ARKIVI:
23 Nëntor 2024

Persekutimi dhe linçimi publik

Shkrime relevante

Presidentja Osmani takoi ministren e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Mélanie Joly

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në fillim të Forumit...

Kush më shkroi letër në emër të Bujar Bukoshit, 24 vite më parë? Gjetja e autorit të letrës do të zbulonte shumëçka…!

Gjergj - Bajram Kabashi ___ Shkruar më 17 nëntor 2024 ___ Ja si nisi provokimi...

Zgjedhje për vazhdimësi politike, jo për ndryshim!

Florim Zeqa  Në kohën kur është intensifikuar (para) fushata elektorale e partive...

Historia e ortodoksizmit shqiptar, e shpjeguar me urti e fakte historike

https://www.youtube.com/watch?v=w60i7AO1Tfk&fbclid=IwY2xjawGuhGNleHRuA2FlbQIxMQABHXRlD0TIhxlydf7v48mN8HSJIi7BbPDau5JBPjMJ1nP4EoSdRc3EvbXR7A_aem_Orfl15eTgvC5InDLU_u30Q Fan Stilian Noli

Shpërndaj

Murteza Osdautaj, Prishtinë
____
(Kundër pankartave me fotografitë e infermieres së dhunshme)
Pardje bëra një shkrim në shenjë revolte ndaj aktit të ulët të disa infermiereve të cilat, në një qendër strehimi pleqsh, godisnin një nënë të moshuar dhe gajaseshin derisa e moshuara kukaste dhe mundohej të shpëtonte nga të goditurat që i merrte nga vajzat e reja të pashpirta.
Akti ishte aq prekës e aq i rëndë saqë shkaktoi një reagim thuaja të papritur dhe gati të dhunshëm të opinionit të gjerë. Edhe pse vepra i infermiereve ishte aq e rëndë dhe e palejueshme dhe edhe pse vajzat u arrestuan dhe ndaj tyre u morën masat ligjore, në opinion u krijua një gjendje aq e rëndë dhe aq e çuditshme saqë mori përmasa të një linçimi publik ndaj vajzave e sidomos ndaj njërës.
Sot pash se nëpër shtylla të qytetit janë shpërndarë pankarta me fotografinë e njërës prej vajzave. Publikimi i këtyre fotove është një linçim publik . Vajza ka bërë një vepër kriminale dhe për të do të përgjigjet par organeve të drejtësisë. Duhet tua lëmë organeve që të merren me rastin dhe ne, në vend që të publikojmë foto të tilla, duhet të mundohemi që të krijojmë njerëz, profesionistë, rrethana dhe kushte që, së pari, prindërit tanë të mund ët jetojnë në shtëpitë e tyre e ne të kujdesemi për ta apo, kur kjo është e pamundur, që ata t’i vendosim në institucione kredibile që pleqve tanë të braktisur iu ofrojnë kushte sa më optimale për një jetë sa më normale.
Derisa, gjithnjë e më shumë, e humbim kujdesin për fëmijët tanë, derisa fëmijët tanë, gjithnjë e më shpesh, më shumë kalojnë kohë duke shikuar celularët se duke folur me njeri tjetrin dhe me ne dhe, derisa shkollat, gjithnjë e më shumë, prodhojnë ‘profesionistë’ pa aftësi, pa humanizëm dhe pa etikë profesionale, linçimi i një vajze të vetme është një lloj terrori që buron mu nga kushtet e përgjithshme në të cilat është formuar ajo vajzë.
Pankartat do të duhej të bëheshin për familjet që gati i kanë lënë pas dore fëmijët e tyre në masën sa ata zhveshën nga çdo ndjenjë dashurie dhe nga çdo sjellje mirësie dhe humanizmi, për shtetin dhe shkollat që gati kanë shkarë nga misioni i tyre duke prodhuar profesionistë pa etikë dhe aftësi profesionale, për institucionet private e shtetërore që të vetmin ‘Zot’ e kanë paranë, për djemtë e vajzat që, çdo ditë e më shumë, i braktisin nënat e baballarët e tyre, për politikanët, mësuesit e profesorët që lejojnë që në shoqërinë tonë të shfaqen sjelljet më devijante të mundshme.
Të kujdesemi për familjet tona, t’i edukojmë fëmijët tanë, t’i ruajmë nënat dhe baballarët tanë, të kontribuojmë me shumë dhe të kërkojmë më shumë nga shkollat dhe nga shteti ynë se përndryshe ne jemi ata që meritojmë të shfaqemi nëpër pankartat e shëmtuara nëpër rrugë të Prishtinë e të qyteteve tona.
Infermierja, për të cilën mësuam këto ditë dhe e cila nuk është e vetmja që ka sjellje të tilla të dhunshme dhe joetike, është prodhim i kësaj shoqërie dhe i të gjithë neve.
Linçimi i saj publik me pankarta është veç një formë e dhunës që prodhojmë ne çdo ditë dhe një tregues se ne, në përgjithësi, nuk jemi aspak më të padhunshëm.
Mjaft më!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu