ARKIVI:
17 Tetor 2024

Ukshin Hoti dhe lufta e tij që një popull i ndarë të rreshtohet në rrugën e progresit dhe bashkimit

Shkrime relevante

Kujtime nga viti 1979, si student, në Shqipëri e mësues, në Suedi

Sinan Kastrati, Suedi ___ Nga Ditari im ___ Në fillim të tetorit (`24) isha sikurse...

At Shtjefën Gjeçovi meriton më shumë !

Nga: Frank Shkreli 12 Korrik 1874 --14 Tetor 1929  “Këto punë po i...

Rrëfime të Irsa Shores për kalanë magjepsëse të Gjirokastrës

Irsa Shore 𝐊𝐚𝐥𝐚𝐣𝐚 𝐞 𝐆𝐣𝐢𝐫𝐨𝐤𝐚𝐬𝐭𝐫𝐞𝐬 është një ndër më të mëdhatë në...

Ku ishim, ku jemi dhe kah po shkon diplomacia dhe politika globale në suazat e rendit të ri botëror

Nga: Prof Dr Hakif Bajrami, historian Sot zhvillohet një luftë tinzare në...

Luftë vëllavrasëse ndërshqiptare nuk mund të ndodhë, se ne e kemi në pushtet “Esat Pashë Toptanin!”

Pamje nga perurimi i xhamisë turkomadhe të Namazgjasë në Tiranë, ku...

Shpërndaj

Prof dr Hakif Bajrami, historian nga Prishtina

  • Veshtrim special për profesor Ukshin Hotin

Të shkruajsh dhe të gjykoish drejtë për prof Ukshin Hotin nuk mundet askush të japi ndonjë vlersim objektiv pa u analizuar çdo gjë që ka shkruar, çdo dokuemnet që ka mbetur në arkiva, sepse për një kohë të gjatë e ka drejtuar Dikasterin e Punëve të Jashtëme të Kosovës, sepse pastaj  ka bërë punë arsimoro shkencore, ka bërë burg, ka drejtuar revista të mendimit politik dhe ka qenë drejtues i një partie politike, sepse Ukshin Hoti mbetët shkollë dhe institucion që mednon, fet dhe vepron me një strategji të mirfillët shekncre politike, e mbi të gjitha kombëtare. 

Lidhur me këtë profesori, politikani dhe diplomati Ukshin Hoti në shkrimet e tij të para I nxjerr në shesh të gjitha komplotet antishqiptare nepër simpoziume, jo vetëm jugosllave, por edhe evropiane nga viti 1976. Në këtë rreshtim Porf Ukshini ngritet fuqishëm kundër padrejtësive dhe servilizmit, çyçarisë, apatisë, dhe më së tepërmi kundër urrejtjës. E ngjeshur kështu filizofia politike e Ukshin Hotit nuk mbetet e plasuar në premisat e kabineteve akademike, nuk mbetet politikë e estradave dhe profkave patetike, e poltronëve dhe superpoltronëve, por është dhe premton të mbetet METAFORË e ndrërgjegjës dhe moralit së një populli, liria e të cilit ka korniza dhe çmim, që lufton për të u çliruar nga prangat e burgut, për t` i ngjeshur pastaj armet, që ato pranga t` i bëjë cope e grimë. Prandaj, nuk është e rastësishëme klithma e tij kushtrimore kur thot: “Bëje ose vdis”. 

 Kjo dote thot se prof Ukshini u drejtohet shqiptarëve: E BËNI REPUBLIKËN E KOSOVËS TË PAVARUR, ose dilni në fushin e mejdanit për me vdekë për lir. Në filozofinë sociale dhe politike  të  Ukshin Hotit të gjithë qytetarët duhet të I shquaj vëndosmëria ku ata kanë mundësi: të mendojnë, të flasin dhe të veprojnë të lirë.  Në filozofinë diplomatike Ukshini gjurmon, në filozofinë ekonomike akuzon, ndërsa në filozofinë e historisë shpërthen si vullkani, dhe I akuzon të gjithë okupatorët, pa dallim. Mbi të gjitha Ukshini ishte trim në vepër sepse nuk i frigohej askujt. 

E kundërta në shkrimet e prof Ukshinit politika e okupatorit mbetet konstante sepse ajo nuk guxon të ndryshojë nga friga se prangat I rrëshasin nga dora, parndaj aty mësohet se qytetri i rendit dytë nuk ka nevojë të mednojë e të flasi, por duhet të veprojë ashtu si i ka ligjet dhe normat robëruesi. E pra, Ukshin Hoti është në luftë jetësore për zhveshjen e kësaj shoqërie të këtyre kastave, klaneve, koroporacioneve dhe rrogozëve të tyre, dhe tërë këtë, sipas Tij mund ta shporrë çdo popull nëse nuk i frigohet çmimit lirisë dhe sakrificës për te, sepse LIRIA UNIVERZALE, duhet të shndërrohet në vlerë të shtuar globale. Lidhur me këtë, duke e lexuar shumicën e studimeve të Hotit, kuptohet se Globalizmi nuk arrihet pa mençuri-arsimim, pa forcimin horizontal të gjigantëve eknomik, por që gjithëmonë duhet pasur në mendje që koncernet e globalizmit ndrydhin sërish të varfurit dhe të robëruarit, që në të njetën kohë, kombi duhet ta shporrë FRIGËN dhe INFERIORITETIN, dhe mu këtu shqiptarët duhet të SFIDOHEN se çdo gjë që i rrezikon në Ballkan, nuk munden ma të konsiderohen se kjo Siudhesë ishte dhe mbetet një “FUQI BARUTI” për paqën, sepse këtu plaga shqiptare ende kullon padrejtësi, prandaj shqiptarizmit I duhen miqë për t` u çliruar nga e kaluara shekullore në robëri. Parndaj, në emër të “çtësisë” shqiptarët NUK duhet ta shtrijnë ma QAFEN dhe të pajtohert me çdo gjë që vejn nga lartë poshtë, pozitë kjo që ia imponuan gjashtë Fuqitë Evropiane nepër kongrese e konferenca “paqësore”. Këtë rreshtim Ukshin Hoti nuk është I gatëshëm ta pranojë kurrë, me asnjë çmim, sepse e kishte para syve shembullin e Adem Demaçit, i cili kurrë nuk iu përkul inferioritetit, para askujt. Ukshin Hoti tërër luftën shqiptare nga Rilindja Kombëtare e deri sa jetoi e peshonte me një kërkesë: Duhet kontribuar aq sa kërkon organizmi ushqim, në mënyrë që ta ushqejmë historinë me energji të çliruar nga friga, por me guxim të futemi në askione, dhe vetëm atëherë do të mësojmë se nuk jemi inferior. 

Me këtë rreshtim Ukshin Hoti, nuk është mësim I URTË vetëm për popullin e tij, por nga kjo rrugë nxjerrë konkluzën se politikën dhe eknominë sidomos në Evropë e ka mbajtur gjallë dhe shumë herë të bashkuar vetëm pasuria, sepse askush nuk do pajtim të njëanshëm në varfëri, e pasurinë që e kanë grumbulluar okupatorët nuk shporret pa fuqinë e armës. Askush, mësonte Ukshin Hoti nuk ta falë larine dhe pavarsinë në tavolinë, pranda ata të partive që shiqojnë nga bregu se lirinë do ta falë okupatori, janë ose të marrë, ose të shitur në hien e vet, së cilës nuk i besojnë”. 

 Ukshin Hoti me shkrimet e tij edhe sot mbetet politikani më pargamtik, sepse në fund të shekullit kaluar e pati shtruar qëndrimin parimor jetësor a do të HYJMË në shekullin XXI si të eksplotuar dhe të kemi nevojë për tutor që të klithim para tyre: “na ndihmoni”, për t`u bërë pastaj plotron të tyre. Ç` është e vërteta, shqiptarët sot janë popull politik, por në asnjë instancë nuk janë të kursyer nga INJORANCA, dhe mu për këtë, kemi kaq liri sa që askush nuk po pyet: pse kemi “TEPËR Liri” diku diku, edhe na ka përfshirë anrakia, korrupsioni dhe voluntarizmi se: “problemet tona lokale” kurrë nuk do na i zgjidhin burrat dhe administratorët e Evrops dhe Amerikës, ndërsa ne vrapojmë që për një gjysëm dekade të avnsohemi në kapiatlist “modern”, të tipit atristokratik. Ne duhet fuqishëm të rreshtohemi ashtu si ka mësuar Adem Demaçi më 1964 në Prorain e tij (LRBSH), pra na duhet rreshtimi kah Perendimi si buka e gojës, për ndryshe do të jemi edhe më të varfur, edhe më të shtypur dhe do të shkojmë drejtë zhbërjës. 

Në publikimet e botuara dhe të pabotuara të Prof Ukshin Hotit, mësohet se shqiptarët me kohë kërkuan një shtet modern evropian, një parlament ligjdhënës, një shkollë kombëtare evropiane, një kryeqytet (Manastirin, Shkupin apo Elbasanin), një shtypshkronjë dhe një informatikë të lirë dhe të pavarur nga robëria e kalneve dhe trafeve shtetërore. Madje  Ukshini I drejtohet partive politike që ndajnë dhe furnizojnë dhunë padrejtësish në emër të emnacipimit demokratik, e që një orë e më pare të rreshtohen në filozofinë demokratike në emitues dhe humanizim të jetës jetuar, e nës e do nevoja dhe e don edhe në istikame. 

Shqiptarët në të gjitha shkrimet e tij Ukshin Hoti, i fton të integrohen reth një FLAMURI, një gjuhe, me një filozofi politike që i gëzon miqët, I tmerron armiqët në të njetën kohë. Kjo filozofi I fton shqiptarët në AKSION, por jo në mobililitet hilegjinjësh dhe bajraktarësh. Duke u forcuar me urti shqiptarët sipas Ukshin Hotit nuk duhet të pranojnë pozitë inferiore për kombin e vet. Së këndejmi, tragjedinë e individit, të grupit dhe të etnisë popullore, Ukshin nuk e PËRPLASË me ngjyra të “jelekave dhe jataganave” të fiseve, por nxjerr nga populli si ndergje horizontale që e ka përfshi çdo pore të jetës së tij, që ka peshë ingenioze mbi të gjitha, që ka kualitet jetësor, që ka sinqeritet dhe edukate të sojit të BESËS, e cila I ka përjetuar shekujt me parmin e saj etik dhe human. Ja, këtë koncept e projekton Ukshin Hoti jo vetëm për kombin e vet.  

Mu për këtë arsye Porf. Ukshin Hoti mbetet filozof I PERSPEKTIVËS dhe diplomat I GRAFISë politike evropiane, sidomos në kthesat e mëdha. E nëse intrelegjencia dhe populli shqiptar nuk e meson këtë filozofi, vonesn si trashegim e ka të sigurt. Me këtë Porf Ukshin nuk pajtohet kurrë se shqiptarizmi do të pajtohet me status quo. Jo shqiptari I Ukshin Hotit, njeriu i rendomt tek e fundit pa dallim përkatësie, race e rreligjioni, kulture dhe niveli të pasurisë, është dhe mbetet,“gjymtyrë dinamike, dinamomakinë e trurit dhe diturisë, që do të shpërndajë edhe tek të tjerët: urti e dituri,besë-kulturë, sepse mjaftë ka marrë shekuj robërie në pronësi. Pra, ka ardhur koha që Shqiptaria të japi atë që mundet, së pari ta çlirojë Kosovën tërësisht nga patkojtë e mirrobergjezisë  violente, nga robëria sllave, që sot destabilizon dhe neser nëse vazhdon do të vejë në pyetje edhe strukturën e çlirimit jo vetëm në Ballkan, e në vijim copa copa shqiptarizmi duhet t` i bshkojë ZOGJËT e shqipes në një FOLE, nën Flamurin e Gjetgj Kastriotit-Skemnderbeut”. Ky ishte dhe mbetet testamneti filozofik i prof Ukshinit. Ukshinin e njoha në dy simpoziume. Në Zagreb më 1975 ku temë boshtë ishte DIASPORA e çdo kombi. Kurse heren tjetër e njoha më thellë në Tetovë më 1991 kur ëlanifikonim BASHKIMIN KOMBËTAR në luftë të armatosur, për të cilën ai ishte shumë i vëndosur dhe koshient se do të paguajmë çdo gjë mw gjak, por ai gjak është dhe do të mbetët garancion i lirisë. 

Lavdi veprë stij dhe misionit tij që e kisshte gjithëmonë pranë edhe vizionin e drejtësisë! 

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Ukshin Hoti ka qene ,politikan,filozof,profesor e atdhetar revolucionar,e deshti shume pop.e vet,e deshti lirine,luftoi per to,dhe u flijua per liri!Duke lene pas vepren e tij se si duhet zhdukur vargonjte e roberise sllavo komuniste,jo sic propagandonin politikajt e LDK-se me paqe ,(se nuk njeh historia pop.qe jane pavaresua pa lufte e pa derdh gjak.)Qofte i perjetshem kujtimi per te.Jo rastesisht e vrane dhe e zhduken,se nga figura e tij tmerroheshin roberuesit tane shekullor-serbet!LAVDI!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu