ARKIVI:
15 Nëntor 2024

Flakaresha e kalorësit francez ogur i zi për Francën

Shkrime relevante

Presidentja Vjosa Osmani priti në takim gjeneralin Wesley K. Clark

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim...

Gjenerali Vesli Clark me të birin takojnë Albin Kurtin, ZKM jep detaje

Pamje nga takimi Gjenerali Clark me të birin takojnë Kurtin, ZKM: Ushtaraku...

Jerusalemi – nga 20 janari 2025 kryeqendër e hemisferës perëndimore?

Sadri Ramabaja. Prishtinë Duke ndjekur rikthimin e Donald Trumpj, në shtëpinë e...

Shpërndaj

Flakaresha e kalorësit francez ogur i zi për Francën

Nga: Dr. Sadri Ramabaja 

Franca është dëshmuar së fundmi si Shtet i paaftë për garantimin e sigurisë dhe jetës së qytetarëve, që ka vënë në pikëpyetje perspektivën e rendit sekular. Kjo shtë aryeja përse ekstremizmi i së djathtës po paraqitet si mbrojtësi i vlerave kombëtare të rrezikuara.

Prishtinë, 13 qershor – Nuk kanë mbetur as nëntë muaj dhe Francën e presin zgjedhjet për shumëçka historike dhe vendimtare. Si të tilla nuk do të jenë vetëm për atë si njëri nga shtetet modern e më i etabluar, por edhe për vetë fatin e BE-së.

Por kjo fushatë e hershme sikur u mbulua me një episod të turpshëm për garuesin që mbanë aktualisht postin e Presidentit të Republikës – Emanuel Makron. Ky flakaresh jo kot ka tërhequr vëmendjen e opinionit francez dhe më shumë, por edhe të establishmentit politik të vendit, edhe për shkakun e afrimit të zgjedhjeve presidenciale, e mbi të gjitha meqë pas shtatë ditëve mbahen zgjedhjet lokale. Në këto zgjedhje, duket se partia e Makronit pritet të pësojë fiasko të plotë.

Mediat e vendit dhe jo vetëm ato, përshkruajnë rrjedhën e plotë të ngjarjes.

Gjatë vizitës së Macron-it në juglindjen e vendit, rajonin e Drome-së, në Tennes-l’Hermitage, ai mori një flakaresh të nxehtë që është bërë objekt lajmsh dhe komentesh. Në parakalim përballë qytetarëve, Macron i afrohet më shumë se sa do ët lejonte protokolli vendasve që e përshëndetnin. Shtrëngimi i parë i duarve u pasua me incidentin e bujshëm. Një 28-vjeçar, Damien Tarel, e goditi fort presidentin francez pasi shtrëngoi duart me të dhe u bë një “yll mediatik” – për shumëkë në kuptimin negativ, sepse shumica dërrmuese e mediave dhe qytetarëve francezë ende e konsiderojnë të papërshtatshëm një veprim të kësaj natyre, pavarësisht shpirtit rebel të njohur të qytetarisë franceze.

Për sulmuesin organet e ndjekjes nuk kan pothuajse asnjë të dhënë.

Ajo që dihet deri tashti, është se sulmuesi i përket të djathtës ekstreme franceze, të njohur si monarkist. Tutje mediat bëjnë të ditur se këtë akt ai e ka bërë në shenjë zemrimi e indinjate me gjendjen që zotron në Francë, sidomos në raport me politikat kulturore (në rrafsh edhe më real me politikat ndaj emigracionit). Atyre nuk u ka spëtuar edhe një fakt domethënës: sulmuesi derisa i ka dhënë flakareshën e nxehtë Emanuel Makron-it ka ka shqiptuar me zë fjalët: “Montjoy Saint-Denis!”

Por çfarë do të thotë kjo shprehje, formulë e kalorësisë franceze të mesjetës?

Shumica e publikut francez sot nuk ka ide fare se çfarë domethënie ka kjo formulë e shprehur nga Damien Tarel para se ta godiste presidentin. Kjo ishte duket arsyeja pse mediat franceze u shtrënguan, tok me lajmin, ta jipnin edhe kuptimin e formulës së shqiptuar nga monarkisti në fjalë.

Në qytetin e tij të lindjes, sulmuesi me këtë akt pretendon se ka mbrojtur dinjitetin e krahinës së tij, ku Damien kishte krijuar bashkësinë e komunve, që ishte bërë e njohur më pas nga kontesha dhe shenjtëria e saj Saint-Valier.

“Mendoj që Macroni e përfaqëson shumë pastër kalbjen e vendit tonë. Nëse do ta kisha sfiduar Macronin për një duel në agim, dyshoj që do të përgjigjej”, deklaroi Tarel më pas në gjykatë.

Në prag të këtij akti, një grup gjeneralësh të pensionuar dhe aktiv të armatës frënge, i ishin drejtuar me një letër presidentit të indinjuar me pozitën e tyre të padinjitetshme, ndeshtrashat e panumërta të shoqërisë frënge, problemet në rrafshin identitar e kulturor etj. Monarkistët duket se pretendojnë ta shohin këtë akt të ndërlidhur pikërisht me këtë letër dhe para së gjithash mospërfilljen që kishte shpërfaqur presidenti ndaj paralajmrimit nga ana e oficerve të një lufte civile të mundshme në Francë.

Francën gjithësesi e presin muaj të trazuar. E djathta ekstreme e prirë nga Marine Le Pen (pavarësisht se në rrafshin formal e aktin ndaj presidentit) me shfaqjet e saj në publik na rikthen në epokën e defilimit të trupave të Musolinit në Itali dhe paralajmrimin e ardhjes në pushtet të fashistëve. Shumëkush këtë reprizë që na e risjell historia pas një shekulli të plotë, as që do të mund ta imagjinonte, veçmas jo në truallin e revolucioneve shoqërore, siç është Franca.

Marine Le Pen mbetet tutje rivalja kryesore e Macron-it në zgjedhjet e prillit të ardhshëm dhe aktualisht është politikanja më e njohur në vend. Franca ka vite që po përballet nga ekstremi i qarqeve të islamit politik, ndërkaq Shteti është dëshmuar i paaftë për garantimin e sigurisë dhe jetës së qytetarëve, por edhe perspektivën e rendit sekular. Kjo shtë aryeja përse ekstremizmi i së djathtës franceze, me krekosje po paraqitet si „mbrojtësi i vlerave kombëtare të rrezikuara dhe madje edhe si mbrojtësi i vetë shtetit.“ Duket se gjithnjë e më shumë francezë besojnë në këtë! Ndërkaq “rebelimi i heshtur” i gjeneralëve vetëm sa e ka verifikuar këtë fakt publik. Shih për këtë, akti i kalorësit francez ësht njëkohësisht edhe një ogur i zi për Francën.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu