ARKIVI:
23 Nëntor 2024

Komunikatë për Media- Agjencia e Statistikave të Kosovës

Shkrime relevante

Kush më shkroi letër në emër të Bujar Bukoshit, 24 vite më parë? Gjetja e autorit të letrës do të zbulonte shumëçka…!

Gjergj - Bajram Kabashi ___ Shkruar më 17 nëntor 2024 ___ Ja si nisi provokimi...

Zgjedhje për vazhdimësi politike, jo për ndryshim!

Florim Zeqa  Në kohën kur është intensifikuar (para) fushata elektorale e partive...

Historia e ortodoksizmit shqiptar, e shpjeguar me urti e fakte historike

https://www.youtube.com/watch?v=w60i7AO1Tfk&fbclid=IwY2xjawGuhGNleHRuA2FlbQIxMQABHXRlD0TIhxlydf7v48mN8HSJIi7BbPDau5JBPjMJ1nP4EoSdRc3EvbXR7A_aem_Orfl15eTgvC5InDLU_u30Q Fan Stilian Noli

Putini është i varur nga lufta

Vladimir Putin në një takim me Ministrinë e Mbrojtjes dhe industrinë...

Shpërndaj

Prishtinë, 11 nëntor 2022 

PËRFUNDON PUNIMET KONFERENCA REKOS “JAVA E REGJISTRIMIT TË POPULLSISË NË KOSOVË”

Java e Regjistrimit të Popullsisë, ka përmbyllur sot aktivitet e saj, me debatin mbi rëndësinë e regjistrimit, metodologjinë e qasjet implementuese, modelet dhe praktikat më të mira shtetërore. Konferenca Rekos, mblodhi për katër ditë me radhë në Prishtinë, përfaqësues të institucioneve qendrore e lokale të Republikës së Kosovës, përfaqësues të misioneve diplomatike dhe zyrave ndërkombëtare në Kosovë, institute e agjenci ekzekutive, përfaqësues nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, profesor e ekspertë të fushës së demografisë e gjeoinformacionit, botën akademike, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, grupeve të ndryshme kulturore,  etnike, dhe fetare, hulumtues, publicistë e gazetarë. Në panelet diskutuese të konferencës ishin edhe drejtorët gjeneral të agjencive shtetërorë të statistikave të vendeve të rajonit duke përfshirë këtu: Republikën e Shqipërisë, Kroacisë, Malit të Zi, e Maqedoninë e Veriut. Ku u diskutua mbi sfidat dhe mundësitë për Regjistrimin e popullsisë në vitin 2023.  

Në përmbyllje të konferencës, Drejtoresha Gjenerale e Institutit të Statistikave të Republikë së Shqipërisë, Elsa Dhuli ndau praktikat më të mira shtetërore të Republikës së Shqipërisë në organizimin, përgatitjet dhe realizmin e regjistrimit të Popullsisë, (Censit 2023) në Shqipëri. Digjitalizimi i të gjitha aktiviteteve operacionale, dhe monitorimi digjital i cilësisë dhe punës në terren karakterizon reformat e bëra në procesin e Regjistrimit. Përvojat e Republikës së Malit të Zi në regjistrimin e popullsisë, i sollën përmes lidhjeve direkte përfaqësues të kabinetit të drejtorit gjeneral të Statistikave të Malit të Zi, Miroslav Pejovic.  

Bashkëpunimi rajonal i shteteve të Ballkanit Perëndimor, ndihmon në përmirësimin dhe përmbushjen e reformave të sistemeve statistikore kombëtare në linjë me rekomandimet e OKB-së dhe Eurostat.  

Hapjen e punimeve të Konferencës Rekos, e bëri Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti. Në fjalën e tij, kryeministri Kurti tha se regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe i banesave përbën një prej ndërmarrjeve më të rëndësishme institucionale në vendin tonë. 

Qeveria e Republikës së Kosovës shprehu përkrahjen e plotë për projektin e Regjistrimit të Popullsisë, dhe angazhimin maksimal për ofrimin e të gjitha resurseve teknologjike dhe humane për Agjencinë e Statistikave të Kosovës, në realizimin e këtij projekti.  

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës Besnik Bislmi, duke theksuar rolin e rëndësishëm të regjistrimit të popullsisë, tha se Qeveria do të përkrahë procesin e regjistrimit me mbi 12 milionë euro.  

Institucionet qeveritare do të angazhohen maksimalisht për një proces të regjistrimit demokratik dhe gjithëpërfshirës, ku do të trajtohen nevojat e të gjitha grupeve të popullsisë në Kosovë. Me qëllim të përmbushjes së kërkesave dhe standardeve kombëtare e ndërkombëtare, Sistemi Statistikor i Kosovës do të vazhdojë të zhvillohet, duke rritur produktivitetin dhe cilësinë e statistikave zyrtare në vend.  

Udhëheqësi i Njësisë së Bashkëpunimit, Zyra e BE-së në Kosovë, Johannes Madsen tha se është i lumtur të shoh që Kosova po për përgatitet për regjistrimin e popullsisë në vitin 2023. Sistemi dhe të dhënat statistikore zyrtare dhe të besueshme janë çelësi për të pasur politika zhvillimore e prosperuese, si dhe mbështetjen e Bashkimit Evropian në procese të rëndësishme. Njëherit theksoi se të gjithë duhet të mbështesin Agjencinë e Statistikave në implementimin e regjistrimit të popullsisë. 

Koordinatorja për Zhvillim e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Arnhild Spence, theksoi gatishmërinë e Agjencive të Kombeve të Bashkuara për të përkrahur qeverinë e Kosovës në gjenerimin e të dhënave të kompletuara dhe cilësore, të cilat paraqesin nevojat e popullatës dhe ndihmojnë në hartimin e politikave që i përgjigjen zhvillimit njerëzor. Sigurimi i të dhënave cilësore dhe të besueshme ndihmon në matjen e përparimit të vendit në përmbushjen e Agjendës 2030 dhe Objektivave për zhvillim të qëndrueshëm. 

Regjistrimi i popullsisë, banesave dhe ekonomive familjare është ndër proceset më të rëndësishme për një shoqëri moderne. Është një nga pikat qendrore të punës së UNFPA-së në nivel global dhe është e ngulitur fort në agjendën e OKB-së për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG).  UNFPA përgëzon Agjencinë e Statistikave të Kosovës dhe komunitetin e gjerë të akterëve të regjistrimit  për fillimin e këtij procesi vendimtar. Në këtë frymë, UNFPA kishte kënaqësinë të mbështeste Agjencinë në organizimin e Javës së Regjistrimit të popullsisë, e cila ofroi një platformë për një konsultim të thellë dhe thelbësor ndërmjet një gamë të gjerë të akterëve dhe partnerëve. Një qasje e tillë e gjithëpërfshirjes dhe pluralizmit të perspektivave është çelësi për saktësinë, besueshmërinë dhe suksesin e Regjistrimit të popullsisë në Kosove 2023, thuhet në qëndrimin e udhëheqëses së zyrës së Fondit për Popullsi të Kombeve ë Bashkuara në Kosovë, Visare Mujko Nimani. 

Në përmbyllje të konferencës, zv. kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Ilir Berisha shprehu falënderimin dhe mirënjohjen për të gjithë pjesëmarrësit në konferencë. Dhe i siguri të gjithë se në regjistrimin e popullsisë në vitin 2023, ASK do të angazhohet maksimalisht për një proces kredibil dhe cilësor. Menaxheri i Regjistrimit të Popullsie, Avni Kastrati falënderoi partnerët dhe akerët kryesor në vend për angazhimin dhe përkushtimin e përbashkët për një regjistrimin kualitativ dhe gjithëpërfshirës. 

Java e Regjistrimit të Popullsisë, si platformë unike e konsultimit, shërbeu për të njoftuar opinionin publik se me datë 1 Shtator 2023, do të nis Regjistrimi i Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Republikën e Kosovës. Procesi i mbledhjes së të dhënave në terren do të vazhdojë deri me datë 16 Tetor 2023. 

Forhåndsvisning av bilde

Agjencia e Statistikave të Kosovës, falënderon mediat për mbulueshmërinë dhe shpërndarjen e drejtë dhe të saktë të informacionit të Javës së Regjistrimit të Popullsisë në Kosovë 

  • Agjencia e Statistikave të Kosovës

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu