Akademik Prof Dr Hakif Bajrami
Shpallja e shtetit shqiptar sovarn dhe i pavarur më 28 nëntor 1912 në Vlorën heroike i ka dy peshoja historike, treguan këto 110 vjet jetë shtetërore. E para vlerë është se Shqiptaria u sigurua se nuk do të shkatrrohet për mos me u përmedn më kurrë, si programonin fqinjët. Lidhur me këtë edhe okupatori turk programonte që shteti shqiptar mos të ekzistojë fare. Këtë fakt e dëshmojnë dokumentet e shumta evropiane, ballkanike dhe turke, e që ishin të një goje kur është në pyetje shqiptaria. E dyta, vlerë historike e shteti t shqiptar është se në saje të luftës së armatosur, pa u nderprerë kurrë në asnjë periudhë, o me luftë o me diplomaci, Vilajeti i Kosovë edhe pse i cunguar, arrijti pas shumë betejash të përgjakshme, më 17 shkurt 2008,ta promovojë shtetin e dytë shqiptar. E vërteta, Kosovën dhe Manastirin, Srbia me luftë dhe tradhti të dyfishtë me turkun, i okupoi në tetor 1912. Ndërsa, pas shumë luftërash dhe demonstrimesh qytetare, më në fund, me luftë nacionalçlirimtare populli i Kosovës më 1998/99, e detyroi Srbinë ta nënshkruaj KAPITULLIMIN më 10 qershor 1999. Natyrisht se kapitullimi i Srbisë erdhi si pasojë e disfatës në luftë me UÇK-ën, plus edhe nën tytat dhe forcën ushtrake të NATO-s në Kumanovë u nënshkrua KAPITULLIMI, pra mu aty ku serbët krekoseshin se kanë fituar më 1912. Pra, në Kumanovë srbët u detyran të vejnë nënshkrim (potpis) , se duhet të largohen me ushtri dhe polici e aparat shtetëror fashist, përgjithëmonë nga Kosova.
Ku janë rrënjët e fillimit të shpalljës së Pavarësisë
Rrënjët e pavarësisë së shtetit shqiptar janë në tërë veprimtarinë e Rilindjës Kombëtare; janë në Lidhjën shqiptare të Prizrenit; janë në Lidhjën shqiptare të Pejës; janë në Kuvendim madhështor të Ferizajit 1908; janë në Kongresin Kombëtar të Alfabetit në Manastir më 1908; janë në Kryengritjet e mëdha shqiptare për liri dhe pavarësi 1910-1912; janë në Kuvendin e Taksimit më 12 janar 1912: hanë në kuvendet nepër vilajete deri në fillim të tetorit 1912 kur filloi Lufta Ballkanike.
Caktimi i detyrave në Mbledhjen e Taksimit më 12 janar 1912
Në mbledhjën e Taksimit (lagje e Stambollit) u caktan detyrat e pjesëmarrësve për aktivitet politiko ushtrak drejtë shpalljës së pavarsisë. Hasan Prishtina në Kuvendin e Taksimit mori për detyrë për ta organizuar kryengritjën në Vilajetin e Kosovës; Esat Pasha mori për detyrë që të organizojë kryengritje popullore në Shqipërinë e Mesme. Në Shqipërinë Jugore nuk kishte përfaqsues për organizim të kryengritjës. Ismail Qemaili mori për detyrë si diplomat dhe njeri që e njihte politikën evropiane të largohet nga Stambolli drejtë Rumunisë, dhe të vendoset në Bukuresh për ndihmë finansiare, për të vazhduar drejtë Vjenës. Në Vjnenë Ismail Qemali me Luigj Gurakuqin do të marrin sigurime se Vjena e përkrah një Shqipëri në të katër vilajetet. Pas këtij pretimi suita e Ismail Qemalit do të nisen drejtë Trieshtës, prej kah itinerari ishte për instalim në Durrës. Lidhur me këtë në Durrës Ekipi i Ismail Qemalit nuk do të hasë në pajtim që aty të shpallet pavarësia, pasi që Sgkupi, Manastiri ishin nvise të okupuara, kurse Elbasani rrezikohej nga serbët në çdo çast se do të okupohet.
Kush ishte përfaqsues i Kosovës në Vlorë më 28 XI 1912
Për herë të parë i prezantojmë emrat e delegatëve të Vilajetit Kosovës që muarën pjesë në shpalljën e pavarësisë më 28 nëntor 1912 në Vlorë. Prandaj, për ta pasur një pasqyrë reale së pari po i shtrojmë kushtet nën të cilat nepër Kosovë (Dardani) u zgjodhën delegatët , të cilët e kishin të njohur se “pavarësia do të shpallet në Shkup, Manastir ose Elbasan”.
Nga një lëvizje nepër Kosovë, përfasuesit shqiptar do të nisen nga Dhkupi për Prishtinë ku do të refuzohen për komprimis nga Familja e Xhemail Agushut. Pas takimit deshtues në Prishtinë, delegacioni i Mithat Frashërit dhe Bedri Pejanit do të gjinden në fshatin Popovë. Aty në odën historike do të caktohen deputetët që do të gjinden në sallën ku do të shpallej pavarësia. Pas një lëvizje nepër Drenicë, Pejë, Gjakovë, Shkodër, Mithat Frashëri si drejtuesi kruesor PROPOGANDIST i pavarësisë për Vilajetin e Kosovës do t` i zgjedhin këta delagatë:
1.Bedri Pejani u lind në Pejë më 1881. Ishte muhaxher i ardhur me prind nga Nishi në Pejë. Shkollimin e kreu në Stamboll, ndrsa studimet univerzitare në Gjermani, në jurispodencë. Më 1908 u emrua mësues në Shkup. Më 1911 -1912 mbështeti kryengritjën e organizuar nga Ded Gjo Luli në Shkodër (1911) dhe Hasan Prishtina në Kosovë më 1912. Më 14 tetor 1912 si antar i komitetit “SHPËTIMI” u drejtoi Fuqive Memorandum që ta përkrahin Çështjen shqiptare. Në Kuvendin e shpalljës Pavarësisë ishte delegatë i Plavës, Pjesë, Gjakovës dhe Gucisë. Pas Luftës Botërore mori pjesë aktive përkrah Fan Nolit. Me orientime të majta politike, Bedri Pejani, Fan Noli, Ibrahim Gjakova dhe Branko Merxhani do të ftohen nga Kominterni që të marrin pjesë në 10 vjetrin e Revolucionit Tetorit në Moskë më 1927. Gjatë viteve 1928-1941 shkroi shumë artikuj në “Fedracionin Ballkanik”, dhe hapi shumë shkolla shqipe nepër Zonën e okupmit german të Kosovës (në Mitrovicë, Llap, Vushtrri dhe Sanxhak). Në janar 1944 u zgjodh Kryetar i Lidhjës Dytë të Prizrenit, prej kah shkroi shumë memorandume që Kosova t` i takoi Shqipërisë.
Pas çlirimit të Shqipërisë nga fashizmi, do të vëndoset në Shkodër. Aty, me kërkesë të qarqeve komnuiste jugosllave do të burgoset dhe likuidohet pas një gjykimi jo të drejtë në Prizren. Në burgun e Prizrenit më 1946, vrehet nga dokumentet se u helmos, para se Stalini dhe Georgi Dimtrovi të intervenojnë për shpëtimin e tij si patriot dhe luftetar interancionalsit.
- Salih Gjuka u lind në Pejë më 11 prill 1876. Shkollimin e mesëm e kreu në Shkup, kurse shkollimin unjverziatr e kreu në Selanik dhe Paris. Gjatë viteve 1905-1907 punoi në Manastir dhe Shkup.Më 1910 e botoi gramatikën turqisht shqip.Më 1912 u zgjodh delegatë i Pejës, Plavës, Gucisë dhe Gjakovës për shpalljën e pavarsisë. Më 1915 u vëndos në Shkodër dhe së bashku me Sali Nivicën botuan gazetën “Populli”. Gjatë viteve 1918-1919 punoi në Berat si drejtues i arsimit. Ndërsa më 1923 Qeveria e Ahmet Zogollit e denoi me burgim. Bajram Curri do ta propozojë që Fan Noli ta emrojë Ministër të Arsimit. Vdiq në Berat më 25 nëntor 1925.
3. Mithat Frashëri u lind më 25 mars 1880. Ishte djal i Abdyl Frashërit. U shkollua dhe i njihte disa gjuhë si: gjermanisht, frengjisht, turqisht, greqisht, arabisht, persisht. Më 1897 e themeloi librarinë “Lumo Skendo”. Më 1908 themeloi gazetën “Lria” në Selanik. Ishte njëri nder organizatorët e Kongresit të Alfabetit kombëtar në Manstir. Gjatë viteve 1910-1912 ishte në Bukuresht dhe Sofje. Në nëntor 1912 u zgjodh delegat për Kuvendin e shpalljës Pavarësisë për Sanxhakun e Pejës. Ishte ministër në Qeverinë e Ismail Qemalit. Kurse në qeverinë e Princ Vidit ishte përkrahës. Në Konferencën e Paqës në Versaj ishte delegatë i “Vatrës”, për ta përfaqsuar Shqipërinë më 1920-1921 në Shoqatën e Kombeve në Gjenevë. Më 1923-1926 ishte diplomat me detyrë në Athinë, ku u kujses për të penguar shpërnguljen e shqiptarëve nga Çamëria. Nga viti 1926 e deri më 1939 hapi një librari “Lumo Skendo” në Tiranë.
Mithat Frashëri është themelues i organizatës politike “Balli Kombëtar” më 1942.,Çuditërishtë bashkpunoi me okupatorët italian dhe gjerman. U largua nga vendi më 1944 përmes Shkodrës. Më 1947 shkoi në Londër e pastaj në Nju Jork, ku agjentët e UDB-ës dhe të njerë si bashkëpuntorë të tyre e helmosën, sepse si kryetar Qeverie në emigracon, që e emruan, ishte i rreshtuar në shkallë patriotike. Në likudimin e tij kanë vëndosë qarqet jugsllave, sepse Qeveria e Apostol Tanefit e themeluar në Shkup (më 1949 nga Koçi Xoxi dhe A. Rankoviqi) ishte për atentat me të gjithë ministrat, ndaj Enver Hoxhës. Prandaj Mithat Frashëri u bë viktim udbeske, sepse kërkonte që Kosova dhe viset shqiptare të Maqedonisë t` i takojnë Shqipërisë ETNIKE, që ishte shpallë më 28 XI 1912. Mithat Frashërin e kanë përciellë tri qendra që i themeloi UDB dhe KGB me MI6 në Kretë, Nish dhe Gerum afër Trieshtës më 1949.
- Mehmet Pashë Deralla (Tetova) lindi më 1843 në Gradec të Tetovës. Ishte nga fillimi partizan i Ymer Prizrenit (1878-1886), me të cilin e lidhte jeta në shkoillim. Pati kryer shkollim kulmor nga vndlindja e deri në univerzitet në Akademinë Ushtrake të Stambollit. Ishte mik i ngushtë i Myderriz Ymer Prizrenit, Sulejman Vokshit,, Abdyl Frashërit, Haxhi Zekës, Idriz Seferin, Hasan Prishtinën, për të u gjetur në Kuvendin e Ferizajit më 1908 , ku u kërkua nga Sulltani që ta vendosë Kushtetutën e vitit 1876 të Mithat Pashës. Më 2 gusht 1912, ishte njeri nder biseduesit në krahun e Hasan Prishtinë me delegatët turq në Ferizaj.Mehmet Pashë Deralla ishte strategu kryesor ushtrak në Betejën e Merdarit kundër serbianëve në tetor 1912.
Pas okupimit të Vilajetit Kosovës, do të i bashkohet Isa Boletinit dhe Hajdin Dragës për të u gjetur në Vlorë si delegatë i Tetovës me rrethinë.Me rastin e zgjedhjës Ministër i Luftës në Qeverinë Ismail Qemali do ta përpiloi Rregullorën për organizmin e përkohëshëm të Ministrisë së Luftës më 13 prill 1913. Kurse më 13 qershor 1913 sajoi Rregullorën mbi formimin e Milicisë Shqiptare”. Në Jug të vendit themeloi Xhandarmërinë shqiptare.Në fillim të vitit 1916 ishte në istikame nën komandën e Hasan Prishtinës, Isa Boletinit, Bjaram Currit dhe Elez Isufit në vijën e frontit kundër ushtrisë gjakatare serbiane : Plavë-Guci-Pejë-Gjakovë-Tetovë-Dibër. Gjeneral Mehemti tregoi aftësi të larta strategjike si ushtrak, por në momentet vendimtare austriakët e tradhtuan tërë Shtabin e Hasan Prishtinës duke mos e furnizuar me armatim. Një kohë, më 1917 do të qëndroi në familjën e Begollëve në Pejë. Më 1 maj 1918, do t` i bashkohet Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës. Më 1918 Mehmet Pashë Deralla ndrroi jetë në vendlindje. Mbeti në histori si një personalitet i vëndosur ushtrak që dinte, donte dhe ishte i përkushtuar në ndertimin dhe garantimin e shtetit shqiptar me ligje dhe forca adekuate ushtrako policore.
5.Isa Boletini u lind më 15 janar 1864 në Boletin. Isa Boletini i shte dora e djathtë e Hazhi Zekës si delegat i Mitrovicës në Kuvendin BESA BESË. Vlersohet se ishte armik për vdekje i konzullit rus në Mitrovicë, sepse : “po u stabilizua miskovi këtu, do të na hanë si macja mijët ndër sofër”, propogandonte Isa Boletini (Luani i Kosovës). Për këtë rrëfim publik anti rus, do të ftohet në Stamboll më 4 dhjetir 1902 me që rast u takua me Sulltanin. Në pabesi deri në vitin 1906 Porta e Lartë e mbajti Isa Bolitinin të IZOLUAR në Stamboll, pa asnjë arsye. Më 5 korrik 1908 ishte ndër organizatorët e shquar të Kuvendit Ferizajit. Refuzoi çdo privilegjë osmane dhe në vend të tyre zgjodhi “Opingat” dhe luftën për liri dhe pavarësi të trojeve shqiptare.Më 1911 i drejtoi Sulltanit letër ku kërkonte që tokat shqiptare të mbrohen me ushtri autoktone dhe armatimin duhat ta sigurojë Stambolli”. Në Kuvendin e Shkupit hyri në bisedime me Hasan Prishtinën për përkrahjen e parezervë të Kryengritjës antiosmane në Vilajetin e Kosovës. Në kontak me Mehmet Shpendin e Dukagjinit dhe Zejnullah Vuqitërnën e Bajram Currin, fuqishëm e përkrahu çdo vendim të Kuvendit Junikut më 21-25 maj 1912. Si atdhetar në kohën e sulmeve serbiane të viseve shqiptare në tetor 1912 qëndroi fuqishëm përkrah trimave që i mbronin kufijtë e shqiptarisë në Llap (Merdar-Perpellac), Mitrovicë, Pejë. Në betejën e Ferizajit dhe Grykën e Kaçanikut e kryente detyrën e gjeneralit. Është liberator i Shkupit nën komandën e Hasan Prishtinës më 26 gusht 1912. Me që po ndiqej nga serbët këmba këmbës, duke u strehuar në Lumë, Opojë, Has dhe Malësi të Gjakovës, një kohë do të strehohet në shtëpinë e patriotit Elez ISUFI në fshatin Sllovnë të Dibrës.Në fillim të nëntorit 1912 në fshatin Popovë të Llapit Mithat Frashëri dhe Bedri Pejani do të kanë nderin për ta propozuar që të jetë kandidat përfaqsues i Llapit, Permalinës dhe Mitrovicës me Pazar të Ri në shpalljën e pavarësisë së shtetit shqiptar qoftë në: Shkup, Manastir, Elbasan, apo Durrës. Fati e deshti dhe pavarsia u shpallë në Vlorë, ku Isa Boletini ishte një ndër grantuesit më të vëndosur të liderëve gjithëshqiptar. Deri sa ishte në Dibër (fillim i nëntorit 1912) do të takohet me Mehmet Pashë Derallën dhe Hajdin Dragën, prej kah do të nisen për Vlorë, ku i ftonte zëri i kombit për ta shënuar ngjarjen më të lavdishme historike pas luftërave të Gjetgj Kastriotit Skenderbeut.
Në Vlorë Isa Boletini ishte përkrah Ismail Qemalit në çdo situatë dhe jo vetëm këtu, por me Luigj Gurakuqin do t` ua bëjë me dije fuqive evropiane si përfaqsues i Kosovës në: Romë, Vjenë, Paris e Londër se: “Viset shqiptare nuk mund të coptohen me asnjë çmim, sepse kemi vuajtë robëri dhe më nuk durojmë asnjë okupator. Lufta jonë nuk do të ndalet deri sa ta ÇLIROJMË çdo pllambë toke ku i thuhet bukës buk e uijit ujë”. lufta më e vështirë në jetën time ishte ajo kundër Ceno Bej Kryeziut në Has në nëntor 1914 që ishte ba me serbian si mishi e thoni”, do të deklaroi Isa Boletini në Shkodër . U vra pabesisht në Podgoricë më 23 janar 1916 nga një ushtar në derë të Gjenral Shtabit Malazez, ku e kishin strehuar me marrveshje malazezët dhe francezët, për ta mbajtur nën syvejim. Me këtë pabesi francezo-sllave, nuk vdes lufta e Luanit të Shqiptarisë, sepse: “Lufta nuk do të pushoi kurrë deri sa të bëhet Shqipnija”, pati deklaruar Isa Boletini në një gazetë vieneze më 9 janar 1916.
- Riza Bej Gjakova u lind më 1847 në Gjakovë. Riza Bej Gjakova –Kryeziu u shqua si kundershtar i pushtetit osman. Ishte në krahun kombëtar në Lidhjës Shqiptare të Prizrenit, për çka u internua në Diar Bekir të Anadollisë. Ishte aktiv në Kuvendin e Ferizajit (1908), ndërsa së bashku me Bajram Currin dhe Isa Boletinin mori pjesë aktive në çlirimin e Shkupit. Së bashku me Isa Boletinin e krijuan organizimin: “kinse po shkojmë nga Shkupi në Selanik për ta çliruar Sulltnain nga burgu”. Ndërsa fjala ishte se me “çdo kusht ushtria e Hasan Prishtinës, duhej të stacionohen në Manastirin historik, për ta shpallë aty pavarsinë e Shqipërisë”. (Tregoi: Qamil Luzha; Raport i konzullit Jezdiq nga Shkupi 1912).Ishte njëri ndër organizatorët e demonstrimit kundër barbarizmave serbe në Kosovë si dhe atyre greke në Çamëri. Ishte delegat fuqiplotë në Shpalljën e Pavarësisë më 28 XI 1912 në Vlorë.
- Hajdin Draga u lind më 1870. Ishte i pranishëm me aktivitet politik dhe ushtrak në Lidhjën Shqiptare të Prizrenit, në Lidhjën Shqiptare të Pejës. Është pjesëmarrës dhe organizator i mbledhjeve atdhetare në Prishtinë më 1898. Nga Shkupi pati mundësinë që të njihet me Sami Frashërin . Në Shkup do të emrohet antar i Pleqësisë Klubit Shqiptari më 1908/9. Ishte në anën e kryengritjës shqiptare 1910-1912. Bashk me patriotë të tjerë do të gjëndet në Kuvendin e Vlorës si themeltar i pavarësisë së shtetit shqiptar.U vra si deshmor i lirisë në luftën e Rroshbullit më 14 qershor 1914.
- Dervish Bej Peja, (Nuk kemi arritur të sigurojmë të dhëna për jetën e tij. Por në Vlorë më 28 XI 1912 ishte delgat i Sanxhakut Pejës.
- Zejnel Begolli (1865-1915), ishte një patriot që me kohë krijoi autoritet në popull. Në vazhdimësi ishte përkrah luftës së Plavës dhe Gucisë, që të mbesin krahina të Shqipërisë Etnike. Në këtë frymë bashkpunoi ngushtësisht me Haxhi Zekën, në organizatën Lidhja Shqiptare e Pejës më 24-28 janar 1899, kur u zgjodh komandat ushtrak i Lidhjës. Nga viti 1902 Zejnel Begolli filloi bashkpunimin me Isa Boletinin dhe Idriz Seferin, për t` i ngjeshë radhët dhe për ta formuar bindjën në popull se liria dhe pavarësia fitohen EKSKLUZIVISHT me luftë të armatosur; se lirinë asnjë okupator nuk ta falë duke bërë lutje dhe duke lëshuar deklarata për t` u mëshiruar.
Zejnel Begolli ishte në Kuvendin e Ferizajit (1908) figura qëndrore e shtruarjës së kërkesave radikale se Shqiptarët duan shtet kombëtar në të katër vilajetet.Në lidhje me Kongresin e Alfabetit në Manastir 1908, Zejnel Begolli ishte ai që hapur u prononcua: “Duam që shqipja e vjetër të shkruhet me germat të saj nartyrore, dhe nuk dyshoi se misët që janë deleguar në atë Kuvend Hyjnor, do t` ia arrijnë qëllimit. Ne do të kemi kundershtime. Por kush u frigohet atyre, vetëm se puthadorët dhe derbederët e hangjinjët e duhanit, ku kundermohet aroma e mykjës dhe primitivizmit të pianecëve”. Më 1909 së bashku me Isa Boletinin do të planifikojnë kryengritje antiosmane. Një vit më vonë (1910) te Verrat e Llukës ishte përfaqsues i Parisë Pejës. Në fillim të nëntorit 1912 nga Mithat Frashëri e Bedri Pejani u zgjodh delegat për Kuvendin Kombëtar ku do të shpallej Pavarësia e shtetit shqiptar. Në qershor të vitit 1914 ishte në kontakt me Princ Vidin në Durrës. Pas një kthimi të shkurtër në Pejë më 1914, do të largohet për në Stamboll sepse serbët po e ndiqnin këmba këmbës. U ftua në një aheng në Stamboll më 1915, dhe aty u helmos për vdekje.
10.Qerim Begolli, nuk kmei arritur të sigurojmë të dhëna për veprimtarinë e këtij patrioti. Një faktë dihet se Qerim Begolli ishte dora e djathtë e Isa Boletinit në Kuvendi Kombëtar në Vlorrë më 28 XI 1912. Më 1 maj 1918 do të gjindet në shtabin e Hoxhë Kadri Prishtinës (Kryetar i KMKK 1918-1924), si antar i Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës.
11.Rexhep Mitrovica u lind në Mitrovicë më 1888.Shkollimin fillor e kreu në vendlindje. Gjimanzin e kreu në Shkup, për të ardhur në kontakt me Bedri Pejanin dhe shumë patriotë të tjerë të kohës. Gjatë viteve 1908-1910 ishte luftetar i flakët i përhapjës së shkollimit shqip kudo nepër viset shqiptare, e sidomos në Vilajetin e Kosovës. Në kryengritjën e përgjithëshme shqiptare të vitit 1912 në Vilajetin e Kosovës, ishte përkrah Hasan Prishtinës, Isa Boletinit, Bajram Currit, Mehmet Pash Derallës. Në kuvendin e shalljës pavarësisë përfaqsonte Gjakovën, Mitrovicën, Pejën dhe Gucinë. Ishte i dalluar kundër politikës përqarëse të Esat Pashë Toptanit.
Më 1916-1920 i vijoi studimet e larta në Vjenë. Më 1922 u zgjodh ministër i rasimit, ku dha një kontribut të çmuar në organizimin e profesionit mësuesisë, sa që për këtë qëllim organizoi edhe një kongres special, ku edhe u pranua propozimi që të hapën shumë shkolla në malsinë e Shqipërisë Veriore.
Gjatë luftës Dytë Botërore pranoi ta themeloi qeverinë kuisllinge progjermane në shtator 1943, për t` u larguar prej saj në verë të vitit 1944. Me gjithë këtë Rexhep Mitrovica mbetet në histori si kryetar i një qeverie profashiste. Por duhet theksuar se Qeveria e Tij e: SHFUQIZOI VENDIMIN E QEVERISË SHQIPTARE, ku thuhet “që me atë shtet, që është në luftë Italia, me atë është edhe Shqipëria”. Pra Rexhep Mitrovica e ka kthyer në zero vendimin e Qeverisë mëparëme për luftën Italo-Greke 1940. Pra Grekët duhet mësuar se Shqipëria kuisllinge e shpalli “Ligjin e Luftës, Shqipëria Kuisllinge e ÇVLERËSOI qysh më 1943 atë vendim. Shtrohet pyetja, pse grekët ende krekosen me atë “ligj inekzistent?. Kreskosen dhe e pushojnë si të pandryshuar për mos me dalë çështja e GJENOCIDIT ndaj shqiptarëve të Çamërisë në plan të parë. (Shiqo: Programi i Qeverisë Rezhep Mitrovica, i botuar si publikim special sidomos fletorën zyrtare më 1944/3. nr. 93). Pas fitorës së forcave Antifashiste më 1944 në Shqipëri, u largua nga vendi. Vdiq në Ankara më 1960.
Edhe kush duhej të ishte në Kuvendin e Vlorës nga Vilajeti i Kosovës
Sipas një dosje që Nikollë Ivanaj ua ka dorëzuar serbianëve në Nish më 1914 në Kuvendin kombëtar për shpalljën e Pavarësisë shtetit shqiptar, duhej të ishin edhe këta përfaqsues të Vilajetit Kosovës: Nexhip Draga, Hasan Prishtina, Hoxhë Seid Shkupi, Shaban Pashë Prishtina, Qamil Bej Shkupi, Hurshid Bej Prishtina, Rashid Bej Prishtina, Muharem Efendi Prishtina, Xhelal Bej Prishtina, Jashar Pashë Peja, Ibrahim bej Kokola (Prishtina), Idriz Sefer Gjilani. Këta përfaqsues shqiptar pushteti serbian do t` i burgosë në Shkup më 6 nëntor 1912. Pas dy ditëve të gjithë do të trasferohen në burgun e Beogrdait në Kalemegdan, krejtë me qëllim që mos të janë së pari shqiptare në Vlorë (28 XI 1912), e pastaj sidomos Hasan Prishtina, mos të jetë në Konferencën e Londrës, ku vendosej fati i tokave shqiptare më 1913. Të gjithë të lartëcekurit u liruan nga burgu më 1 prill 1913, atëherë pra kur Ruisa, Franca dhe Anglia në një anë dhe Gjermania, Austro-Hungaria dhe Italia në anën tjetër u deklaruan pa asnjë kundershtim që viset shqiptare të ndahen në pesë copa në favor të Srbisë, Malit Zi, Greqisë, e më vonë pas Konfrencës Msheftë të Londrës më 1915 ku Vlora iu dhurua Italisë, krejtë me qellim që Shqipëri mos të ketë fare.
Qeveria shqiptare
Sipas dokumenteve autentike të kohës, Qeveria e Ismail Qemalit u zgjodhë nga Kuvendi Kombëtar në Vlorë më 4 dhjetor 1912. Kryetar Qeverie dhe Ministër i Punëve të Jashtëme u zgjodh Ismail Qemali. Nënkryetar Qeverie u zgjodhë Dom Nikoll Kaçorri. Ministër i Punëve të Brendëshme u zgjodh Myfid Bej Libohova. Ministër i Luftës u zgjodh Mehmet Pashë Deralla (Tetova). Ministër i arsimit u zgjodhë Luigj Gurakuqi. Ministër i finansave u zgjodh Abdi Bej Toptani. Ministër i Drejtësisë u zgjodhë Petro Poga. Ministër i Punëve Botore u zgjodh Mithat Frashëri. Ministër i Bujqësisë u zgjodhë Pandeli Cale dhe Ministër i Postë-Telegrafit u zgjodhë Lef Nosi.
Senati i parë i Shqipëris – posaqërisht cilët ishin përfaqsuesit nga Kosova
Në të njejtën ditë (4 XII 1912) u zgjodhë edhe Senati (Pleqësia) shqiptar. Nga Kosova në Senat u zgjodhën: Bedri Pejani, Salih Gjuka dhe Hajdin Draga.
Shteti pa asnjë arkitektuarë shtetërore
Ta themi edhe këtë për histori se shteti shqiptar u shpallë më 28 XI 1912 por nuk kishte: Infrastrukturë ndërtesash, nuk kishte sidomos ushtri, polici, bankë (monedhë kombëtare), nuk kishte administratë, nuk kishte ligje, nuk kishte spital e as ambullanta nepër qendra administrative, pa kurrfar strukture dhe infrasturkturë shkollore, pa shtypshkronjë apo gazetë zyrtare shtetërore, pa burgje, pa prokurori e advokaturë, pa gjykata e pa ligje të mbështetura në Kushtetutë që mungonte.
Tokat shqiptare 1912-1918 do të sulmohen nga fqinjët nga çdo anë, kejtë me qellim që të okupohen trevat e këtij kombi dhe shqipëria mos të figurojë fare në asnjë hartë gjeografike. Lidhur me këtë duhet theksuar edhe këtë se një pjesë të viseve shqiptare i kishte okupuar Srbia, një pjesë Mali i Zi, një pjesë Greqia. Jo vetëm kaq, më 1915 pas Konferencps sekrete të Londës krahinën e Vlorës do ta okupojë Italia. Ndërsa gjatë luftës Parë Botërore pjesën më të madje të tokave shqiptare do ta okupojë Austro Hungaria. Guventarori i saj Gjnerali Trollman do të instalohet në Shkodër dhe do të mirret më shumë me intriga (rasti i Kongresit Kombëtar të Elbansanit, që e ndaloi kinse aty ka rënë tifoja dhe nuk lejohet asnjë tubim popullor!!!), një pjesë të tokave shqiptare do t` i okupoi Bullgaria dhe më 1917 edhe Franca do të arrij për ta okupuar krahinën e Korçës, Të gjitha zonat e okupuara ishin të destinuara, që Shqipëri mos të ketë fare.
Cilat ishin ngjarjet historike që ndikuan në aktin që Kosova të shpallet e pavarur më 17 shkurt 2008
Shteti i dytë shqiptar-Republika e Kosovës është rrezultat i farës së mbiuellur pikërishtë më 28 XI 1912 në Vlorë. Pra, duhet shënuar ato ngjarje që ishin gurë themeli të këtij shteti, i cili atëbotë dukej iluzion se do të kthehet një ditë në pjesë përbërëse të shtetit shqiptar. Me aktin e 17 shkurtit 2008 mundësitë për themelimin e Shqipërisë Etnike janë më të natyrshme dhe më afër se kurrë realitetit historik. Ndër ato fakte mund të numrohen se ishin:
1.Kryengritjet shqiptare në Vilajetin e Kosovës më 1910-1912, ku u dëshmua se shqiptarët e kësaj treve edhe pse 98% të rreligjionit MUSLIMAN, janë fuqishëm të orientuar kah Evropa. Këtë fakt e tregoi i pari Hasan Prishtina në Shkupin e çliruar, pastaj e demonstroi kudo nepër metropolet e Evropës Isa Boletini si antar i Delegacionit të Ismail Qemalit si në: Romë, Vjenë, Pris dhe Londër. Kësaj historie i ka siguruar jetë politike okupimi Asutrohungarez sepse nepër Kosovë për herë të parë u hapën shkollat shqipe me emra të heronjëve të njohur kombëtar shqiptar (1914-1918). Ishte në vijim Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës i themeluar më 1 maj 1918 në Shkodër, prej kah deri më 1928 në Kosovë e drejtoi Luftën Nacionalçlirimtare, të cilën me fuqinë e armës e drejtonte Azem Bejtë Galica. Mëtej, ishte Lufta Antifashiste e Kosovës 1941-1944, që tregoi se jemi rreshtuar kah Aleatët Angloamerikan e prej të cilëve kërkuam GARANCION në Konferencën e Bujanit më 2 janar 1944. Ishin 8 brigatadat antifashiste të Kosovës, ku shumica apsolute e luftetarëve ishin shqiptarë. Ishte lufta e Shaban Polluzhës, që tregoi se liria ka emër, vetëm kur të lejohet që shqiptarët si populli më i vjetër në Evropë të bashkohën në një Shqipëri, të atillë që u shpallë më 28 XI 1912 në Vlorë, por që u luftua në Londër 1913, në Versaj 1919, në Paris 1946, në Rambuje 1999, pra kudo e çdokund. Fanar për shtetin e dytë shqiptar në Ballkan ishte Programi i Lëvizjës Rrevolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve drejtuar nga Adem Demaçi me merin e të cilit çdo lëvzje më tutje do të fillojë. Ishin pra me këtë emër Demonstratat studentore më 1968, më 1981-1997. E kulmi i Programit Adem Demaçit ishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e cila me luftën në Prekaz më 5-7 mars 1998 shënoi fillimin e fundit të kolonializmit serbian në Kosovë, që u begatua në luftën e drejtë 78 ditëshe kundër okupatorit srbian 24 mars-10 qershor 1999, ku NATO e shndërroi UÇK-n në këmbësori. Ishte para luftës së drejtë UÇK-NATO kundër agresionit serbian që përfundoi me nënshkrimi i KAPITULLIMIT të Jugosllavisë Zhablakut më 10 qershor 1999 në Kumanovë. Ishte fjalia e Presidentit Xhorgj BUSH më 10 VI 2007 në Tiranë: “Çka është mjaftë, mjaftë është, Kosova duhet shpallet e pavarur”!. Ja në këtë rrugë historike me forcat tona dhe me ndihmën e MIQËVE të shtrenjët më 17 shkurt 2008 në Prishtinë u shpall Kosova shtet i pavarur dhe sovran.
Vështirë ka qenë për t` i krijuar dy shtete. Por shumë më vështirë do të jetë për t` i rujatur sepse planet e vjetra koloniale janë para syve tanë.
Të përfundojmë
Në 110 vjetirin e shtetit shqiptar, politika kombëtare më tepër duhet nxjerr mësime se sa të shprehë manifestim apo solemnitet popullor për përdorim politik. Nga kjo kohë, jete e shtetit shqiptar, duhet të nxirret një Program Kombëtar që është obligim kombëtar për epokat që vijnë. Në këtë drejtim, duhet të dy shtete të organizuara ta kryejnë një REGJISTRIM të popullsisë me kërkesë: se ka shqiptar në çdo shtet, sa në Maqedoni, sa në Mal të Zi, sa në Serbi, sa në Greqi, sa në Turqi dhe sa në diasporë, kudo në glob.
Shtetet shqiptare duhet ta DISTRIBUOJNË ABETARËN KOMBËTARE pas regjistrimit kudo nepër glob. Neve si komb i “shpërndarë” sikurse hebrenjët, duhet të dihet si adresë se ku jemi dhe sa jemi. Kjo “statistikë” stratregjike, nuk na nevoitet për ndonjë luftë speciale propogandistike, por shkurt për kulturën tonë, në mënyrë që 150 vjetorin e shtetit shqiptar, ta festojmë me një Parlament, me një Seant, me një Akademi, me një shkollim kombëtar të unifikuar. Arsimimi pastaj do të hapë horiznte të reja që tani mund të kualifikohen vetëm si ëndrra të mira. Rrugë të mbarë shqiptarë.
Unë popullit i besoj!
Prishtinë, 03.11.2022