ARKIVI:
17 Tetor 2024

Rusët protestojnë kundër luftës, letra e një rusje

Shkrime relevante

Hipokrizia e kërkimit shkencor në Shqipëri dhe një Projekt Ligj që zgjidh

Prof. Dr. Pirro Prifti Projekt Ligji për Kërkimin Shkencor të propozuar nga...

Kujtime nga viti 1979, si student, në Shqipëri e mësues, në Suedi

Sinan Kastrati, Suedi ___ Nga Ditari im ___ Në fillim të tetorit (`24) isha sikurse...

At Shtjefën Gjeçovi meriton më shumë !

Nga: Frank Shkreli 12 Korrik 1874 --14 Tetor 1929  “Këto punë po i...

Rrëfime të Irsa Shores për kalanë magjepsëse të Gjirokastrës

Irsa Shore 𝐊𝐚𝐥𝐚𝐣𝐚 𝐞 𝐆𝐣𝐢𝐫𝐨𝐤𝐚𝐬𝐭𝐫𝐞𝐬 është një ndër më të mëdhatë në...

Ku ishim, ku jemi dhe kah po shkon diplomacia dhe politika globale në suazat e rendit të ri botëror

Nga: Prof Dr Hakif Bajrami, historian Sot zhvillohet një luftë tinzare në...

Shpërndaj

Ditar lufte 

Letër nga Moska 

Shkruan A.A. 

2 tetor 2022 

Rusët protestojnë kundër luftës 

Nga revista Monato, dhjetor 2022 

Nuk dua t’iu mërzis, por ngjarjet e ardhëshme do ta trondisin botën. Popullsia e Rusisë po përgatitet për “sulmin” atomik, jo për luftën bërthamore, sepse kjo do qe tepër frikësuese për popullsinë. Truri im është lodhur nga befasitë dhe është i shokuar nga lajmet. Mora furnizime me ujë për shtëpi, i paketova teshat dhe u regjistrova për të blerë jod kaliumi (që nuk gjendet tani në farmacitë).  

Në gazeta është shkruar që në orën e saktë të rrezikut bërthamor, do lajmërohemi të gjithë përmes radios dhe televizionit.  Por nuk e kuptoj, se çfarë do bëjë ai që është në udhëtim e sipër ose nuk ka radio. Nuk e besoj se mendojnë për ata. Dhe në se këpurdha bërthamore do më kapë në shtëpi, ende nuk kam vendosur, a duhet të ruhem në apartament apo të hyj në ndonjë vendstrehim nëntokësor mbi të cilin do binin të 22 katet e pallatit tonë..  

Për presidentin tonë jeta e tij vetiake dhe ajo e njerëzve të tjerë është pluhur. Atij s’i vjen keq dhe nuk ka frikë. Putini përgatitet t’i vrasë të gjithë 

Jam e lodhur nga kujdesi dhe  kam frikë dhe me interesim do vëzhgoj dy-tri muajt e ardhëshëm, mbase gjashtë muaj. Mendoj se Putini është gati t’i vrasë të gjithë njerëzit- ukrainasit, rusët, britanikët, amerikanët, japonezët- me të gjitha mjetet që ka . Ai  e urren botën dhe nuk mund të lejojë të jetojnë të tjerët.  Jeta ime, edhe jeta e të afërmëve të mij dhe e miqve të mij nuk është në dorën time. Disa do të vriten, disa do mbijetojnë 

Mobilizimi i përgjithshëm gjatë pothuaj dhjetë ditëve kaloi në ethe. Shumë të njohur ia mbathën jashtë vendit. Të tjerë janë fshehur dhe kanë vendosur të mos luftojnë, edhe sikur t’i burgosin. Krenohem  që rrethi im u tregua jo konformist, i gatshëm të veprojë kundër rrezikut. Disa nga miqtë e mij të largët më kanë kërkuar këshilla, qysh ta shmangim mobilizimin. Po, vetë kam përhapur njoftime ne rrjetet sociale dhe nëpërmet listave emërore se çfarë shancesh ka , përse nuk ia vlen të luftojmë 

Është një burrë që punon përkohësisht te ne, është 40 vjeç dhe ka tre fëmijë të vegjël, njeri shumë simpatik. Kur e pyeta, a do luftojë, më tha: Kam tre fëmijë të vegjël, por në se atdheu më thërret, kuptohet se do shkoj. Përse është e nevojshme të vrasim fëmijët ukrainas, këtë ai nuk e kupton. Por ai thotë, se atdheu e di këtë më mirë, se çfarë duhet bërë. Një mik tjetër e ka gruan invalide, që varet prej tij. Sipas tij, nuk duhet të shërbejë në ushtri, por është i detyruar të paraqesë shumë dëshmi për këtë. I duket më lehtë të shkojë të luftojë se sa t’ia mbathë ose të qendrojë në radhë dhe të paguajë avokatin. Mori leje dy ditë që të mblidhte dokumentet, por nuk ia arriti dot. Pas dy ditësh ai duhet ta lerë gruan invalide dhe do të mobilizohet.  

Në lajmet dhe mjetet e komunikimit ende po flitet shumë për të shtënat në vendregjistrimin e rekrutëve në Ust- Ilimsk. Një punëtor i thjeshtë, Aleksander Zimin, djalosh, ishte shqetësuar shumë për mikun, që ishte I detyruar të shkonte në qendrën e rekrutimit, ndonëse ai e kishte kryer ushtrinë dhe nuk ishte vënë në shërbim. Kur komisari ushtarak kundërshtoi të kthehej ndonjë në shtëpi, Aleksandër Zimin tha: “Tani të gjithë do shkojnë në shtëpi” dhe e qëlloi komisarin ushtarak.  

Personi që kundërshton të shkojë për të vrarë gjatë “operacionit special” duhet të futet në burg për 10 vjet. (Putini e nxori këtë ligj).  

Sot bisedova me shitësen e qumështit. Ajo ka punuar në poste të larta në ministri, por i shoqi I ka vdekur. Kur ishte koha e pensionit dhe ajo nuk donte të rrinte në shtëpi, vendosi të shesë qumësht. Dyqani i saj është mjaft larg shtëpisë sime dhe unë e shoh rrallë atë, por kisha kënaqësi të flisja nga njëherë me të, sepse edhe ajo ka lindur në Ukrainë. Këtë rradhë ajo më qëlloi edhe në mendimet e mia. Më tha se moti sot është i bukur dhe shumë njerëz kanë dalë të shëtisin dhe të blejnë qumësht. Iu përgjigja që njerëzit e ndershëm nuk mund të jenë në rrugë, ata ose duhet t’ia mbathin, ose duhet të jenë në burg. Ajo më kundërshtoi butë. Më tha se të gjithë burrat duan të shkojnë në front, vetëm se ende nuk i kanë thirrë. Se ukrainasit i urrejnë rusët prandaj duhet të luftojmë. U befasova. Ajo vjen nga Ukraina, dhe cili më mirë se ajo mund t’i njohë ukrainasit? Ajo shtoi se shpesh sheh televizor dhe është në dijeni për të gjitha lajmet.  

Ky shembull është diçka klasike për atë që po ndodh në Rusi. Në televizor në të gjitha kanalet flasin nga mëngjesi në mbrëmje për mizoritë e ukrainasve. Si rrjedhojë ata vetë janë me nenvetëdije të gatshëm të vrasin njerëz të tjerë sipas urdhërit të Putinit dhe ko zgjon shtazërinë. Nënat dhe gjyshet janë për luftën. Burrat janë më të moderuar në dëshirat e tyre. Ata e kuptojnë se do paguajnë për kërkesat e bashkëshorteve të tyre me jetën e vet, por ata shkojnë. Kryebashkiaku i Vorkutës, Jaroslav Shapozhnikov tha në një intervistë se sipas vëzhgimeve të tij, më tepër se 10 % e ushtarëve shkojnë në luftë për shkak të bashkëshorteve. Nga një herë nuk bëhet fjalë për bashkëshortet por për prindët. E di nga një mik i imi, se prindët e tij kërkojnë që ai të luftojë, ndonëse ai vetë nuk do kategorikisht. Prindët mund ta kallëzojnë atë 

Njoh tregime të pilotëve që u duhej të divorcoheshin nga bashkëshortet që u kërkonin të merrnin pjesë në luftë. Gënjeshtrat, gënjeshtrat. Për befasi janë plakat- nënat dhe gjyshet- që janë bërë elektorati aktiv i Putinit dhe këmbëngulin për vrasjet. Ato, që duhet ta pëlqejnë dhe ta mbajnë jetën, e djegin atë. Pjesërisht është vështirë t’i fajësosh ato për diçka tjetër nga budallalëku dhe të menduarit primitiv.  

Për 20 vjet nuk ka pasë televizion të pavarur në Rusi. Për 20 vjet gratë që kanë nevojë të marrin pjesë në jetën publike, shohin programe helmuese nga të pesë kanalet e ndryshme, të gjitha të financuara nga Kremlini.  Paga e spikerit kryesor të vendit, Vladimir Solovjovit, vlerësohet në shumë mijëra dolalrë në muaj. Por gratë thonë, që ai e meriton atë para.  

Të gjitha kanalet e pavarura janë shkatërruar prej kohësh. Në pesë kanalet e tjera u tregojnë grave për gjërat e neveritshme të fashistëve ukrainas. Gratë nuk kanë antidote, nuk kuptojnë, se i gënjejnë në të pesë kanalet. Dhe ato nuk kanë burime të tjera informimi për shoqërinë. Për shkak të budallallëkut të gjithë këtyre grave pro-putiniste, burrat rusë dhe ukrainas e paguajnë me jetën e vet. Gratë qajnë dhe hidhërohen, por kur i vënë re gabimet e tyre tragjike, është tepër vonë. Dhe disa madje nuk e vënë re këtë, sepse jo çdo tru mundet ta trajtojë këtë 

Pas mobilizimit niveli i ankthit në Rusi u shtua nga 37 % në 65 %, dmth thuajse u dyfishua. Në kohët më të vështira të Kovid-it ai sillej rreth 30 %. Lufta e shqetëson psiqikën. Që nga muaji maj rusët kanë nisur të marrin më shumë sedativë, dhe natyrisht kjo ëhtë shtuar shumëfish. Do vdesin qindra mijera.  

Njerëzit do mund ta shprehnin mospranimin  e tyre, zhgënjimin dhe agresionin me mitingje paqësore. Por jo në vendin tonë. Ditën e parë pas lajmit të mobilizimit, grupe të vogla të pakënaqurish thirrën njerëzit të vinë në qendrën e qytetit dhe të tregojnë pozicionin qytetar me një procesion. Në këtë ditë, unë duhet të qendroja në vendin e punës, por kur kalova në vendtakimin duke u kthyer në shtëpi, pashë pesë kamionë policorë bosh dhe shumë policë, që po i fusnin protestuesit në to.  

Sipas ministrit të mbrojtjes, 300 000 njerëz janë thirrë për mobilizim dhe rekrutim. Por disa saktësojnë se i gjithë numri mbase do variojë nga 1 deri në 4 milionë. Shoh filmime të zyrave të regjistrimit dhe listimit ku duket qartë se disa nga ushtarët janë të dehur. Njerëzit që duken si udhëheqës u sqarojnë atyre se rekrutët duhet t’i blejnë vetë shumicën e uniformave dhe sendeve, me shpenzimet e veta. Në filmime të tjera mund të shihet që ushtarët janë në mot të ftohtë në çadra të ftohta ose flenë mbi pllaka qeramike ose mbi krevatë hekuri pa dyshekë. Mendoj se këta njerëz nuk mund të luftojnë, ata nuk janë stërvitur dhe nuk e kuptojnë përse. Me shumë gjasë ata do vdesin dhe banorët e tjerë do të çmenden krejt për shkak të humbjeve dhe zemërimit të madh.  Dhe mendoj se kjo do bëhet e qartë në muajt që do vijnë. Dhe atëhere ka të ngjatë të dëgjojmë në lajme për sulmin atomik.  

Mbase do na thonë që Ukraina na ka sulmuar.  Pardje një turmë njerëzish në Sheshin e Kuq u mblodh për të duartrokitur  bashkimin me Rusinë të shumë rajoneve të Ukrainës. Këta njerëz ishin shpënë që më parë me autobuzë me qera nga rajoni i Moskës, mbase edhe qytete të tjera. Nuk e di a janë paguar për këtë, por përvoja më thotë se mosprania në ngjarje të tilla nga nëpunësot shtetërorë sjell në pushimin e tyre nga puna.  

Të provojmë të përjetojmë. Në se do mbijetojmë, kemi nevojë për një mjet që do t’i mbrojë mjetet masivë të komunikimit, gjyqtarët, opozitarët, organizatat. Do jetë i nevojshëm reagimi. Tani shurdhëria publike u bë e mundur për shkak të parasë së lehtë nga nafta dhe gazi. Këta ushqejnë mafien qeveritare dhe rojet e tyre në të gjitha nivelet. Një pjesë e vogël shkon për nëpunësit shtetërorë besnikë të gjitha niveleve,  ndërsa ata që nuk janë besnikë bien në skajin e mbijetesës, sepse nuk mbetet tregti e ndershme në vend. Megjithatë janë e qetë. Duhet vetëm ta përjetojmë sulmin atomik dhe rrjedhojat e tij dhe pas kësaj çështjet do përmirësohen.  

Ka të ngjarë që Rusia të nisë përvojën e të dëbuarve, lypësve por kjo në fund të fundit do na mësojë ta kuptojmë dhimbjen e Ukrainës dhe të njerëzve të tjerë. Shumë nga të njohuri e mij (dhe unë) jemi gati ta humbim jetën, vetëm në se kjo mafie e tmerrshme që po e  torturon Ukrainën dhe popullin e saj të zhduket si klasë. Në se nuk mundemi ta përmbajmë përbindëshin, atëhere do ishte më mirë që ai të vdesë bashkë me ne, se sa ta gjymtojë gjithë botën. 

Perktheu: Bardhyl Selimi, Tiranë 15 nentor 2022 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu