ARKIVI:
15 Nëntor 2024

Nostalgjike: Diçka si urim, si letër e hapur, Nehat Islamit

Shkrime relevante

Presidentja Vjosa Osmani priti në takim gjeneralin Wesley K. Clark

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim...

Gjenerali Vesli Clark me të birin takojnë Albin Kurtin, ZKM jep detaje

Pamje nga takimi Gjenerali Clark me të birin takojnë Kurtin, ZKM: Ushtaraku...

Jerusalemi – nga 20 janari 2025 kryeqendër e hemisferës perëndimore?

Sadri Ramabaja. Prishtinë Duke ndjekur rikthimin e Donald Trumpj, në shtëpinë e...

Shpërndaj

 Bajram Sefaj, shkrimtar, Prishtinë

Na shkruaj sa më shpesh… 

Flaka e Vëllazërimit, 12 janar 1975, rikujtim, ngaBajram SEFAJ 

***                                

Nehat Islami: Dilema lind e rritet. Të kalon e ngushton, troç ara pyetjes bjeshkë të vë: ç’ti shtohet, ç’ti vihet Akoma përbri këtij emri e mbiemri aq të njohur.  

… Dhe – në mbrojtje tinzake aq të dashur, aq të çmuar… u gëzohesh të dhënave e nis t i vargosh: paj të gjitha, ama bash të gjitha, vetë Nehati për veti I ka thënë. Duket se qindra  e mjëra lexues ishin e janë bashkudhëtarë të tij, edhe në horizontin e nëntë të “Trepçës”, edhe në banesën e ndritshme të të ndjerit Viktor Eftimiut, edhe atje kur Nehati ndrit mbi emrin – deri atëherë të panjohur – Ibrahim Kodra vuri edhe kur  për Aleksandër Mojsiun (mbretin e dërrasave) foli edhe kur problemet sociale të xehetarëve të Shalës së Bajgorës – I rrahu edhe kur për Keçekollën (pa shkollë)  – teorikisht) në Luftën nacionalçlirimtare  – “Histori e re e të panjohur gjithaq – shkroi…. 

Në të tëra këto udhëtime mysafirë pa bashkudhëtarë e pa bashkëbisedues të Nehatit, ishin dhe nuk e di – a më të gëzueshëm  ishim kur Nehat Islami lajmëronte nga Trieshta, Viena, Bukureshti, Millano apo kur problemit të Kaqekollës pa dritë, Vitisë me religjion të shfrenuar I qasej, apo kur nga horizonti I nëntë I Trepçës – raportonte.  

E sot, sot Nehati, që, po na shpien edhe në një horizont tjetër – ta quajmë horizont të dhjetë -  të njohur “koleg, kam tremë, pak jam ngushtuar se Libanoni  “Pazar djalli” është, nuk di njeriu çdo të blejë nga tëra ato që I ofrohen…” 

Më thotë kështu Nehati, disa ditë para nisjes për në këtë vend të largët, derisa “pas orëve të mësimit kthehet” -  në Klubin e gazetarëve në Beograd “kafetë e takimit” i pinim… 

Nuk ke të drejtë të frikësohesh, shok e koleg Nehat, gati në heshtje I them. Mendimet na tretën në të kaluarën, jo aq të largët, në rrugën e nismë të Nehatit gazetar… 

“… Sot një vjershë “taze” nesër – një raport  I angazhuar mbi  në Lipjan”,  pasnesër – një lajm ekskluziv “mbi madhësinë dhe arkitekturën ekstreme të aeroportit Orly – nga metropole e botës krizantemash me pedanteri mbështjell në celofan e me gishtin e banesës në derën e së cilës hiç më pak se Mirosllav Kërlezha – shënon, ndër të parët mysafirë – gazetarë, asi çfarë ky bard I letërsisë kurrë më pare në shtëpinë e vet nuk i ka pranuar – e ti, pranon, sinqerisht pranon se, para tij i ke thyer gishtërinjtë si nxënë i para mësuesit rigoroz – bile… kështu disi e filloi  karrierën e gazetarisë Nehat Islami. 

Si mundet, prandaj, të ketë çast të çuditshëm, solemn, sentimental të dashur … edhe si ndryshe, ta quajmë – kur pas pak çastesh pra, me teshë e koteshe – për në Bejrutin e largët të fillosh – ndoshta  është dashur të rrëfejmë diç tjetër… 

(…të rrëfejmë ndoshta ndonjë prej horizonteve të gazetarisë ecën, pa ndodhi për Lugaxhiun e ri që pa ndërprerë, apo ndoshta për të treguar se këmishën më të re, që e ke – copë e grimë ta kemi bërë kur pas dy vajzave – djalë si drita, të ka lindur). 

Kur nyja e dilemës do të ngadhnjejë, vazhdojmë këtë copë letër, diçka si letër të haptë, si urim, diçka si shënim rasti, edhe me disa të dhëna që në një mënyrë nuk kanë për qëllim të përmbledhin as rrumbullaksojnë veprimtarinë e këtij gaztari të rryer. 

(… në  tëra ato vende që i numëruam që këtu nuk i përmendëm krejt atë që e shikoi me sy, Nehat Islami përmes syrit magjik të telekamerës, iu vu pas këtij instrumenti të çuditshëm. Në atë rrugë të gjatë e shumëvjeçare, kur si djallit tëzi, kamerës dhe mikrofonit u frigoheshim – Nehati bëri punë të mirë. Shumë të tjerë e pjestoi atë “grimë” ekran të vogël. Nehati nisi gazetarinë tonë televizive dhe la gjurmë në të. “Shkëndijës” – emisionit të vetëm dokumentar nga lëma e kulturës dhe arsimit – Nehati nuk ia fali vetëm emrin, por edhe “shpirtin” edhe fizionominë edhe popullaritetin…) 

Për arsye (su) objektive, Nehati nga Televizioni, përsëri u kthye në mesin e kolegëve, në “Rilindje” – aty ku filloi karrierën – “tani jam duke lexuar shumë, më së tepërmi më ka impresiouar një publikim (voluminoz) i njëfar Filip Hitit, publicist i cili konsiderohet si njohës i madh i kësaj pjese të botës, po lexoj vazhdimisht – gjendem para një detyre të rëndësishme, delikate…” na thotë disi si në dro i cili disa h erë gjatë kësaj bisede, lapsin e notesin nga dora ma rrëmben – është hera e të s hënoj, kurrë nuk i ka ndodhur kështu… përsëri vazdhojmë të çuditemi (pse frigësohet Nehati nga kjo rrugë… 

(… a është ky Nehati? Nehat Islamin të cilin mirë e njohim, a është ky Nehati i cili maturinë, gjakftohtësinë, sensibilitetin, rrjedhshmërinë… karakteristike të punë së vet gazetareske i ka. Dhe kemi mençuri shkroi Nehati edhe për “Kamelonin”, edhe për problemet e sumta të tuzjanëve, edhe për kufitarët e Spanjës, edhe për rrugët pa emra në kryeqytet, edhe për skandalet neofashiste në Itali, edhe për… 

Observator i madh (përdorim një fjalë të madhe,është Nehat Islami. I vëren ngjarjet e mëdha të rëndësishme, por edhe një thjerrzë smadhuese për ato më të voglat e ka”për gazetarin e vërtet, të sinqet, nuk ka temë të madhe e të vogël”  – thotë Nehati. Deshëm o nuk deshëm, na kujtohet “gazetaria” e tij. Me të njëjtin seriozitet, me të njëjtin respekt iu qas Nehati edhe temës së madhe edhe temës se vogël – duke shkruar edhe për Anën e Bujës, edhe “dhjetë paratë kusur të pakthyera” Mirëpo, kurrë në këtë decenie gazetarie profesionale nuk e humbi rive, as në lavdërime e thurrje odesh për dukuri fisnike: “skenë e madhe e me shumë “lojna” është jeta, ore mik” më thotë Nehati. “Të shkruajmë sa më mirë e sa më shumë – por gishtërinjtë nga pendimi sa më pak t’i grisim” (diçka si porosi).  

Nehat, para se në emër të lexonjësve të nderuar të “Flakës” të dëshiroj rrugë të mbarë, faqe të bardhë e sukes sa më tëmadh vjen keq nëse këta pak rreshta rastësisht u përngjasin letrës përshëndetëse, lamtumirëse. Këtë po ta them, sepse një shkrimi të këtillë ndjenjë e asociacion nekrologu – zgjon. 

Po u them prandaj lexuesve edhe njëherë se Nehati nuk po shkon as nga gazetaria as nga “Rilindja”. Në të vërtetë, duke shkuar si i pari korrespondent i përhershëm (“koha e të parëve ka kaluar) –  do të më thoshe Nehat i “Rilindjes” në Lindje të Mesme, me seli në Bejrut -Nehat  Islami shënon rritën e zhurnalistikës kosovare në përgjithësi e njëherit kjo është një embëlsirë e “Rilindjes” me të cilën gostit lexonjësit tri decenie të rrugës dhe rritës në Jugosllavinë socialiste vetëqeverisëse… 

(… Nehat, në Bejrut mos na prit me fasulë, sikurse më the atë ditë kur zhvilluam këtë bisedë, por na gostit me specialitete të atjeshme, ashtu sikurse me specialitetet gazetareske do të na gostitësh përditë në faqet e “Rilindjes”). 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu