edhe ndërkombëtarisht, në një kohë kur aty morën pjesë edhe vënde afrikane dhe aziatike.
Duket sikur Ministria e Kulturës kërkon që tu thotë shqiptarëve dhe botës që Shqipëria nuk paska as shkrimtarë e as poetë, e as kulturë, që pas viteve `90 e deri më sot.
Duket sikur Ministria e Kulturës kërkon t`i thotë shoqërisë shqiptare dhe asaj ndërkombëtare se Shqipëria kishte kulturë, shkrimtarë poetë, e art vetëm në kohën e diktaturës,
Në mediat tevlevizive sidomos në RTSH , dhe Top Channel megjithë boom-in e madh të botimeve private, nuk promovojnë letërsinë shqipe dhe as ndonjë shkrimtar, poet apo letërsi shqiptare, por vetëm përkthime të huaja. Dhe sipas tyre duket sikur nuk ka letërsi shqipe por vetëm një Kadare të diktaturës, e ndonjë tjetër si beniamini Aliçkaj.
Spikeret e këtyre emisioneve sillen sikur të jenë gocat e Zeusit, nuk pranojnë të promovojnë shkrimtarë shqiptare duke rrudhur buzët e tyre të latyrisura… por vetëm disa me emra të promovuar që nga koha e Diktaturës.
Madje këto tv shtetërore dhe private i kanë kthyer emisionet e tyre në emisione totalisht klienteliste.
Në panairet e librit shqiptar, vëndet rezervohen për shtëpi botuese dhe individë klientelist me parrullën kush paguan më shumë nën dorë (dhe mbi dorë), do ti gjejmë vënd në kat të parë, të tjerë shtepi botuese le të shkojnë në kat të dytë dhe le të rrinë nën hije.
Me pak fjalë njëlloj si në politikë: 32 vjet në drejtim ish bashkëpuntorë të sigurimit, 32 vjet, analistë dhe opinionistë bij dhe të afërm të diktaturës si Lubonja, Bushati, Ngjela, Nesho, e plot ish sigurimsa etj, me dosje apo pa dosje vazhdojnë të predikojnë, shajnë me rob shtëpie, qajnë, kuisin, mllefojnë sipas pagesës.
Edhe në Media pak a shumë drejton e kaluara.
Shpresoj që me këtë shkrim Ministria e Kulturës së pari ta lexojë këtë shkrim, dhe më pas ndoshta do të zgjohet që të mos dënojë Shqipërinë me para ndërkombëtarëve si një vënd i egër e pa kulturë, dhe së dyti të kuptojë ë brënda vëndit të paktën në tv shtetërore si RTSH, të promovojë dhe të nxitë letërsinë shqipe të re e të mos dëgjojë qelbësit e diktaturës që shajnë sot e 32 vite, letërsinë e re duke nënkuptuar që vetëm ata të diktaturës ishin letrarë të shquar…
E kaluara megjithë të këqiat dhe të mirat qofshin ato të letërsisë së realizmit socialist, mbetet e kaluar dhe nderet pë rata që e kanë merituar, por e sotmja nuk mund të mbetet peng e së kaluarës, e sotmja nuk duhet të kursejë fondet kur vjen fjala për të promovuar vëndin tonë.