ARKIVI:
15 Nëntor 2024

Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe politika panislamiste e Sulltan Abdulhamitit II

Shkrime relevante

Presidentja Vjosa Osmani priti në takim gjeneralin Wesley K. Clark

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim...

Gjenerali Vesli Clark me të birin takojnë Albin Kurtin, ZKM jep detaje

Pamje nga takimi Gjenerali Clark me të birin takojnë Kurtin, ZKM: Ushtaraku...

Jerusalemi – nga 20 janari 2025 kryeqendër e hemisferës perëndimore?

Sadri Ramabaja. Prishtinë Duke ndjekur rikthimin e Donald Trumpj, në shtëpinë e...

Shpërndaj

Nga: Olsi Jazexhi, Tiranë

Për historinë e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ashtu si edhe shumë pjesë të tjera të historisë shqiptare, historishkruesit komunistë, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë kanë bërë një seri manipulimesh historike, si në kohët e bashkim-vllaznimit shqiptaro – sllav, ashtu edhe në ditët tona të bashkim – evropjanizimit të vendit.

Përpjekjet e shkollës historiografike komuniste shqiptaretë prezantuara nga historianë ortodoksë që nga Stefanaq Pollo, Paskal Milo, Kristo Frashëri, Aleks Buda, Petrika Thëngjilli e deri te Valentina Duka, kanë stresuar gjithnjë në tezat e armiqësisë së kombit shqiptar me Perandorinë Osmane. Turqit, osmanët dhe identiteti musliman i shqiptarëve është portretizuar gjithnjë si shkaku kryesor i tragjedive të mëdha të kombit shqiptar. Kjo shkollë me ndikimin e saj është një faktorët kryesorë pse sot në Republikën e Shqipërisë, letrarë si Ismail Kadare, të cilët janë produkte të kësaj shkolle, vazhdojnë të hedhin helm kundër identetitetit islamik të kombit shqiptar dhe çdo gjëje që ka lidhje me Lindjen.

Një nga pjesët më të manipuluara të historisë shqiptare ka të bëjë edhe me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit e cila u themelua nga krerët e popullatave muslimane shqiptare në Ballkan pas nën shkrimit të traktatit të Shën Stefanit më 3 mars 1878 midis Rusisë dhe Perandorisë Osmane. Traktati i Shën Stefanit i shkëpuste perandorisë toka të mëdha të banuara kryesisht me shqiptarë dhe një gjë e këtillë shihejme tmerr si nga muslimanët shqiptarë ashtu edhe nga sulltan Abdulhamiti II, i cili jo në pak raste kishte vënë në pah dashurinë e tij për kombin shqiptar. Duke dashur që të influencojë indirekt dhe sabotuar vendimet e Shën-Stefanit, Fuqitë e Mëdha fillimisht do të provokonin zhvillimin e një konference nderkombëtare paqeje, të cilën edhe pse Rusia nuk e pranoi fillimisht, më pas do ta detyronin. Kongresi i Berlinit që do të mblidhej me presionin e Anglisë dhe Austro-Hungarisë kundër Rusisë do të synonte të fshinte fitoret ruse në Shën Stefan dhe zvogëlonte në maksimum daljen e sllavëve në Adriatik. Por edhe pse fuqitë e mëdha kishin hall që të frenonin sa më shumë fitoret ruse në Evropë, sulltan Abdulhamiti nga ana tjetër mundohej të përfitonte në maksimum nga rivaliteti anglo-austriak kundër Rusisë dhe të ruante sa mëshumë të ishte e mundur nga perandoria e tij. Në të njëjtën kohë sulltani ishte i interesuar të ngrinte në revolta popullatat muslimane në Ballkan kundër traktatit të Shën-Stefanit të cilat do të shërbenin si një faktor më shumë, presioni ndaj Serbisë, Malit të Zi dhe Bullgarisë që kërkonin të përfitojnë nga traktati dhe për të bindur Fuqitë e Mëdha që Perandoria kishte ende influence në Ballkan.

Megjithatë nëpër tekstlibrat e historisë sa në Shqipëri aq edhe në Kosovë, Lidhja Shqiptare e Prizrenit vazhdon të përshkruhet si një veprim kryekëput shqiptar, i ndërtuar dhe nxitur nga elementi anti-turk shqiptar, i cili ishte në konflikt të hapur dhe të egër tashmë jo me pushtuesit serbë në veri dhe grekë në jug, porse me osmanët dhe identitetin islamik të shqiptarëve. Një shembull i këtillë mund të gjendet në Kreun V të historisë së Shqipërisë të shkruarnga aromuni Kristo Frashëri. Ai kohën dhe ngjarjet që çuan në nënshkrimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e portretizon si një fushatë presioni nga osmanët të cilët, sipas Kristos, kërkonin t’i bënin shqiptarët ‘islamikë’: “Funksionarët e administratës dhe përkrahësit e tyre sulltanistë ushtruan në këto mbledhje presion të fuqishëm për t’i detyruar pjesëmarrësit që t’i nënshkruanin protestat e tyre jo si banorë shqiptarë, por si nënshtetas islamikë të lidhur me Perandorinë Osmane.” Megjithatë Kristoja mendon se: “Këto presione nuk dhanë rezultat. Në asnjë nga krahinat shqiptare, pjesëmarrësit e mbledhjeve nuk pranuan ta cilësonin veten e tyre si banorë islamikë. Në të gjitha aktet drejtuar Fuqive të Mëdha banorët myslimanë dhe të krishterë, protestonin si shqiptarë, si pjesëtarë të një kombi të vetëm.”

Rrena si këto të lartëprodhuara nga Kristo Frashëri kohët e fundit po sfidohen në shtypin shqiptar. Rasti më i fundëm është ai i botuar në Gazeta Lajm më 10 Qershor 2006 në Kosovë, ku u vërtetua tashmë se Kuvendi i Lidhjes sePrizrenit është mbajtur në xhaminë “Bajrakli” të Prizrenit dhe jo në shtëpinë e vogël – mejtephanen të cilën propaganda komuniste shqiptare është munduar të bindë shqiptarët më parë. Megjithatë përveç faktit që Lid Shqiptare e Prizrenit është mbajtur në Xhaminë Bajrakli, historianët e huaj rrëfejnë një version të ndryshëm të historikut se si Lidhja Shqiptare e Prizrenit u themelua, pse u themelua, nga kush dhe për çfarë arsyesh. Duke nisur dhe refuzuar pikë së pari citate si ky ilartëpëmenduri i Kristo Frashërit i cili trushplan popullin shqiptar dhe e mbush me urrejte anti-turke kur shkruan që “banorët myslimanë dhe të krishterë, protestonin si shqiptarë, si pjesëtarë të një kombi të vetëm” kundër vendimeve të Traktatit të Shën Stefanit, ne duhet të bëjmë disa korigjime. Duke qenë që z. Frashëri është vetë aromun nga jugu i Shqipërisë, atij duhet ti kujtojmë se në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit nuk kanë marrë pjesë as patriotët e tij vllehë dhe as ortodoksët e Jugut të Shqipërisë. Këtë gjë më mirë ne na e vërteton historiani grek, Evangelos Kofos në shkrimin e titulluar “Greek reaction to the Albanian League of Prizren” (Balkan Studies, Vol 23, 1982). Në këtë shkrim, Evangelos tregon se përkrah Lidhjes Shqiptare të Prizrenit nuk u radhitën “të gjithë shqiptarët myslimanë dhe të krishterë” siç pretendon Kristo Frashëri. Por Kofos thotë të kundërtën. “në ditët e Kongresit të Berlinit, Maratos (një emisar grek) tregon se të gjithë të krishterët (ortodoksë) të sanxhakut të Gjirokastrës – duke përfshirë ata të qyteteve të Gjirokastrës, Delvinës, Tepelenës dhe Përmetit –refuzuan të nënshkruajnë peticione (kundër Shën Stefanit). Të njëjtin qëndrim kishin mbajtur edhe të krishterët e Sarandës, siç raportonte konsulli grek në këtë qytet. (fq.356)

Por përveç asaj se kush morri pjesë dhe kush jo në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, një fakt të cilin historiografia komuniste shqiptare ka manipuluar është ai i natyrës së kësaj lidhje. Për këtë arsye një vështrim interesant se si dhe pse Lidhja Shqiptare e Prizrenit u mbajt, e jep historiani patriot nga Elbasani, Kastriot Dervishi i cili në përgjigjen që i bën Paskal Milos, në një të përditshmenë Tiranë (“Paskal Milo midis sherbimit dhe trillimit”Tiranë 2001), shkruan se sulltan Abdulhamidi një nga arsyet që e shtynë të ndërtojë Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, ishte që të formonte një “Linjë jo zyrtare (që) do të ishte zëri shqiptar për të kundërshtuar çdo pretendim në dëm të trojeve shqiptare. Sipas librit të Xhaferr Belegut “Lidhjae Prizrenit”, (Tiranë 1939), Sulltani u shkroi letër kryetarëve të fesë muslimane si Ahmet Efendi Koronicës (Kadi Gjakovës), Ymer Efendiut (Myderris i Prizrenit) dhe Jonuz Zyhdi Efendiut (Myfti i Dibrës) dhe u dha urdhër komandave ushtarake në Shqipëri të mos ta pengonin Lidhjen, bile ta përkrahnin e ndihmonin atë. (shih faqet 17-18 tëlibrit).

Mbi karakterin jo pan-shqiptar, por pan-musliman të LidhjesShqiptare të Prizrenit, përveç dëshmive të lartëpërmendura greke, dëshmojnë edhe shumë historianë perëndimorë. Historiani britanik, Jakob Landau në librin: ‘Politika e Pan-Islamit: ideologjia dhe organizimi (Oksford 1990) e sheh krijimin e LSHP-së si pjesë të projektit të sulltanit për të çliruar muslimanët Ballkanas nga sundimi ortodoks. Landau mendon se Lidhja Shqiptare e Prizrenit u sponsorizua indirekt nga sulltani, dhe për këtë në kapitullin e “Shoqërive dhe Vëllazërive” të ndërtuara nga sulltani në suazat e pan-islamizmit, Landau thotë se: Një organizatë edhe më jetëgjatë ishte Lidhja Shqiptare e Prizrenit, në disa raste e njohur si Lidhja Shqiptare. Ajo u ndërtua pas takimit të fisnikëve vendas më 10 qershor 1878, fillimisht për të kërkuar autonomi për Shqipërinë. Megjithatë qëllimi parësor i themeluesve të saj ishte tëndalonte copëtimin e Shqipërisë në Kongresin e Berlinit, kështu që dy dokumentat bazë themelues të Lidhjes, dëshmonin besnikërinë ndaj Perandorisë dhe sulltanit, duke ju referuar kështu edhe sheriatit. Në vitin 1878 ndërmjet Prizrenit dhe qeverisë në Stamboll kishte komunikime intensive. Theksi ndaj identitetit musliman dhe osman ishte natyral për një nga grupet më muslimane të perandorisë, i cili kërkonte siguri në një kohë krize si kjo nga bashkëbesimtarët e tjerë.

Abdulhamidi ishte shumë i sigurtë për këtë; edhe kur trevite më vonë, gjatë një lëvizje anti-osmane mes shqiptarësh, urdhëroi Dervish Pashën që t’i kërkojë shqiptarëve besnikëri ndaj sulltanit – kalif në emër të sheriatit dhe interesit pan-islamik. Dhe edhe një gjeneratë më vonë, në vitin 1911 në Shqipëri sërisht u zhvilluan demonstrata për të mbështetur sulltanin – kalif dhe treguar gadishmëri për të luftuar kundër qafirëve (italianë) që kishin pushtuar Libinë. (fq. 49)

Mbi karakterin islamik të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit flet edhe historiani britanik, Noel Malkolm, i cili në librin e tij, “Kosovo a short history” (Harper Collins,1999) kujton citimet e një zyrtari britanik në Kosovë më1878.

Lëvizja (LSHP) ëshë më shumë një lëvizje fetare se sa shekullare, dhe udhëhiqet nga myftilerët, ulematë dhe kadijtë…. Jam i mendimit se tashmë është më se e qartë se Porta e Lartë dhe Lidhja janë në një mendje, dhe po punojnë për të arritur një qëllim të përbashkët – mbrojtjen e provincës. (fq 222) Për karakterin islamik të Lidhjes, Kastriot Dervishi nëshkrimin e sipërpërmendur thotë: Paskal Milo nga ana e tij, ashtu si edhe mjaft historianë të kudhrës enveriane, e shikojnë Lidhjen e Prizrenit vetëm si një instrument kundër Turqisë. Në të gjithë deklaratat apo memorandumet e Lidhjës do të vërejmë besnikërinë e treguar ndaj Sulltanit. Po citoj vendimin e parë tëLidhjës të datës 18 qershor 1878, të përbërë nga 16 nene:

“1. Lidhja jonë është formuar me qëllim që të mos njohi asnjë qeveri, përveç se atë të Perandorisë Osmane dhe të mbrojë integritetin tokësor duke përdorur të gjitha mjetet.

2. Qëllimi ynë është i lartë, mbrojmë të drejtat e personit të lartë, Madherisë së tij Sulltanit tonë Sovran.

6. …Nuk do të njohim në asnjë mënyrë Bullgarinë dhe as që duam t’i dëgjojmë emrin. Edhe Serbia në rast se nuk na i dorëzon me të mirë trojet që na ka shkelur, do të dërgojmë kundër saj fuqi për t’ia marrur me pushkë…” (shih XH.B.”Lidhja e Prizrenit” faqe 31)

Megjithatë ne të gjithë pranojmë që në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit pati dy linja mendimi, njëra ishte autonomiste dhe kërkonte të shpëtonte popullatat muslimane përballë agresionit kristjan, nën suazat e perandorisë. Ndërsa linja tjetër, ishte linja radikale, e frymëzuar nga idetë iluministe franceze, që kërkonte largimin nga Perandoria dhe krijimin e një shteti të pamvarur. Sipas Dervishit kjo linjë do të çonte në shkatërrimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, pasi elementi gegë – musliman shqiptar nuk mundi të dakordohet me idetë e qarqeve bektashiane–ortodokse të kryesuara nga Abdyl Bej Frashëri të cilat kërkonin shkatërrimin e Perandorisë Osmane në Ballkan dhe krijimin e një shteti të pamvarur shqiptar. Synitët shqiptarë të cilët ndjeheshin ende si pjesë e klasës së lartë në perandori nuk kishin komplekset e rajave ortodoksë apo bektashianëve që ishin dëbuar nga Stambolli më 1826 dhe përndiqeshin kudo. Dhe jo më kot, Evangelos Kofos kujton se peshkopi i Korçës, qeverisë së Athinës i thoshte se: Abdyl Beu punon ditë e natë për të bashkuar të krishterët me shqiptarët muslimanë, që rrojnë në Epir dhe Maqedoni, dhe për ti bërë ata një komb, me shtetin e tyre.

Megjithatë në Gëgërinë e Epërme dhe në Kosovë, idetë e Abdyl Beut do të ishin të pamundura, pasi mes gegëve muslimanë ideja e krijimit të një shteti me fqinjët e tyre të krishterë (që këtu ishin serbë dhe vllehë), tashmë ishte e pamundur. Pamundësia e krijimit të një shteti më të krishterët ortodoksë po dëshmohet e pamundur edhe në ditët tona në Kosovë, ku në Mitrovicë, elementi serb vazhdon të refuzojë idenë e bashkëjetesës në një shtet me shqiptarët muslimanë dhe asimilimin e tij kulturor ndaj shumicës. Për këtë arsye, edhe gegëria muslimane e përqëndruar për reth Prizrenit, idenë e krijimit të një shteti sipas koncepteve të Abdyl Frashërit e shihte shumë më të vështirë se sa ruajten e status quo-së nën mbrojtjen e babë sulltanit.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu