Lirim Gashi, shkrimtar, Prishtinë
___
Fidan Jupolli, je djalë i mirë dhe herë pas here di të thuash edhe diçka të zgjuar, por si ka mundësi të harrosh t’ia bësh mysafirit Milaim Zeka pyetjen vendimtare :
Pse Hashim Thaçi nënshkroi Asociacionin e Komunave Serbe në mes të ditës, pasi ne zbatuam një decentralizim total vetëvrasës mbi baza etnike, në kohën e tij dhe të Isait, në një vend që sipas planit të Ahtisarit supozohej të ishte multietnik?
Pse nuk i the Milaimit: pse gënjen se kishte një plan për shkëmbim të territorit në të cilin Kosova mjafton t’ia japë Serbisë Leposaviqin dhe dy komuna të tjera, për ta marrë Luginën e Preshevës, kur dihet saktësisht se Serbia më parë do t’ia hante mutin Putinit sesa ta pranonte atë plan.
Sikur të ekzistonte vërtetë një plan i tillë, pronto kamarila jo vetëm që do ta publikonte por do ta shpallte veten të pavdekshme dhe asnjë shqiptar normal nuk do të kishte asgjë kundër.
Dhe si është e mundur që Serbia vazhdimisht të refuzon gjithçka dhe të jetë më e suksesshme në politikën e jashtme se ne që pranojmë gjithçka?
Si ka mundësi që Milaimi ende flet për një Serbi kaq të fortë për shkak të Rusisë kur gjithë Perëndimi është i bashkuar kundër Rusisë.
Dhe si ka mundësi që ai të thotë se SHBA-ja i beson Vuçiqit dhjetë herë më shumë se të gjithë politikanëve tanë, dhe nga ana tjetër, nëse ai do të ishte kryeministër, do të firmoste gjithçka që amerikanët i vendosin në tryezë?
Si është e mundur që në fillim me të drejtë të thotë se amerikanët në kohën e Bekerit kanë përkrahur mbijetesën e Jugosllavisë, pastaj të supozojë se nuk do ta ndryshojnë qëndrimin për Asociacionin e Komunave Serbe dhe në fund të konstatojë se idiotë janë të gjitha ata që i quajtën Thaçin dhe Mustafën tradhtarë vetëm pse e firmosën këtë krijesë monstruoze.
Dhe më e keqja është: si mund ta quash Asociacionin krijesë monstruoze, ndërsa nënshkruesit e saj Thaçin dhe Mustafën patriotë ?
I dashur Fidan, pse të shërben ajo kokë dhe a ka tru apo mish të kalbur në të?