ARKIVI:
24 Nëntor 2024

Çka i ndanë dhe çka i bashkon partitë tona politike!?

Shkrime relevante

Turboshkrimtari Zekeria Idrizi, ose mungesa e dinjitetit…!

Lis Bukuroca, Gjermani ___ Zekiria Idrizi, një ish-hoxhë që tani identifikohet si shkrimtar,...

Vjosa Osmani dhe fërkimet me Qeverinë e Kosovës: A po kërkon interesa personale dhe po injoron votën e qytetarëve të Vetëvendosjes?

Nga: Luan Dibrani Në një periudhë të tensionuar politike, Presidentja e Kosovës,...

Ish kongresmenja demokrate samoane amerikane, sot si republikane Tulsi Gabbard, zgjidhet si Drejtore e Inteligjencës Kombëtare

Klajd Kapinova, New York Ish kongresmenja demokrate samoane amerikane, sot si republikane...

Shpërndaj

Florim Zeqa  

Kjo është një pyetje sa e lehtë po aq e vështirë për t’u përgjigjur, sa e nxehtë po aq përvëluese, sa e dhimbshe po aq edhe tërheqëse për ta trajtuar! Pothuajse prej fillimit të gjitha subjektet politike shqiptare është duke i ndjekur sindromi i keq i ndarjeve dhe përçarjeve, i ndikuar nga egoja për pushtet të pakufijshëm dhe privilegje. Inatet e vogla personale po shndërrohen në fraksione politike, të cilat më pas po shkaktojnë ndarje të subjekteve politike në disa pjesë.

Rreshtimi pas liderit e jo pas konceptit politik

Të gjitha partitë janë bërë të njëjta, asnjëra nuk është më e mirë apo më e keqe sesa tjetra, të gjitha janë të infektuara me virusin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, egoizmit dhe bajraktarizmit, nepotizmit dhe familjarizimit brenda subjekteve politike.

Të gjitha ndarjet nëpër subjektet tona politike po fillojnë shkaku i mungesës së liderëve të përgjegjshëm, të atyre që fatin e vet personal e lidhin me interesin e partisë. Si rezultat i së cilës po krijohen grupe të vogla të interesit, të cilave nuk ju intereson e ardhmja politike e partisë dhe as e vendit në përgjithësi, por e liderit, përmes të cilit synojnë arritjen e qëllimeve të ngushta personale dhe familjare.

Kështu, këto grupe të vogla të interesit, të barrikaduara prapa liderëve partiak po fuqizohen në klane duke u bërë pëngesë e vazhdueshme e reformave dhe ndryshimeve pozitive brenda subjekteve aktuale politike.

Rrugëtimi i subjekteve aktuale politike

Po e fillojë nga partia më e vjetër në skenën politike-LDK-ja e sotme. Pas shkuarjes në amshim të presidentit historik, liderit shpirtëror të shumicës shqiptare në Kosovë, hyjnorit Ibrahim Rugova, në LDK filluan të shfaqen haptas ambiciet individuale dhe grupeve të interesit për marrjen e primatit të trashëgimisë rugoviane në këtë parti, e cila rezultoi me ndarjen fatkeqe në kuvendin e VI-të në nëntorin e vitit 2006.

Sadoqë dukej se ishte arritur një progres i kënaqshëm, LDK-ja në vitin 2021 e pësojë ndarjen më fatkeqe dhe goditjen më të rëndë nga themelimi i saj. Bartja e votës së elektoratit të LDK-së tek subjekti majtist për realizimin e ambicieve karrieriste, kënaqjen e egos personale të një grupi të vogël njerëzizh për pushtet, e ktheu LDK-në për herë të parë nga themelimi në partinë e tretë në vend!

PDK-ja si përcjellsja e dytë e LDK-së, pas vdekjes së Rugovës, e mori primatin e partisë së parë politike në vend pas zgjedhjeve të vitit 2007, primat të cilin e mbajti për një dekadë. Mirëpo, edhe këtij subjekti politik ndarja në dysh i kushtojë me humbjen e këtij primati.

AAK-ja apo subjekti i tretë në skenën politike të pasluftës, e ka ruajtur stabilitetin e partisë së tretë duke mos dalur asnjëherë nga skena parlamentare, me rënje dhe ngritje të lehta!

Prej subjekteve tjera që defiluan në skenën parlamentare AKR-ja (12.1 %), LDD (10.4 %) dhe NISMA (5.12 %), jo vetëm që asnjëra prej tyre nuk janë më pjesë e skenës parlamentare, janë shuar ose janë në proces të shuarjes si subjekte politike.

Për fund “ëmbëlsira”, LVV-ja në zgjedhjet parlamentare të vitit 2010 e rrëmbeu vendin e tretë më 16 % të votave të elektoratit. Sikurse subjekteve tjera, edhe LVV-së ndarja i shkaktojë një rënje të vogël, por jo edhe aq të madhe (13.59 %) duke mbetur sërish në vendin e tretë të skenës parlamentare.

Lakorja e LVV-së shënon ngritje nga zgjedhjet e vitit 2017 (27 %), 2019 (26 %) dhe 2021 (51 %) ku e arriti kulminacionin e suksesit falë votave të elektoratit të LDK-së, përkatësisht grupit karrierist që u futen në listën e këtij subjekti politik që i sollën peshkun në pjatë partisë majtiste në Kosovë.

Pas çertifikimit të GUXO si subjekt politik, zgjedhjet parlamentare të radhës do ta vërtetojnë forcën reale të LVV-së dhe të këtij subjekti në veçanti!

Siq e fillova rrugëtimin e partive politike, ashtu edhe po e përmbylli me LDK-në.

Fitoren e fundit në zgjedhjet parlamentare LDK-ja e shënoi në zgjedhjet e vitit 2004, përkatësisht në kohën e Ibrahim Rugovës. Nga ajo kohë (18 vjet) e deri më sot LDK-ja nuk e shijojë më kënaqësinë e fitores në zgjedhjet nacionale dhe as që është në rrugë të mbarë për ta kthyer primatin e partisë së parë në vend!

Guximi i vlerësimit analitik

Nëse ndokush nga analistët dhe gazetarët merrë guximin qytetar për të kritikuar zhvillimet negative apo për të kërkuar përshpejtim të reformave brenda subjekteve aktuale politike, menjëherë etiketohet dhe sulmohet nga militantët partiak dhe grupet e interesit, të cilëve nga frika e humbjes së privilegjeve në parti u fiket dielli mbi kokë, e humbin arsyen e gjykimit, me ç’rast analistët dhe gazetarët i etiketojnë dhe akuzojnë në format më të ulëta duke i quajtur armiq të partisë dhe bashkëpunëtor të rivalëve politik!

Grupeve të interesit të barrikaduara prapa liderëve partiak, nuk ju interson programi apo statuti politik, as me kend bëjnë koalicion, e rëndësihme është arritja e qellimeve te tyre personale.

Ato (grupet e interesit) për ta marrë pushtetin janë të gatshëm të ndryshojnë, programe dhe statut të partive të tyre, të bëhen të djathtë apo të majtë duke e humbur kështu atë çka është më e rëndësishmja parimin njerëzor para atij politik.

Pranojnë t’i thonë; “derrit dajë” siq thotë populli, apo të bëhen bashk edhe me “djallin në përrue” vetëm që të nxjerrin ndonjë përfitim (privilegj) nga i pari i partisë!

Ka ardhur koha që t’ju kthehemi vlerave të pastra kombëtare dhe njerëzore për të mirën e përbashkët. Të mos ndahemi për një fije ngjyrimi partiak, por të unifikohemi rreth 99 fijeve që na bashkojnë si popull, rreth një qëllimi dhe vizioni të përbashkët, për ndërtimin e një shteti ligjor dhe demokratik.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu