ARKIVI:
18 Tetor 2024

Kujtime fëminore nga shkolla fillore, katër e tetëklasëshe, gjenerata e parë në Lubizhdë

Shkrime relevante

Zhdukja është kur individi i fundit i një specieje vdes

Aurel Dasareti https://lapsi.al/2024/10/17/dy-qendrimet-ekstremistet-e-be-kunder-organizatave-humanitare-per-refugjatet-e-gjadrit/ Shqipëria ka filluar të mbushet me “refugjatë” meshkuj nga Azia...

Toka e vinçave: Irani ekzekuton një person çdo katër orë

Ekzekutimi publik i Esmail Jafarzadeh. Foto: Mohsen Zare CC BY 4.0 Arnt...

Hipokrizia e kërkimit shkencor në Shqipëri dhe një Projekt Ligj që zgjidh

Prof. Dr. Pirro Prifti Projekt Ligji për Kërkimin Shkencor të propozuar nga...

Kujtime nga viti 1979, si student, në Shqipëri e mësues, në Suedi

Sinan Kastrati, Suedi ___ Nga Ditari im ___ Në fillim të tetorit (`24) isha sikurse...

Shpërndaj

Pamje nga Lubizhda e Malishevës …

Sinan Kastrati, Malmå, Suedi 

Vazhdon nga numri i kaluar me titull ”Copëza kujtimesh”, Drini.us, 11 Nëntor 2022 në faqet e ”Dossier, Histori dhe Kujtime” 

Nga Ditari (7) 

O Haxhi, tu g`zoft zemra ! 

Tezja Lume, rrudhi kâmt      

Haka e Haxhiu 

Kujtimet që nuk i harrova e (nuk) i mora nga Kosova 

Por kujtimet e mia janë jo të plota. Do të ishin më të plota e të pasura sëpakut po ti kisha pasur disa nga fotografitë, ndoshta 4, 5 copa si nxënës me shoqet dhe shokët e klasës të shkollës fillore e ndonjë tjetër, me ish shokë ose grup shokësh nga aktivitetetet e lira që zhvillonim në shkollë, në orët letrare, programet artistike e garat sportive. E ato nuk i kam dhe ka pakë shpresë që ndonjë i afërmi, shok klase i ka të ruajtura nga shkaku se lufta shkatërruese na i përpiu të gjitha (1998, 1999). Serbët na i dogjën e na vodhëm me shka patëm. 

Ato pakë foto nga klasa e parë, dytë, tretë dhe katërt, nëse kam qenë në shkollë kur jemi fotografua, do të mjaftonin për një reportazh a fejton nga ajo kohë e shkuar. Asnjë fotografi nuk e kam … Ato që i kam pasur, nuk kam ditur e mundur me i ruajt, edhe shkaku i mungesës së traditës. Më kujtohet se fotot kur i merrnim në shkollë, i varnim në muret e dhomës me baskia e gozhda 1*). Ato ttheheshin e shkyheshin. 

Katër klasët e shkollës fillore (I-IV) i kreva në Lubizhdë pasiqë shkolla në Lubizhdë ishte deri në klasën e katërt. Klasën e pestë (V) të shkollës fillore e vazhdova në Malishevë, qendër komunale, afro 5 km larg Lubizhda e 7 km. nga Turjaka. Isha i vetmi nxënës nga Turjaka në ato 5 katunde që shkoja në shkollën ”Emin Duraku” në Malishevë.  

Naim Alia dhe Hisen Limani që kishin qenë në një klasë me mua dhe ishin nga Turjaka, ishin shpërrngulur me familje në Prizren. Ata atje e vazhduan shkollimin fillor dhe të mesëm. Të dytë kanë vdekur në moshë të re. 

Ende pa përfundua viti shkollor (1965/1966), i ndërpreva mësimet për shkak të vështirësive, rrugës së largët e motit të keq, sidomos dimrave e frigës nga qentë, e vërshimet e lumit Mirushë.  

Gjatë kësaj kohe dyvjçare sa ”pushova”, i ruajta buallicat, si çobani më i mirë në katund, bashkë me Jakupin, Vefa-në e Sadri Shaqës dhe Hagji Dinën. Por librin nuk e harrova, nga libri nuk u ndava asnjë ditë. Ato pakë libra leximi që kisha, i lexoja tregimet e zgjedhura, pjesë nga romanet, vjersha, përralla, fabula e legjenda dhe me të vërtetë ato më ndihmuan shumë dhe mi dhanë kâmt.  

Në vitin shkollor 1966 u hap për herë të parë klasa e pestë (V) në Lubizhdë. Nxënësit e klasës së katërt (IV) e vazhduan pa ndërprerje dhe pa frigë se ku do të vazhdojnë klasët e tjera ose shumica e ndërprenin shkollën e vajzat i martonin. Pas një viti, kur gjenerata e parë në vazhdim, tash në klasën e gjashtë (VI), unë e pyeta babën se a mund tä filloj edhe unë mësimin në klasën e VI-të? Klasën e pestë (V) nuk e kisha kryer por drjetori i shkollës, Selman Haziri, me anë një komisioni mësuesish më vlerësuan dhe më përparuan për një klasë më të lartë, më pranuan në klasën e gjashtë. Sipas tyre kisha njohuri të mjaftueshme. 

Jakupi, Haxhi Dina, Met Alia e Demir Ahmeti, të gjithë nga Turjaka, kishin fillua më herët shkollën, në shtator, e unë, lakmoja dhe kur dilja me gjâ (Bagëti) në mal, qaja. Babai e kuptoi se mërzitesha  dhe në fund të tetorit e fillova shkollën, me pëlqimin e babëa Ukë. Shumica e nxënësve ishin më të rinj dhe shumë pakë ish nxënës të gjeneratës sime, të gjithë djem, asnjë qikë (vajzë). 

Këta ishin nxënësit që bashkë e filluam dhe dolëm gjenerata e parë, shkolla tetëklasëshe ”Migjeni” në Lubizhdë, në vitin shkollor 1969/1970, nga këto katunde: 

Nxënës nga Qypeve ishin: Avdullah Brahimi, Bislim e Mejreme Riza, Rrustem Alia  

Nga Bubli: Islam Shaqa, Sadik Fazlia (Rrahmanaj), Bahrije Selmani dhe Kamer Asllan Pagarusha (ka vdekur). 

Nga Damaneku: Naim Avdia, Fatmir Hamiti (është vrarë nga policia serbe më 1999), Lumnije Haliti, Rasim Brahimi, Rrustem Hiseni, Manush Alushi, Milloradi (serb-malazez, kolon) e Mina, qika e dadës Temë 2*) 

Mësuesit e parë dhe korieri i shkollës: Kadri Kilaj, sekretari i shkollës: Halil Hajdari, mësuesi: Azem Januzi, drejtori Selman Haziri, mesuesit,: Isuf Imeri, ne kembë dhe ulur: Agush Mehneti, Ramë Januzaj …. para shkollës ”Migjeni” në Lubizhdë

Nxënës nga Lubizhda ishin: Hajriz Neziri, Haki Gjema, Sherif Selmani, Xhemajl Islami, Ismet Alia (është vrarë), Behram Syla (ka vdekur), Shefqet Halili (ka vdekur), Qamil Shasha (Shashivari) dhe Ramadan Hisen Byqtyqi të dytë të katundit Mllanaviq, të ranë në Lubizhdë, bashkë me familjen e Resimit, Ali e Miftar Shabanit, shkaku i tokës së punës që ishte afër lumit Mirusha, tokë bukanike që me e qit mrapsh farën, dilte marë. Ramadani e kishte pasur sëmundjen e epilepsisë e në ofenzivat serbe, Ramadanin e paskan zënë policia serbe dhe e kanë mbytur e gjuajt në bunar (pus). Kështu më tha Salih Morina, aktivist i LDK-së, ish deputet i Kuvendit të Kosovës dhe ish kandidat për kryetar të Komunës së Malishevës, nga LDK-ja. 

Nxënës nga Turjaka ishim: Unë (S. Kastrati), Naim e Elmi Alia, Miradia e bacës Nezir, (Naimi ka vdekur në fatkeqësi komunikacioni e Miradia ka vdekur si nuse) Naxhie Ramadani, Hisen Limani (ka vdekur), Fetia e Mihane Avdyl Kajtazit, Jakup Balia, Sylyman Avdija, Enver Amrushi, Haxhi Dina (Haradini), Met Alia, Demir Ahmeti, Pajazit Kapllani, Halit Dani (Ramadani), Gani Xhaferi, Xhevat Murati, Arif Latifi dhe Sanije Osmani,  

Nga Mirusha ishin këta nxënës: Sali Rifati, Musli Thaci Mejremja ?, motra e Elmi Thacit që është i martuar me Minën, qikën e dadës Temë nga Damaneku)  

Shumë pakë nga këta nxënës kanë vazhdua shkollat e mesme: Fatmir Hamiti, Resim Brahimi, Avdyl Brahim Morian, Ismet Ali Bytyqi, Hajriz Neziri, Behram Syla, Shefqet Halili, Jakup Balia, Haxhi Dina, Sanije Osmani, Met Alia, Demir Ahmeti e Kamer Asllani dhe unë (S. K. autori). 

Edhe më pakë nga ky numër nxënësh i kanë ndjekur dhe i kanë përfundua studimet: Jakupi, Fatmiri, Ismeti, Unë, Gani Xhaferi, Sanije Osmani e ndoshta edhe 2 ose 3 të tjerë që nuk më kujtohën emrat. 

Nuk i mbaj as emrat e të gjithë djemëve e qikave (vajzava) sepse kanë kalua më shumë se 50 vjet, prej tyre, 30 në mërgim.  

Mësues kishim: Avdullah Morinën, në klasën e parë. Ishte nga Vll. Drenofcit. Në klasën e dytë, Rexhepin e Llozicës. Avdyl Selim Granden (Krasniqin, babën e Xhevë Krasniqit- Lladrofcit) gjithashtu nga Vll. Drenofci, e kam pas mësues kujdestar në klasën e tretë dhe Isuf Imerin e Isniqit të Deqanit, në klasën e katërt.  

Kurril shkolle ishte Pajazit Kiliqi dhe e ndihmonte Kadria (djali i madh i Pajazitit) dhe më vonë kur Pajaziti u pensionua, Kadria u pranua në vend të babës. Ai ishte shumë i sjellshëm dhe kur kishim ndonjë festë në shkollë, Kadriu, i binte defit …  

Ishim në klasën e parë. Nxënësit, ishin me moshën mesatare, 6, 7 e 8 vjeç, varësisht nga zhvillimi fizik, mësuesit i zgjidhnin nxënësit që do të filonin shkollën. Nga 5 fshatrat dhe katundet, Bubli, Damaneku (Qypeva), Lubizhda, Mirusha dhe Turjaka, menxi (mezi 3*) bëheshin 25-35 fëmi.  

Shkolla, një shtepi e vogël njëkatëse kishte 3 dhoma mësimi dhe një zyrë. Lubizhda, ishte katund në mes të Mirushës, Turjakës, Damanekut. Bubli ishte katundi më i largët, afro 5, 6 km. por për fëmi 6, 7 vjet me udhëtua këmbë pa qizme në stinën e dimrit, me borë, ngrica e shi, nuk ishte e lehtë. Lubizhda ishte qendër lokaliteti që lidhej me rrugën-xhadenë 4*) Malishevë- Kijevë.  

Lubizhda kishte Zyrë të Vendit (Ofiqar-i 5*), një gernap (shitore, dyqan 6*) që punonin dy kolonë, një ofiqar, Bogani dhe Živa, Bogadani jetonte në Lubizhdë e Živa në Garaqevë. 

Në fillimt ë viteve 1960, punonte Bogdani, si ofiqar. Ishte malazez ia ardhur nga rrethi i Vrraka e e rrethi o Pukës 7*), që krali i Serbisë i kishte vendosur në tokat tona më të mira, rreth lumit Mirusha, në Turjakë, Lubizhdë, Bubël dhe Damanek por edhe në Garaqeve, te Panorci toka më e mirë në mes të maleve të Turjakës dhe Panorcit, rrethi i Llapushës. Lubizhda kishte një shitore, e punonte një shitës (fjala ”shitore” nuk ishte në Fjal. e Gjuh. Shqipe, fjalë që e përdorim në të folmen e gegërishtes, në Kosovë e që ka një përdorim shumë të gjërë.  

Disa kujtime të vockëla 

Njëherë Naim Alia, kusheri imi, ia jep një tufë çaj 8*) mali mësuesit Avdullah. Naimi ia dërgoi mësuesit dhe ai i dha disa para … e unë të nesërmen ia dërgova një tufë me çaj mali mësuesit Avdullah me shpresë se edhe mua do t`mi fal pakëz para (dinar) por ai nuk më dha. 

Njëherë tjetër, mund të kem qenë nxënës i klasës së gjashtë (VI), ishim në orën e mësimit. Vajzat uleshin në bankat e para e ne djemt, në bankat e dyta deri të ato të fundit, nga 2 e 3 nxënës uleshim me një bankë e karrige nuk kishte.  

Haka një shoqe klase, qika e Pajzit Kiliqit, kuririt të shkollës ishte ulur në bankën e parë, afër tavolinës së mësuesit. Bisedonte me shoqen e bankës, mund të ketë qenë ulur me Lumnijën e Halit Minushit. Ishte Nata e Bajramit dhe ajo e pyeste shoqen se a i kanë t`hallua petët e bakllavasë dhe të sarajlisë. Haka nuk ishte e interesuar për mësime por ishte e deturuar me ardhur që të mos paguaj dënime sepse prindërit të cilët nuk i lejonin fëmijët me shkua në shkollë, gjykata komunale prindërit i dënonte me të holla dhe me me burg. 

Unë e kisha afrua veshin dhe i dëgjoja bisedën. Kur më ka vrejtur Haka se e dëgjoja, u këthye nga unë e Haxhi Dina dhe me tha:_ 

-O Sinan, zemra t`plast e ty Haxhi, zemra tu g`zoft ! 

Haxhiu ishte djalë i urtë por as ai nuk kishte interesim për mësim e shkollë. 

Lumnija dhe Sanija uleshin në bankat e para. Njëherë Lumnija i kishte zgjatur këmbët në mes rreshtit të bankave që kalonim ne që uleshim më poshtë. Jakupi e kishte radhën për të folur para nxënësve për librin e që e kishte lexua ishte, ”Liza në botën e çudirave” (Lewis Karoll).”.Jakup Bali Kastrati ishte ndër nxënësit dhe studentët më të mirë në shkollën fillore “Migjeni”, në gjimnazin “Ramiz Sadiku”, paralelet e ndara në Malishevë dhe në Fakultetin e Shkencave Matematikore – Natyrore, dega e Bilogjisë. Ai ishte edhe studjues i mirë i botës bimore dhe shtazore. Në dhomën e tij në Turjakë, kishte gjarpërinj të llojeve të rralla që gjindeshin në bjeshkët e Turjakës, Panorcit e Zatrqit, gjarpërinj helmues por që ai i fuste në shishe dhe na tregonte se ata ushqehen me ushqimin e trupit të vet.

Kur u afrua te banka e parë, tezja Lume nuk i largonte këmbët e sipas adetit, nuk duhët kapërcye fëmijët deri sa të rriten ani pse tezja Lume ishte bâ me shkua me kerr e qilima të kuq, nuse:   

-Tezja, Lume, rrudhi kâmt (nga kambët, këmbët)    

Mësuesi i tha: 

Jakup, në shkollë nuk ka teze. 

-Ja Vallahi, teze e kam dhe tezja Lume kam me i thân.  

Dhe kur afrohej gjysëmvjetori i parë (semestri vjeshtor) e notat mësuesit i kishin mbyllur, mësuesi i muzikës, Iljaz Dul Zenuni, që na ligjëronte disa lëndë, por jo muzikë, para nxënësve të klasës s’e gjashtë (VI) tha: 

-Suksesin më të madh në klasë e ka arritur Sinan Kastrati i cili edhe pse me vonesë ka vijua shkollën, ka arritur ti marë notat pesëshe dhe katësha. Nxënës të mirë e ndoshta më të mirët në klasë ishin: Fatmir Hamiti, Sanije Osmani, Xhevat Murati e Ismet Aliu. … 

Dhe përsëri nuk munda të me u nda e ti iki aktualitetit shoqëror e politik e temave tjera, në vend e në botë por për ato nuk dua të flas.  

Kjo, më ngjan sikur bacën Asman kur e pyesnin hyzmeqarët kur ai kishte nevojë … : 

-A doni gjygymin me ujë? 

-Ja, tash jemi kulturue, veq letrat (e tualetit) pi perdorim. 

Titujt e shtypit: 

Mos i vrisni luanët tuaj që të mos ju shqyejnë qentë e huaj“, Drini.us, 11 Nëntor 2022, Naim Kelmendi, (Hara Buda), Zvicër, 

“Drejtësia” në Kosovë: 

Përmes ndikimeve tentohet të shkatërrohen hetimet në rastin “Brezovica 

https://telegrafi.com/permes-ndikimeve-tentohet-te-shkaterrohen-hetimet-ne-rastin-brezovica/ 

Gjykata Supreme ua ka ndërprerë paraburgimin disa të pandehurve në rastin “Brezovica”, prokurori Maloku: Kjo na pengon shumë në hetime 

https://telegrafi.com/permes-ndikimeve-tentohet-te-shkaterrohen-hetimet-ne-rastin-brezovica/ 

Nga Shqipëria: 

Serrik Liqenji nga Vlora ne Muzeun Shtëpiak ka një fre kali të vitit 1491!”, Drini.us, 24 Korrik 2021 

https://drini.us/serrik-liqenji-nga-vlora-ne-muzeun-shtepiak-ka-nje-fre-kali-te-vitit-1491/ 

Racizëm, segrgacin pushtime dhe festë në Evropë:   

Nxënësi zviceran flet shqip me shokët: Shkolla ndalon gjuhët e huaja edhe në oborr“, Zëri, November 12, 2022 – 21:59 Evropa 

https://zeri.info/aktuale/469786/nxenesi-zviceran-flet-shqip-me-shoket-shkolla-ndalon-gjuhet-e-huaja-edhe-ne-oborr/ 

“Zelensky: Ashtu si në Kherson edhe në Krime forcat tona do të priten me flamujt e Ukrainës 

https://telegrafi.com/zelensky-ashtu-si-ne-kherson-edhe-ne-krime-forcat-tona-te-priten-flamujt-e-ukraines/ 

MOMENT EMOCIONUES| ”Ushtari ukrainas vrapon ta përqafojë gjyshen e tij (VIDEO)”, Veriu, 12/11/2022 – 22:30  

https://veriu.info/moment-emocionues-ushtari-ukrainas-vrapon-ta-perqafoje-gjyshen-e-tij-video/ 

VIDEO PREKËSE/ ”Ish-raportuesi britanik: Pamjet nga Khersoni i çliruar më kujtojnë Kosovën e vitit 1999” 

https://360grade.al/570672/video-prekese-ish-raportuesi-britanik-pamjet-nga-khersoni-i-cliruar-me-kujtojne-kosoven-e-vitit-1999/ 

1*) BASKI f. krahin. 

  1. Gozhdë e madhe; kunj i ngulur në mur për të varur në të diçka. Ngul baskinë.

E vari pushkën në baski. 

1*) GOZHDË f. 

Kunj metali me përmasa të ndryshme, që është në njërën anë me majë dhe në anën tjetër me kokë dhe që ngulet për të mbërthyer diçka, për të mbathur kuaj, për të varur në të sende të ndryshme etj. Gozhdë e madhe (e vogël, e trashë, e hollë). Gozhdë e shtrembër (e ndryshkur). Gozhdë trarësh (këpucësh, potkonjsh). Koka (maja) e gozhdës. Fabrika e gozhdëve. Ngul (mbërthej) një gozhdë. Heq (shkul) gozhdën. 

2*) Dada Temë  

Dada Temë ishte qika e bacës Cufë (Isuf), me gruan e parë, hallën Bahtishah, motra e madhe e Asman (Cufës) burrë që s`kishte shoq në Turjakë dhe mbesa e Brahim Agës, plak i njohur e pasanik i madh.   

Dada Temë ishte e martuar për Nuzën, djalin e Selim Nuzës nga Damaneku. Ai punonte në Beograd …. E kur vinte me tren nga Beogradi në Ujëmirë, dikush dilte dhe e merrte se nuk e dinte rrugën me ardhur deri në shtëpi dhe kur shkonte në Beograd, shokët e punës e merrnin në stacion … 

Eh dada Temë, dada Nepë (Zejnep) e dada Feride ishin më burra se shumë burra.  

3*) MEZI ndajf. 

  1. Me vështirësi, me shumë mundim. Mezi mbahej në këmbë. Mezi ecën. Mezi ha. Mezi flet. Mezi e mbaroi (e kreu). Mezi e ka rritur.
  2. Me përpjekje të mëdha, pas shumë përpjekjesh; më në fund. Mezi ia mbusha mendjen. Mezi e pranoi. Mezi gjeti një vend për të fjetur. Mezi e zuri gjumi.
  3. Pothuajse hiç, gati aspak, shumë pak. Mezi dëgjohej. Mezi duket (shquhet).

Mezi lexohet. 

  1. Me padurim. Mezi e kam pritur këtë ditë.

* Mezi e kam dikë e dua shumë. 

4*) XHADE f. 

  1. bised. Rrugë e gjerë zakonisht e shtruar (jashtë qendrave të banuara), ku kalojnë mjetet dhe njerëzit; rrugë për automjete. Xhade e gjatë (e gjerë). Xhadeja e vjetër

(e re). Xhade e shtruar. 

  1. përd. mb. edhe fig. I shtruar, i rrafshët, i sheshtë që nuk ka pengesa a vështirësi, shesh me lule. E bënë fare xhade. E ka rrugën xhade. Jeta nuk është xhade. fj.u.

5*) OFIQARm. vjet. 

Nëpunës shtetëror, i ngarkuar me një detyrë të caktuar. Ofiqar i lartë. Ofiqari i gjendjes civile. 

6*) DYQAN m. 

  1. Ndërtesë a dhomë e veçantë ku tregtohen mallra të ndryshme. Dyqan buke (mishi, ushqimesh). Dyqanet e shtetit. Dyqanet e kooperativës. Mbyll (hap) dyqanin. E bleu në dyqan.
  2. bised. Ndërtesë a dhomë ku një zejtar ushtron mjeshtërinë e vet. Dyqani i argjendarëve.
  3. vjet. Ndërtesë a dhomë ku një zejtar prodhonte vetë e shiste një mall. Dyqanet e këpucarëve (e rrobaqepësve, e bakërpunuesve…).

7*) Puka  

Puka është një qytet në Shqipëri. Bashkia e Pukës është qendra administrative e rrethit të Pukës. 

Vrraka një vendbanim i vogël 

8*) ÇAJ I m. 

bot. Shkurre, që rritet në disa vende të ngrohta, me lule të bardha, me gjethe përherë të gjelbra e me erë të këndshme, që thahen e përdoren për të përgatitur një pije të ngrohtë; çaj i zi, çaj Evrope; emërtim për disa lloje të veçanta bimësh barishtore të vendit tone, që përdoren për të përgatitur një pije të ngrohtë. Çaj mali bimë e tillë shumëvjeçare që rritet në malet e vendit tone, me kërcell e me gjethe në ngjyrë argjendi, me lule të verdha e me erë të këndshme. Gjethe çaji. Lule çaji. Një tufë çaj. Kuti me çaj. Mbledh çaj. 

*) Në katundet tona, krali i Serbisë së parë, (1935, 1936) i ka pru disa dhjetëra ndoshta qindra familje malazezësh nga rrethi i Shodrës, Pukës e Vrrakës, nxënës e shokë të të shkollës me Migjenin e Mjedën. Krali i vendosi ato familje në Lubizhdë, Damanek, Qypevë, Bubël, Turjakë e Panorc (Garaqevë). Krali i Serbisë, malazezëve të ardhur iu ka ndërtua shtëpi njëkatëshe (falas), nga disa hektarë, 3-5 haktarë tokë pune (ara e livadhe) malet më të mira (Llazet e Bubli) dhe Fundin Maleve të Murrizit, Zabeli të Hasan Cufës (Nga Panorci) në Garaqvë, deri te Kerrshi i Selmanit (?) e Fusha e Kualve. Krali çdo familjeje iu kishte dhënë falas edhe nga një pendë qe, nga 1 lopë dhe 20-40 dele. Ata në popull njihen si kalonizator, ishin të liruar nga taksat dhe tatimet dhe ishin të punësuar në administratën komunale, si nëunës e vende udhëheqëse në polici, në mbrojtje, rojtarë pyjesh (shumarë) etj. Pra ishin të privilegjuar. Ndonjë shqiptar, i rralë ishte i punësuar si pastrues, kuril (që e bartëte postën shtetërore, thirrjet policore, ushtarake, gjyqësore, denimet etj.), ishte Gjemë Magjarra i Turjakës që punonte si kurrill i Zyrës së Vendit në Lubizhdë. 

*) ARDHËS m. 

  1. Ai që ka ardhur nga një vend tjetër dhe është ngulur në një vend të ri, banor i ardhur (në krahasim me vendësit); kund. anas
  2. Fëmijë i një gruaje të ve a të ndarë, që kjo e merr me vete kur martohet përsëri.

ARDHËS mb. 

Që ka ardhur nga një vend tjetër dhe është ngulur në një vend të ri, i ardhur (në krahasim me vendësin); kund. anas. Banor ardhës. Shtëpi (familje) ardhëse. 

*) KOLONIZATOR m. 

Ai që pushton një vend dhe e kthen atë në koloni, kolonialist. 

*) RACIZËM m. 

Teori dhe politikë reaksionare, që mbështetet në pikëpamjen antishkencore se racat kanë dallime rrënjësore midis tyre, se ndahen në raca «të larta» e «të ulëta» dhe se raca «më e lartë» ka të drejtë të shtypë e të shfrytëzojë racat e tjera; përbuzja dhe shtypja e racave të tjera. Racizëm i egër. Lufta kundër racizmit. Zhdukja e racizmit. 

*) DISKRIMINIM m. libr. 

Veprimi dhe gjendja sipas kuptimeve të foljeve DISKRIMINOJ, DISKRIMINOHEM. Diskriminim politik (ekonomik, shoqëror, racial). Diskriminimi i zezakëve (i punëtorëve) në vendet kapitaliste. Politika e diskriminimit. Luftojnë kundër diskriminimit. 

Vazhdon 

Malmö, 11, 12, 13 nëntor 2022 

sinan.kastrati@hotmail.com 

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Përm.
    “Lumnija dhe Sanija uleshin në bankat e para. Njëherë Lumnija i kishte zgjatur këmbët në mes rreshtit të bankave që kalonim ne që uleshim më poshtë. Jakupi e kishte radhëm e duhej të dilte të flas para nxënësve për të vetmin libër që e kishte lexua deri atëherë, ”Liza në botën e qudirave” (Lewis Karoll).”
    Fjalët “… për të vetmin libër që e kishte lexua deri atëherë, ”Liza në botën e qudirave” (Lewis Karoll).”, ka dalur gabim. duhët të ishte : librin e që e kishte lexua ishte, ”Liza në botën e qudirave” (Lewis Karoll).”.
    Jakup Bali Kastrati ishte ndër nxënësit dhe studentët më të mirë në shkollën fillore “Migjeni”, në gjimnazin “Ramiz Sadiku”, paralel. e ndara në Malishevë dhe n’e Fak.e Shkenc, Matem. Natyr. -dega e Bilogjisë. Ai ishte edhe studjues i mirë i bimëve dhe shtazëve. Në dhomën e tij në Turjakë, kishte gjarpërinj të llojeve të rralla që gjindeshin në bjeshkët e Turjakës, Panorcit e Zatrqit, gjarpërinj helmues por i fuste në shishe dhe na tregonte se ata ushqehen me ushqimin e trupit të vet.
    Sinan Kastrati, Suedi

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu